KISHA KATOLIKE I ZBON POLITIKANËT, GREKU JANULLATOS U BËN JATAK
Nga KOLEC TRABOINI
E pashëmbëllt
ajo çfarë ndodhi në këtë Krishtlindje 2016. Një akt historik mund të themi.
Kisha Katolike e bindur më së fundi edhe ajo se shkaktarët e shkatrrimit të
Shqipërisë janë politikanët shqiptarë, vendosi që të mos pranojë asnjë
politikan në festimin e Krishtlindjes, dhe ta festonte atë me besimtarët e vet,
njerëzit e thjeshtë. Dhe ashtu ndodhi. Mirëpo djajtë për të janë djaj. Dreqër
me brirë. Ata i nxjerr nga dera dhe hyjnë si lukuni nga dritarja. Po kësaj
radhe kjo kastë e fëlliqur politike, këta hajdute që vunë pasuri përrallore, ja
mësyni Kishave Orthodokse, të bindur se shërbetori i grekëve që ka uzurpuar
kryesinë e Autoqefales së Fan Nolit do ti pranonte. Dhe kishin të drejtë në
pandehmën e tyre. Greku dinak i pranoi djajtë e politikës, u bëri jatak,u foli
fjalë miradie, ua bëri mendjen çorbë greke, sepse ata në të vërtetë punojnë në
të njëjtën linjë me politikat e tij dhe ato të Greqisë që duan greqizimin e
Jugut të Shqipërisë dhe shkatrrimin e Veriut. Kësisoj në këtë festë
Krishtlindjesh festuan edhe djajt. Djajt e politikës dhe misionari i Greqisë që
ka uzurpuar Kishën Orthodokse dhe ka shkatrruar Autoqefalinë me ndihmën e po
këtyre djajve antishqiptare Janullatosi është një gozhdë e ngulur në zemër të
shqiptarizmës. Ne Krishtlindje ngriti meshë greqisht sikur të ishim shtet raja
i Greqisë. Përmbys Noli në varr atje në Forest Hill të Bostonit. Po shqiptarët
edhe në kohë të turkut ngrinin meshë shqip e ky na solli grekofoninë. Është një
agjent i mirefilltë i inkuadruar në qëllimet shoveniste të skuadroneve
ultranacionaliste greke. Ai duhet të shporret nga Shqipëria. Mjaft më! Qëndrimi
i tij edhe më tej në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare është një katastrofë
kombetare. Në foto flamuri i vjetër grek mbi Katedralen e Janullatosit në
qendër të Tiranës për të cilën kemi shkruar kohë më parë. Dhe portreti i grekut
Janullatos me mbishkrimin 25 vjet në Shqipëri në meshë nuk flet shqip, por
greqisht sepse kështu është urdhëruar nga Megaloidheja shoveniste e Athinës.