LARASKAT E DIPLOMACISË
E gjithe kjo bandë horrash politikë e konsiderojnë atdheun si një lopë hollandeze, që prodhon qumësh për një batalion husarësh që lukurojnë nën hijen e një qeverimi idiotësh në Zululland.
E gjithe kjo bandë horrash politikë e konsiderojnë atdheun si një lopë hollandeze, që prodhon qumësh për një batalion husarësh që lukurojnë nën hijen e një qeverimi idiotësh në Zululland.
KOLEC TRABOINI
Boston
Boston
Duke u përpjekur ti spjegohem për llogarinë që më kërkon, diplomati ynë i lartë, mbi botimin e shkrimit tim "Diplomacia e frikës" në gazetën "Ndryshe" në Tiranë, dua t'i sjell me dije se, si person, në asnjë rast nuk kam vënë dorë në korespondencen tij private, siç diplomati pretendon e çfarë, po të qe e vertetë, është e natyrshme që do të përbënte një incident diplomatik!!!. Aq më tepër për faktin se unë jam, jo vetëm shtetas shqiptar, por edhe qytetar amerikan, e jetoj në këtë vend prej 13 vjetësh, e mund të ndodhte që SHISH-SHIU alios SHIKU, e qeveritarët e sotëm, që kanë qënë po ashtu qeveritar-mjeranët e djeshëm, do të hapnin dosjet e 97-tës e do të riakuzonin amerikanët se po merren me spiunazhe ndaj ambasadave të tyre. Se edhe për Gerdecin qeveria e diplomatit tonë Çollaku, të gjitha anatemat i drejtoi pertej oqeanit, sikur ua ndezi bombat luftarake (me kapacitet sa gjysma e bombës atomike që u hodh në
As në diktaturë e as në demokraci. Fakti që nuk më kanë afruar kurrfarë funksioni a nënpunësimi, sado të vogël, asnjëra nga partitë, verteton katërcipërisht pastërtinë time. Sepse nuk ka mbetur spiun sigurimi pa marrë një kolltuk a një funksion diplomatik. Këto ditë, mbas 17 vjetësh demokraci, na doli se edhe Qemal Sakajeva, këshilltari e miku i kryeministrit Berisha që në kohën kur kanë qënë të dy komunistë të Enver Hoxhës, na paska qënë në mënyrë të dokumentuar, agjent sigurimi. Një spiun i fëlliqur pra, çfarë e bën pleh reputacionin publik të qeveritarëve të sotëm, ku ka gjetë fole edhe spiuni i dokumentuar në shtypin e Tiranës, Eqerem Spahia, i cili paturpësisht e si faqezi, qëndron si zevëndës ministër. Çfarë turpi! Thuaj pastaj që Shqiperine nuk e sundojnë spiunët e mafia. Aq më tepër ky problem ndërlikohet, kur peshorja e spiunazhit rëndon më tepër nga krahu diplomacisë se sa i shoqërisë civile.
Është si rregull i pa shkruar që tre të katërtët e nënpunësve të ambasadave janë spiunë sherbimesh sekrete, ashtu si në Shqiperi të paktën gjysma e pushtetarëve, politikanëve dhe të funksionarëve, duke përfshirë edhe deputetët kanë qënë agjentë të sigurimit gjakatar komunist, ose më e pakta janë bij kriminelësh të diktaturës. Shtoj se nuk jam marrë a merrem as me afera partish politike mafioze, të cilat e kanë kapluar shtetin e sillen me popullin e vet, as më pak e as më shumë, por si të ishte një popull i huaj e këta qeveritarë janë gjeneralat që e kanë pushtuar e robëruar atë.
Nga ky vend lirie ku jetoj e ku pushtetarët e politikanët janë fort të miresjellë me popullin e vet, kam mësuar mjaft gjëra të dobishme, ndër të cilat të respektoj jeten personale të njerëzve, të merrem vetëm me veset e cilësitë negative që e dëmtojnë një shoqëri e një popull, por kurrë në aspekte intime të jeteve njerëzore, madje as të atyre që janë persona publik, si rasti i sërës të nderuarit diplomat të lartë të qeverisë, Kreshnik Çollaku. Të jetë i qetë ky diplomat me angazhimet e mëdha që ka, e, edhe më tej të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e vet për të shkruar privatisht çfarë të dojë e kujt të dojë, se kjo “privaci” tij, siç shkruan në letrën që më dergoi, në asnjë rast nuk do të përbëjë interesimin tim. Edhe sikur rastësisht të dërgojë i nderuari diplomat, "vrong uej", tek adrese-maili im një letër, le të fantazojmë një letër flirt, me ndonjë bukuroshe diplomatike në Uashingtoni apo Nju Jorku, të jetë i bindur se do ta asgjësoj, madje pa e lexuar. Nuk i lejoj vehtës një luks të tillë që të hyj në intimitetin e tjetërkujt, kushdo qoftë ai e për çdo shkak, qoftë ky dhe armiku im. Ajo çfarë më intereson në rastin e një diplomati shqiptar në Amerikë, nuk është çfarë bën ai pas pune e me kë drekohet e darkohet, por vetëm mendimi dhe veprimtaria e tij dhe e çdo diplomati tjetër si persona në funksion publik. Kjo sepse janë përfaqesues te atdheut, që fundja nuk është vetëm atdheu i atyre që e mjelin si të babëzitur nga karrriket e pushtetit, por edhe atyre që e duan atdheun pa përfitim. Nuk besoj se është nevoja ti kujtoj një personi që paguhet për të bërë punën e diplomatit, thënien e Xhon Kenedit, se jo të pyesim çfarë na jep atdheu, por çfarë unë i dhashë atdheut sot. Pretendimet e funksionarit të lartë të ambasades shqiptare në Amerikë dhe akuza që më bën nga pozita zyrtare, mua si gazetar për një “krim moral”, tregon se në çfarë mjedisi rrojnë e çfarë mentaliteti kanë punojnësit e diplomacisë, që mjerisht si në kohën e Hoxhës edhe sot e kësaj dite, ambasadat janë kthyer në fole pëllumbash për farë e fisin e miqtë e lëng stërlëngun e qeveritare të Tiranës, të cilët darovisin pa hesap tarafin e vet sapo marrin pushtetin, sikur ta kishin atë mall të babait. Sqaroj opinionin publik se letra e zëvëndësambasadorit shqiptar, që unë e quaj një manual ordiner këshillash foshnjore, ka qarkulluar në internet, dhe unë nuk kam rëndur pas asaj letre, nuk ka qënë e nevojshme ta bëj këtë gjë, sepse më ka ardhur prej forumit publik ku unë marr pjesë me diskutimet e shkrimet e mia. Alibia e tij se gjoja nuk e di se si ja kane grabitur arkivin “privaci”, pra leter-mesazhin që i ka dërguar një zonje, nje mikje, është një gjë që i takon atij ta zgjidh e ti shkojë punës deri në fund, sepse mua nuk më intereson se kë ka mike, kujt i shkruan e çfarë i shkruan diplomati yne. Ajo çfarë di është se letra ka një përcjellje me shënimin se i bëhet publik komunitetit shqiptar, via internet, me lejen e z. Çollaku. Nëse kërkon ky zotëri origjinalin e letres, bashkë me shënimin shoqërues të mikës së tij, mund ta gjejë fare lehtë duke klikuar në Google( gugëll), por a duhet unë, një mergimtar prej 17 vjetësh, ti kujtoj një diplomati të lartë të vendit tim se në botën moderne të internetit ka edhe kërkues që të sjellin informacione të pafundme. A duhet ti them unë gjithashtu se kush jam, se kështu më shkruan, “nuk të njoh” kur të paktën që nga viti 1995 e këtej në komunitetin shqiptar, unë jam një prej zërave më aktiv dhe, në gazetën shqiptaro amerikane“Illyria” në Nju Jork, por edhe në shtypin shqiptar, kam botuar me qindra shkrime. Si nuk i paska rënë në sy këtij dipomati të paktën shkrimi im i fundit botuar në Shqipëri e internet e që pati jehonë “Noli përballë Janullatosit” ku ngre problemin e kthetrave greke që po zgjaten gjithandej në jetën shqiptare, nuk e di diplomati se është bërë festimi i 100 vjetorit të Kishës Shqiptare të cilën e provokoi dhe fëlliqi me praninë e tij agjenti i rafinuar grek, që më shumë se zotit, i është përkushtuar linjave e grupimeve antishqiptare.
"Dru me pre" shkruante Migjeni. Pra, le të presim dru deri në fund të jetës ne mërgimtarët, i nderuari diplomat i lartë i vendit tim, sa kohë që fati na e ka taksur këtë gurë Sizifi mbi shpatull, të kemi një Atdhe në duar satrapësh e kasapësh, hajdutësh e kopukësh. E, anipse për një kohë të gjatë punëtor i mendjes, shkatrrimi që sollën të pamënçurit e politikës, ma hoqi atë privilegj moral të ushtroj profesionin e pasionin tim në Atdhe, e sot vuaj për çfarë ndodh, stigmatizoj prapësitë e s’pushoj së shkruari, që gjërat të bëhen më mirë, duke përdorur si moto thenien e Dostojevskit "E bukura do ta shpëtojë botën". Vertetë do ta shpëtojë por, kjo do të ndodh nëse këtë të bukur e lëmë të lulëzojë dhe herë pas here ja pastrojmë vendin përreth nga barërat e këqija që i zënë frymën, e mbrojme pra, e këtë mision fisnik mbrojtës e kanë gazetarët, poetët dhe inteligjenca e popullit shqiptar, të cilit kam dinjitetin ti përkas. Anipse “ i panjohur” nga kryediplomati i vendit tim këtu në Amerikën e Xhorxh Uashingtonit, për të cilin, le ta vërë në vemëndje dipolmati ynë këtë fakt, im atë mësues, gazetar, kryengritës i pavarësisë, sekretar i Ded Gjo Lulit e flamurtar i tij, ka shkruar me admirim në një shkrim që mban datën 18 nëntor 1907 me titull “Të thoni gjithmonë të vertetën”, një episod nga fëminija e Uashingtonit, pra mbase është i pari shqiptar që ka shkruar në Atdhe për këtë gjeni amerikan. E megjithtë edhe im atë është po aq i panjohur si plot të tjerë atdhetarë, nga padija e atyre që e konsiderojnë atdheun si një lopë hollandeze, që prodhon qumësh për një batalion husarësh që lukurojnë nën hijen e një qeverimi idiotësh në Zululland.
Dua ta mbyll këtë reagim apologji para diplomacisë tartare, me një shprehje që Asdreni ynë i madh, nga Bukureshti, pas një përplasje që pati me kasnecët honxhobonxho diplomatikë të Qeverisë së Zogut( edhe këta që qeverisin në kohë të reja zogj janë ), i shkruante një bashkëfshatari të tij në Drenovë "Nuk dua dëshmi patriotike nga laraskat!" E pse ti donte ato dëshmi njohje a mirënjohje nga laraskat e diplomacisë, Asdreni?! Edhe pa to, Asdreni ishte e mbeti Asdren. Konica, anipse gjysëm shekulli i mohuar, gjithashtu. I zura në gojë se këta të dy kanë dhënë kontribut në fushë të diplomacisë shqiptare. Kryekreje ishin punëtorë të mendjes e puna e mendjes e anashkalon çdo qeverisje apo parade sharlatane nënpunësish që perjetësisht janë të destinuar të shuhen në mosdije e me pas mosnjohje e... harrim.