DOM NDOC NIKAJ, ROMANCIERI I PARË SHQIPTAR
- Veprimtar atdhetar,
botues, romancier dhe historian, që në moshën 82-vjeçare vuajti qelive të
burgjeve të diktaturës komuniste -
Nga K. P. Traboini
Dom Ndoc Nika (15
qershor 1864 – 16 janar 1951) njihet si një nga veprimtarët atdhetarë më të
mëdhenj të pavarësisë në Shkoder, i cili ka marrë pjesë në një Kongres për
Lirimin e Shqypnisë qysh në vitin 1902 në Paris, prej nga kah ka sjellë edhe
flamuj kombtar. Ka themelu shoqninë atdhetare "Bashkimi".
Bashkpunëtor i Faik Konicës në revistën "Albania" qysh në fillim. Ka
disa që meqë At Gjergj Fishta e ka ironizu diku ne vargjet e tij, e venë në
dyshim figurën e Ndoc Nikajt. Duhet thanë se
krisjet me mes të shkrimtarëve nuk losin asnji rol me vlerësimin e
figurave. Ato vlerësohen prej veprave të tyne.
Por edhe për disa të tjerë që nuk e dinë se kush ka kenë Dom Ndoc Nikaj,
do tu themi; ka kenë së pari historian. Që në vitin 1902 në Bruksel ka botue
librin "Historia e Shqipnisë", po ashtu dhe "Historia e
Turkis" po at vit ne Londër. Ka
kenë romancier, ka shkru romanin e parë shqiptar, mirëpo rregjimi komunist nuk
mund t'ia linte meritën e romancierit të parë shqiptar një prifti katolik që
edhe e kishin burgosur, ndaj Shuteriqet e Co. shpikën si roman të parë
shqip "Lulja e kujtimit" e
Foqion Postolit, një vepër skematike pa ndonjë vlerë të veçantë dhe botuar në
1924, kur Ndoc Nikaj kishte botuar " Marcja..." Shkodër 1889,
"Dashunia e msheftë" në vitin 1905, "Shkodra e rrethueme"
1913, "Tivari i marrun" 1015, "Bukuroshja" 1918 e të tjerë.
Ndoc Nikaj ka sjellë shtypshkronjë nga jashtë 1909 dhe ka nis botimin e librave
se gazetave shqip. Te shtypshkronja e tij botohej edhe "Hylli i
Dritës". Është botues i gazetës "Koha/Bashkimi" 1910 në Shkodër
dhe i gazetave te tjera ne vazhdim “Besa Shqyptare” dhe "Zani i Shkodrës”.
Kurrë nuk e prajti shkrimin e veprimtarinë atdhetare. Në moshën 80 vjeçare
shkruan librin me kujtime nga jeta e vet dhe me ngjarje të përjetueme në
qytetin e Shkodrës, botuar nga "Plejad", Tiranë 2003. Radio
"Vatikani", më 10.12. 2010 shkruante në faqen e vet elektronike,
"Tani pranohet se Dom Ndoc Nikaj është romacieri i parë me romanin
"Shkodra e rrethueme" 1913. Në të vërtetë ai është romancieri i parë,
por kjo vepër nuk është e para e prozës së gjatë artistike shqipe. Romanin e
parë Dom Ndoci e botoi që më 1889. Titullohet "Marcja: martirja e parë e
krishtenimit në fillés të vet". Është historia e martirizimit të Marcies,
e cila kallet e gjallë në dhe, sepse nuk pranon të mohojë Krishtin. Vepra është
një rrëfim ndërmjet hagjioagrafisë e romanit, me gjatësinë e një novele, që
lexohet me prandaj edhe sot, në se mund të gjendet ende në skajin e ndonjë
biblioteke tejet të vjetër shkodrane. Ka ardhur, pra, koha të pranojmë se
fillon me një martire të krishterimit historia e romanit shqiptar." E trishtueshme të
thuhet se si shpërblim për veprimtarinë e madhe atdhetare, komunistët injorantë
në fushë të dijeve e arrestojnë në moshën 82 vjeçare në vitin 1946 dhe ky
atdhetar i devotshëm do të vdiste në vitin 1951. Pas një jete kushtuar
Atdheut, të vdesësh i vetmuar, pas
keqtrajtimit qelive të burgut pa ba asnjë krim, i harruar edhe sot mbas
afro një shekulli në amshim, është tej e përtej përfytyrimit. Është nji mizori
e halldupëve të zbritur skërkave si vandalë e jo si çlirimtarë e që krijonin
kudo tragjedi si të ishin pushtuesit më të egër në histori. Dhe na thonë se
Shqipëria u çlirua me 29 nëntor 1944. Jo kurrë për besë. Edhe sot e kësaj dite
jemi të pushtuar nga bijtë e bushtrave të komunizmit. Pyesni çfarë thonë këta
për Dom Ndoc Nikën. As që e njohin fare. As që e kujtojnë. E megjithatë Dom
Ndoc Nikaj me veprën e vet është i pranishëm. Duan nuk duan. Sepse historia nuk
bëhet as nga dumbabistët e kohës së shurdhërisë e as nga kuqalash-balashët të
cilëve u ka ngecur ora në histori.
Libra të botuem ose të
lana në dorëshkrim nga Dom Ndoc Nikaj- Vakinat e scêites
kisc 1888, Romë (Historia e të shenjtes kishë).
- Marcja: martirja e
parë e krishtenimit në filles të vet 1889, Shkodër.
-
Bleta ner lule
t'Parrizit 1899, Shkoder.
-
Historia E Shcypniis
1902, Bruksel.
- Historia e Turkiis
1902, Londër (përkthim nga italishtja).
-
Dashunia e msheftë
1905
-
Shkodra e rrethueme
1913
-
Tivari i marrun 1915
-
Bukurusha: Diftim
historiak i vietve 1478-79, 1918
-
Fejesa ndjep: A se
Ulqini i mârrun 1918
-
Lulet në thes 1918
-
Burbuqja 1920
-
Lulja e veshkun 1920
-
Motra për vllàn
1921, pjesë teatrale.
-
Për mik (dorëshkrim)
-
Ç’pat thanë gjyshja
(dsh)
-
Han Islandi (dsh)
- Një testament (dsh)
- Te shpella e
murosun (dsh)