01 October 2014

Kundërshtia letrare nuk përballohet me mediokritete- nga Traboini



KUNDËRSHTIA LETRARE NUK PËRBALLOHET ME
MEDIOKRITETE
- Marrë shkas nga Trirema e Sarandës dhe vëzhgimi kritik i Dhimitër Nicës -

 nga KOLEC TRABOINI

Organizimet i evenimenteve poetike janë të vetmet veprimtari ku krijuesit e kësaj gjinie aq të bukur e aq të maltrajtuar, të ndjehen se ekzistojnë sepse edhe promovimet e librave janë kthyer tashmë si letra pavlerë, u ka dalë boja, me shkakun se nuk mbeti autor fillestar e pa pikë vlere pa e bërë një promovim libri, dhe mjerisht këto në institucione shtetërore. Ministria e Kulturës është për tu vlerësuar për mundësitë që ka krijuar të bëhet promovimi i librave por ama një kujdes duhet bërë sepse duhet parë nëse kanë pikë vlera ato libra për të cilët hapen dyert e sallës së kësaj ministrie. Në këtë drejtim ka probleme edhe me organizimin e takimeve poetike sepse shihen të tubuar pak autor serioze në krijimtari dhe shumë nga ata që shkruajnë thjeshtë se ua kanë mësuar alfabetin dhe dinë të vjershërojnë fshatçe,  madje tepër larg nivelit të bejtexhinjve të dy shekujve më parë.  E vura re këtë edhe në të vetmin eveniment të kësaj natyre që isha i ftuar, që u zhvillua në Kosove më 5-6 gusht të këtij viti ku edhe pse shfaqi vlera disi të kufizuara, në mesatare do të thoshim,  arriti edhe në absurde, ndonjë pjesëmarrës nxori ca disa shënime xhepi  si letra bakalli e doli e i lexoi duke thënë se sapo i shkrova. Kuptohet çfarë serioziteti i munguar e çfarë mungese respekti për poezinë paraqet kjo mënyrë konceptimi. Më së shumti poezia e sotme konsiderohet bejte, autorët e këtyre bejteve tashmë janë të shumtë, kanë arritur që nëpërmjet faqeve të faccebook-ut ku gëlon injoranca aspak poetike, të depërtojnë  edhe nëpër gazeta e revista. Sot absurdi është legal, arrin të blesh një gazetë gjoja letrare ku janë vendosur autor interneti, vjersha qe i ke lexuar llahtarshëm më parë dhe nuk thonë asgjë. Sot nuk gjen asnjë gazetë a revistë serioze për artin dhe letërsinë, që të dijë të dallojë grurin nga egjra. Të krijohet përshtypja se poezia është arti më i lehtë për tu krijuar kur ajo është e duhet të jetë më i vështiri. Sepse poezia vërtetë bëhet me fjalë (si muri me gurë), por nuk është vetëm fjalë, është edhe mendim, është edhe figurë, është imagjinatë e gjithçka e përjetuar emocionalisht. Koha e eksperimenteve të ftohta me poezinë ka ikur.
Mjerisht institucionet shtetërore nuk financojnë ndonjë gazetë apo revistë serioze, me ekip të kualifikuar, dhe ato pak që mbështen bëjnë punë grupesh, rrethesh të ngushta e botojnë thjeshtë për të marrë subvencione, për të gjetur një mënyrë për të marre para nga arka e shtetit.
Këtë problematikë trajton edhe autori Dhimitër Nica në vëzhgimin  e vet ”Korrupsion arti, në emër të dashurisë për artin” në të cilin stigmatizon  Triremen poetike të Sarandës, zhvilluar ditët e fundit të shtatorit. E gjej me vend shqetësimin  se “nisen e dërgohen ftesat e ndryshme për “oratorët”. Pikërisht, këtu qëndron “thembra” e Akilit. Në shumë takime,manifestime dhe evenimente poetike,jo rrallë,por shumë shpesh ndeshesh me dy,apo edhe tre persona nga një familje. Dhe jo se këta janë krijues, poetë e shkrimtarë, por njëri apo njëra që është në realitet, ka sjellë të dytin apo të tretin nga familja.”. Kësaj mendësie pak vështirë është ti kenë shpëtuar edhe organizatorët e takimit poetik të Sarandës.
E vërtetë është se gjithmonë do të ketë vërejte sepse e mira dhe e bukura nuk kanë fund, por nëse kemi kritikë për një mënyrë organizimi duhet të sjellim edhe argumentet tona. Sepse siç thamë,  jo se problemet nuk ekzistojnë  edhe në takimin poetik të Sarandës, por se edhe dhe lista që Dhimitër Nica  sjell me ankimin se  nuk na qenkan ftuar disa, mendoj se nuk paraqet ndonjë faj të madh të organizatorëve të Triremes.  Përmenden kësisoj disa emra që nuk na qenkan ftua,  por me çfarë lexojmë na rezulton se shumica e tyre kanë marrë pjesë  në të gjitha aktivitetet që janë bërë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ndërkohë që  ka të tjerë që nuk kanë qenë  asnjë herë të ftuar. Se kështu po  jepet përshtypja që këta që ka cituar Dhimitër Nica:   “Petrit Ruka, Vasil Tabaku, Namik Selmani, Riza Çato, Haxhi Dikolli, Rami Kamberi, Ardita Jatru, Mimoza Berisha, Flora Peçi, Dan Ibrahimi, Alfred Molloholli, Bujar Muçaj, Edmond Shallari”  e që nuk na qënkan ftuar qënkan pa një e pa dy të zgjedhurit e poezisë shqipe e nuk ka të tjerë. Desha ti them autorit të shkrimit se në këtë listë vërtetë ka disa autorë serioze që kanë vlera, por ke vendosur edhe një emër që jo vetëm është mediokër por edhe plagjiaturist e që më ka kopjuar me fjalë e me figurë poezinë “Trinia ime”, të cilën e kam botuar në vitin  2007. A mos edhe ky na qenka ajka e poezisë shqipe që paskan bërë korrupsion të madh ata të Sarandës që nuk e paskan ftuar. Deri këtu paska vajtur puna me poezinë?!
Nuk e gjej në vëzhgimin e Dh. Nicës  argumentin, se përse këta duhej të ishin me patjetër dhe kryesorja çfarë vlerë përbëjnë. Duam të shtojmë se nëse ka fakte se gratë poete marrkan burrat me vete apo anasjelltas, të na i thotë me raste konkrete sepse vëzhgimi a kritika nuk ka si bëhet në përgjithësi, ajo vepron  si kirurgu me bisturinë e tij,  i cili operon plagën e nuk e bën prerje në  gjithë trupin se ndryshe do ti thonin kasap. Le të shkruhen fakte  por jo si me këtë listën që na është paraqitur me lart që nuk të bind fare se paskemi të bëjmë me një “korrupsion arti”.
Kur shkruajmë mirë është të mos bëjmë kompetentin aq më tepër kur nuk i njohim krijimtaritë e të gjithë autorëve të tjerë. Nëse vështrimi ynë shkon deri në një a dy kilometra kjo nuk do të thotë se aq është bota. Edhe ata që janë gjendur në Sarandë (ku edhe unë kisha dëshirë të isha, por ja që nuk më ftuan, por edhe hata mospjesëmarrja ime nuk ish), edhe ata pra kanë vlerat e tyre. Përgjegjësia për çdo eveniment është i organizatorëve dhe ata besoj se e kanë një përgjigje që me dëshirë do ta dëgjonim dhe lexonim. Por gjithsesi lista që paraqitet, e përsëris,  mua nuk më bind. Nuk mund në asnjë mënyrë të përballohet kundërshtia apo argumenti letrar me mediokritete.


Mund te lexoni ne kete blog:

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini  
Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini 
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab...  
Fejton me shufra  ari - nga Kolec Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini  

"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...

Zhvillimi letërsisë shqipe në Mal të Zi- nga Rrok Gjolaj
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Një spot që ministrit mund ti kushtojë postin- nga..
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
 Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
 Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Udhë e mbarë, o Sizif