KADARE NËN KRYQ
Tej e përtej skenografisë funerale
Nga Kolec P. Traboini
Të gjithë e panë e askush nuk foli. Vetëm një fëmijë e pa e tha....dhe e vërteta doli në sheshit, ka shkruar i madhi Andersen.
Duke parë skenografinë e arkmortit të shkrimtarit nën kryq po pyes me naivitetin e një fëmije: A ishte Ismail Kadare katolik?
Në jeten e shkrimtarëve të medhenj nuk mbetet asgjë e pa ditur. Nëse jemi përpara faktit se shkrimtari Kadare është kthyer në fenë e të parëve, çfarë është një simbolikë e madhe, ndoshte At Zef Pllumi diçka ka dashtë të thotë në mënyren e tij kur dolën në fotografi e u shpreh që unë jam me Kadarenë. Nëse edhe skenografia funerale ka dashtë të thellohet në thënien e At Zefit, atëherë jemi përpara një fakti se shkrimtari e mbylli ciklin e jetes i kthyer në origjinë. Dikur në gazetën "Egnatia" kam polemizuar me Milaim Zeken, që në vitin 1995 nga Zvicrra a Gjermania pas një takimi të shkrimtarit me Diasporën, jepte lajmin e "madh" "Kadare ka deklaruar se është mysliman", duke shuar në ndofarësoj etjen e fanatikëve fetar që i ishin ngërdhucur Kadaresë se ky në një bisedë të mëparshme kishte hedhur me të drejtë idenë, të shohim nga perendimi dhe mirë është të kthehemi në fenë e të parëve. Melaim Zeka që tani ka emision në Tiranë në Top Chanel, atëbotë ua qetësoi shpirtin e trazuar fanatikëve fetarë me mendje në Anadoll. Madje edhe atyre filizave orjentalë që mbante rreth vetes Abdi Baleta e lëshonin mallkime publike mbi Kadarenë. Janë të shkruara. Ka ca të vërteta që të djegin duart dhe përpiqemi ti mbajmë sa më larg në pamundësi për ti harruar. Por nuk harrohen.Ende janë të nxehta dhe djegin.
Nëse ka ndodhur kthimi i shkrimtarit në origjinë, duke u përpjekur të deshifrojmë domethënien e skenografisë së arkmortit nën kryq, lind pyetja, pse në të gjallë është mbajtur e fshehur.
Respekt për çdo besim, por njerëzit e mëdhenj të një kombi udhëheqin edhe nëpërmjet shëmbellësës së vet. Ka dhe një gjë, katolikët, kur vjen fundi, ju afrohet prifti dhe rrëfehen e si marrin sakramentin e shenjtë shkojnë në amshim të çliruar prej mëkateve. A ndodhi kjo me shkrimtarin e madh, pyesin shkrimtarët e vegjël që nuk kanë kurrfarë ambicje t'ju flasin në mort Kryeqeveritarët që mendojnë se politika të ngre në qiell e të fut në dhe si ti dojë qejfi, me Bibël a me Kuran, apo si ateist me librin e Darvinit "Prejardhja e llojeve".
Po le të kthehemi te skenografia e datës 2 korrik 2024. Simbolika e kryqit, duam apo nuk duam, është Kalvari i vuajtjeve e sakrificës sublime të Krishtit, por kjo nuk përkon dhe aq me jeten e shkrimtarit të madh, atëherë mund të mendojmë se ka të bëjë me një hulli tjetër. Katolikët e kanë kryqin simbol të amshimit, madje edhe mbi varr, por...ka diçka të munguar në këtë mes. Nëse shkrimtari ishte kthyer në fenë e të parëve, skenografisë se funeralit i mungonte i gjalli, bariu i shpirtrave të mëkatarëve të kësaj bote, Prifti. Ai nuk i priu homazheve, nuk bëri shartet e fesë, dhe kësisoj ndodhi ajo që vetë shkrimtari në një poezi të tij "Kohë e pamjaftueshme" ka shkruar se do të bëj shënjë të pakuptueshme dhe do të ik".
Është më të vërtetë e pakuptueshme çfarë donte shkrimtari i madh Kadare nën kryq, a thënë ndryshe, çfarë donte kryqi mbi arkmortin e shkrimtarit Ismail nëse ai nuk ishte kthyer në besimin e të parëve?
5 korrik 2024