Gishti im i nxirë nga komisioni i zgjedhjeve le shijen e mesjetës |
KAÇAMAK
ELEKTORAL
NË SHQIPËRINË E ESNAFEVE
Nga
Kolec TRABOINI
Kolec TRABOINI
Megjithë dilemat për mospjesmarrje, më së fundi vendosa të shkoj në qëndrën e
votimit tek shkolla “Kristoforidhi”, në rrugën “Shyqyri Bërxolli” në Tiranë. Nuk u nguta.
Kur u gjenda aty ishte ora 5 e pasdites. Ne të vërtetë gjithçka dukej e qetë,
plot njerëz që dukeshin si sehirxhinj, por që në fakt ishin të interesuar e i
vigjëlonin sytë për të parë ndonjë hile që mund të bënte kundërshtari. Pasi
mora letrat, i vendosa shenjën e përzgjedhjes për kryebashkiak dhe për
këshilltarë e dola në oborrin e shkollës. Aty u gjenda para një surprize. Në
këndin e kundërt, përkundruall qendrës, por brenda oborrit të shkollës, ishte
një kënd i improvizuar me një tryezë e me një kuti votimi. Më bëri përshtypje
ndaj u afrova. Vajza në ballë të tryezës bisedonte me një çift, të cilët
shënonin në ca letra. Pastaj papritur u kujtova se letrat ishin identike me ato
që kisha plotësuar brenda në qendrën e votimit. M’u duk një gjë e parregullt, prandaj
sapo çifti u largua e pyes vajzën, çfarë ishin ato letra që plotësuan ata
njerëz. Fletë-anketime. - më tha. Çfarë anketimesh e kush i bën. Ora News
bashkë me qendrën e anketimeve AA….nuk më kujtohen shënjat që më tha. Këto janë
sondazhe. Po mirë, - i them, - këto sondazhe behën përpara votimeve e nuk është
e pranueshme të ngrihen instanca paralele ditën e votimit, sondazhet janë
prognoza jo realitete paralele, nuk mund të dualizojnët qendrat e votimit e
KQZ-të. Mua kështu na kanë thënë, - tha ajo. Deri këtu biseda ishte e thjeshtë
por mënyra se si po justifikohej nuk më pëlqeu, ndaj i shpreha dyshimin e dytë.
Si është e mundur që flete anketimet të jenë identike ne ngjyre e format dhe me
të njëtët emra si ato që unë sapo votova. Nuk e di, tha vajza. Dhe padyshim që
ajo nuk e dinte. Atëherë dyshimi im u konsolidua dhe i thashë: bukur, le ta
themi se është i mirëqenë dhe i ligjshëm ky paralelizëm ditën e zgjedhjeve. Më
jep mua dy fletë, një për këshilltar e një për kryebashkiak që t’i mbush e t’i
fus në kutinë që keni vendosur këtu në tryezë. Vajza më pa, dyshoi dhe më tha
prerë: Jo. Nuk të jap fletët. Pse? - e pyeta. Pse, - më tha ajo, - se ata që i
anketojmë i zgjedhim vetë. Po unë kam dëshirë të anketohem - i thashë. Kur unë
këmbëngula ajo akoma më shumë kundërshtoi. Nuk donte të m’i linte në dorën time
fletët e votimit (anketim) që ishin identike, siç thamë, me ato që
hidheshin në kutitë e votimit. Epo, vazhdova kuvendimin me atë vajzë duke
përdorur sarkazmën, o zgjedhje o zgjidhje, media private nuk ka pse gatuan
kaçamak në punët e hyqymetit...
Hodha sytë rreth e rrotull mos shihja ndonjë të policisë, që
t’i pyesja a janë të rregullta këto zgjedhje paralele, kuti votimi paralele e
fletë votimi autentike paralele në të njëtën qëndër votimi. Askund këmbë polici
megjithëse isha në qendër të Tiranës. Po këto fletë votimi ku shkojnë e
pyeta vajzën duke i treguar kutinë, ku mund ishin qindra fletëvotimi të
mbushura. I dinë ata, nuk e di unë, - tha ajo. Po, - i thashë, - i dinë ata,
por i përfytyroj edhe unë. Ajo vazhdoi punën e vet duke përzgjedhur njerëz, të
cilët mesa duket i njihte dhe duke mbushur fletë votimi e duke i hedhur në
kutinë e madhe mbi tryezë.
Mirë mua më lindi një dyshim, po ata që janë të interesuar që
zgjedhjet të mos manipulohen pse nuk u tërheq vëmendje fakti se fletët e
votimit ishin autentike. Ku i kanë marrë, ku i kanë shtypur dhe a nuk ka rrezik
që kjo arkë të futet fshehurazi në klasat e shkollës e të numërohet si kutitë e
tjera? Po sa të tilla ishin në tërë Tiranën?! A mund këto të keqpërdoren për të
manipuluar rezultatet? Këto gjëra kanë ngjarë prandaj të mos ju duket çudi të
dilni se keni votuar dy here- thashë me vete. Dhe pastaj vazhdova arsyetimin:
Se çfarë i duhet Ora News të përzihet në këto zgjedhje
paralele nuk e dimë por e marrim me mend, sepse ajo për të përfituar e ka pas
një kurs pro PD kur kjo ishte në pushtet, por menjëherë pasi këtij televizioni
Ministria e Kulturës së qeverisë së sotme sapo erdhi në pushtet, i shiti në
mënyrë të fshehtë e jashtë syve të publikut një pjesë të oborrit të Kinostudios
për një çapë bukë, e ka kthyer timonin 180 gradë dhe është në shërbim mediatik
të partive në pushtet. Me çfarë shohim përnatë aty, gjendet e kapur si peshku në
grep. Përndryshe e la veten të kapet nga pushteti me shumë dëshirë se nga
pushteti burojnë milionat e reklamave. Ajo çfarë ndodhi me Televizionin “Agon”
është edhe një mësim i mirë që po nuk bashkëpunove e pësove. Vajte për lesh.
E, mos vallë, na ruaj zot se ne vetëm hamendësime po bëjmë, me këto kuti Ora
News dëshiron t’i japë një dorë pozitivitet ndonjë kandidati të partive
në pushtet.
Mos më thoni që nuk është e mundur, sepse, si në asnjë vend tjetër
në botë, nuk ka gjëra të pangjara në këtë Shqipërinë tonë të esnafeve dhe kasnecëve televizivë.
21 qershor 2015
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:
Kush e zbuloi Eliza Dushkun?-nga Kolec Traboini
Bashkimi Kombëtar në Europë - një lojë tragjike me shqiptarët
Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini
Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Traboini
Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini
Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit
Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini
Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif!-nga Kolec Traboini
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini
Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti
KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI