23 November 2019

đŸŸ© Pse Hoti ka pas kryevendin e MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe?- nga Kolec P. Traboini


Marash Uci i Traboinit në mes me bijt e Calit.


đŸŸȘ PSE HOTI E KA PAS KRYEVENDIN E MALËSISË SË MADHE? 

Nga Kolec P. Traboini

Ka disa qe po i marrin seriozisht do lajthitje historianĂ«sh qofshin amatore apo profesionistĂ« naivĂ«. Pse them kĂ«shtu? Se, e vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« ajo historia me djalin e Luc Gjonit qĂ« ndrroi fe, nga lindi bajraku i Hotit me Mehmet LucĂ«n, Mul Mehmetin, Çun MulĂ«n e pĂ«rkĂ«tej me Met Çunin, Deli MetĂ«n, Mul DelinĂ« e tjerĂ«.  Por kjo nuk besoj se e ka krijue rendin se kush do jetĂ« i parĂ« apo i dytĂ« nĂ« Kuvendet e MalĂ«sive. Tash Nikoll Shyti, autor i librit “Kelmendi nĂ« mjegullnajĂ«n e historisĂ«” do me shpikĂ« njĂ« rend nĂ« njĂ« kohĂ«, para se tĂ« njiheshin fiset, e pĂ«r njĂ« krahinĂ« tjetĂ«r, Kelmendin, pĂ«r tĂ« cilĂ«n asgjĂ« nuk dihet nĂ«se janĂ« mbledh tanĂ« malet nĂ« njĂ« kuvend ndonjĂ« herĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktua kryevendin.
Kjo pĂ«r shkakun se rendet e kuvendet janĂ« nis me u njohĂ« ndĂ«r malĂ«sorĂ« kur ata nisĂ«n tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sohen se pa u bashku nĂ« njĂ« qĂ«llim e nĂ« njĂ« forcĂ« nuk mundĂ«n me i pĂ«rballu as turqit e as sllavĂ«t, dy armiqtĂ« shekullore tĂ« shqiptarĂ«ve veriorĂ«. KĂ«ta teoricienĂ« kryevendesh po thonĂ« se Kryevendin e krijoi turku!!! Siç thotĂ« njĂ« historian tjetĂ«r marramendshĂ«m qĂ« Hotin si popullsi e ka ngjiz njĂ« taroç - mashkull serb qĂ« ka mbarsĂ« njĂ« çikĂ« shqiptare. La hul e bela! - e thashĂ« turqisht.  Rendi nĂ« kuvende pĂ«rfaqĂ«son rregullin e mirĂ«kuptimin ndĂ«r shqiptarĂ« tĂ« MalĂ«sive para se mburrjen, siç po pĂ«rpiqen ta trajtojnĂ«. Edhe legjenda me "Pushka e Hotit dhe dora e Zotit" ku njĂ« i vdekur vrau armikun e gjallĂ« qĂ« desh ti merrte pushkĂ«n pĂ«r gryke*, nuk mendoj se Ă«shtĂ« motiv krejt i plotĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« argument tĂ« kryevendit,  ani pse tregon njĂ« tipar tĂ« kĂ«saj krahine tĂ« dalluar nĂ« histori pĂ«r rebelim e kryengritje.  Dhe pĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« kthjelltĂ« nĂ« gjykim historik,  vendin e parĂ« nĂ« Kuvend tĂ« MalĂ«sive, Hotit nuk ja ka dhĂ«nĂ« sulltanĂ«t por se vetĂ« pleqtĂ« e MalĂ«sive kanĂ« vendos pĂ«r arsye qĂ« vetĂ«m tĂ« vdekunit e dinĂ« krejtĂ«sisht, por jo kurrĂ« pĂ«r rubĂ«n e zezĂ« me germa turke, atĂ« nishan qĂ« ta jepte pushtuesi e tĂ« shpallte bajrak e bajraktar.
Malësitë e kanë respektu Deli Metën stërnipin e Luc Gjonit si bajraktar, por në krye gjithherë kanë vu Dedë Gjon Lulin. Kjo e ka një kuptim. Populli kishte rendin e vet e jo atë që impononte pushtuesi që donte të fuste përçarje fetare dhe të nxiste konvertimet e katolikëve në fenë që kishin pushtuesit. Nëse do të ishte Kryevendi për atë shkak, bajraku turk do të ishte turpi dhe jo nderi i Hotit. Hoti kryevendin nuk e ka marrë prej sulltanëve pushtues por prej trimërive të veta, ja kanë dhanë kryepleqtë e maleve e nuk e ka marr vet me përdhuni apo se kështu paska dash valiu turk i Shkodrës.
E, qe tĂ« freskojmĂ« pak mendjen me ajĂ«r bjeshkĂ«sh,  pĂ«r besĂ« Ă«shtĂ« tepĂ«r vonĂ« me marrĂ« e me dhanĂ« kryevende. Jo pĂ«r gjĂ«, por jemi tepĂ«r larg prej Ă«ndrrave kreshnike mesjetare.
Nuk po shkoj ma gjatë, se rruga e gjatë nuk të nxjerr shkurt, veç në daçim me u kalamendë nëpër skërkat e historisë e me tregu përralla kasha e lasha si në netët e gjata të Shendreut. Mirëpo histori me kasha e lasha nuk mund të bëhet.

* Legjenda thotĂ« se njĂ« i Hot mbeti i vrarĂ« e ra pĂ«rmbys mbi armĂ«n e vet. Armiku vrasĂ«s desh t'i merrte pushkĂ«n tĂ« vdekurit dhe e terhoqi pĂ«r gryke. MirĂ«po gishti i hotjanit kishte ngri nĂ« kĂ«mbĂ«z. Kur pushka u tĂ«rhoq shkrepi dhe vrasesi ra pikĂ« i vdekur. QĂ« atĂ«herĂ« lindi e u pĂ«rhap fjala nĂ« gjithĂ« MalĂ«sinĂ« e Madhe dhe mĂ« gjĂ«rĂ« kjo histori. Edhe kjo legjendĂ«, a e vĂ«rtetĂ« nĂ« pastĂ« qenĂ«,  Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e Mitit tĂ« Hotit nĂ«pĂ«r shekuj.



Kolec Palok Traboini është autor i librit "Miti i Hotit" dhe librave të tjerë me temë historike. Eshte i biri i mësuesit Palok Traboini, sekretari i Dedë Gjon Lulit në kryengritjen e vitit 1911 dhe flamurtar i Deçiqit.