6 mësues turq në Prishtinë, pa asnjë argument e akuzë, arrestohen dhe dërgohen në qelitë e Erdoganit në Turqi. |
NJË KRIM I
PËRBINDSHËM NË KOSOVË
- 6 mësues turq i bëhen kurban xhelatit Erdogan nga injorantët që na qeverisin.
Nga KOLEC TRABOINI
Nuk është gabim siç
shkruan gazeta shqiptaro-amerikane "Illyria" në New York, duke dashur
ta zbusë efektin e këtij masakrimi të hapur të qytetareve të lirë turq që nuk
kanë mbi supe asnjë krim, kane bindjet e tyre dhe lirinë për tu shprehur se
çfarë është më mirë për atdheun e tyre në Turqi, e cila ka në krye një kriminel
jashtë çdo kontrolli. Dorëzimi i tyre tek falangat e Erdoganit është krim. Krim
i përbindshëm. Dhe krimet janë të dënueshme.
Sepse ata 6 mësues do
tu rrezikohet jeta dhe do të torturohen për vdekje nga diktatori i përgjakshëm
Erdogan, i cili dihet botërisht se është mik i Thaçit, Hajradinajt e kompanisë
së tyre duke përfshi këtu edhe qeveritarët mediokër të Tiranës, që edhe ata i lëpihen
si zagarë qeverisë së diktatorit të Ankarasë. Dhe krijimi i mikro-konfliktit
kinse Erdogan krimineli është kundër kryetarit
të Qeverisë së Kosovës, është një sajesë groteske që ashtu si Ponc Pilati,
qeveria e Kosovës të lajë duart, që tashmë i janë përlyer me gjakun e profesorëve
turq që i lëshuan duart e xhelatëve. Akoma me tej për tu shprehur me popullorçe,
shkarkimi i ministrit të brendshëm dhe atij të shërbimit të fshehtë të Kosovës,
nuk është gjë tjetër veç se në Prishtinë pasi e bënë krimin po duan te lajnë
mut me shurrë. Jo duhet te jap dorëheqjen kryeministri si i padenje te drejtoje
një vend si Kosova në principet e humanizmit njerëzor. Bashkëpunimi dhe ndihma që i jepet një diktatori për të
torturuar e vrarë njerëz do të nxirrte jashtë loje çdo lloj qeverie apo
qeveritari qe ka sado pak dinjitet. Po këta
tanët nuk i njohin principet e humanizmit se janë me mendje në mesjetë e mbase
ende në kohën e sundimit e gjenocidit osman në trojet shqiptare.
O mjeranë që jeni në pushtet
pa e ditur si e pse është pushteti dhe qeverisja.
O të pa gdhendur që
nuk dini çfarë është politike dhe shteti, populli dhe kombi, humanizmi njerëzor
kryekreje, mos u sillni si pashallarë në kohëra moderne. Keni nivel intelektual
të mjerueshëm dhe injorancë të dukshëm deri në sharlatanizëm.
E hëngrën turpin me
bukë. Dhe thonë i kemi shpëtuar hebrenjtë. Ja e vërteta e tyre. Dorëzojnë mësuesit
tek xhelati. Turp e faqja e zezë!
Nuk mund të jetë
njeri i mirë ai që i çon njerëzit në thertore, përkundrazi e ka shpirtin
katran, dhe kushdo që i mbron këto veprime barbare duhet te shohë e te shqetësohet
shumëçka ne shpirtin e vet. Asgjë nuk na bashkon me kriminelët dhe
bashkëpunëtoret e tyre. Duhet te mbetemi human dhe me ndjejë dhembje për çdo
njeri që bie në kthetrat e xhelatëve të pushteteve si Erdogani, Putini apo
djalli dhe i biri, dhe këto viktima qofshin shqiptarë apo turq, italianë apo
bullgarë se në këtë rast humanizmi njerëzor nuk ka të bëjë me nacionalitete por
me të drejtën universale të jetës.
Mallkuar qoftë kushdo
që shkatërron jetët njerëzore!
31 mars 2018