30 August 2023

🟣 Xhubleta me emër turk - marrëzia jonë doktorale - nga K. P. Traboini


XHUBLETA ME EMĂ‹R TURK - MARRĂ‹ZIA JONĂ‹ DOKTORALE
 
Ja çfarë shkruan Monika Stafa, doktore e shkencave, në shkrimin e saj "Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare" më 12 gusht 2023:
"Nga pikëpamja etimologjike emri i xhubletës është lidhur me fjalën-rrënjë të turqishtes cüppe, me kuptimin fustan, që është huajtur në shqip në disa forma: xhybe, xhubè, xhubletë, me sa duket dhe xhup."
 
 Nga Kolec P. Traboini

Që disa muhaxhirë ardhacakë që nga viti 1912 ju ka mbetur mendja Turqi dhe gjithçka e lidhin me kohën e osmanëve, për të cilën jo pak ardhacakë kanë nostalgj, e dimë, po pse kjo zonjë fort e dukshme në Media TV e fut Turqinë në xhubletë, këtë nuk po arrijmë ta kuptojmë.
Kur lexova këtë xhevahir të gazetares të shumë pranishme në media TV, mu kujtua një ngjarje historike.
Një valiu turk të Shkodrës, Vuçi Pasha, i kisht mbet syri te një vashe, Nora e Kelmendit, kish dashtë turku të futet nën xhubletën e saj...por pashait turk pushtues i shkoi koka për lesh.
Ja çfarë ma sjell trurin rrotull; se del kjo Monika Stafa dhe na e fut turkun nën xhubletë duke shkruar se është fjalë turke.
E hamdyrylah, moj zonja doktoresh e shkencave albanologjike! Kur merr përsipër të studiosh xhubleten 4 mijë vjeçare, si mendon, se ajo nuk ka pasur emër 3600 vjet e vetëm në 400 vjetshin e fundit erdhën turko osmanët dhe i vunë emrin turk xhubletës së grave e vajzave malësore. Si e pranuan paraardhësit e mi të largët, malësorë, këtë turp?! E paimagjinueshme për një mendje të kthjelltë. Kur vetë turko osmanëve nuk ua mbante të shkonin në Malesi e Bjeshkë të nalta se i priste vdekja, si ja paskan arritur ti vendosin emrin xhubletës së grave shqiptare.
Po si moj zonja gazetare nuk u fute në internet, Google Search, të kerkoje pasurinë e veshjeve ballkanike, të Europës së Jugut dhe të gjeje ndonjë gjë për të qenë nga Perëndimi, por drejt e në Lindje, në Turqi.
Ja po të ndihmojmë të plotësosh sadopak njohuritë e tua nga kërkimet në internet. Xhubleta nuk ka asnjë lidhje me ndonjë fjalë turke. Në do të kërkosh do të gjesh se fjala më e afert është Dubletë, që edhe sot është emer veshje grash në Francë, në Angli dhe madje edhe në Gjermani.
Dubletë për faktin se është veshje dyfishe, e gjëre, përbëhet nga dy pjesë, dy skaje që bashkohen.
Xhubleta në të vertetë është dublete. Nuk i hyj teorisë së morfemave se edhe aty mund të gjehet diçka. Ashtu ta zemë se kapela me strehe në origjinë është quajtur kapele albaneze. E kanë quajtur të huajt kështu dhe jo ne.
Vasel Gilaj, nga Amerika qĂ« pĂ«rgatit revisten elektronike "MalĂ«sia" na sjell kĂ«tĂ« referencĂ«: 
 
"Miss Edit Durham, njĂ« shekull mĂ« parĂ« ka shkruar, citoj: “Kur i pyeta gratĂ« malĂ«sore se pse mbanin nĂ« atĂ« qĂ« ato e thĂ«rrisnin kapicĂ« simbolin turk gjysmĂ« hĂ«nĂ« dhe yll tĂ« qĂ«ndisur, ato bĂ«nĂ« kryq dhe e mohuan me mllef padinĂ« qe u bĂ«ra, duke mu pĂ«rgjigjur se e kemi mbajtur gjithmonĂ«, nuk Ă«shtĂ« turke, ne jemi katolike tĂ« mira. Ato pohuan gjithashtu se ajo ishte shumĂ« e vjetĂ«r, - hana, me thanĂ«, shkon me yllin”. Edhe unĂ« - sqaron Durham e pranoj se Ă«shtĂ« pikĂ«risht shtrati i lashtĂ« pagan i simboleve ornamentale tĂ« xhubletĂ«s qĂ« pranon natyrshĂ«m sot simbole tĂ« tilla, nĂ« dukje kontradiktore."
Po të lexosh librat studimorë të veshjeve do të gjesh se ka fjalë burimore arbërore, dhe është krejt jasht llogjike që ndersa shfaroseshin nga pushtuesit e hordhitë e lindjes, malësorët i venin veshjes se grave e vajzave të tyre një emer turk.
 
Po në fund të fundit fjala turke Cüppe është ajo që ne i themi krejcë, diçka me të cilën gratë mbulojnë kryet, por pa asnjë lidhje me Xhubleten e Malësisë.
Mirë është të mos i themi seriozisht gjërat që janë për të qeshur dhe e kundërta të mos i themi me të qeshur gjërat që kërkojnë seriozitet.
Shtesë nga komentet e mia:
Nëse jeni nihilista dhe merrni broçkullat e që qarkullojnë për xhubletën me emër turk, nëse më tej doni të dini më shumë, rreferojuni Edith Durhamit, si ju pergjigjen gratë malësore kur ajo ju tha pse mbani simbole turke në kapicë, yll e hanë, pjesë e veshjes me xhubletë. Ato ju përgjigjen se asgja turke nuk ka në xhubleten tonë. E del tash kjo zonja televizive të mohojë çfarë thanë gratë malsore 100 vjet ma parë kur ende ishte turku zaptues në këto troje. Prandaj nuk po i kuptoj as këshillat e ndonjërit duke i quajtur të pranueshme obsionet e saj dhe eja të debatojmë. Përse? Sill argumenta ti që na vë në dyshim e jo ne që jemi pjesë trashëguese e kësaj historie.
Pavarsish çfarë thoni ju apo Monika Safa, një gja e di me siguri, që shumëkujt në këtë Shqipni u ka le dielli e hana kur kanë ardhe turqit në këto troje, për këtë kemi mbet si qyqarë me atdhe të cunguar.
Më thoni çfarë argumentas më kërkohen të vërtetoj që jetoj e që ju nuk e besoni? Të bërtas deri në kup të qiellit. Dubletë eshte Jubletë, Xhubletë. Po sikur kjo fjalë (po fantazoj) të kete ardhur nga llirishtja. Dy bletë, që në një farë mënyre e ka një kuptim, një veshje grash që ngjan me dy blete, të hapura si fletët. Si dy fletë.
 
Nuk kam ndërmend të bëj studime, por të thuash është turke është çmenduri. E thonë enciklopeditë e botës. Fjala ka lindur prej teknikës së përdorur, dhe e formës që ka, si hinkë e përmbysur. Edhe sot në kostumografinë botërore përdoret fjala Dubletë. Dhe po ta shohesh në figurat shoqëruese janë teknikisht të njejtat teknika e forma konike. Paska ardhur turku e i ka venë emrin xhubletes kur vetë vinte në brigjet e Adriatikut thue picak. Kur ishte një popull nomad e nuk kishte shtëpi e katandi e vershonte si hordhi. Mos më bani me qesh pash zotin. Se shenjën e fortë të ID që na përfaqson në UNESCO po na e nxirrni turke. Dhe na venë kushtin; vertetoje se nuk është turke. Se vikërka nga fjala Cüppe.
Qesharake, ku Cüppe e ku Dubletë, Jubletë, Xhubletë.
Turkomania në tokat shqiptare vazhdon. Mjerisht e poshtërsisht. Duke e parë më gjërë si pjesë e një plani të madh për humbjen e indentitetit dhe shkombtarizimin e shqiptarëve, vëmë re se punojnë përditë për një qëllim të largët, ogurzi, duke arritur deri atje sa, ne u dashka tua vërtetojmë, bash këtyre, që jemi ata që jemi e jo siç na duan ata.
- Si janë shqiptarët e tu, At Fishtë?
- Ashtu siç i do armiku...
 

©️ Kolec P. Traboini, 30 gusht 2023