KUR
NISĂ‹N TĂ‹ BASHKOHEN FISET
Nga
Kolec P. Traboini
Ku
nisën të bashkohen fiset në rruzull të Dheut, Zoti vendosi të shfaqej ndër
njerĂ«z e t’i pyeste se nĂ« çfarĂ« dĂ«shĂ«ronin tĂ« kishin pĂ«rparĂ«si kur krijesat e
tij të bashkoheshin në popuj. Nuk mbeti vend e hapsirë pa u shfaqur e dëshirë
pa plotësuar deri sa erdhi në pellgun e Mesdheut, në Ballkan, ku malet e fushat
ishin të strukura tek njëra tjetra dhe ai po çuditej si do të bashkoheshin këta
fise që edhe terrenin e kishin suka e gërgje.
NĂ«
një pllajë ballkanike ku rrihnin erëra nga lindja e perëndimi, Zoti ju shfaq
një grupi njerëzish e u foli.
Njerëzit
që me diçka po merreshin e panë e nuk ja vunë veshin. Zoti u kollit lehtë, por
kollitja e tij ishte gjĂ«mim nĂ«pĂ«r qiej e njerĂ«zit panĂ« ç’panĂ« u kthyen me
fytyrë për kah Zoti.
-
Po çfarë po bëni?- pyeti zoti.
-
Këtyre të fiseve të tjera po u vjedhim delet- ja ktheu një njeri me fytyrë
vrarë lije
Zoti
ra ndër mendime.
-A
e dini kush jam unë? - tha Zoti.
-
E dimë- tha fytyrëvrari - po na thuaj çke për të na thënë e dhënë e lëna të
vazhdojmë punën tonë e ti punën tënde.
- Po
si e dini?- pyeti Zoti.
-
E dimë se kemi spiunët tanë kudo ku ka njerëz.
Zoti
nuk po dinte si të mirrej vesh me këta krijesa e më se fundi u tha:
- Dua
tu jap diçka por kjo do të jetë në dëshirën tuaj.
-
Bekuar qofsh o Zot!- thanë njerëzit.
-
Çfarë do të zgjidhni paratë apo mëndjen? Zgjidhni e do tua jap.
Njerëzit
panë njëri tjetrin në sy. Sikur po thoshnin për çfarë parash flet ky
Se
ne marrim e nuk kemi nevojë për para. Prandaj ja kthyen:
- Nuk
duam as para e as mendje.
Zoti
i mbetur në mëdyshje i pyeti kureshtar:
- Po
çfarë doni?
-
Duam pushkë - i thanë një zëri e me plot gojë. Dhe vazhduan- Në i ke armët na i
jep përndryshe lërma të bitisim punën e nisur.
-
Mirë.- tha Zoti,- Të bëhet.
Dhe
u bĂ«. Secili ballkanas u pais me pushkĂ« e Zoti iku lart nĂ« qiell e mĂ« s’u pa.
Prandaj
në tërë Ballkanin nuk dëgjon tjetër veç paf e puf e njerëzit që kositen si bari
i livadhit dhe shumohen gjithashtu si bari pas kositjes, pa ju shuar fara
kurrë.
TĂ«
kishin zgjedhur mendjen apo paratë punët nuk do të ishin krejt kështu siç janë
këtu në siujdhezën tonë ballkanike e nuk do të na thonin, jo pa shpoti,
“Ballkan fuqi baroti”. Jemi a nuk jemi?!