KAMBANA
E ZOTIT PER MIKUN TONE KISH RA...
Daniel Gazullit
Nga Kolec Traboini
Gjithçka mund të shkruash për Danielin veç fjalën vdekje jo për besë. Nuk ka të bëjë vdekja me Danielin. Ishte teper vital në fjalën e tij ndaj nuk mund të mësohemi me idenë se ai nuk mund të shkruaj më. Ishim mësuar ti lexonim shkrimet e tij të cilat më së shumti kishin pathos atdhetar, ngulmonin në nxjerrjen në evidencë të traditave kombëtare por edhe në fushë të letërsisë. Padyshim kur vinte fjala për Gazullorët pasioni i tij ishte i ndezur, sepse vinin që nga Gazulli i madh në kohën skenderbejane e deri tek të fundit vëllezrit martir Dom Gjon e Dom Nikoll Gazulli.

Daniel
Gazulli ishte një njeri me vizion të gjërë, nga ata njerëz që tundohen tërë jetën
për fatet e kombit ani pse nuk kanë ndonjë ofiq a kollutuk nëpër zyra
qeveritare. Jo rrallë ka ndodh e vazhdon të ndodh që ata që nuk e kanë atdheun
për kurrgjë, dalin me shitmendje në krye të kombit, ndërkohë ata që punojnë për
komb e atdhe pa zhurmë e bujë heshtohen.
Miku
ynë Daniel ishte nga të heshturit, por që punonin përditë duke nxjerrë prej
shpirtit fjalë e mendime të bukura.
Edhe
natyra e tij ashtu ishte, e bukur. Buronte një urtësi tek ai, një dinjitet i
meritueshëm për gazullorët me emër në histori.
Çfarë
e bënte fjalën e Danielit aq të urtë, aq mirëdashëse, aq të thellë? A thua veç prej ndikimit të gazullorëve të mëdhej
të kombit. Nuk besoj se ishte vetëm kjo megjithëse kjo i jepte një dinjitet të
lartë ardhë prej genit tepër vital. Por ndikonte edhe fakti se Danieli ka qënë
mësues, një mësues i mirë, që përçonte tek nxënësit jo vetëm fjalën e bukur e të
mënçur, pra dijen por e jeptë atë edhe nëpërmjet qëndrimit të tij, ndaj shumë e
thërrisnin Profesor Danieli. Një emër plotësisht i meritueshëm anipse nuk ja
dha ndonjë akademi apo institut, por atë ja dha vetë populli që di të dallojë e
të vlerësojë.
Edhe
atëherë kur shëndeti po e lodhte ai nuk reshti së shkruari.
Më
ka ra shëndeti, më shkruante në një letër, por megjithatë, ço e rrëzo, përpiqem me dhanë ndonjë
kontribut.
Dha aq shumë me shkrime e letërsi të mirëfilltë duke përfshirë ato tregime të mrekullueshme për vendlindjen, poezitë, esét që mirëpriteshin nga lexuesit e shumtë e admiruesit e vet.
Dha aq shumë me shkrime e letërsi të mirëfilltë duke përfshirë ato tregime të mrekullueshme për vendlindjen, poezitë, esét që mirëpriteshin nga lexuesit e shumtë e admiruesit e vet.
Pat
shkue me shpresë shërimi në Itali. E erdh një çast që u shkëput. Pastaj u dëgjua
një zë të cilin nuk deshëm ta besonim. Teksa bisedoja me një mikun tonë të përbashkët
i thamë njeri tjetrit se ka edhe keqkuptime e fjala hapet ndonjëherë edhe pa qënë
e vertetë çka thuhet. Por doli se qe e vertetë. Gjëma kish ndodhur. Kambana e Zotit për mikun tonë kish ra. Ne ende nuk duam të bindemi. Duam të vazhdojnë
të rrimë me mendimin se ka shkuar në Itali për tu kuruar e do të kthehet. E
rrimë e lexojmë ato gjëra të bukura që ka shkruar. Në të vertetë jemi ne që
shkojmë pak e nga pak tek ai. Kjo ështe jeta. Një kalim gjatë të cilit duhet të
lëshosh sado pak dritë.
E miku ynë Daniel Gazulli e lëshoi dritën
e tij.
Kolec Traboini 12 nëntor 2012
Ky shkrim është botuar në gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria" New York # 2199 13-15 nëntor 2012
Kolec Traboini 12 nëntor 2012
Ky shkrim është botuar në gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria" New York # 2199 13-15 nëntor 2012