PROTOKOLLI I GJENEVËS PËR VIKTIMAT E LUFTËS
- Nuk ka formë detyrimi dhe nuk është pranuar nga fuqitë e mëdha
rajonale-
Nga KOLEC TRABOINI
Protokollet që kanë të bëjnë me viktimat e luftës (ku përfshihen ushtarët e vrarë) janë trajtuar në Marrveshjen e Gjenevës në dy protokolle që mbajnë datën 8 qershor 1977, për të cilat nuk kemi dijeni nëse Shqipëria i ka firmosur. Por edhe nese i ka firmosur(çfarë nuk ka gjasë sepse qeveria komuniste nuk lejonte krijimin e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri) ato nuk kanë fuqi ligjore ndërkombëtare. Pra nuk janë të detyrueshme për tu zbatuar. Pra kemi dy protokolle.
1- Protokolli Shtesë lidhur me Mbrojtjen e Viktimave të Konfliktit
Ndërkombëtar të Armatosur, Gjenevë, 8 qershor 1977.
2- Protokolli Shtesë lidhur me Mbrojtjen e Viktimave të Konflikteve të
Armatosura jo Ndërkombëtare, Gjenevë, 8 qershor 1977.
Shënimi informues në Wikipedia në gjuhën italiane që i shoqëron këto dy protokolle ështe si më poshtë:
Meqenëse nënshkrimi dhe ratifikimi i këtyre dy protokolleve ka ndeshur
kundërshtime të forta, sidomos midis fuqive të mëdha dhe fuqive rajonale
evropiane, rregullat e përfshira atje për momentin nuk kanë marrë vlerën e së
drejtës zakonore ndërkombëtare.
Atëherë (pyesim ne Ministrin tonë të Jashtëm) mbi çfarë baze bëhen varrezat
e pretenduara të 12 mijë ushtareve greke që erdhën si pushtues në Shqipëri në
një luftë që kishte me Italinë, përderisa Konventa e Gjenevës per Viktimat (të vrarët) e Luftës nuk është e detyrueshme në të drejten zakonore ndërkombetare?
A nuk mjaftojnë që ti lemë ti mbledhin e ti varrosin në atdheun për të
cilin luftuan apo i duan si mercenarë të vdekur për misionin e Megalidhes, prej
të cilës kurrë nuk hoqën dorë shovinistët grekë.
Pse Qeveria jonë bëhet bashkëpunëtore e këtij qëllimi manipulues që mund të ketë pasoja tragjike për kombin shqiptar në rast të një konflikti ballkanik, sepse i lë Greqisë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në territorin shqiptar nën pretekste për të mbrojtur varrezat e grekëve të rënë në luftën e tyre pushtuese dhe jo çlirimtare.
Dhe derën e kanë të hapur sepse ende mbajnë në fuqi Ligjin grotesk dhe absurd të luftës me Shqipërinë që tregon në çfarë marrëzish dhe deliresh jeton politika greke.Por jo vetem ajo, por edhe këta marrokët tanë që nuk dinë të qeverisin dhe as të mbrojnë interesat kombëtare të shqiptarëve dhe shfaqen në fushën e diplomacisë si nul, apo kashtë e byk siç thotë populli.
https://it.wikipedia.org/wiki/Convenzioni_di_Ginevra