Ded Gjo Luli me të birin Kolën |
MUNGESA E MADHE E DED GJO LULIT
Ismail Qemali e quante “Pushkë e ngrehun për
Shqipërinë”
Nga KOLEC TRABOINI
Shumçka në këtë 100 vjetor te Pavarësisë
po vihet në vendin e merituar. Edhe shpata e përkrenarja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut
erdhi nga Vjena që shqiptarët të shohin nga afër armët e burrit më të madh të këtij
kombi; erdhi dhe Meshari i të madhit Dom Gjon Buzuku; tashmë Ismail Qemali dhe
Hasan Prishtina janë në vendin që e meritojnë.
Mirë kish qënë të ishte edhe Dom Nikoll
Kaçorri dhe Luigj Gurakuqi, sepse nuk mund të shkruhet historia pa këto burra. Por
ndjehet mungesa e një tjetri që përbën lavdinë e kombit, flamurtarit të madh të
6 prillit 1911, bash e atij që Ismail Qemali e quante “Pushkë e ngrehun për
Shqipërinë”, është kryefjala për kreshnikun e Malësisë së Madhe, burrin e
panjollë, Ded Gjo Luli që u shkri megjithë familje për shqiptari dhe i mungon dukshëm këtij jubileu të madh të
shqiptarëve të gjithë botës.
Kur ka qënë puna për luftë ai është
ndodhur i pari, madje duke dhënë jetën e vet dhe bijve të vet, por tash në paqe
e në festime legjitime nuk është. Nuk ndjehet kurrkund. Nuk e përmënd kurrkush
në asnjë fjalim a shkrim a thua se ai ishte vetëm heroi ynë, pra i Hotit dhe Malësisë.
Por Ded Gjo Luli ka luftuar për Shqipërinë e jo vetëm për Malësinë. Se kështu i
tha Deda ministrit të Perandorisë Otomane kur u shfaq në Podgoricë duke u mburrur se erdha me ju takue:
“S’na ka marrë malli me të pa, por meqë erdhe dëgjo”,- e Ded
Gjo Luli theksoi : “Ato pika të Librit të Kuq i duam jo veç për vedi e Malësi,
por për tanë Shqypni”. Ky ishte Ded Gjo
Luli!
Tash Shqipëria feston e Ded Gjo Lulin po
e harron, aq sa u darovitën në Kuvend Popullor plot tituj e ndere. Disa prej të
cilëve për katragjyshët e vet, por nga ata luftëtarët e Ded Gjo Lulit asnjë. E
vajtueshme kjo pamje. E turpshme përpara historisë. Vërtetë ju dha titulli “Nderi
i Kombit” Malësisë së Madhe, por malësia
pa bijtë e vet nuk është gjë tjetër veç një grusht male. Eshtë njeriu pa është
mali e fusha, lumenjtë e deti.
Mbi dhjetë vjet më parë, në nje polemikë me
titull "Trumani apo Ded Gjo Luli" me milionerin shqiptaro-amerikan
Ekerem Bardha, kam ngritur zërin si
hotian më shumë sesa si gazetar, që në atë shesh që ndodhet në rrugën “Ded Gjo
Luli”, të mos ngrihet busti i Trumanit siç propozonte Ekerem Bardha, që do ta
financonte, por busti i Ded Gjo Lulit. Prej presioneve edhe të malësorëve
shqiptarë të Detroitit, Ekerem Bardha u konsultua me Ismail Kadarenë, i cili e
këshilloi të tërhiqej duke thënë se aty në rrugën “Ded Gjo Luli” do të ishte
mirë të ngrihej monumenti i tij e jo një tjetri. Ekerem Bardha atëherë deklaroi
se hiqte dorë nga projekti Truman e madje do të kontribonte me njëmijë dollarë
për bustin e Ded Gjo Lulit që do të ngrihej në atë shesh përpara restorant “Piazza”
të tij. Qysh atëherë kanë kaluar shumë kohë. Herë pas here e kam ngritur këtë
problem jo vetëm në shtyp por në çdo rast që kam patur mundësi, i kam kërkuar
angazhim edhe Fondacionit Ded Gjo Luli në New York, por në vesh të shurdhër gjithçka.
Edhe sot e kësaj dite ky shesh këndor prapa Muzeut Kombëtar mbetet me karrige
kafenesh. Bardha, që tashmë merret me vreshta e prodhimin e verës e ka shitur
Piazza-n tek një pronar tjetër, por busti i Ded Gjo Lulit nuk po vihet aty ku i
takon.
Po pse shqiptarët e Amerikës me origjinë prej Hotit e Malësisë së Madhe nuk po ndjehen kurrqysh për këtë punë të monumentit të Ded Gjo Lulit. Shoqata me emrin Ded Gjo Luli në New York bën organizime me shpenzime për turnamente sportive e nuk po bën kurrnji veprim për të krijuar një fond për këtë monument. Edhe shoqata me të njëjtin emër në Tuz mund të angazhohej me këtë veprim atdhetar anipse Ded Gjo Luli e ka një shtatore në Tuz që sheh përballë malit të Deçiqit. Ndërsa shoqata Ded Gjo Luli në Shqipëri me çfarë kam konstatuar, pas vdekjes se kompozitorit Zef Leka që e mbante me veprimtari, tashmë është inaktive e thuajse nuk ekziston. Sot që Tirana është bërë një qytet i madh ku vijnë nga të gjitha trevat shqiptare, në mes tyre dhe bijtë e Malësisë së Madhe do të ndjeheshim bash mirë që krahas Ismail Qemalit e Hasan Prishtinës të vizitonin e të vendosnin një tufë lule në shtatoren e Ded Gjo Lulit. Por ky monument për fat të keq nuk është në kryeqytetin e shqiptarëve të tërë botës.

Këtij kryeqyteti mjerisht i mungon kryekreshniku i Malësisë së
Madhe e i kryengritjeve që sollën Pavarësinë që gëzojmë sot.
27 nëntor 2012
Botuar në gazetën "Koha javore" # 544, 29 nëntor 2012, Podgoricë, Mali i Zi.
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit - nga Kolec Traboini
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab...
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit
Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini
Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif!
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti
KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Copy and WIN : http://bit.ly/copy_win
Copy and WIN : http://bit.ly/copy_win