13 July 2015

Palok Traboini, mësues, sekretar i Ded Gjo Lulit, flamurtar e luftëtar i Deçiqit 1911.



In Memoriam

PALOK TRABOINI
(Hot, 10 prill 1888 – Shkodër, 14 korrik 1951)
Mësues, sekretar i Ded Gjo Lulit, flamurtar e luftëtar i Deçiqit, publicist dhe poet.

Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Traboin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në një familje që i takon fisit Gojçaj. Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit, Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti (i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, “Motra Tone” e Kolë Arsen Idromenos. Me të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte 5 gjuhë, me ndërmjetësimin e Kolë Idromenos emërohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë vit martohet me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi familjarisht me rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe traditave që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumenj e një liqen përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det, duke u bërë qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan. Shërbeu si mësues në Prizren në vitet 1910-11 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në Hot kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe, më 24 mars 1911. Dedë Gjo Luli, të cilit i shërbente si sekretar (sipas shkrimeve të Gjush Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i Malësisë së Madhe, e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur muaj më parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar, luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur në një punëtori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e pretendentit si pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Ky pretendent për kurorë në Shqipëri që mbante një emër të gjatë aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco, më herët kishte patur lidhje me Faik Konicën, por më pas shkrimtari ynë e kishte satirizuar thekshëm. Flamuri që solli Palok Traboini është pikërisht ai që njihet si “Flamuri i Dedë Gjo Lulit “ dhe është fiksuar në fotografi nga Kel Marubi me shënimin “Flamuri që u ngrit në Deçiq”. Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe luftëtarët …’e ngritën disa herë në Majën e Bratilës, duke i paraprirë kështu shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë me 1912”. (sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002).
Palok Traboini ish mik e bashkëluftëtar me poetin Hilë Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nika, me luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtërisht e familjarisht me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja, Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga diktatura menjëherë pas luftës së dytë botërore) e tjerë.
Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetës “Koha - Bashkimi“, Shkodër 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të cilat bashkë me poemën epike “Lufta e maleve“ për kryengritjen e vitit 1911, përbën krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë. Palok Traboini është bashkëthemelues i Internatit (ose siç quhej në Mirditë ) Konviktit "Mirdita”. Konvikti "Mirdita u themelue në vitin shkollor 1925-1926 në një pjesë të Qelës së Abacisë. Në atë vit shkollor Kolë Dema ishte drejtor, Cin Çapeli dhe Palok Traboini mësues (AQSH, F.586, viti 1930, D.105, f.1).
Veç Oroshit të Mirditës(1925-26) ka qënë mësues në shkollën Franceskane, në Barbullush (1923-1924), në Shirokë( 1930-31), Bërdicë, Bajzë të Kastratit, Hot i Ri, në fshatrat shqiptare në Mal të Zi dhe Traboin të Hotit( 1940-1942).
Është propozuar për t’u dekoruar pas vdekjes nga veteranët kombëtarë të Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për pavarësi, por edhe si i pari mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i atëhershëm e ka lënë në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot e kësaj dite shtetarët e kohërave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike.
Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë i kanë mbetur derdhur në esè e vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë edhe plagë, më 14 korrik 1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike të Shkodrës.
Falë librit të çmuar të Petraq Pepos, shkrimeve historike të At Donat Kurtit, kujtimeve të botuara apo të lëna, të luftëtarit kryengritës Martin Ujk Çeku-Traboini, regjisorit të mirënjohur Andrea Skanjeti që ruajti dhe ma dorëzoi kopjen e vetme të poemës së humbur “Lufta e maleve” të vitit 1911 të Palok Traboinit, falë fondit të çmuar të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë ku m’u vunë në dispozicion numrat e gazetës “Koha Bashkimi”, Shkodër, të vitit 1910 dhe revista “Hylli i dritës”(1937), falë thesarit tonë kombëtar Fototekës “Marubi”, e, për të mos i harruar, ish nxënësit e miqtë e tij në të gjallë si Pjetër Hil Pali, Gjergj Gjok Shabani, Palok Prel Vuçetaj, Kolë Duku dhe Preng Gruda që më vunë në dorë dëshmitë e dorëshkrimet e tyre është bërë e mundur që në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë të  botohet libri “Flamuri në Deçiq” me autor Palok Traboini (Gojçaj). Gjithçka që ka të bëjë me krijimet e Palok Traboinit janë botuar pjesërisht më parë apo kanë mbetur në dorëshkrim dhe i takojnë viteve 1908-1911. Libri përfshin katër kapituj që paraqesin aspekte të ndryshme të krijimtarisë e të jetës së këtij autori. Promovimi i librit të Palok Traboinit “Flamuri në Deçiq” është bërë në Prizren ku ka shërbyer mësues para pavarësisë si dhe në Tuz të Malësisë, ku është dhe vendlindja e tij.
Nuk ka asnjë dekoratë apo vlerësim nga shteti shqiptar dhe megjithëse propozuar nga veteranët e Pavarësisë në vitin 1962,  nuk ka asnjë shkollë me emrin e tij, anipse është mësuesi i parë malësor dhe shkollën e Hotit të Ri e ka themeluar me inisiativën e shpenzimet e veta.
Mosmirënjohja njerëzore është cilësia më e keqe që mund të kenë njerëzit, por kur kjo mosmirënjohje ndodh nga shteti, kjo konsiderohet më e rëndë. Sepse kur një shtet nuk nderon atdhetarët, kështu ai harron e çnderon vetveten përkarshi popujve e kombeve të tjerë.[ Gjeresisht per kete figure ne blogun:  http://paloktraboini.blogspot.com/]

Gazeta Dielli New York 13 korrik 2015
Bota sot  Zvicer 13 korrik 2015



PALOK TRABOINI
TEACHER, POET, WARRIOR FOR ALBANIAN INDEPENDENCE

As a State, Albania was formed recently - in the early 20th century when after many wars she proclaimed independence on November 28, 1912 – but history knows this peoples from the most ancient of times.  She endured scores of invasions since Roman times; nearly 450 years under the Ottoman Empire alone.  This nation’s aspiration for freedom and independence has been expressed in countless wars and resistance, which have made it one of the most militant peoples in the Balkans.
Albanian national movements for independence, inspired by the deeds of Gjergj Kastrioti-Skenderbeu (Scanderbeg), have had their centers of resistance throughout the Albanian domain, in the south and north.  Especially distinguished in the uprising of 1911, which was one of the driving forces that one year later would bring independence and the formation of the Albanian state, are Kosova and Shkoder’s Malësia e Madhe.
The uprising of 1911 had its beginning in the Highlands of Hot, a region bordering Montenegro known for its warrior clans, under the leadership of the vastly popular Albanian Hero Ded Gjo Luli.
Against this revolt were sent considerable imperial Ottoman forces under the direction of General Shefqet Turgut Pasha, who had extinguished with blood, fire and violence the Kosova uprising of 1910.
In the midst of these events was one of Ded Gjo Luli’s fellow fighters, Palok Traboini, a young teacher and very cultured for his time.  This book is dedicated to him and his interesting life, and is titled after one of his literary works, the poem “The war of the mountains”.  Possessing knowledge of five languages, he began his writing in his city Shkoder’s newspapers, where he presents his ideas for the diffusion of culture and learning among his people.  His goal was the revitalization of pride and the national awakening of Albanians who were suffering under foreign occupation.  Palok Traboini began his teaching career in Prizren, Kosovë, where upon hearing of the uprising he immediately joined the ranks of the fighters from his birthplace, Hot.  Charged by the leader of the revolt Ded Gjo Luli, Traboini carried the Albanian National Flag from Vienna through the Dalmatian coast.  This same flag was raised on Mount Deciqi on April 6, 1911, and this event is considered one of the most important in Albanian History.  The insurrecting teacher took part in all battles and was wounded on July 15, 1912.
Witnesses have recorded in testimonials that Palok Traboini served as secretary to the leader of the revolt, Ded Gjo Luli.  During the siege of Shkoder by Montenegrin military forces, which lasted seven months between October 1912 and April 1913, he continued his patriotic operations by creating a connection between the nationalist forces inside the siege and those outside.
Palok Traboini continued his teaching work until the end of World War II.  In 1920 he fought in the War of Koplik, to defend Albania from the aggression of the Serbs, who wanted to invade Albanian territory.
The teacher was also a poet – in the fall of 1911, with impressions from the participation in the uprising, he wrote an epic poem, 1700 lines long.  In it he recounts with pathos the heroism of his fellow Albanian warriors who sacrificed their lives for their country.  With devotion he describes the figures of the fallen freedom fighters, especially that of the leader of the uprising, Ded Gjo Luli.
Palok Traboini, teacher, poet, warrior, passed away in 1951 and was buried in Rrmaj, the catholic cemetery in Shkoder.  Numerous authors, historians, and journalists have written about his activities and creative output including Prof. Petraq Pepo, journalism historian Prof.dr. Hamit Boriçi, writer Fran Camaj, Prof. dr. Gazmend Shpuza, historian Gjergj Nikprelaj, writer Prenk Gruda, journalist Dalip Greca, author Kujtim Dashi, teacher Gjush Sheldia, Preng Uli, Ilinden Spasse, Gjok Luli, among others.
Palok Traboini left two daughters and one son, Kolec Traboini, the latter being journalist and writer. He has collected and published accounts, documents, press articles as well as part of his father’s literary work “Flag in Deciq” published in 2012.


Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Kush e zbuloi Eliza Dushkun?-nga Kolec Traboini
 Bashkimi Kombëtar në Europë - një lojë tragjike me shqiptarët
Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 

Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit

Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 

Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... 
  Udhë e mbarë, o Sizif!-nga Kolec Traboini 
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI