26 September 2020

Paranojat e Musa Jukës - nga Kol Shkodrani

PARANOJAT E MUSA JUKËS 
- Nga turkoshak fanatik në ministër i Shqipërisë

Nga KOL SHKODRANI


Më gjithë dëshirën e mirë të ndokujt për të na përcjellë ne Media Sociale ditirambe për disa figura jo fort solide ne atdhetari, po vëmë ore se edhe ndërsa marrin përsipër të shfaqin veprimtarinë e ndokujt, anashkalojnë shumë episode që tregojnë se këto figura ishin jo fort të qëndrueshme. Le te marrim Musa Jukën për të cilin thurin aq shumë lavde. Dhe le ti referohemi me këtë rast një bashkëkohësi të tij, një atdhetar i njohun në Shkodër por dhe njeri i kulturës, Ndoc Nikaj, i mirënjohun si historian, romancier e gazetar. Në kujtimet e tij të botueme nga enti botues “Plejad” 2003, shkrimtari Ndoc Nikaj shkruan edhe për pshtjellimet e disa shqiptarëve në Shkodër në kohën kur po realizohej pavarësia e Shqipërisë. Ndoc Nikaj nuk ngurron te shkruaj hapur se shumë hoxhallarë e besimtarë myslimanë të Shkodrës e kishin shumë të vështirë ndarjen nga perandoria otomane. Në kohën kur Ndoc Nikaj botonte gazetën e tij atdhetare "Koha/ Bashkimi" në gjuhën shqipe, krahu mysliman i qytetit, të fanatizuar prej osmanizmit me në krye veprimtarin pro osman Musa Juka hapën gazetën turkoshake "Sedaja Milet" me germa turqisht. Të shumtë ishin ata nga ana e aradhave të Musa Jukës që banin thirrje publikisht që të mos rrëzohej flamuri i turkisë dhe "Nuk e dum flamurin me sorrë". Ishte fjala për flamurin e Gjergj Kastriotit. Asnjëherë nuk asht pyetun se pse vendlindja e Luigj Gurakuqit nuk e ngriti flamurin në vitin1912, anipse malësorët në kryengritje e kishin ngrit në pranverë 1911? Ja pra se shkaqet gjenden në kundërshtite e brendshme dhe mentalitetin anadollak të popullsisë. Dihet që Musa Juka edhe pse i pa shkolluar,nuk ka asnji dëshmi që të ketë mbaruar shkollën e lartë apo Universitetin, bani karrierë, madje ishte dora ma e fortë e Ahmet Zogut, dhe në qershor 1924 shkoi edhe ky fare patrioti në Beograd dhe u përgatit nga serbët për të ardhur sërish në Shqipëri. Po përcjellim disa faqe nga libri "Kujtime" të shkrimtarit Ndoc Nikaj që të bindemi e te kuptojmë se nuk duhet të rrëmbehemi e të glorifikojmë figura që nuk janë aq solide ne histori, qe kane drite hijet e tyre. Ditirambet e lavdet nuk i shërbejnë të vërtetës, janë të përkohshme si tollumbacet. Që shkojnë e nga shkojnë lartësive  e pëlcasin. Si puna e këtyre turkoshakëve fanatike paranojakë të vitit 1912-1913, të cilët pas një shekulli kërkojnë të na i shesin për atdhetar.
O tempera o Mores!