PALOK TRABOINI
nga fisi Gojçaj/
familja Çek Nik Lulashit/ i Traboinit të Hotit
1- Palok Luc Traboini ka qenë mësues i parë i dalë prej Malësisë së Madhe, mësues i gjuhës shqipe që në vitin 1911 në Prizren krahas Lazër Lymezit e në vazhdim kudo në trojet shqiptare.
2- Ka marrë pjesë në kryengritjen e vitit 1911-12, ku është plagosur gjatë luftimeve më 15 korrik 1912 në majën e Haramisë.
3- Ka qenë sekretar i Ded Gjo Lulit sipas dëshmisë së shkruar nga mësuesi veteran Gjush Sheldia në 1959.
4- Palok Traboini ka shkruar plot artikuj atdhetare nĂ« gazetĂ«n e Dom Ndoc NikĂ«s “Koha –Bashkimi” nĂ« vitin 1910 e nĂ« vazhdim, nĂ« tĂ« cilat lartĂ«son kombin shqiptar e tregon origjinĂ«n shqiptare prej pellazgĂ«ve dhe ilirĂ«ve, por edhe shkrime pĂ«r bashkimin kombĂ«tar tĂ« shqiptareve.
5- Ka sjellë në Shqipëri përmes Dalmacisë Flamurin Kombetar i ngritur më 6 prill 1911 në Bratilë të Deçiqit.
6- Në një foto të Marubit ku ndodhet dhe Palok Traboini, fotografi i madh ka shënuar Luftëtarët e Deçiqit. Gjithashtu është fiksuar në një fotografi përkrah Ded Gjo Lulit dhe krerëve të Malësisë së Madhe.
7- Ka shkruar një poemë epike për kryengritjen e Malësisë së Madhe me rreth 1700 vargje që mban vitin 1911, kur ende nuk ishte shpallë pavarësia.
8- Ka organizuar rezistencën dhe ka marrë pjesë me armë në dorë me luftën e Koplikut në vitin 1920.
9- Në 1927 ka ndërtuar me shpenzimet e veta një shkollë në Hot të Ri dhe ka dhënë mesim mbi një vit pa pagesë nga shteti për femijët e hotjanëve të përzënë nga trojet etnike.Më vonë shkollën ja ka miratu miku i tij Hile Mosi.
10-Ka vazhduar të jetë mësues i gjuhës shqipe për afro 40-vjet në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare në Mal të Zi.
Dhe rezultati
historik:
U propozua të
dekorohej në 1962 në 50 vjetorin e pavarësisë nga bashkëluftëtarët e vet në Hot
të Ri të cilët ishin ende gjallë dhe propozimi shkoi në Kuvendin Popullor, por
u anashkalua sepse shpifësit komunistë kishin bërë punën e tyre dhe im atë i
vdekur nuk kish si të mbrohej. Ndërkohë unë isha fëmijë në shtëpinë e jetimëve.
Po ashtu është propozuar për tu dekoruar dhe më parë nga Shkolla e Barbullushit
ku ka shërbyer si mësues dhe është marrë në evidencë ky propozim nga Seksioni i
Arsimit ne qytetin e Shkodrës por pa rezultat.
50 vjet fle në
sirtarin e Kuvendit Popullor ai propozim. Qeveritë ndërrohen, komunizmi u shemb
por druaj se ai jeton si një atavizëm historik ne nënshtresë, ne koncept e mendësi
të administratës publike dhe të vetë shtetit.
Pra, e kam një
shembull se si vlerësohen atdhetarët e patriotët në një kaos institucional siç
gjendet sot Shqipëria.
Ky shkrim është
publikuar më 6 prill 2012