DHURIM LIBRASH PĂ‹R BIBLIOTEKĂ‹N
“MUSINE KOKALARI” Nga K.P. Traboini
Shkrimtarët
shqiptarë janë në gjendje karantine
shtetërore, ata nuk mund ti dërgojnë librat nëpër librari sepse sipas urdhrave të
dikastereve qeveritare, kushdo që dërgon krijimet e veta në shitje duhet ti
shoqërojë me një NIPT( leje e numër biznesi kundrejt një pagese vjetore që kap shumën
mbi një milion lekë), gjë që për autorët që i botojnë librat me shpenzimet e
veta është e pamundur. Kësisoj lidhjet e autorëve shqiptarë me lexuesit janë
prerë arbitrarisht nga ata që paguhen nga paratë e popullit për të organizuar shpërndarjen
e librave si pjesë e qenësishme e kulturës kombëtare.
Ndodhur në këto rrethana, autorët shqiptar në vështirësi ekonomike i mbajnë librat
e botuar me shpenzimet e veta në shtëpi. Dëm i dyfishtë ky. Edhe financiar por
më kryesorja librat rrinë stok çfarë asnjë autor nuk e dëshiron.
Duke lënë
në një anë shpenzimet, se për pasionin e jetës do të paguash gjithsesi,
personalisht jam munduar të krijoj lidhje me lexuesit nëpërmjet dhurimit të
librave duke shfrytëzuar takimet dhe përurimet. Kështu në të gjitha përurimet e
librave të mi duke përfshirë edhe ato në Panairet vjetore të Librit, i kam
dhuruar. NĂ« dy panaire thuajse gjysmat e librave i kam dhuruar “Itaka grua”
2008 dhe “Lule pellazgjike e “U dashka tĂ« dal natĂ«n vonĂ«” 2012. Edhe nĂ«
takimin me studentët e Universitetin e Tetovës 2008 e njëjta gjë. Edhe në vitet
e mĂ«vonshme me librat “E kam atdheun tek porta” 2013, “Dashuri” 2013, “Fajin e
ka Hekuba” 2014, po ashtu dhe nĂ« takimet nĂ« Prizren e nĂ« Tuz pĂ«r librin “Flamuri
nĂ« Deçiq” 2012. Librin pĂ«r fĂ«mije “Djali nga Hoti” e kam shpĂ«rndarĂ« tĂ« gjithĂ« nĂ«
takimet me fëmijët në shkollën fillore të Traboinit të Hotit si dhe në shtëpinë
e fëmijës, Tiranë. Po kështu në Traboini të Hotit është organizuar promovimi
dhe Ă«shtĂ« shpĂ«rndarĂ« falas libri “Miti i Hotit”, 2017. NĂ« bibliotekĂ«n “Marin
Bartleti” nĂ« ShkodĂ«r janĂ« organizuar dy takime tĂ« mia me lexues ku janĂ« shpĂ«rndarĂ«
librat “Ode pĂ«r ShkodrĂ«n”, “Aristidh Kola”, “Ofeli”, ”Orakujt kanĂ« zbritur nĂ«
ferr” e tjerĂ«. Duhet thĂ«nĂ« se lidhjet me bibliotekĂ«n e vendlindjes janĂ« tĂ« pĂ«rhershme
dhe çdo libër të ri i botuar është dhuruar në dy kopje.Edhe pse në kushte të vështira izolimi nga
pandemia në këtë vit, botimin nuk e kam ndërprerë. Në 2016 organizuam një takim letrar e dhurim librash në Institutin e të Miturve në Kavajë. Këto ditë nëntori, në bibliotekën
“Musine Kokalari” qĂ« gjendet pranĂ« bulevardit “Gjergj Fishta” nĂ« TiranĂ«,
dhurova 40 libra, 20 tituj nga dy kopje për secilin. Në këtë librari do të
dhuroj gjithashtu edhe botimet e reja tĂ« vitit 2019-2020 duke pĂ«rfshirĂ« “ZogjtĂ«
e Arlingtonit”, “Charles Bukowski”, “World Poetica”, “American poetica”, si dhe
“Emily BrontĂ« dhe 100 poetĂ« nga bota”. PavarĂ«sisht
në çfarë vështirësish kalon krijimi e çfarë sakrificash e shpenzimesh i përballojnë
autorët, mendoj se kontakti me lexuesin e justifikon gjithçka dhe është kënaqësia
mĂ« e madhe qĂ« merr njĂ« krijues. KĂ«sisoj punonjĂ«ses sĂ« BibliotekĂ«s “Musine
Kokalari” i afrova gjithashtu qĂ« kushdo krijues i ri, i pasionuar pas poezisĂ« e
letërsisë, që dëshiron të ketë libra nga krijimtaria ime, mjafton ta shpreh këtë
dëshirë dhe do tua dërgoj librat dhuratë pa asnjë ngurrim. Kohët dhe rrethanat ndonjëherë
përmbysin çdo koncept. Në kushte të zakonshme lexuesit kërkojnë nëpër librari e
panaire librat e autorëve, por ndodhka që edhe autorët të kërkojnë lexues. Kjo është
njĂ« lidhje pa tĂ« cilin çdo krijim mbetet nĂ« harrim, prandaj ja vlen disa “sakrifica”,
sado të vogla.
10 nëntor 2020
|
Takim letrar dhe dhurim librash në Institutin e të Miturve në Kavajë 2016
|