Bilal Xhaferri 2 November 1935 – 14 October 1986 |
Edhe pse diktatura është shembur dhe shkrimtari i deklaruar "armik", Bilal Xhaferri, ka afro dy dekada i tretur në dhè, ai vazhdon ende të jetë i persekutuar. Sigurisht, jo nga lexuesit e dashamirësit e tij të shumtë, por nga ata që u përpoqën sa mundën t'ia nxijnë jetën njeriut, kolegut të tyrej shkrimtar.
Nuk e lanë të botonte përveçse një libër me tregime,"Tokë e lashtë - njerëz të rinj" që gjithsesi i dha emër të nderuar tek lexuesi i thjeshtë, si edhe tek disa kritikë e rrethe letrare dashamirëse që e përkrahnin.
Deri këtu e lejuan, botonte tregime tek gazeta "Zëri i Rinisë" të cilat përpiheshin nga letrarët e rinjë dhe pasionantët e letërsisë, por kur Bilal Xhaferri guxoi të mendonte dhe të shkruante një roman historik për periudhën e Skënderbeut si "Krastakraus," lindën plot ambicje keqdashëse, plot fjalë nisën të qarkullojnë për birin e një të pushkatuari, që guxonte të konkuronte me majat e letërsisë se kohës, me korifejt e realsocit. Këtë, Partia e Punës (dhe e Lidhjes së Shkrimtarëve) nuk mund ta linte të ndodhte, prandaj mezi prisnin rastin të dënonin pinjollin e "armikut". Dhe rastin u a dha në dorë vetë Bilal Xhaferri, i cili duke jetuar e vuajtur bashkë me popullin e vet, dinte shumë më tepër se sa kritika zyrtare apo aparatçikët e Komitetit Qëndror mbi problemet e letërsisë e artit dhe të lidhjeve të saj me realitetin e jetës.
Por, çfarë tha ne esencë Bilal Xhaferri në Lidhjen e Shkrimtarëve. Pse nuk e pohoi Fadil Paçrami, në fund të jetës së vet te papënduar, vallë çfarë gjëme i bëri letërsisë shqiptare diskutimi i Bilal Xhaferrit? Vetëm pse tha që, trajtimi i figurës së grave malësore në një roman (skematik e konformist me ideologjinë zyrtare të PPSH, që disa shkrimtarë mediokër e quanin "hymni i letërsisë së klasës punëtore"), ishte i gabuar. Kjo për faktin se, vërtet gruaja malësore në shfaqje dukej e nështruar, e poshtëruar, por në thelb shoqëria dhe mjedisi shqiptar gjithnjë e kanë respektuar. Edhe analizat e Kanunit bëheshin prej pseudokritikëve të rregjimit, gjithnjë me qëllimin e keq për ta nxjerrë si ana më e zezë e jetës shqiptare. Malësia dhe malësorët ishin bërë sinonim i egërsisë dhe i prapambetjes shekullore në letërsinë e partisë. Malësia e Madhe e Shkodrës, Mirëdita dhe Puka, kryesisht krahinat ku banonin katolikët konsideroheshin armike. Atje rezistenca ishte më e madhe por edhe shtypja më mizore. Në Malesinë e Madhe, "reaksionare", malësorët, këta njerëz me zemër fisnike e bujare, pushkatoheshin pa gjyq nga kriminel si Toger Baba, Asllan Lici, Pal Melyshi e Xhemal Selimi. Internimet e burgosjet ishin të zakonëshme. Kërkohej ndryshimi i mënyrës së jetesës e traditave në mënyre të dhunëshme. Dërgimi i vajzave të reja në aksione ishte traumë për malësoret, po ku donte të dinte partia për tradita e zakone, për psikologji e konceptet. Edhe Kanuni lexohej dhe interpretohej sëprapthi, duke mos gjetur tek ai kurrfarë vlere, as të paktën historike për kohët kur shoqëria shqiptare jetonte ende jashtë legjislacioneve civile dhe në kushte izolimi historik. Vetë libri i Kanunit, i Atë Shtjefen Gjeçovit të vrarë prej serbëve, ishte i ndaluar si të ishte "Main Kampf" i Hitlerit. Po të gjenin një libër "Kanuni" a kopje të "Lahuta e Malcisë" e Gjergj Fishtës të priste burgu.
Duke jetuar në mes të malësorëve të zonave veriore, ku dhuna komuniste ishte shfaqur me egërsi të pashoqe, Bilal Xhaferri do të zbulonte tek ata jo vetëm vuajtjen e mjerimin ku e
Bilal Xhaferri foli anipse rreziku ishte i madh. Foli kur të tjerët ishin kthyer hija e vetvetes e bilbilonin nëpër vepra ideologjinë e partise dhunë. Foli sepse si Prometeu i Eskilit, vuante dilemën "më dhëmb kur hesht, më dhëmb kur flas, as vetë s'e di kur më dhëmb më shumë". Guxoi e tha të vërtetën që buçiste jo vetën në shpirtin e tij, por edhe në gjokset e malësorëve të martirizuar prej skuadroneve të ndjekjes (lexo vdekjes)." Në Malesi gruaja respektohet e nuk poshtrohet".
Ajo çfarë i kishte mbetur Bilal Xhaferrit ishte të shpëtonte të paktën jetën, para se ta shqyenin çakenjtë e diktaturës. Urrejtja ishte aq madhe ndaj tij, qoftë nga partia qoftë nga krerët e letërsisë moniste, sa atë do ta pushkatonin me siguri. Bilal Xhaferri ishte i ndërgjegjshem për këtë fund tragjik që po i pergatitej nëpër kulisat e Sigurimit të Shtetit. Falë njohjeve, miqve të mirë, respektit që njerëzit kishin për të, arriti të arratisej në fund të gushtit të vitit 1969, duke shpëtuar nga kthetrat e vdekjes.
Por, më kot mendoi Bilal Xhaferri se do t'i shpëtonte egërsisë e dinakërisë së rregjimit. Do ta gjenin edhe pse larg. Enigma mbeti vdekja e tij. Pas një operacioni në kokë të deklaruar "i suksesshëm" shkrimtari u nxorr nga salla i vdekur e kurrfarë hetimi i plotë nuk u bë. Kjo të bën të kuptosh se "parja e kuqe e hafijellëkut" (siç më thoshte në të gjallë i ndjeri Preng Gruda, që e kishte strehuar mjaft kohë Bilal Xhaferrin në shtëpinë e vet në Detroit e, për këtë, më ka lënë një kujtim me shkrim), ka shkuar pra, në dorën që duhej për të kryer punën e Sigurimit të Tiranës.
Gjithsesi, kjo vdekje mbeti plagë e thellë dhe shkaktoi traumë për Komunitetin Shqiptar në Amerikë, ku Bilal Xhaferri ishte ndër intelektualët më aktivë me revistën e tij "Krahu i Shqiponjës", dhe padyshim një humbje e madhe për Letërsinë Shqipe jashtë kupoles komuniste.
Në vend që të heshtej me dhimbje për këtë vdekje tragjike, në një botim të ditëve të fundit të monizmit, emri i Bilal Xhaferrit (edhe pse me iniciale), u satirizua në mënyrë cinike nga një shkrimtar i nderuar e i respektuar, por që megjithë talentin e admirueshëm që nuk mund t'ia mohojë kurrkush, kurrë nuk i shpëtoi vogëlsirave në të cilën e fuste në ngasje ambicja.
Është e vërtetë që "shkrimtarin B.XH. koha ia dha varrit" por, jo për t'u harruar siç thuhet tekstualisht në atë libër botuar rreth vitit 90, përkundrazi, për të shkëlqyer dhe për t’u admiruar nga populli shqiptar duke u vendosur në altar e Atdheut si martir dhe talent i madh i letrave shqipe, që kurrsesi, megjithë dëshirat vetiake të ndokujt, nuk mund të përbëhet vetëm nga një dorë, vetëm nga një mendje e kurrsesi vetëm nga një penë...
Në spitalin e Çikagos, në tetor të vitit 1986, në moshën 51 vjeçare vdiq njeriu, por mbeti gjallë në kujtesën e njerëzve krijuesi i martirizuar, krijimtaria e tij që sot është pronë e gjithë lexuesve shqiptarë. Mirënjohjen prej lexuesve e meriton intelektualja çame Ballkiz Halili, e cila ruajti një kopje në dorëshkrim të romanit "Krastakraus"qe ja kish dhënë vetë autori. Duke shpëtuar veprën e Bilal Xhaferrit prej zhdukjes, përmes rrezikut të jetës së vet, ajo bëri shumë më tepër se një akt disident. Sepse disidenca është vepër, është akt nën shëmbëllesen e Adem Demaçit, e jo monolog me vetveten me zë të brendshëm brenda katër mureve të shtëpisë... Në këtë rast, ruajtja e librit të "armikut", është akt shumë herë më kurajoz nga "disidencat" e disa shkrimtarëve zyrtarë, që më kot përpiqen t’i mësojnë publikut që t’ua lexojnë veprat, që deri dje ishin konformiste të regjimit monist, si disidente e kundërshtare. E njëjta mirënjohje i takon edhe kritikut Adriatik Kallulli që ka ruajtur poezi të Bilal Xhaferrit në shtëpinë e tij, kur kjo përbënte një rrezik të jashtzakonshem
Miti i martirit të letërsisë Bilal Xhaferri ndrit udhën e brezave shqiptarë, të atyre që artin e bëjnë nëpërmjet dhimbjeve dhe sakrificave, e që vlerat i arrijnë nëpërmjet veprave të veta dhe aspak nëpërmjet mizanskenave, tarafeve, klaneve, të cilat (pse jo) të japin edhe çmime të mëdha kombëtare kur dhënësve ua do mideja dhe interesi. Ne kete kontekst edhe hapja ose mos hapja e dosjeve, është një lojë (krahas tërë lojrave dinake pseudo-demokratike të tranzicionit) që po luhet prej 17 vjetësh e, po në këtë sens, do të luhet akoma nga ata që diç duan të përfitojnë, qoftë nga varrimi apo çvarrimi i dosjeve në varrezat e diktaturës.
Ia nxinë jetën popullit duke varrosur të vërtetat dhe jetët njerëzore, e tashmë kur populli ka plot
”Të hapen dosjet!” thuhet me një kumbim të bujshëm. Patjetër, sepse populli ka nevojë për spektakël e hashish informativ sensacional... O burra t’i japim pra popullit delire të trëndafilta, t’i ngrejmë sipare ngjarjesh të mëdha, ta ngopim me kufomat e një pjese mjerane shkrimtarësh, a pensionistësh që heqin këmbët zvarrë, që t'i rritet oreksi e lavdia një pjese tjetër, atyre që kanë bërë "qëndresë" në kështjella ëndërrimesh.
Le t’i marrim gjërat me rradhë, pra të lexohen së pari dosjet e hapura,se ka plot, pastaj gjejuani anën atyre të fshehura, se vërtet duhen hapur të gjitha (në ju lëntë Komiteti Shqiptar i Helsinkit që herë herë merr nën mbrojtje mafien zyrtare dhe banditët e qeverisjes), pra të hapen nëse ka mbetur ende ndonjë dosje dhe për më tepër, pa u manipuluar gjëkund... Por me që kemi një dosje që e ka lexuar gjithë populli, si krye fjalë të thuhet:
- Më fal, Bilal Xhaferri!