08 December 2025

Pardesytë e bardha 1991 - nga Kolec Traboini

.


PARDESYTË E BARDHA 1991
Misionarët e Sigurimi të Shtetit

Nga KOLEC P. TRABOINI


Dikush po lakon se Pardesytë e Bardha 1990-1991 nuk kishin lidhje me Sigurimin e Shtetit. E të gjithë po na dalin të larë e të shplarë. Çfarë nuk bën propoganda e stilit enveristo-gebelsian. Këto Pardesytë e Bardha i di edhe macja dhe qeni se janë dhënë nga Sigurimi i Shtetit për ti dalluar mbajtësit që të mos ti qëllojnë në rast rrethanash kaosi, siç ndodhi në Shkodër prill 1992. Pardesytë e Bardha nuk shprehin se janë agjentë mbajtësit e tyre, megjithëse edhe ashtu mund të kenë qenë se kot nuk janë perzgjedhur nga Ramiz Alia që i njihte një e për një, por e sigurtë është se sipas direktivave të Partisë së Punës së Shqipërisë (sot PS) mbroheshin nga Sigurimi i Shtetit dhe kishin mision të mbanin nën fre revoltën popullore. Gjithçka "under control". Diktatorin e tmerronte fati i Nikolla Çausheskut.
Këtu kemi qenë, i dimë mirë të gjitha. Nuk të afronin në zyrat e partisë së sapoformuar PD sepse Sigurimi dhe Ramiz Alia e kishin piketuar Partinë. I kishin caktuar njerëzit. Kot lodheni të motivoheni ndryshe. Është punë e kryer. Keni ish ministrat e Saliut me dosje spiunimesh. 300 faqe spiunime kishte një ish ministër Kulture i Sali Berishës. I shkreti Bezhan (RIP) u detyrua ti jepte spiunit çertefikatën e pastërtisë me urdhër direkt të Sali Berishës, dhe fap spiuni me 300 faqe spiunime ministër. Këtë e ka pohuar vetë Bezhani.
Dua të kujtoj çastin kur u takova me Azem Hajdarin. Doja të bisedoja me Azemin për formimin e degës së PD për Kinostudion. Isha me Mark Topallajn i cili priste të takonte me Sali Berishën se ishin shokë të vjetër që i bashkonte loja e shahut në pallatin e Bashkimeve Profesionale. Këta të PD të sapo shpallur ishin në një takim me Presidentin Ramiz Alia alias diktatori komunist.Azemi erdhi vetëm. E takova më të e më lëshoi një autorizim në emër të kryesisë. Marku e pyeti "Po Saliu pse nuk erdhi me ty?" Azemi pa e shtjelluar gjatë i tha " E mbajti Ramizi për një bisedë në zyrë". Si e pse nuk e tha. Por fakt është që Diktatori që po instrumentalizonte "revolucionin demokratik" e kish mbajtur Sali Berishën në zyrë për bisedë tet-a-tete. Vetëm për vetëm. Kjo në atë kohë mund të dukej e parëndësishme, por bëhet e rëndësishme kur e vë përballë gjithë kësaj katrahurë kur në pushtet lazdronin ish komunistët, ish sigurimsat, ish spiunët. Dhe kryesorja pse kurrë në ato mijëra deklarime e fjalime lideri i opozitës së atëhershme, kryetari i përjetshëm i PD, nuk e përmendi kurrë takimin kokë në kokë me diktatorin në dhjetor 1990? Pse asnjë gazetar nuk e pyeti kurrë që në dhjetor 1990 kur ende kishte në xhep librezën e komunistit kishte pranuar një takim kokë në kokë me Diktatorin komunist Ramiz Alia?
Ndaj është krejt e natyrshme që pothuaj gjysma e Parlamentit ka qenë me ish komunistë, spiunë e agjente Sigurimi. Unë nuk u besoj kartave as të Gentjana Sulës. Dyshoj se edhe ajo është pjesë e lojës, e mbijetësës (kush pyet për ideale sot), që kur duan shefat e mëdhenj, i lëshon letrat e bardha. Dosjet janë manipuluar tashma dhe kush ka pas aces aty, i ka futur duart dhe i ka pastruar të vetat e të miqëve.
Tani të gjitha dalin me biografi akullore si duart e Vangjushit të Durrësit.  
O tempera o Mores!
Ndonjë komentuesi nostalgjik për kësisoj udhëheqesi legjendarë me brekë komuniste nëpër këmbë dua ti them:
Si na dolën e i veshën të gjithë këta myteberrë të Partisë së Punës pardesytë e bardha në një ditë. Partia e Sigurimi ishin një. Nano, Saliu, Pashko, Rama, Mustafa e të tjerë ishin të piketuar në krye të Politikës që të ndodhte ajo që ndodhi. Nuk lahet as ndërgjegja e as historia me sapllake, or miq.
Dhe ato pardesyttë nuk i gjeje në dyqane me konfeksione, të pakten mua mos mi thoni këto sajime se kam bërë një film për veshjet në vitin 1990. Asnjë pardesy e tillë nuk ishte në treg. Apo nuk e paskeni dëgjuar Salën me pardesy të bardhë në qytetin "Studenti" të mbllaçitei "Rroftë shoku Ramiz Alia!", kur studentët thërrisnin "O Ramiz, o gomar, do të varim në litar".
Hajt tash, jo kali i kuq e jo kali blu....karrocier e bojaxhi ishte Ramiz Alia.


PARDESYTË E BARDHA

Ju caktoi Partia për një Botë të Re,
lule more trima, që na shtritë përdhe,
na zhveshët, na vodhët, na latë pa Atdhe.