28 December 2017

Kosova ka dëshmor Sulltan Muratin e jo Milosh Kopilin...- Kolec Traboini



KOSOVA KA DËSHMOR SULLTAN MURATIN E JO MILOSH KOPILIN

-Sipas Ministrise së Kulturës ne Kaza te Prishtinës-

Lexoni çfarë shkruhet në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë qyqare të Kulturës së Kosovës; ndërsa arbërorin Milosh Kopili e bën jezit-haram se i ka vrarë Kosovës Sulltan Muratin( dëshmor ky sipas tyre....)  këtij të fundit i ka mirëmbajtur një tyrbe dhe është ky vend si objekt krenarie madje duke e vendos në faqen ( e zezë- shënimi im) zyrtare të Ministrisë së Kulturës së Kosovës. Kështu promovohet kultura dhe historia e pushtuesve, hordhive arabo-aziatike. 
Pyetja që shtrohet, këta qeveritarë (që i ka nën hyqem Ramush Hajradinaj e Hashim Thaçi) a janë ngulit si fare e huaj në troje shqiptare ilire apo turke, e për më tej vetë këta a janë shqiptarë a turq, janë vëllezërit tanë të një gjaku apo pjellë gjakprishur e pushtuesve 500 vjeçar osmano-turk e hordhive aziatike?!
Këtë gjegje duhet ta jap Ministria qorre e Kulturës së Kosovës së Qeverisë së Ramushit, që paska për indentitet sulltanët e Turqisë. A thua paska pas të drejte  Sulltan çakalli  Erdogan i Ankarase që ka thënë së Kosova ëshë Turqi...
Fjala apo objekti Tyrbe - është një emertim turko-arabisht, një tip faltore a varreze monumentale ku shkojnë e falën besimtarët. Prej tan Kosove shkojnë e falen shqiptarët (ata që janë patriota me bateri turko-arabe), tek vend varri ku kanë pllakos zorrët e plancin e sulltan pushtuesin me emrin Murat, të cilin e theri një shqiptar arbëror, trimi Milosh Kopili ose Obiliqi siç e quajnë do të tjerë. Serbët janë përpjekur ta përvetësojnë këtë hero, ndërsa disa shqiptarë, patriotë me bateri turko-arabe, kanë marrë si dëshmor të tyre sulltanin e zi të Arabo-Azisë dhe kanë mohuar arbërorin trim Milosh Kopili. Edhe qeveritarët e Prishtinës janë soji i myteberrve të Anadollit, mesa po shihen punët e tyre, se njeriun e tregon puna e jo guna. Venë plis të bardhë e punët i bëjnë pis të zeza.
Hajt tash, përgjigjuni, o patriotë me bateri....turko-arabe?
Cilët ka çliruar Amerika, bijtë e Sulltanëve apo të Gjergj Kastriotit?

Kolec Traboini
28 dhjetor 2017