05 September 2019

Bëhu shqiptar i mirë! - nga K.P.Traboini

https://youtu.be/kVhJHXSZEdo


BËHU SHQIPTAR I MIRË!

Nga K. P. TRABOINI

Kështu i shkrova një shqiptari që më vuri si koment shprehjen se Mihal Artioti "është shqiptar vetëm për shqiptarët".
Kur njeriu nuk di e ka lehtë të flasë madje edhe të kundërshtojë të vërtetat që flasin vetë edhe kur mund të mohohen prej të gjitheve. Shkrimin per Shen Maksimin, shqiptarin shënjtor të Rusisë e kam botuar që në 1998 në gazetën "Koha jonë". Ka botuar vite të shkuara edhe Mikel Prenushi. Ka edhe referenca. Madje edhe në një enciklopedi ruse në vitin 1900 shkruhet se është shqiptar. Edhe gjermanët në burimet e tyre thonë është shqiptar. Enciklopedia Trekani gjithashtu. 
Një historian grek Nikos Kazanzaki i referohet por nuk thotë kombësine e tij. Vërtetë nuk thotë se është shqiptar por as se është grek. Arta ka qenë qytet me shqiptar /arberor dhe sundohej nga princërit shqiptar Loshaj dhe Shpata. Nuk ka qenë qytet grek asnjëherë. Që nga viti 1449 kur u pushtua nga Turqit e deri pas 1881 kur ju dha Greqisë nuk ka qenë grek asnjëherë. Mihal Trivoli/ Artioti, Shën Maksimi i Rusisë që unë e quaj Maksim Shqiptari, e mori vete mbiemrin greek nga që përkthente nga greqishtja e vjetër. Dhe nuk ka qenë orthodoks siç pretendohet nga greket ideja fe kombësi, por katolik. Madje është bërë prift katolik, domenikan në Firence,  së pari e tepër vonë, për shkak të kushteve të jetës u bë orthodoks në fe, por kjo nuk ja ndrronte etnitetin. 
Tani kur ndonjë shqiptar më thotë kësisoj me nihilizëm, çfarë do thonë grekët që nuk kanë lënë gjë pa i marrë shqiptarëve. Madje edhe fustanellën shqiptare siç e quan gjithë bota, greku e ka si veshje për truprojat e parlamentit. 
Se jemi ne trushkulur, në të vërtetë krejt fajin nuk e kanë grekët. Ata thjeshtë na vjedhin. Ne nuk dimë të ruajmë dhe e pranojmë tjetërsimin e historisë sonë. E keqja jonë është se jemi vetmohues në çbërje e jo në bërje. Ky është thelbi i të vërtetës historike që na sjellë në këtë katastrofë kombëtare. Prandaj: Bëhu shqiptar i mirë!. Se paku duke mos i mohuar paraardhësit e tu iliro-arbëror.
Kësisoj, Shën Maksim Greku (1475- 21 janar 1556) me emër lindje Mihal Trivoli - Artioti, arbëror nga Arta e Çamërisë është një shënjtor në dhe të huaj. 
Në Atdhe nuk e kujton askush, madje e kanë më të lehtë ta mohojnë ani pse ai ka shkruar një libër historik për jeten e bëmat e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut që e kishte hero e model të jetës se vet, vepër që ja mohojnë edhe sot e kësaj dite. Megjithatë ai e ka shkruar.  Do gjejmë kohë të merremi më hollësisht me këtë vepër të arbërorit të madh Maksim Shqiptari.
E vërteta e tij është stigmë e shprehjes biblike: "Nuk bëhesh profet në vendin tënd!" 

4 shtator 2019