shkrim nga KOLEC TRABOINI
dhe anekdoda te Tefes mbledhur nga KUJTIM DASHI
dhe anekdoda te Tefes mbledhur nga KUJTIM DASHI
E kujtojmë më së shumti
kur duam të shpëtojmë nga stresi, kur duam të largojmë mendimet e zymta e të gjendemi në gjendje humorale më të mirë. Dhe
sa e sjellim ndërmend Shtjefën Palushin, shkurt Tefa, që tashmë nuk është më në
mes të gjallëve (është lindur në Shkodër më 28 qershor 1943, dhe ka ndërruar
jetë në vitin 1985), por është i pranishëm me barsaletat, humorin e improvizuar
të tij, krejt të veçantë e të papërsëritshëm në mjediset shkodrane, buzëqeshim.
Në të vërtetë ishte një figurë emblematike humori, por dhe një artisti i madh. Personalisht kam
pas fatin ta takoj e të baj ndonjëherë xhiro në pjacë me Tefën, i cili ishte
fort i begenisun e më pyeste:
"Ç'ka bani ju atje në Kinostudio...se na
këtu kena mbet me kanaçe në dorë, e veç rrimë tuj lujt antenat e tue prit me pa
filmat tuj...". Kanaçet ishin disa
pajisje elektronike të thjeshta që ndihmonin antenat për të kap stacionet televizive
të huaja...
Ai bënte humor me gjithçka,
kishte një guxim - i çmendur për kohën e diktaturës. Por Tefa si Tefa nuk
pyeste. Kush guxonte atë kohë të botonte një karikaturë ku fëmija qante
"se i kanë rrahur qumështin"? Shteti e shiste qumështin pa një pikë yndyrë....
- Tefë, - i thoshim, - kujdes në rrugë se po të shtyp
ndonjë makinë se i kena shoferat pa maturë...
Ai qeshte e pak nga pak me veshtirësinë e shqiptimit thoshte:
Ai qeshte e pak nga pak me veshtirësinë e shqiptimit thoshte:
- Po shyqyr, tash po gzohet edhe nana se po më
drejtojnë.
Tefa kishte një difekt të lindur në trup dhe të folur tepër të ngadalësuar e me ngecje.
Tefa kishte një difekt të lindur në trup dhe të folur tepër të ngadalësuar e me ngecje.
Por, Tefa bënte humor edhe
ndryshe. E pyesnim ndonjëherë për krijimtarinë e vet:
- Si po të shkojnë
veprat Tefë?
- Për faqe të zezë,- përgjigjej.
- Pse ankohesh, Tefë?
- Po si mos me u ankue,
mor vlla! Lodhem në punë e dal në pjacë me u çlodhë e me vjen me plasë kur shoh
kryeveprat e mia tuj u tund në prapanicë të grave.
Tefa punonte piktor në
Tisazhin e Shkodrës e projektonte basmat më të bukura në Shqipëri sa e la
kombinatin e Tiranës dhe të Beratit nën hije. Po pikëllimin humoresk e kishte se
veprat e tij tundeshin e shkundeshin në pjacë në prapanicë të grave!
Kaq shumë janë të përhapura
barsaletat me emrin e Tefës në Shkodër sa nuk arrin të dallosh se çfarë është
burimore e çfarë e sajuar në emër të tij. Po sjellim ndonjë prej tyre:
Tefa futet në Kafe të
Madhe dhe i kërkon banakierit se mos kishte ndonji paketë cigare
"Partizan".
- Pasha besën asnji për be, -ia ktheu banakieri Lin!
Ndërkohë vjen nji bukuroshe shkodrane, e njohura e Linit dhe i kërkon nën za:
- Lin, t'a marrsha a ke ndonji "Partizan"?
Lini i dha fshehurazi dy paketa!
Tefa e pa dhe iu drejtua:
- Lin kam me të paditë, sepse po strehoni Partizanë!
- Pasha besën asnji për be, -ia ktheu banakieri Lin!
Ndërkohë vjen nji bukuroshe shkodrane, e njohura e Linit dhe i kërkon nën za:
- Lin, t'a marrsha a ke ndonji "Partizan"?
Lini i dha fshehurazi dy paketa!
Tefa e pa dhe iu drejtua:
- Lin kam me të paditë, sepse po strehoni Partizanë!
Në
trenin Shkodër -Laç viti 1976!
Futet në stacionin e Laçit në vagonin ku udhëtonte Tefa kompozitori
shkodran Ruzhdi Keraj. Mbasi përqafohen, Tefa i zgjat paketën Ruzhdiut që të
merrte një cigare. Ndërkohë kur Tefa po pyeste një tjetër - "Si je me punë
e me shëndet?" e pa Ruzhdiun që me shaka po i "vidhte" tre-katër
cigare e i tha:
- Ruzhdi! Që vjedh
muzikë e kam dijtë, por që vjedh edhe cigare sot po e marr vesh!"
Tefa ishte një artist i
madh që në Shkodër ka marrë trajtën e një legjende. Janë disa figura reale që
kanë jetuar në Shkodër që janë emblematizuar e janë bërë shumë popullore, ata
tregohen gojë më gojë nëpër breza si Osja i Falltores, Kol Tivari, Filipi
rrobaqepës e plot të tjerë. Shtjefën Palushi shkëlqen në mes tyre sepse ai
ishte një artist dimensional, një piktor dekorator tekstili më i miri në
Shqipëri, një karikaturist i shquar me një penel fin, përdorte si teknikë
grafikën, por edhe montazhin me tekstile plot fantazi. Ishte pjesmarrës në sa
ekspozita kombëtare e ndërkombëtare dhe
me botime të shumta në revistën “Hosteni”,
gjithashtu me të veçantën e një
humoristi popullor i paharruar në qytetin e Shkodrës, qytet fatlum se falë
bijve të saj të talentuar ka qenë një gurrë e pashtershme humori në histori.
Mbledhur nga shkrimtari Kujdim Dashi