29 August 2016

Fantazmat Otomane - nga Ayhan Ozer


 FANTAZMAT OTOMANE

Nga  AYHAN ÖZER
Shqipëruar: Aulona Bushi Capaj
(Autori është Turk. I graduar në Stamboll dhe ka emigruar që ne 1971 në Amerikë. Bashkë me të shoqen është një nga themeluesit e shumë prej organizatave që shërbejne për komunitetin turko-amerikan në mbarë Amerikën).
Mora pjesë në një ligjëratë në Universitetin e Princeton për politikën e jashtme të Turqisë nga Ahmet Davutoglu. Në atë kohë ai ende nuk ishte emëruar Ministër i Punëve të Jashtme, ishte një qytetar i thjeshtë. Në fjalën e tij Z. Davutoglu tërthorazi tha se “qeveria turke ishte duke menduar për të nisur një politikë të re për të ringjallur Otomanizmin dhe për të rikrijuar "lavdinë e vjetër" të Perandorisë Osmane. Paraprakisht po "provohen ujërat" në Ballkan për të arritur dhe ri-lidhur me njerëzit e ish-shteteve të vjetra të varura që dikur ishin pjesë e Perandorisë dhe rezultuan premtuese. Kultura Osmane dhe traditat në Ballkan ishin të mbuluara me hi, por ende të padëmtuara”-shtoi ai.
Dëgjova fjalët e zotit Davutoglu me mosbesim. Ai duket se nuk ka pasur mirëkuptimin e historisë dhe ishte iracional rreth saj. Osmanët nuk krijuan ndonjë kulturë të tyre, si mund të linin ndonjë gjurmë kulturore në vende të tjera? Osmanët nuk donin mënyrën e tyre(të jetesës), ata pëlqenin çdo gjë të huaj dhe kishin një kompleks inferioriteti të thellë. Në pamundësi për të krijuar diçka të tyre Osmanët çdo gjë e kopjuan nga të tjerët; ata morën fenë nga Arabët, talleshin me gjuhën e tyre turke duke përdorur një perzierje në Arabisht dhe Persisht, sistemi administrativ ishte huazuar nga Persët, e ashtuquajtura muzikë e oborrit(apo klasike) ishte përvetësuar nga Bizantinët; dhe traditat më poshtëruese si Haremi dhe skllavërimin e grave e kishin adoptuar nga Beduinet Arabë. Pjesa tjetër ishte një imitim i dobët i perëndimit.
Osmanët sunduan Ballkanin, Bosnje-Hercegovin, Hungari, Bullgari, Shqipëri, Greqi dhe Rumaninë për më tepër se katër shekuj dhe trashëgimnia e varfër e jetesës nga kjo periudhë e gjatë janë disa fjalë të thyera Turke, disa enë Turke, dhe disa zakone Islamike; pa trashëgimni kulturore, pa sistem qeveritar; pra, kjo mani e re për të ringjallur Otomanizmin është krejtësisht idiotike dhe një aventurizëm i dëmshëm; ajo është e barazvlershme me fshirje nga progresi që Republika Turke ka arritur gjatë 80 viteve të fundit. Ajo është gjithashtu duke ngritur flamurin e gjelbër të Islamit kundër Rilindjes së Ataturkut i cili shëmbi muret e prapambetjes dhe i dha kombit një identitet të ri, vetë-respekt dhe dinjitet. Falë këtij ndirçimi Kombi Turk kërceu nga Epoka e Mesme në Epokën Moderne me një hedhje kozmike. Gjatë gjashtë shekujve të sundimit Osmanët skllavëruan popullin e tyre, dhe nuk u dhanë asgjë, por mjerim, injorancë dhe varfëri. Minoritetet, duke qenë jo-musliman, ishin më të shkolluar dhe nuk mund të duronin dot më atë zgjedhë, dhe një nga një ata u rebeluan dhe u ndanë. Pjesa më e madhe turke(pra te turqizuarit) ishin servila dhe të paaftë për të ndryshuar fatin e tyre - deri sa erdhi Ataturk. Sot, avokatët e Otomanizmit duhet të vuajnë duke mos pasur studiuar historinë e Perandorisë Osmane, ose ata jetojnë në një botë me fantazi; cilido rast është i rrezikshëm.
Shekujt 16-të dhe 17-të ishin një agim i ri për Perëndimin; kishin arritur Rilindjen dhe Reformën, dhe me këtë vrull kishin hedhur themelet e Iluminizmit. Avancimet teknologjike dhanë përparësi të madhe Perëndimit në çdo fushë, duke përfshirë teknikën luftarake. Ndërsa Osmanët ende mbështeshin në forcën e papërgatitur, Perëndimi shpiku armë të reja dhe metoda të reja të stërvitjes. Ushtritë Osmane, dikur të pamposhtura, filluan duke humbur shumicën e luftërave që ata angazhoheshin. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë një luftë thelbësore që Osmanët humbën ishte me rrethimin e dytë të Vjenës(1683). Ky shpartallim është parë nga Perëndimi si pikë pushimi në magjinë e luftrave Osmane.
Në shekujt XVIII dhe XIX Osmanët ishin të bezdisshëm dhe çoroditje për Perëndimin. Ata i referoheshin si "Njeriu i Sëmurë i Evropës". Slogane si "Turqit ekzistojnë në këtë botë vetëm për shfrytëzim!" dhe "Nuk rritet bar nën thundrat e kalit të Turqve!", ishin dëshmitë për këtë imazh negativ. Perandoria ishte e dobët dhe nuk mund të qëndronte më në këmbët e veta, Britanikët dhe Francezët e përkrahnin atë për interesat e tyre. Britanikët i përdornin Osmanët si një gur shahu kundër politikës zgjeruese të Rusisë, duke bllokuar atë të arrinte detet e ngrohta dhe parandalimin e saj për të prishur interesat Britanike në Indi. Francezët gëzonin lëshime fitimprurëse tregtare të dhëna nga Sulltanët Osmanë nëpërmjet Kapitullimeve(ne ishim nje prej tyre). Nëse Perandoria Osmane shëmbej ata mund të humbisnin një treg të madh dhe fitimprurës. Për këtë arsye Britanikët dhe Francezët ruajtën status quo-në(gjëndjen ekzituese) duke mbajtur Osmanët e sakatuar gjallë, edhe pse me paterica. Gjermanët, të ardhur vonë në këtë konflikt, llogaritën se rënia e Perandorisë Osmane ishte e pashmangshme, dhe për të marrë aksionet e tyre të plaçkës nga kjo rënie ata zgjodhën për të afruar veten në ndihmë për pakicat turke, sidomos Armenëve.
Në vitin 1875 Perandoria Osmane falimentoi. Për shkak të korrupsionit, injorancës dhe harxhimeve të shkaktuara nga borxhe të mëdha në Angli, Francë dhe Itali. Ajo nuk kishte të nxirrte të ardhura nga prodhimi; prandaj, nuk kishte burime për të paguar këto para mbrapa. Pas kësaj, kreditorët themeluan një organizatë të quajtur "Administrimi Publik i Borxhit Osman" (në turqisht, Duyun-u Umumiye) për të mbledhur borxhin. Të gjitha të ardhurat nga shërbimi postar, doganat, kripë dhe monopoleve të duhanit, taksat e pullave, taksat për peshk, shpirtrat, mëndafshi, mineralet, dhe lajthi iu dorëzuan Administratës së borxhit që do të përdoreshin për likuidimin e borxhit. Perandoria Osmane nuk ishte më një shtet sovran. Vendi po përpëlitej në varfëri të skajshme dhe kushtet e këqija. Mjerisht, këto kushte poshtëruese ishin përtej shtrëngimit të publikut të gjerë; ata ishin braktisur tërësisht nga Sulltani që ishte shumë larg nga realiteti; ata ishin të varfër, të lodhur dhe të paaftë për të kuptuar se çfarë kishte rënë mbi ta.
Regjimi Osman ishte një monarki mendjengushtë e organizuar përgjatë vijës fetare pa asnjë hierarki laike. Sulltanët ishin të shkëputur jashtëzakonisht nga bota reale dhe nga populli i tyre. Shumica e 26 sulltanëve të fundit ishin të paaftë, të çmendur ose të çrregullt. Shumë prej tyre mbaheshin në kafaz për vite për t'i parandaluar ata të kërkonin fronin, mbaheshin mbyllur me vajza të bukura të haremit, verë dhe opium, nuk kishin absolutisht asnjë kontakt me botën e jashtme. Një ditë, papritur dhe plotësisht të papërgatitur nga intrigat e Pallatit i vinin ata në fron. Vendi ishte lënë pas dore, arsimi ishte dogmatik; nuk kishte sistem të strukturuar kombëtar të arsimit laik. Bujqësia ishte primitive; infrastruktura, spitale, kanalizime, dhe rrugët nuk ekzistonin. Pakicat e Krishtera, Grekët, Armenët, si dhe Hebrenjtë u paraqitën shumë më mirë se shumica e Turqve, pasi shkollat e tyre fetare i edukonin ata më mirë në mënyra laike. Pakicat kishin parashikuar më herët se vendi ishte në një kurs të pashpresë. Në një përpjekje për veten e tyre për të rezistuar ata filluan investuan shpresat e tyre në vendet e tjera. Misionarët Amerikan, Britanikë, Francezë dhe Gjermanë mbushën vendin, duke ndihmuar pakicat e Krishtera duke hapur shkolla dhe jetimore, dhe ofruar përgatitje profesionale dhe shërbime sociale. Të gjitha këto dhanë rezultat. Së shpejti pothuajse gjithë shërbimi civil osman, financave, bankave, tregtisë, artizanatit ishin në duart e pakicave. Ndër Turq edhe të ishe i pa shkolluar ishte një plus i madh; nën ndikimin e Islamit ata ishin të pafuqishëm dhe të humbur. Me traditën dhe kulturën e gabuar Turqit përçmonin të bënin-përfitime, dhe shikonin pakicat si inferior dhe thirrjeve se ata ishin duke u bërë të begatë me shpjetësi. Në traditën Osmane dikush duhej të ishte punonjës i qeverisë, dembel, joproduktiv, por të sigurt, si një nëpunës në një pozicion të errët. Ndërsa pakicat ishin përshtatur me mënyrat moderne të rinjtë Turq ishin nën ndikimin e kurseve kuranore që mësonin në gjuhën arabe nga mullahët. Imagjinoni, makina e shtypit erdhi në Perandorinë Osmane në 1727, tre qind vjet më vonë se ajo kishte qenë vënë në përdorim në Evropë - në sajë të një konvertuari Hungarez! Ngaqë institucioni fetar e kishte kundërshtuar atë për arsye se Dorëshkrimi i Shenjtë mund të shtypej nga një shpikje infidele e cila do ta bënte atë të pabesë! Treqind vjet është një kohë shumë e gjatë, në qoftë se e vëmë atë në një perspektivë, Shtetet e Bashkuara nuk janë 300 vjeç ende.
Gjatë 622 viteve të dinastisë Osmane mbretëruan 36 sulltanë. Dhjetë të parët prej tyre (1330-1566) ishin sundimtarë të zotët. Nuk kishte asnjë ndikim Haremi ende. Tradicionalisht, trashëgimtari i ardhshëm i fronit ishte i arsimuar në mënyrë rigoroze dhe të përgatitur për të mësuar si të bëhej një guvernator gjysmë i pavarur. Nuk kishte asnjë praktikë me kafaz të mbyllur dhe të sekuestronin udhëheqësin e ardhshëm. Megjithatë, në kohë vetëkënaqësia e vendosur nga kjo traditë degjeneroi. Haremi u bë shumë i ndikueshtëm, me një fuqi të përballeshme. Disa nga gratë ushtronin fuqi të madhe. Sulltanët ishin kokat, shqetësimi i tyre i vetëm ishte për të prodhuar pasardhës. Megjithatë, nëse sulltani kishte një fëmijë të padëshiruar nga një konkubinë, fëmija mbytej menjëherë për të parandaluar çdo pretendim në të ardhmen për fronin. Të dhënat më të mbajtura me kujdes në Perandorinë ishin ato që mbaheshin nga Kryeshefi i Eunukve(Kızlarağası). Çfarë dite sulltani flinte me kë, dhe cili ishte cikli menstrual i kësaj gruaje? Të gjitha janë regjistruar në mënyrë të rregullt për të parandaluar pretendimet e ardhshme në fron. Shefi i Eunukve ishte personi i tretë i rëndësishëm në Pallat pas Sulltanit dhe Grand Vezirit, i paraprinte të gjitha postimet e rëndësishme qeveritare dhe komandantëve ushtarakë të Ushtrisë dhe Marinës. E tillë ka qenë struktura e qeverisë Osmane. Një Eunuk i Zi, Shef i cili organizonte trafikun e dhomës së Sulltanit ushtronte fuqi të madhe.
Haremi ishte një institucion çnjerëzor që çdo kulturë ka prodhuar ndonjëherë. Ai vrau shpirtin e femrave dhe grabiti ato nga dinjiteti i tyre. Mërzi, monotoni dhe pafuqi ktheu të burgosurit e Haremit në narkomanë. Gratë nuk kishin punë për të bërë, ku të shkonin, veç që të angazhonin me veten e tyre, pa arsim, dhe asnjë shoqëri me meshkuj. Jeta e tyre përbëhej nga thashethemet apo komplotet diçka për të fituar favore. Marrëdhëniet Lesbike ishin të zakonshme. Lufta e egër për fuqi, intrigave, dhe rivalitet mes konkubinave bënte dinamikën më të pamëshirshme në Harem. Gratë që kapeshin të tradhëtonin, shpifnin, ose bënin komplote i nënshtroheshin një vdekje tragjike; ato mbyteshin dhe hidheshin në det në një copë thes të ashpër, ose helmoeshin.
Osmanët nuk prodhuan ndonjë gjë. Të ardhurat e thesarit nuk kanë qenë nga puna dhe industria e popullit të saj, por nga haraçet e mbledhura; por edhe ato ishin konsumuar nga sulltanët për shpenzimet e Haremeve, si dhe zemërgjerësia bujare nga majtas e djathtas, apo të ndërtimeve të xhamive për të mashtruar publikun. Qeveritarët të cilët ishin caktuar nga ana e sulltanëve për poste vartëse ishin të korruptuar. Ata administronin territoret e tyre si çifligjet e tyre. Ata kishin marrë këto poste duke paguar ryshfete sulltanit, në këtë mënyrë ata duhej të mblidhnin këto para me shpejtësi duke plaçkitur popullsinë. Korrupsioni, abuzimi, prapambetja dhe ngacmimet seksuale ishin vulat e Osmanëve, dhe të gjitha këto krijuan pakënaqësi të thella në anët e haraçpaguese. Ata zienin me zemërim për shfrytëzim të pashpirt, neglizhencës dhe shtypjes që i bënte objekt. Osmanët ishin dritëshkurtër dhe pa arsye, por armiqtë që kishin krijuar kishin vizione të gjata. Edhe sot, Turqia është e rrethuar me shtete që ushqehen me një armiqësi të rrënjosur në të kaluarën. Një trashëgimi keqe e Osmanëve.
Revolucioni Francez i vitit 1789 ndezi një flakë të re të lirisë dhe nacionalizmit që përfshiu Europën si një furçë zjarri. Këto koncepte ishin të huaja për Osmanët. Vendi ishte nën kontrollin e fanatizmit fetar, dhe nuk ishte një komb në kuptimin modern, por ishte një "ummah", me një bërthamë fetare. Një nga një shtetet vasale nën sundimin Osman u zgjuan dhe filluan të revoltoheshin. Së pari Greqia në 1820, pastaj në 1876 Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina luftuan për pavarësi. Në vend, pakica Armene u bënë shqetësim dhe rebelonin vazhdimisht. Së fundi, në vitin 1917 Arabët revoltuan. Sulltani dhe klika e tij qenë të paaftë për t'u marrë me këto fatkeqësi.
Osmanët ishin jo-popullore nëpër botë, ata nuk kishin miq. "Fuqitë e Mëdha" i abuzuan dhe përdorën ata. Edhe Arabët, bashkëfetarët e tyre, e bënë armiqësor dhe ndikuan nga afër për një përmbysje të tyre. Grekët dhe Armenët, si të krishterë morën simpati të jashtëzakonshme dhe ndihmë nga Perëndimi kundër Osmanëve. Në rastin e Greqisë, Lord Bajroni, poetit të njohur britanik nguliti në vendlindjen e tij gjendjen e grekëve nën zgjedhën "barbare" të Turqve Myslimanë. Ai bëri fushatë të fuqishme për çështjen Greke; Paraqitja e tij ishte "Greqia na dha demokracinë dhe qytetërimin perëndimor; si mund të injorojmë aspiratat e tyre për pavarësi dhe luftën e tyre të shenjtë për liri nga turqit brutalë " Në funksion të këtyre fatkeqësive Osmane Sulltan Resat (1909-1918) në një shpresë të dëshpëruar bëri thirrje vendeve myslimane?; dhe më 11 nëntor 1914 shpall Xhihadin kundër Aleatëve. Ai u bëri thirrje muslimanëve në mbarë botën të ngriheshin dhe luftonin për kauzën Islame në anën e Osmanëve! Mjerisht, asnjë vend Mysliman nuk iu përgjigj thirrjes së tij. Në vend të kësaj, gjatë Luftës së Parë, Britanikët përdorën muslimanët Indiane në Galipoli, Francezët përdorën muslimanët Senegalez në Adana, Urfa dhe në Galipoli, dhe Rusia e përdorën Tartarët Mysliman në Frontin Lindor kundër Osmanëve. Në vitin 1917 Arabët myslimanë tradhëtuan Turqit në bashkëpunim me Britanikët. Në këtë përmbysje të fundit Sultan Vahdettin (Mehmet VI), tradhtari i fundit, dhe shpura e tij u larguan nga vendi më 17 nëntor, 1922 nga hipnin në një luftanije Britanike që shkonte për në Maltë. Vendi u mund, por në një kuptim ajo ishte çlirimi nga një mallkim që zgjati për më shumë se gjashtë shekuj. Një nga një të gjitha shtetet e vasale dhe minoritetet u çliruan prej Osmanëve, e fundit ishte pjesa më e madhe Turke.
Dinastia Osmane ishte një racë e korruptuar e cila neveriti nënshtetasit e vetë, dhe i grabiti ata nga të drejtat e njeriut të qytetëruar të dhëna nga Perëndia, të drejtat e grave, të drejtat për arsim dhe të drejtat për një jetë të mirë. Do të ishte një gabim monumental për të pastruar, rehabilituar e të shenjtërosh këtë dinasti të shpërbërë. Është një iluzion të pritet ndonjë e mirë nga Fantazmat Osmane. Osmanët janë të dalë nga moda 200 vjet më parë; sot Otomanizëm është thjesht një anakronizëm.

26 August 2016

Kush ishte Gjergj Kastrioti sipas At Nicolas Caussin, 1653



Shkrim botuar në Francë në vitin 1653:  
Kush ishte Gjergj Kastrioti sipas At Nicolas Caussin

Nga AURENC BEBJA

Prifti, At Nicolas Caussin, ka lindur në vitin 1583 në qytetin francez të Troyes. Ndërroi jetë në 1651. Dy vite më vonë, në 1653, u publikua libri i tij me titullin “Oborri i shenjtë i At Nicolas Caussin””, me një volum prej 748 faqesh. Në këtë libër gjejmë shkrimin i tij të shkurtër, por tepër interesant, për heroin tonë kombëtar, princin e Matit dhe mbretin e Shqiptarëve, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun.
Shkrimi titullohet: “Georges Castriot”. Rikthimi i tij në shqip ishte disi i vështirë, sepse është shkruajtur në frëngjishten e vjetër. Si fillim, më është dashur ta risjell atë në frëngjishten e tanishme, dhe në vijim ta përshtas në gjuhën tonë. Jam munduar tu qëndroj besnik fjalëve të autorit, megjithëse nuk ishte një mision tepër i lehtë, por mundi ia vlen për vepra të tilla, të cilat janë të rralla dhe me rëndësi kombëtare.
Kush ishte Gjergj Kastrioti? Ja rrëfimi i At Nikollas për heroin tonë :

Fillimet e Gjergj Kastriotit

Shoh në Kastriotin, dikë më të madh se Leonidasi dhe Themistokli, shoh Pirron, shoh Aleksandrin e Madh, edhe pse armiqtë e tij ishin më të fortë sesa ata të Maqedonasit, pra guximi i tij nuk duhet nënvleftësuar. Ai ishte ushtar para se të bëhej burrë, dhe natyrshëm u gjet me shpatë në dorë dhe kurajo në zemër.
I madh, me një fytyrë magjepse, i fuqishëm dhe i shëndetshëm, sytë e tij kompozoheshin mes ylberit dhe rrufesë, duart e tij qenë krijuar për të mbajtur shkëndijat e rrufesë, këmbët e tij nuk ngjasonin me asnjeri, të gjitha këto tipare paralajmëronin famën (suksesin) e tij.
Si Shqiponjë e vogël, filloj që në fëmijëri të luajë me rrufetë. Këtij Herkuli iu desh të fillojë dhe tu marrë frymën gjarpërinjve të djepit të tij, iu desh të ushqehej në mes të armiqve dhe të luftojë që i mitur kundra të rriturve. I ati, Gjon Kastrioti, i cili kishte pak forca dhe shumë fatkeqësi, u detyrua ta dërgojë peng dhe të rritet tek Turqit e Muratit.
Pallati sulltanor i imponoj emrin Skënderbe, që është ai i Aleksandrit, emër i cili i solli mbarësi dhe e respektoj me plot fjalën. U trajnua në të gjitha ushtrimet e milicisë së akademisë Turke, ku ia arriti me forcë, aftësi, e miratim, dhe ku secili e shikonte atë si një mbështetës të veçantë të Perandorisë së Muhamedit.
Por ai, në zemër kishte gjithmonë Jezusin, mendonte gjithmonë të gjente mënyra për tu shkëputur nga Perandoria. Në brendësi të shpirtit të tij, kishte një flakë, e cila e përvëlonte për zellin që kishte për të rimëkëmbur altarët e krishterëve të vrarë dhe të shkatërronte Shtetin e osmanlinjve.

Dyshimet dhe kurthet e Sulltan Muratit

Sulltan Murati filloj të kishte frikë nga skllavi i tij, dhe pati frikë të ushqejë në Pallatin e tij një luan që një ditë do të ishte i aftë ti tregonte dhëmbët.
Në beteja të ndryshme, tentoj ta fuste në kurth për ta zhdukur duke përfituar nga guximi i pafundëm i Skënderbeut. Një “ scythe” (banorë i lashtë i Azisë qendrore) kishte ardhur në oborrin e Muratit për tu ndeshur në një kafaz të mbyllur me rivalë të tjerë për jetë a vdekje. Fitoj duele të shumta dhe kishte besim të tepërt në forcën e tij. Secili rrotull kishte frikë kur guximtari Kastriot u ndesh me të, por ai i drodhi qafën me një dorë, dhe e vrau me tjetrën. Ata që nuk u mërzitën e duartrokitën.
Meqë ky duel i doli huq Muratit, ai gjeti një rast tjetër nëpërmjet një kalorësi persian, i cili kërkonte me ngulm të bëntë duel me heshtë (shtizë). Ishte një burrë që e njihte mirë këtë profesion, i cili lëvizte nëpër qytete dhe provinca, ku kërkonte përballje me kundërshtarë për tu përmirësuar dhe rritur reputacionin e tij.
Duhej një David për këtë Goliat, Aleksandri ynë i ri, vrapon drejt tij si një shqiponjë, e tërheq zvarrë dhe e shtrin për tokë persianin, i cili villte shpirt e gjak.
Por Murati, i cili luante personazhin e Saulit (mbretit të parë të izraelitëve), nuk reshti kurrë së gjeturi raste të tjera për të ushtruar Davidin e tij. Në luftë, i dha punë nga më të ndryshmet, por Skënderbeu korrte gjithmonë sukses, transformonte në trofe të gjitha çështjet që mund të shkaktonin rrënimin të tij dhe kthehej i gjallë nga goja e luanëve.

Ngjitja e Gjergj Kastriotit, rënia e Sulltan Muratit

Sulltan tradhëtari i thurte fjalë (lavde) të bukura Skënderbeut…I premtonte se do ti dorëzonte Shtetet (Tokat) pas vdekjes së babait, por ditën e fundit të jetës së Gjon Kastriotit, fjalë e tij dëshmuan se ishin mashtrime dhe premtimet i mori era.
Skënderbeut i kishte sosur durimi dhe vendosi të marrë Mbretërinë e Shqipërisë me një lojë taktike delikate. Lajmi bujshëm shkon në Pallatin e Sulltanit, dhe të gjitha qëllimet e Muratit ishin hakmarrja. Hali Bassa (Ali ose Halit Pasha) dërgohet me 40 mijë ushtarë për ti dhënë fund kësaj situate. Por të gjithë trupat e tij u shpartalluan dhe nuk u mbeti asgjë për tu krenuar, përveçse ndoshta humbja ndaj Kastriot trimit…
Çfarë mund të themi më shumë për madhështinë e Skënderbeut ? Fytyra tiranike dhe e ashpër e sulltanit, e cila pati qenë e tillë gjatë gjithë jetës së tij, u zbut dhe mori shenjat e një lutësi. Ai kërkoj paqen, por ia refuzuan, kërkoj një marrëveshje por e përçmuan. Arrogant, i ndjerë i provokuar, erdhi me 200 mijë ushtarë në Krujë, në kryeqytetin e Kastriot guximtarit (Sulltani dështoi plotësisht). Ai që kishte jetuar me lavdi, vdiq nga trishtimi i poshtërimit të tij dhe mori me vete në botën tjetër pafuqinë dhe dëshirën e përjetshme të hakmarrjes.
Mehmeti, djali i tij, terrori i Universit, i cili rrëzoi dy Perandori, pushtoj 200 qytete, vrau 20 milion njerëz, erdhi dhe dështoi po në këtë vend shkëmbor. A ishte e nevojshme gjithë kjo gjakderdhje për të shkruajtur mbi trofetë e Kastriotit titullin i Pamposhtur?

 Homazh për kontributin e Gjergj Kastriotit

Kush do ta kishte besuar së një njeri i vdekshëm do të arrinte deri në këtë pikë? Sigurisht, duhet pranuar se ai e huazoj emrin e tij tek Zoti për të gjitha këto, dhe anasjelltas Zoti i huazoj krahun e tij.
Thuhet për të që nuk refuzoi kurrë një betejë, kurrë nuk e ktheu shpinën, kurrë nuk u plagos, përveçse një herë fare lehtë. Ai ka vrarë dy mijë barbarë me dorën (shpatën) e tij. Mehmeti, djali i Muratit, dëshironte të prekte këtë shpatë të cilën Skënderbeu përdorte, e admiroj atë edhe pse ishte e larë me gjak turqsh. Atij i ra në dorë shpata e çelikut, por kurrë krahu që e përdorte.
O Kastriot trimi, në qoftë se katolikët mundën të shpëtonin nga tirania e Sulltanëve, kjo mund të ndodhte falë teje. Duhet pohuar që plagët tona ishin të pashërueshme, dhe përçarjet mes nesh na penguan ti sillnim ndihmë dorës tënde hyjnore. Ethet të morën jetën në qytetin e Lezhës…Pasi jetove si Komandanti më i admiruar, ti vdiqe si një fetar i vërtetë, duke prekur të gjithë zemrat e atyre që tu përkushtuan me shumë ndjeshmëri…
Dhe tani, ti nuk ke nevojë që të të gjejmë varrin, sepse memoria jote ka gjetur po aq monumente sa ka zemra ndër shekuj.

Burimi : © Dars (Klos), Mat – Albania


23 August 2016

Zhagitja e Kombit - nga Kolec Traboini


ZHAGITJA E KOMBIT

Ku e kemi mbrothësinë siç thoshte Naim Frashëri. Të madhit poet shqiptar do ti thosha se qiriri yt digjet përditë, ndërkohë që bijtë e përçit turko-osman si kurvat veç krihen. Nuk dinë tjetër të bëjnë veç shkatërrimit sepse janë gjen shkatërrues, dhe si urithët gjënë më të urryer në këtë botë kanë dritën. Atë dritë që na vjen nëpër shekuj nga paraardhësit tanë ilirë – pellazgë, na vjen nga Gjergj Kastrioti, që kjo skotë e huaj, mbetur si rudiment i zi në këto troje po kërkon me çdo kush ta shuaj, kësisoj të shpërbëjnë kombin dhe historinë e shqiptarëve.

Esè nga KOLEC TRABOINI

Nëse duam ta njohim vetveten si komb, si popull, si qytetërim, si traditë, duhet të kërkojmë me ngulm para vitit 1479 kur ranë nën errësirën shumë shekullore trojet shqiptare dhe me zjarr e hekur arbërorët e qendrave më të mëdha u vranë, u prenë e u dogjën të gjallë, ndërsa çdo vlerë qytetërimi u rrafshua me themel. Qëllimi i pushtuesve lexohet qartë: për mos lënë asnjë shenjë të identitetit të këtij populli të lashtë. Vandalët e orientit, hordhitë barbare osmane do të vendosnin kulturën e tyre të qytetërim - shkatërrimit. Mbeti vetëm çfarë fshihte nëntoka. Por edhe nëntokën arkeologjike do të vinte koha për tu shkatërruar nga pinjollët turko-osmane, tashmë të shfaqur si gjoja elitë shqiptare. Një shekull pas pavarësisë kjo barbari e re. Durrësi dhe Tirana janë shembujt më të mirë të shkatërrimit arkeologjik. Tiranën e konsiderojnë si krijim i një halldupi me emrin Sulejman Pash brekushja, një sahanlëpirës i sulltanëve,  ndërsa mbi qytetin antik të Durrësit, arkitektët dhe urbanistët-dumbabistë, firmosën fermanët si të parët e tyre, pra dhanë leje tË bëhen ndërtime të reja sipër themeleve të ndërtimeve 2500 vjeçare për hir te interesave të xhepit, por edhe programit shkatërrues për ti lënë këto troje pa identitetin e vet historik. Një dëshirë e çmendur, e shfrenuar, që kujtesa historike të shuhet, që historia para osmane të zhduket nga trojet iliro-pellazge. Asnjë herë në histori ky vend nuk kish parë të tillë shkatërrim nga barbaret osman dhe kopilët e tyre të mbetur si farë e keqe në trojet Arbërore edhe sot e kësaj dite. Për arbërorët vendas, autoktonë, pushtimi prej hordhive vandale turko-osmane shënon kohën zero. Kështu po bëjnë edhe sot për kryeqytetin shqiptar edhe kopilët e sulltan jaranëve. Ky ishte qëllimi dhe mjeti i sulltanëve mizore dhe stafeta kaloi nga etërit tek bijtë. Bëj baba që të ngjaj. Ngulmimi i disave taliban-tallaganëve të kulturës, që të kërkohet historia dhe ngjizja e qytetërimit shqiptar në shekujt e errësirës anadollake, tregon se këtë vend që nga 1912 e përkëtej, më së shumti e kanë sunduar pinjollët e errësirës së orientit se sa bij të dritës ilire shprehje e një qytetërimi të lashtë sa bota. Janë ata që e urrejnë deri në tërbim Nënë Terezën shqiptare. Ata që kishën katolike në kështjellën e Rozafës te kohës se Marin Barletit, shkodranit të madh, duan ta bëjnë me patjetër xhami si një e drejtë osmane, si e drejtë e pushtuesit,  si një revansh historik se kështu bënë edhe dyndjet turko-osmane kur erdhën. Të gjitha kishat e shqiptarëve i bënë faltore islame dhe e konvertuan popullsinë e mbetur nën tehun e shpatës. Gjithnjë me të njëjtin qëllim, që duke pasur të njëjtin besim me pushtuesin, popullsia vendase ta identifikonte veten si turko-osmane, pra kësisoj të realizohej zhbërja e shuarja e kombit shqiptar dhe sundim i përjetshëm turko-osman në trojet arbërore. Dhe kjo do të realizohej po të mos ishte kujtesa historike mbi Gjergj Kastriotin, bëmat e të cilit tashmë i tregonte historia e Europës. Dhe a mund të na thotë ndokush si e morën guximin dhe kush i solli në ditë të sotme, ca pjella bastarde të quajtur historianë osmanologë, që erdhën nga Anadolli tek varri i atit të kombit tonë Gjergj Kastrioti dhe e mallkuan. Ndërkohë që ata që e quajnë veten shqiptarë dhe e shoqëronin heshtën e zë nuk nxorën. Por të tjerëve, kopilëve të Anadollit,  besa edhe u pëlqeu sepse Gjergj Kastrioti siç admirohet nga shqiptarët me rrënjë arbërore-ilire ashtu urrehet për vdekje nga filizat e rinj të osmanëve, të mbirë së voni pas viteve 1990 e të mbështetur financiarisht nga ngordhësira anadollake. Si është e mundur të guxojnë aq shumë. Si kanë trimërinë e shpifur të sfidojnë e të na poshtërojnë Kryetrimin e Arbërisë që e njeh historia e botës si një nga gjeneralët më të zot të gjitha kohërave, mbrojtësin e Arbërisë dhe mbarë Europës. A jemi ne shqiptarë apo çfarë dreqin jemi. Ahmet Zherka, një shqiptar trim me fletë siç thotë populli, në mes të New Yorkut shtriu përdhe dhe ja shkimi fymën një pisi serb që guxoi dhe i grisi flamurin shqiptar. Aty ku e grisi aty krisi. Ahmet Zherka, ky shqiptar i panjollë, ky bir i denjë i kombit e shkroi historinë e vet, por edhe tonën gjithashtu. I la vetes nder e dinjitet, lartësoi kombin e vet. Shqiptari i vërtetë arbëror-iliro-pellazg, autokton e jo i ngulur si gozhdë e ndryshkur nga pushtuesit,  nuk të fal kur i poshtëron Atdheun e Kombin. Po këtu në trojet shqiptare, në këtë grusht të vogël trojesh që quhet Shqipëria e vogël londineze pse zhagitemi e pranojmë të përbaltemi nga një selçuk e përç Anadolli? A nuk kishte një shqiptar ti tregonte vendin atij qen bir qeni, që mori rrugën e nxori vrer edhe në Shkodër.  A thua ka mbarue krejt ky vend e u ka tha palca e atdhetarëve? Ah të ish ndodh aty Ahmet Zherka. Dheun e varrit të Gjergj Kastriotit do të kishte ngrënë përçi i zi i Anadollit. Por, e ka një shpjegim edhe kjo heshtje poshtëruese gjithsesi. Kemi një çerek shekulli që kemi dalë nga diktatura. Ku e kemi mbrothësinë siç thoshte Naim Frashëri. Të madhit poet shqiptar do ti thosha se qiriri yt digjet përditë, ndërkohë që bijtë e përçit turko-osman si kurvat veç krihen. Nuk dinë tjetër të bëjnë veç shkatërrimit sepse janë gjen shkatërrues, dhe si urithët gjënë më të urryer në këtë botë kanë dritën. Atë dritë që na vjen nëpër shekuj nga paraardhësit tanë ilirë – pellazgë, na vjen nga Gjergj Kastrioti, që kjo skotë e huaj, mbetur si rudiment i zi në këto troje po kërkon me çdo kush ta shuaj, kësisoj të shpërbëjnë kombin dhe historinë e shqiptarëve.
Dhe duhet pranuar se këto qenia të pështira, të shfaqura herë-herë me shkëlqimin e pushtetarëve sundues, deri më tani e kanë bërë punën shkatërruese mrekullisht. Prandaj i sheh që një rrugë që bashkon dy pjesët e kombit Shqipëri-Kosovë, ja japin koncesion bijve të sorollopit të osmanëve që ti taksojnë shqiptarët për rrugën që kanë ndërtuar me paratë e vetë shqiptareve. Të mos shkosh më në Mirditë, Kukës, apo Tropojë pa u paguar taksë osmanëve. I gjen bijtë e osmanëve në miniera që dikur nxirrnin edhe ar e flori, por sot ka shkuar gjithçka për dhjamë qeni dhe nuk dihet ku përfundon pasuria kombëtare e këtij populli që mbeti e mbeti skajshëm i varfër. Nuk po flasim për ushtrinë kombëtare që nuk e kemi. Dikur Gjergj Kastrioti veç për një betejë ngrinte në këmbë një ushtri prej 40 mijë luftëtarë të sprovuar me të cilët përballonte mbi 100 mijë turko-osmanë. Ku jemi sot? Një togë ushtarësh të shpartalluar që mbledhin plehra brigjeve të detit nën komandën e drejtuesve pa asnjë vlerë e autoritet komandues. Dhe na tregojnë përralla plakash buzë vatrës, se do të na mbrojë NATO, nëse i teket fqinjëve të jugut të armatosur deri në dhëmbë të na sulmojë për të realizuar ëndrrat e tyre të çmendura në Shqipërinë e Jugut. Ja kjo është historia e bijve të etërve pa lavdi, që më së shumti kanë qenë  bythë a brekë me pushtuesit.  Prandaj i sheh të dalin në fotografi e të pozojnë krenarisht me një hienë barbare, një riciklimi i përbindshëm i sulltanëve turko-osmanë në kohërat moderne në Ankara e Stamboll. Qe besa, mençuria e të parëve tanë nuk bie poshtë kurrsesi;  çfarëdo që të ngjasë e sido që të bëhet çfarë lind nga macja gjuan minj. Edhe kopilat e Orientit mbetur si bacile kolere në trojet tona arbërore, ashtu do të bëjnë. Dalin nga errësira dhe gjuajnë dritën. E ne shqiptarët autoktonë zhagitemi. Deri kur më kështu?!

23 gusht 2016