14 February 2014

🔴 Ofshama e fundit e Gjokë Becit

Photo: OFSHAMA E FUNDIT E GJOK BECIT

Tek po hartonim antologjinë poetike “Çamëri  - zemra ime”, që tashmë po shtypet në Kosovë,  i kërkova Gjok Becit të na përcillte për botim ndonjë poezi për Çamërinë, dhe shtova se,  edhe në mos e paç shkrue deri tash, ulu e shkruaje se pendës tënde kurrë nuk i është shterr frymëzimi. Nuk shkoi gjatë dhe i miri Gjok Beci e dërgoi poezinë e tij.  Kaluan muaj dhe më 22 maj 2013 më dërgoi një letër që po e shënoj më poshtë:   

“I dashur dhe i nderuar Kolec, nuk di se ku më ka humbur “Ofshamë buzë detit Jon" e , s' po e gjej ma. Bën vaki ta keni ruejt ju e më ndihmoni tue ma postue se po më mungon për botim. Të fala! 
Me respekt Gjokë Beci

Të nesërmen e gjeta dhe ia dërgova poezinë me shënimin se ofshama e Gjok Becit është poezi dhe poezia nuk humb kurrë. E tani që poeti ndrroi jetë, po e përcjell edhe për lexuesit e miqtë e poetit Gjok Beci, që tashmë e quaj edhe Ofshama e Gjok Becit se mesa duket është ndër poezitë e tij të fundit, sepse Bilbili i Mirditës e prajti zërin e vet. Por përtej dhëmbjes  për humbjen fizike,  mund të themi se poeti lumturisht  e la shpirtin e tij në vargje, dhe kurrkund më mirë se në vargje e pranë tingujve mund ta ndjente veten shpirti i poetit Gjokë Beci. Aty e kemi, aty gjithnjë mund ta takojmë.

K.Traboini
14 shkurt 2014

GJOKE BECI:
OFSHAME BUZE DETIT JON

Vinte nga Çamëria bashkë me lotin e shkretë, 
shtrëngata helene e shkuli,
 kishte Nënë Tereza ky zgjatim i dheut të vet 
ku poeti vargje dhimbje nguli.

E përshëndesnin zambakët e i thonin: je poet 
ai ulte kryet : thonë se jam, 
e pickonin spiunët : ku e ke shtëpinë poet ? 
përsëri ulte kryet : jam Çam.

Në gjithë ëndrrat vorbullonte një tokë e lashtë 
zgjohej e më kërkonte gjithmonë 
trokisnin gota gëzimi e helmi bashkë 
me buzën e rreshkur fliste : jemi vonë.

Një ditë u mat të çante kufirin te shpirti 
nuk e linte terri 
Në Kastri varret prindërore ia mallkonte prifti 
Ishte Bilal Xhaferri.

Guximi e çau një ditë kufirin me tela 
dhe shkoi larg,larg në Amerikë , 
nuk tha ku isha e ku erdha 
veç çapitej me habi dhe frikë.

Më jepni pak zë rënkimit t'i falem 
për poetin që u shua si flaka e dëshpërimit 
ditë e natë tani Deti Jon ia dëgjon fjalën 
atje në Sarandë për krah Hasan Tahsinit.

e përshëndesin zambakët e i thonë : je poet 
me ballin lart thotë : po ,jam. 
i ledhatoj bustin : ç' po thua o poet ? 
me ballin lart ofshanë dhe bronxi : jam Çam!OFSHAMA E FUNDIT E GJOK BECIT

E përshëndesin zambakët e i thonë : je poet
me ballin lart thotë : po ,jam.
i ledhatoj bustin : ç' po thua o poet ?
me ballin lart ofshanë dhe bronxi : jam Çam!