Marash Uci i Traboinit në mes me bijt e Calit. |
🟪 PSE HOTI
E KA PAS KRYEVENDIN E MALËSISË SË MADHE?
Nga Kolec P. Traboini
Ka disa
qe po i marrin seriozisht do lajthitje historianësh qofshin amatore apo
profesionistë naivë. Pse them kështu? Se, e vërtetë është ajo historia me
djalin e Luc Gjonit që ndrroi fe, nga lindi bajraku i Hotit me Mehmet Lucën, Mul Mehmetin, Çun Mulën e përkëtej me Met
Çunin, Deli Metën, Mul Delinë e tjerë.
Por kjo nuk besoj se e ka krijue rendin se kush do jetë i parë apo i
dytë në Kuvendet e Malësive. Tash Nikoll Shyti, autor i librit “Kelmendi në mjegullnajën e historisë” do me shpikë një rend në një kohë, para se të
njiheshin fiset, e për një krahinë tjetër, Kelmendin, për të cilën asgjë nuk
dihet nëse janë mbledh tanë malet në një kuvend ndonjë herë për të përcaktua kryevendin.
Kjo për shkakun se rendet e kuvendet janë nis me u njohë ndër malësorë kur ata nisën të ndërgjegjësohen se pa u bashku në një qëllim e në një forcë nuk mundën me i përballu as turqit e as sllavët, dy armiqtë shekullore të shqiptarëve veriorë. Këta teoricienë kryevendesh po thonë se Kryevendin e krijoi turku!!! Siç thotë një historian tjetër marramendshëm që Hotin si popullsi e ka ngjiz një taroç - mashkull serb që ka mbarsë një çikë shqiptare. La hul e bela! - e thashë turqisht. Rendi në kuvende përfaqëson rregullin e mirëkuptimin ndër shqiptarë të Malësive para se mburrjen, siç po përpiqen ta trajtojnë. Edhe legjenda me "Pushka e Hotit dhe dora e Zotit" ku një i vdekur vrau armikun e gjallë që desh ti merrte pushkën për gryke*, nuk mendoj se është motiv krejt i plotë për këtë argument të kryevendit, ani pse tregon një tipar të kësaj krahine të dalluar në histori për rebelim e kryengritje. Dhe për të qenë të kthjelltë në gjykim historik, vendin e parë në Kuvend të Malësive, Hotit nuk ja ka dhënë sulltanët por se vetë pleqtë e Malësive kanë vendos për arsye që vetëm të vdekunit e dinë krejtësisht, por jo kurrë për rubën e zezë me germa turke, atë nishan që ta jepte pushtuesi e të shpallte bajrak e bajraktar.
Malësitë e kanë respektu Deli Metën stërnipin e Luc Gjonit si bajraktar, por në krye gjithherë kanë vu Dedë Gjon Lulin. Kjo e ka një kuptim. Populli kishte rendin e vet e jo atë që impononte pushtuesi që donte të fuste përçarje fetare dhe të nxiste konvertimet e katolikëve në fenë që kishin pushtuesit. Nëse do të ishte Kryevendi për atë shkak, bajraku turk do të ishte turpi dhe jo nderi i Hotit. Hoti kryevendin nuk e ka marrë prej sulltanëve pushtues por prej trimërive të veta, ja kanë dhanë kryepleqtë e maleve e nuk e ka marr vet me përdhuni apo se kështu paska dash valiu turk i Shkodrës.

E, qe të
freskojmë pak mendjen me ajër bjeshkësh,
për besë është tepër vonë me marrë e me
dhanë kryevende. Jo për gjë, por jemi tepër larg prej ëndrrave kreshnike
mesjetare.
Nuk po
shkoj ma gjatë, se rruga e gjatë nuk të nxjerr shkurt, veç në daçim me u kalamendë
nëpër skërkat e historisë e me tregu përralla kasha e lasha si në netët e gjata
të Shendreut. Mirëpo histori me kasha e lasha nuk mund të bëhet.
* Legjenda thotë se një i Hot mbeti i vrarë e ra përmbys mbi armën e vet. Armiku vrasës desh t'i merrte pushkën të vdekurit dhe e terhoqi për gryke. Mirëpo gishti i hotjanit kishte ngri në këmbëz. Kur pushka u tërhoq shkrepi dhe vrasesi ra pikë i vdekur. Që atëherë lindi e u përhap fjala në gjithë Malësinë e Madhe dhe më gjërë kjo histori. Edhe kjo legjendë, a e vërtetë në pastë qenë, është bërë pjesë e Mitit të Hotit nëpër shekuj.
Kolec Palok Traboini është autor i librit "Miti i Hotit" dhe librave të tjerë me temë historike. Eshte i biri i mësuesit Palok Traboini, sekretari i Dedë Gjon Lulit në kryengritjen e vitit 1911 dhe flamurtar i Deçiqit.