FLAMURI I DEÇIQIT NUK
MUND TË TJETËRSOHET
Nga Kolec Palok
Traboini
Pas hamendjeve të hallakatura
të një historiani që përzihet edhe me politikën, duke e bëre historinë politikë
e politikën histori e të dyja lëmsh, kinse flamuri i Deçiqit, sipas studimeve
të tij, ishte punuar e sajuar në sarajet e Krajl Nikollës ( bah!), ndërkohë sipas
rrokanisjes së kryeministrit shqiptar flamurin e Deçiqit ka gjasa t’ja kenë
dhurue Ded Gjon Lulit, Loli, Ilua e Pilua nga fshatrat e Përmetit që silleshin si
mërgimtarë poshtë e lart siujdhesës ballkanike, e...na del tani dhe një variant
se atë flamur e paska ngritur në Deçiq një malësore nga Gruda. Nuk e di çfarë ka
dashtë të thotë Martin Berishaj nga Sllovenia për këtë pandehmë të fundit që unë,
si i biri i Palok Traboinit, sekretarit të Ded Gjon Lulit e konsideroj
lajthitje historike, por jo e paqëllimtë. Se kësisoj pandehma po ndodhin shpesh.
Historia për disa paska qenë një pemë që gjithë se kush e gjuan me gurë për ti
marrë kokrrat. Në mënyrë të pa meritueshme sigurisht.
Mirë është që kur flitet
për datën 6 prill 1911 tu referohemi dokumenteve e jo ca shkrimeve që flasin
për ngjarje të mëhershme apo të mëvonshme.
Po pse po nguten disa njerëz për ti venë kësaj datë të 6 prillit të 107 të ngritjes së Flamurit në Bratilë të Hotit e në mal të Deçiqit atë farë lajmi se flamurin Ded Gjo Lulit ja paska ngritë Tringa e Grudës. A nuk e ka pas të renë, Nore Kolën afër, meqë u dashka lanë kjo punë flamurësh grave, të cilat padyshim që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, e thotë bukur Ndre Mjeda në tingëllimën e vet poetike "Liria" për nanat e Hotit.
Por aty ku janë shtuar ndërkamca në pasqyrimin e kësaj ngjarje thuhet “ tuj u kujtue, se Turku ditën e Shna Kryqit 1911 po e thete besën e vumë”. Po cilën besë pra? Për çfarë armëpushim po flitet më 6 prill 1911. Armëpushimi është bërë më vonë. Aq më tepër se flitet për një ngjarje në ditën e Shna Kryqit që i bie të jetë të paktën një muaj ditë pas ngritjes së flamurit në Bratilë të Hotit në mal të Deçiqit. Pse kjo sjellje, mos valle qe lexuesve tu ngulitet një emër tjetër e jo me ata qe e kryen ketë akt sublim atdhetar që nderon kombin.

Duhet vënë në dukje se
janë vra shumë trima malësorë para se të bëhej armëpushimi, për të cilët thuhet
në shënimin që përcjellin, dhe që nuk ka lidhje kurrqysh me atë datë e atë
ngjarje. Historia nuk është një kapotë e vjetër që mund ti fusim ca arna për ti
shty ditët. Për ma tepër Hotit në atë kohë lufte, nuk i kishte mbetë me ja
ngrit flamurin ndonjë grua, se ishte vra Kol Marash Vata, Lek Marash Peci,
Frano Zek Pllumi, Gjon e Zef Lulash Leka, Zef Lan Ula, Ujk Gjelosh Leka, Zef
Vuksan Leka, kushëriri im Gjon Ujk Çeku e
do djem të tjerë, por nuk i ishin vra tanë burrat Hotit. Nuk besoj se është
ashtu siç thuhet në këtë rast dhe të tjerë raste në përpjekje të sforcuara të
krijojnë pasqyrë të tjetërsuar mbi ngjarjen e 6 prillit 1911.
Në bazë të dokumenteve
historike "Palok Traboini në 1911 kishte kthye prej prej Austrisë e tre flamujt që kishte pru prej andej i kishte nda kështu:
njënin Ded Gjon Lulit, tjetrin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së
Trieshit".
Ky citim ndër
thonjëza është një dëshmi historike e dokumentuar në librin e historianit Prof.
Petraq Pepo "Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912"
f.446, botuar në vitin 1962, pra në
vitin jubilar të 50 vjetorit të pavarësisë. Ata që rrokanisën ti pështjellojnë
ngjarjet nuk paskan mbërrit për ti lexuar librat mbi historinë e mbi atë
ngjarje. Tash pas 107 vjetëve po ja heqin flamurin nga dora edhe trimit Ujk
Hasani i Grudës e po ja japin Tringës Smajles.
I panevojshëm ky modifikim
historik. Kësisoj retushimesh për qëllime politike shpesh bëheshin në kohën pa
kohë të diktaturës. Askush nuk ka të
drejtë me i heq e me i vu ngjarjet e historisë sipas dëshirës. Historia është
punë e kryer. Të kemi dinjitetin ta respektojmë atë dhe ata që e bënë
historinë. Në ngjarje të tjera Tringa e Grudës vërtetë ka vendin e vet të
merituar, por me 6 prill 1911 ku duan ta vendosin, nuk gjendet kurrsesi.
Të harrohet njerëzit
dhe ngjarjet kombëtare është një gabim, por kur kjo bëhet me qëllim duke i
tjetërsuar, është një krim ndaj të vërtetës historike.