DEGRADIMI
I OPOZITËS SHQIPTARE DHE FASHITJA E POPULLIT
Nga Kolec P. Traboini
Nga që janë
të pazotë ti zgjidhni punët me këtë merhumin që na ka pllakosur në kokë me
marrëzitë e tij, të denja për një pacient në çmendi, opozitarët po kërkojnë nga
viktima, një vajze fshatare e dhunuar dhe e përdhunuar nga biri një prej atyre
që kanë pushtetin, të bëjë heroinën, pra
po kërkojnë të nxjerrin dhjamë nga pleshti. O të marrë! Viktima është viktimë,
nuk e përballon dot tërë këtë ngrehinë shtetërore dhe banditësh që të zhdukin
nga faqja e dheut pa e marrë vesh ku je e çfarë bëhet. Shikoni në tjetër kahje.
Por edhe tek popullin mos mbani shpresë.
Ky
popull është fashitur. Secili shikon bythën e vet. Edhe diktaturë e monarki tu
vesh mbi kokë, edhe fashizëm edhe nazizëm tu vesh mbi koke, ai nuk lëviz më.
Ju
mendoni se në 1997 populli u ngrit për të përmbys sistemin e autokrat të Berishës?
Çfarë shakaje. Humbën parat e mbeten trokë,
prandaj u ngritën.
Nuk ka më
ideale në këtë vend. Idealistët kanë vdekur. Dhe ata që ishin më guximtarët
ikën jashtë. Nuk lëviz më njeri në këtë
vend. Pastaj pse te lëvizin? Që të ikin një palë sundimtarë bukë-shkalë e të vijnë
një palë tjetër. Të ikin ca hajdutë e të
vijnë ca të tjerë. Për këtë duhet të ngrihet populli?
Harrojeni.
Shpirti luftarak i popullit ka marrë fund. Harro mushkë Valarenë se Ali Pashain e prenë! Sepse e keni
bërë ju të marrë fund besimi se Shqipëria mund e duhet të bëhet. Për një çerek shekulli e mashtruat dhe e grabitet
mizorisht. Pa le kur e futet në Konferencën e Vendeve Islamike si të ishin një
vend arab e jo europian. Po ju i keni harruar bëmë gjëmat e tramvajet që i sollët
këtij populli gjatë sundimit tuaj dhe dilni e flisni pa bërë asnjë lloj Mea Culpra
të paktën, sa për sy e faqe. Jo, se keni një krenari idiote. Apo se keni ende
mbi krye gjëmëzezën e këtij populli? Gjithsesi, nëse keni ambicie për pushtet,
lëvizni bythën ju që keni marrë përsipër të jeni kinse opozitarë e jo te nxirrni gështenjat
nga zjarri me duart e të tjerëve. Aq më tepër te ndonjë prej viktimave të
shumta që po krijon ky pushtet pushtash të papërgjegjshëm. Se nuk po e tundni
fare si opozitë. Jeni bërë më keq se ata që nuk duan të dinë çfarë bëhet në
këtë vend.
Populli ju sheh. Populli e kupton se ju
jeni zgërlaqur aq shumë sa nuk ju ka
mbetur veç lehja. Dhe për të lehur lehni mirë. Po pa bereqet se nuk ju beson më
njeri. E bëtë si puna e atij bariut që vuri kujën se ra ujku, veç për të bërë
shaka me fshatin, por kur i ra ujku vërtetë, askush nga fshati nuk lëvizi ti
vinte në ndihmë. Edhe ju, që sot kinse
jeni në opozitë, e mbajtët pushtetin dy herë me nga 8 vjet. Por çfarë keni bërë
a nuk na thoni? Kë futet në burg për shkatërrimin e ekonomisë shqiptare. Po kë
të fusnit? Se ju e shkatërruar vetë. Dini ti thoni popullit çfarë keni bërë.
Një të madh...E dini ju se çfarë keni bërë. E di gjithkush. Merrini erë tani
asaj që bërë.
Rrini
nën hijen e këtij të gjatit që mësoi nga ju dhe po e çon kauzën tuaj të
shkatërrimit dhe të hajdutërisë edhe më tej - edhe më lart. Pse mendoni se nuk
lëviz populli? Sepse e di mire se ju grindeni sepse, ai i gjati në pushtet e mban tepsinë për vete
e miqtë e vet (ata miq që deri dje ishin miqtë tuaj për kokë, bashkë-hajdutë e oligarkë) e nuk i ndan darovitë
e pushtetit me ju.
E kinse
nuk e dini se përmbysjet e mëdha kërkojnë sakrifica të mëdha. Po ju nuk doni te
bëni asnjë sakrificë. E doni tortën në pjatë. Se keni parti familjare. Parti
klani. Parti për te mbush xhepat tuaj e jo ato të popullit. Asnjë ndryshim nuk
keni nga partia që sot sundon mbi ju e që ju kinse i bëni opozitë. I njëjti veprim,
i njëjti qëllim, i njëjti stil për të rrjepur popullin e për të zabarisë klanin
e strukturuar politik.
Rrini se
mire jeni. Beni sa të doni llap-llap pa bërë asgjë, si këshill ndrikullash, e
atë trapin e gjatë do ta keni njëzet vjet mbi kokë. Në fakt ju e meritoni, po
kusuret i ha populli.
WORLD POETICA CHANNEL |