KATEKIZM KATHOLIK PARATHANE
Ne kie se parathanja në krye të njij libri nde shum raste à sht bà m nji formalitet, në krye të këti vëllimi me duket nji detyrë, detyrë evarije ndai bashkëpuntorë e bamirësa.
Më bahet si sot, me gjithë se janë mbushë mà se dhetë vjet.
Në nji ndër lokale të Kolegjës Ksaverjane - shndërrum prei ngiariesh s'atyne dit ndër dhoma argëtimi - në mes të poterës tanë jetë e rini të djelmoçavet të Rrethit V.K. "D. Bosco", hyn, në nji nadje prendvere, F. i Nd. At Florian Berisha - ai jezuit sa i fjeshte e i përvujtë aqë fetà r e zelltà r - e më grishë për nji pyetje.
"KĂ«qyr - mĂ« thotĂ«, - kam menden me pregatitĂ« nji libĂ«r Katekizmi pĂ«r klase fillore. A mundesh me mĂ« ndihmuem?" "Me gith qĂ©f” ja kthej.
AtĂ«herĂ« Ăti nzjerrĂ« nji tube letra e mĂ« difton landĂ«n qi kishte mbledhun.
Bazën e kishte vum tu "Shkurtorja e Piut X", por fjeshtësuem e diku shkurtuem, tue ia përshtatë fuqis mendore të moshës së njomë.
E për disa muaj të mirë punën e vazhduem sëbashku. Katekizme githë nduerësh, shqip e në gjuhë të hueja, shfletsoheshin ndër duerë tona. Por, mbandej, veprimi u pezullue....
Kishte dalë në dritë Pjesa I e Katekizmit "Shpejt e mirë" e kopjet e shumta në pak dit u sosën.
Tue parapåm se F. i Nd. At Mark Harapi S. J. do ta kryente veprën, menduem m'e lanë atë tånen.
U shugurova meshtår.... Shkova në Qelë të Shkodrës....
At Berisha qi tashmà e kishte hjekë mendimin e vijimit të Katekizmit - vinte shpesh me më pam.
Ni ditë F. i Nd. Z. Famullitari, D. Mikel Koliqi, tue marrun vesht për Katekizmin e nisun, na këshillon me e vazhduem, veç jo ma si tekst filloresh, por lyceu s'ulte, mbasi ishte tepër i nevojshëm për këto kohë kritike.
Mendimi na pëlqehet të dyve; vetem At Berisha don qi ta marr unë mbi veti punimin, tue më ndihmuem ai me grumbullimin e landës.
Edhe nji frymzim i ri nga Z. Famullitari: Mos m'e lanë librin vetem me pyetje e përgjegje të thata, por m'e mbelmyem me zhvillime e ndodhje, në mënyrë qi ta shijojë me andje e ta bluejë pa të vështirë dhe populli i vogël.
Mbas njij punimi së parreshtun për mà se nji vjetë, në mes tekstash e vëllimesh gjithë farësh, libri katekistik i fillorevet u metamorfozue.
E ndë kaqë nji Mësues jezuit e muer mbi veti barrën e mërziteshme ta dysharisë me makinë shkrimi...
Kryem sáșœ shkruemi, pĂ«rherĂ« bashkĂ« me At BerishĂ«n i dhamĂ« nji rikĂ«qyrje e Ky, pĂ«r eksperiment, e pĂ«rdori, si dorĂ«shkrim, nĂ« mĂ«sim tĂ« Besimit nĂ« I Gymnazike tĂ« Seminarit PapĂ«nuer e tĂ« KolegjĂ«s Ksaveriane, tue grishun ndĂ«r sprovime tĂ« fundit Shk. e Ti TĂ«mz. Arqipeshkvin Metropolit, i Cili mbet shum i kĂ«ndaqun.
Por, nemo iudex in causa propria: prandej menduem të ja apim të gjitha dorëshkrimet, për shqyrtim, Poetit t'ambëlsis, F. të Nd. D. Ndré Zadëjës.
Mbas pak muejësh, D. Ndreu i kthei me nji letër përgëzimi e urimi, ku dhe këshillonte qi disa fakte të shkurtoheshin pakså.
Vërejtja ishte s ka må me vend! Me gëzim ja hymë punës s'operimit, pse ndryshej libri do të delte me të vërtetë tepër i gjatë. U kufizuem tue lanun ato ndodhje qi plotsojshin zhvillimin e katekizmit, e faktet e Shkrimit Shejt gati gjithëherë vetëm i nomotisëm.
Kaloi edhe nji vjetë e vepra pritëte nji bamirës qi ta botonte...
Njatje kahë vera e vjetit 1941 diså... shpëresë të mira, e letrat e këqyrëne e të rikëqyrëne shkruehen rishtas me makinë... Ndër kaqë nisim punimin e Liturgis...
Por qe pengesë të reja, demoralizim, shpëresë gati të humbuna.... deri sa penda e Theologut të vëlerët, At Mark Harapit, i ep të prekënet e mistrin e mbrame Besojmës, tue prémtuem ndihmën e çmueshme të vetën dhe për pjesë tjera.
Veçse çka? - me githĂ« Imprimatur tĂ« Shk. sĂ« Ti Metropolitit - nga mungesa e mjetevet financiare, dorĂ«shkrimi prap po flĂ«nte nĂ« gjumin e harresĂ«s, kĂșr pa pritĂ« e pa kujtuem, shi nĂ« gusht tĂ« kĂ«ti vjeti, Z. Famullitari i Trushit, F. i Nd. D. Nikoll Dragusha, me nji zĂ©mĂ«rgjĂĄnsi shembullore vetĂ« se veti dha tĂ« hollat pĂ«r botimin e kĂ«sajĂ« pjesĂ« sĂ« parĂ«, tue marrun pĂ«r sipĂ«r dhe shpenzimet e tĂ« gjithĂ« blĂȘjvet tjerĂ«.
Qe historija dhetëvjeçare e pregatitjes së këti teksti: Falënderje botore bashkëpuntorëvet e batmirësvet!
Ernest M. Ăoba
ndihmësfamullitari
ShkodĂ«r, 4 Shtatuer 1944 Monsinjor Ernest M. Ăoba, (16 shkurt 1912 - 8 janar 1980), ishte kreu i KishĂ«s Katolike Shqiptare nĂ« kohĂ«n e diktaturĂ«s komuniste nĂ« ShqipĂ«ri, u arrestua pĂ«r veprimtari klerikale nĂ« kohĂ«n e ndalimit tĂ« institucioneve fetare, u dĂ«nua dhe e vranĂ« nĂ« burg tĂ« TiranĂ«s me 8 janar 1980. Dom Ernest M. Ăoba ishte njĂ« nga figurat me emblematike tĂ« rezistencĂ«s kristiane antikomuniste. NĂ« gjyqin qĂ« ju bĂ« ai tregoi nje trimeri te pashoqe duke ju drejtuar hetuesve kriminelĂ« e gjyqtarĂ«ve tĂ« sistemit diktatorjal: "Komunizmin e kam urryer gjithmonĂ«, e urrej dhe do ta urrej deri nĂ« vdekje!"
PĂ«rgatiti: Kolec P. Traboini
IMZOT
ERNEST ĂOBA- ARQIPESHKVI I SHKODRĂS
(1912-1980)
Imzot
Ernest Ăoba, ipeshkĂ«v i butĂ«, i Ă«mbĂ«l, simbol i gjallĂ« i dashurisĂ« sĂ«
krishterë. Në periudhën e diktaturës komuniste e dëshmoi me heroizëm të pashoq
Krishtin ndër tortura mizore, që ia shkurtuan edhe jetën. U bë kështu model për
të krishterët e grigjës që i qe besuar. Vuajti me durim të pashoq, me
shqetësimin e vetëm që t'i ngjante sa më shumë Krishtit në Kalvar, derisa vdiq
në spitalin e burgut në Tiranës më 8 janar 1980.
Më 8 janar 1980, vdiq në burg dëshmitari i fesë së krishterë, imzot Ernest
Ăoba, kryeipeshkĂ«v i ShkodrĂ«s, pasi, nĂ« kundĂ«rshtim me natyrĂ«n e tij tĂ« butĂ« e
të brishtë, e dëshmoi me heroizëm të pashoq Krishtin ndër tortura mizore, që ia
shkurtuan edhe jetën. U bë kështu model për të krishterët e grigjës që i qe
besuar.
Imzot
Ernest Ăoba lindi mĂ« 16 shkurt 1912 nĂ« njĂ« familje tĂ« vjetĂ«r qytetare
shkodrane. Mësimet e para dhe ato të mesme i kreu në Seminarin Papnor. U
shugurua meshtar më 9 shkurt 1936. Kreu detyra të ndryshme pranë seminarit
papnor, ku ishte përgatitur. Shërbeu edhe si mësues i besimit ndër shkollat e
qytetit. Pas vdekjes së imzot Gaspër Thaçit dhe arrestimit të dom Mikel
Koliqit, kreu njëherësh detyrën e zëvendës-famullitarit dhe të famullitarit të
Shkodrës. Ishte një nga ipeshkvijtë që u shugurua në kohën më kritike për
Kishën, kur bëheshin përpjekjet për ta shkëputur nga Selia e Shenjtë. I vetmi
ipeshkëv që ishte ende gjallë e jo në pranga, imzot Bernardin Shllaku, e
shuguroi imzot Ernest ĂobĂ«n, sĂ« bashku me ipeshkvin e DurrĂ«sit, imzot PjetĂ«r DemĂ«n
më 20 prill të vitit 1952.
Vishte
petkat (paramentet) liturgjike me ngjyrë të kuqe, në kohën kur kjo ngjyrë
simbolizonte gjakun e sivëllezërve të tij, që derdhej pa kursim ndër zaje të
shkreta për Fé e Atdhé. Ai merrte në duar një mision, që i ngjiste shumë
misionit të ipeshkvijve të parë të krishterimit, të cilët shumë shpesh e bënë
më të theksuar të kuqen e petkut të tyre, duke e ngjyrosur me gjakun e derdhur
amfiteatrove për t'i qëndruar besnikë Krishtit dhe Zëvendësit të tij mbi tokë,
Papës së Romës. Pak kohë pas shugurimit të tij, imzot Shllaku vdiq. Dioqeza e
Shkodrës, që mbas shkëputjes nga dioqeza e Tivarit, kishte pasur pesë ipeshkvij
të mëdhenj: Imzot Karl Pooten, Pashko Guerinin, Jak Serreqin, Lazër Mjedën e
Gaspër Thaçin, mbeti ndër duart e ipeshkvit të butë, të ëmbël, simbol i gjallë
i dashurisĂ« sĂ« krishterĂ«, imzot Ernest ĂobĂ«s.
Ja
si e përshkruan, ipeshkvi ndihmës i Shkodrës, pas rënies së diktaturës
komuniste, imzot Zef Simoni në librin e tij "Portrete klerikësh
katolikë":
Imzot
Ernest Ăoba" kishte trup tĂ« shkurtĂ«, sy tĂ« shkathĂ«t, gjysmĂ« tĂ« mshehun
mbas syzeve të errëta kur shërbente në kishë apo në zyrë. Kishte cilësi të
mira: ishte i përvujtë, kryeulun, i qetë, i matun, i palodhun në shërbime, deri
ndër ato që nuk i përkitshin si ipeshkëv. Monsinjori do të gjindej çdo ditë,
mbasi kremtonte Meshën e orës 6, mbi krye të sëmurëve të qytetit, ndër koliba,
tue çue sakramendet shenjte, ndërmjet fëmijëve në orë katekizmi masiv, kur
Kisha e madhe gumëzhinte nga zanet fëminore. Kjo bani të fitonte popullaritet
të madh e simpati, sidomos ndërmjet të vorfënve.
Qe
drejtues i shoqnisë së Kryqtarëve të vegjël pranë etërve jezuitë, njohës i tri
gjuhëve të huaja, specialist i teologjisë morale dhe i lëndëve të besimit, e jo
ma pak, meshtar praktik në punët e fesë e të liturgjisë. Nuk mujti të marrë
pjesë në Koncilin II të Vatikanit por, me largpamësinë e tij, bani të depërtojë
fryma e Koncilit në gjithë jetën e Kishës. Pati guximin të mblidhte një grup
dëshirtarësh për rrugën e meshtarisë dhe të shuguronte shatë prej tyne, ashtu
si dhe guximin të mbante lidhje të ngushta me Selinë e Shenjtë, duke shfrytëzue
të gjitha mjetet dhe rrugët e mundëshme".
NĂ«
prag të mbylljes së Kishave, në një të diel të hidhur, në sa ishte thirrur që
tĂ« akuzohej nga regjimi komunist, imzot Ernest Ăoba u kthye nĂ« akuzues, duke
mbajtur një fjalim të zjarrtë, që i ngjiste predikimii, për të mbrojtur Zotin e
sulmuar, Kishat në prag të rrënimit të madh. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë
dyert e Kishave e të Tempujve tjerë të Zotit, do të mbylleshin. Atëherë imzot
Ernest Ăoba u detyrua tĂ« kthehej pranĂ« familjes. Prej derĂ«s atĂ«rore doli me
pranga ndër duar. Ishte viti 1976. Gjyqi komunist e dënoi me 25 vjet burgim, si
të ishte më i madhi kriminel. Akuzohej se kishte mbajtur lidhje me Selinë e
Shenjtë me anën e legatës italiane.
Vuajti
me durim të pashoq, me shqetësimin e vetëm që t'i ngjante sa më shumë Krishtit
në Kalvar, derisa vdiq në spitalin e burgut në Tiranës më 8 janar 1980. Ishte
një vdekje misterioze, - siç dëshmon në librin e lartpërmendur Imzot Simoni.
Mbyllte sytë pas një injeksioni që iu bë në ditët e para të janarit 1980, pak
ditë para përkujtimit të Shën Ernestit. Për figurën e tij është shkruar disa
herë, por nuk janë bërë ende përpjekje serioze për të mbledhur dëshmitë mbi
qëndrimin heroik dhe fundin e tij.
Vatican
News, 7 janar 2020