10 December 2016

Don Carlo mjel lopën- nga Kolec Traboini

DON CARLO MJEL LOPËN

 Nga KOLEC TRABOINI

Bukner Art # 1 dhe # 2 janë bërë për bisnes. Rruan para me thes italiani Carlo Bollino me kësisoj sajimesh me bunker. Nuk i mjaftoi i pari po duhej edhe i dyti. Pse nuk deklarohet nga ministri kukull i financave sa para mori Bollino për të sajuar këto Bunker Artet Idiote? Për të parin thuhet mbi 1 milion Euro. Për të dytën nuk thuhet asgjë por ajo që dihet botërisht është, që Carlo Bolino pa i dhënë mbi një milion Euro nuk e luan sumën. Italian i zgjuar ai. I di vërra si nxirret paraja. Ka zbuluar në Shqipëri minierë floriri. Paguan populli shqiptar që vuan prej satrapëve E dini se për ti parë ato fotot e Martirëve në Bunker Art 2 duhet të presësh bilietën në hyrje. Pra pasi u bënë me paratë publike këto bunkermanira që i morën këta partnerët e Qeverisë Rilindase, populli duhet te paguaj sërisht e sërish e pafundësisht.
Pse heshtin ish të përsekutuarit dhe familjet e martirëve katolikë. Si e lejon Kisha Katolike të bëhet biznes me Martirët?! Pushteti në këtë rast është bashkpunëtor e partner i Don Carlos. Dhe publicitetin e bëjnë hapur në televizionin e Bollinos. Afro 5 dollarë një bilietë për të vizituar Bunker Idiot Art # 2. Ky popull që ripet, në televizionin e Bollinos duhet të shfaqet i lumtur.
Njëra dorë lan tjetrën e të dyja fytyrën e vet të lërosur të Parneritet Strategjik Media - Pushtet që funksionon suksesshëm.

Ndërkohë:

Hesht shtypi shqiptar.
Hesht Kisha Katolike.
Hesht opozita që pret kalendat greke për tu shfaqur.
Heshtin organizimet e ish të përndjekurve.
Heshtin familjet e Martirëve.
Hesht dhe Vatikani.
Ndërkohë Don Carlo Bollino mjel lopën shqiptare.
Faqja e zezë...

10 dhjetor 2016