ÇFARË KËRKON FEJA NË RRUGË ?!
Një avaz qe 30 vjet- a është ky një revansh fetar sfidues në një shtet laik?!
Jo vetëm që kjo dalje masive të krijon përshtypjen se je në Turqi a vendet arabe, por këta muslimanet shqiptarë kaq shume tolerante tregohen sa mbulojnë edhe Gjergj Kastriotin nën futën e zezë siç bëjnë me gratë e tyre nën burkën e fanatizmit mesjetar, sepse nuk e kanë të tyrin Gjergj Kastriotin. Të tyrin kanë sulltan Muratin që i falën në Kosovë dhe tyrben kanë e kërrmen e Osmanëve që e ruajne si sytë e ballit. Ketu nuk po shohim tolerance. Çfare tolerance të pretenduar, me të cilin term shiten dengla qeveritare në Europë, na paska Komuniteti Mysliman kur jo vetëm që del e sfidon duke u falur në rrugë por mbulon me burke edhe heroin kombëtar të shqiptarëve dhe një nga herojt me të shquar të kombeve të Europes, Gjergj Kastriotin. Atëhere Komuniteti musliman kudo ku ndodhet në trojet shqiptare e ka kohën për të folur hapur e për të treguar janë apo nuk janë shqiptarë. Shqiptarë pa Gjergj Kastriot nuk ka e as ka për të pasur kurrë. Kjo sfidë e fanatizmit islamik orjental është turpi më i madh dhe çnderimi më i madh që i bëhet heroit kombëtar të shqiptarëve ne Atdheun e vet.
Dhe shteti hesht dhe bëhet njësh me ata që e mohojne dhe e përdhosin zemrën e shqiptarizmës
Dy vjet më parë kemi shkruar, i kemi rënë kambanës për të dëgjuar zërin e arsyes, por siç po shihet revanshi islamiko-osman është aq i egër e i vrullshëm sa nuk e përballon dot as Gjergj Kastrioti me figurën e tij madhore.

Kolec TRABOINI
E trishtueshme, mijëra njerëz falen në bulevardin “Dëshmorët
e Kombit” që i takon gjithë popullit, falen e përfalen me kurriz nga Heroi Kombëtar
në bronx, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.
Kurriz më kurriz, për të mos thënë diç tjetër të rëndë. Po fundja le ta themi përderisa dhëmb aq shumë
në shpirtin e atdhetarëve që kanë ideale kombëtare e nuk i zëvendësojnë ato me
pasione fetare. Si mund publikisht në prani të mediave t’i kthesh masivisht të
prapmen Heroit Kombëtar të gjithë shqiptarëve që është fytyra e dinjiteti i
kombit shqiptar? Pse është zgjedhur pikërisht ky vend, kur xhaminë e Etem Beut
e kanë në krah të monumentit? Antagonizëm i shprehur në vizion, të cilin, veç
atyre që e kanë sajuar ligsht e me qëllime të mbrapshta mohimi të Gjergj
Kastriotit, të mos pandehim se bota e civilizuar nuk di të kuptojë domethënien
e mesazhin që përcjell ky kumt. Dhe ky nuk është një kuptim i mirë. Ai e dëmton
prestigjin tonë si shqiptarë në sy të mbarë botës. Gjergj Kastrioti mbrojti
qytetërimin europian, kulturën evropiane përballë hordhive të lindjes që vinin e
shkatërronin çdo gjë shqiptare mbi faqe të dheut. A meriton ai këtë përbuzje
publike për hir të interesave të një feje, që në fund të fundi u soll nëpërmjet
një pushtimi shumë shekullor dhe tashmë është prezent dhe duhet ta respektojmë
për hir të parimeve të lirisë që na e mëson Europa e kulturuar me parimet e saj
për lirinë e mendimit dhe besimit.
Gjithsesi, qoftë dalja masive dhe pozante e fesë nëpër
rrugë është e frikshme. Cila është domethënia? Kështu nëpër vende publike nuk
kanë dalë as në kohë të Ismail Qemalit, as në kohë të Vilhelm Vidit, as në kohë
të Sulejman Delvinës, as në kohë të Ahmet Zogut, as në kohë të Enver Hoxhës. A është
ky një revansh i qëllimshëm për të kundërshtuar apriori mendimin se raportet e
përqindjeve të popullsisë, sa i përket besimeve, janë pothuaj të njëjta dhe
shumica nuk është praktikante e rregullt e ritualeve të besimit të trashëguar
nga prindërit. Pse duhet të pushtohen rrugët e sheshet që janë të qytetarëve pa
dallime fetare. Pse duhet përpunuar lajmi mbi këtë dalje duke thënë se janë
gjysmë milioni besimtarë myslimanë në shesh? Kujt i intereson kjo shifër e
manipuluar, edhe kjo si gjithçka që manipulohet në këtë vend duke e pesëdhjetë
fishuar. Si qytetar shqiptar nuk dua që asnjë
lloj feje të manifestojë nëpër rrugë e vende publike që i takojnë gjithë
qytetarëve. Këto pamje nuk e përfaqësojnë Shqipërinë. As të gjithë shqiptarët.
Kështu është vepruar vetëm në kohën e Haxhi Qamilit dhe të Musa Qazimit. Kush e
di historinë e Shqipërisë i njeh këto persona regresivë e fanatikë ekstremistë
fetarë, të cilët i lidhnin atdhetarët e shkollarët shqiptarë me litarë e i
hiqnin zvarrë shesheve si të ishin qen.
Kush na paska këto nostalgjira për kohë të perënduara.
Çfarë është kjo ndodhi, si të ishim një vend i arab a i Lindjes se Mesme, që
kryeministri shtron iftar. Le të shtrojë si e çfarë të dojë në shtëpi të vet e
me shpenzimet e veta, por jo në
institucionet e shtetit laik e paratë e popullit. Dhe nuk flet askush, vetëm
mbllaçiten kameleonët e gazetarisë shqiptare që i lëpihen qeveritarëve. Nuk kanë
çfarë duan fetë në punët e shtetit, as në instancat e shtetit. Bëni të paktën
atë që bëri Ahmet Zogu, meqë kohën e Enver Hoxhës e mallkojmë të gjithë pa
patur as durimin të gjykojmë me kthjelltësi një epokë sado absurde të ketë qënë.
Shteti nuk duhet të japë asnjë qindarkë për fetë. Ato të mbahen nga besimtarët
e vet dhe të propogandojnë fenë në institucionet e kultit e jo nëpër rrugë. E
frikshme. Ku po vemi kështu? Na sheh bota, na shohin edhe ata të ISIS-it e thonë
e kemi terrenin e shtruar ndaj do ta pushtojmë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë.
Po a jemi ne në gjendje t’i bëjmë ballë mizorisë?! Nuk besoj. Atëherë pse nuk i
ndalojmë këto manifestime nëpër rrugë që të mos u krijojmë edhe të tjerëve
iluzione të rreme mbi identitetin tonë si shqiptarë. Pse duam të japim një
fytyrë tjetër për kombin, një fytyrë tjetër nga se e kemi. Nuk jemi shtet fetar. E për më tepër nuk kemi
aspak tolerancë, sepse po të ishim tolerantë, nuk do të pushtonim sheshet
publike që u takojnë gjithë qytetarëve. Me çfarë po bëjmë, nuk jemi pa rrezik,
prandaj i përmblidhni pasionet e fesë brenda vetes dhe institucioneve fetare,
objekteve të kultit që janë mbjellë anë e mbanë Shqipërisë.
Ta themi hapur, nuk mund të pranoj si qytetar shqiptar
dhe atdhetar, të tilla dalje të çfarëdo feje a besimi nëpër rrugë e sheshe, i
konsideroj revanshe madje të frikshme, jo thjesht për vete personalisht, por për fatin e
popullit që aq shumë ka hequr në histori e meriton ndriçim të mendjes e përparim si kombet e tjerë të Europës, sepse
ne nuk jemi Lindje, e për më tepër shumë travaje kemi hequr nga Lindja në
histori. Në jemi Perëndim, ne kemi qenë
e mbetemi në zemër të Europës, si një arterie jetëdhënëse. Kemi luftuar jo sot, por pesë shekuj më parë për
kulturën dhe qytetërimin në të cilin edhe ne jemi pjesë e pandarë dhe jo mish i
huaj i ngulfatur prej hordhive aziatike. Prandaj të kthjellohemi, asnjë iluzion
për rrugë tjetër nuk duhet të ketë për ata që e konsiderojnë veten shqiptarë
dhe atdhetarë të vërtetë edhe sikur për mbrojtjen e këtij qëllimi të kërkohet çdo
sakrificë. Hoxhallarët e priftërinjtë tanë të nderuar të mos i ndërsejnë besimtarët e vet për t’i
nxjerrë në rrugë, sepse rrugët e sheshet janë të gjithë popullit, në të cilët
përfshihen edhe ata, të cilët janë të shumtë ndër ne dhe zotin e vet e quajnë
me emrin shkencë.