POETI
FATOS ARAPI, FISNIKU I BUKURIVE TË SHPIRTIT!
Nga
KOLEC TRABOINI
Fatos Arapi ishte dhe mbetet një ndër nga poetët më të shquar e më të veçantë në
letërsinë shqipe.
Tek ai gjente harmoni të përkryer njeriu dhe poeti. Të
gjitha ata që shfryjnë mllefe në këtë dite zie për poezinë shqipe e nuk
njohin vlerat e vërteta të një jete krijuese, e kanë paguar dhe vetë haraçin e diktaturës, por kinse janë ndryshe e dalin si vaj mbi lakra. Po kërkojnë
të na thonë se kush ka qenë Fatos Arapi (1929-2018) dhe krijimtaria e tij. E
kush po ngutet ta përgojojë poetin e vdekur dhe ende të pavarrosur? Bash ata që
as e kanë njohur e as e kanë lexuar ndonjëherë poetin e profesorin tonë të
nderuar. Nuk ka pasur njeri në Shqipëri që nuk e ka paguar haraçin e vet në
diktaturë, por në fund të fundit siç
njeriut i vjen vdekja, vjen peshorja që mat vlerat e ndan grurin nga egjra.
Nuk më
pëlqejnë as urra-të e surrogateve komuniste, por as dhe të sharat pa tru në
kokë për çdo artist që fati e vuri të jetojë në kohë të keqe. Në fund të fundit
kush ka qenë i talentuar ka lënë edhe vlera. Ne flasim për vlerat e jo për
plehrat. Mirëpo disa nuk munden ndryshe, veç duke gërmuar ndër plehra. Poetët
nuk i krijojnë diktaturat. Përkundrazi poetet janë të parat viktima të
diktaturave edhe dje edhe sot. Ky është një mësim historik. Është tragjedi jo
vetëm për shkrimtarin, por edhe për popullin, kur regjimet i kthejnë krijuesit
në vegla të tyre të verbra.
Fatos
Arapi pavarësisht se ka paguar haraç të madh krijues, është një familje
patriotesh, ai e donte atdheun e vet, lindi e jetoi dhe vdiq në këtë Atdhe për
të cilin ndjente krenari. Lexoni poezinë e tij për atdheun me një dashuri
sublime. Po sjell një strofë:
Atdheu
është dhimbje, është dhimbje.
një prill
i pikëlluar në shpirt.
atdheu
është kryqi, është kryqi.
e mban -
dhe të mban ty - në shpirt.
Edhe
atdheu ndjen krenari për të tillë bij. Ai ka qenë një poet lirik me vlera të
veçanta që nuk ka mbet për ta vlerësuar disa që as nuk e kanë idenë çfarë është
poezia, por telendisën e përpëliten si daci në gaviç në mjerimin e vet mohues e
smirëzi. A nuk shpifin edhe për Migjenin kështu, atë gjeni që e ktheu në rrugë
të mbarë hullinë e poetikes shqiptare duke e modernizuar atë.
Në një
poezi të tij, ndoshta të fundit nga dora e Fatos Arapit, shkruante:
Lexoni
heshtjen.
Këtë
forcë e qetësi shpirtërore, që me
dorë të
saj vendos epoka të tëra para e prapa jush.
Lexoni
heshtjen,
Ajo do
t’ju tregojë dramën e vërtetë
të një
shpirti të papërlyer
me
gjakun e ëndrrave hyjnore.
Lexoni
heshtjen,
Zbërtheni
kodin e moçëm të saj
dhe
përshëndetni ditëlindjen e një shprese.
Po ne a
nuk po mundemi ta ruajmë kodin e heshtjes pikërisht në ditën e humbjen se madhe
të poetikës shqiptare, në ditën e nderimit të fundit për poetin? Një smirë e
ligësi e madhe po e shtyn njeriun të flasë pikërisht atëherë kur duhet të
heshtë, sepse për analiza poetike, nëse kanë prirje kritizerësh, ka edhe të
nesërme. Gjithsesi, edhe nëse i hyjmë një komenti që bëjnë dashakeqësit duke e
vendosur Fatos Arapin në rendin e tretë të poetëve të asaj kohe, duhet të dini
çfarë mendonim ne studentët që merreshim me letërsi atëbotë dhe botonim edhe
ndonjë libër. Treshen në vlerësimin zyrtar e shihnim të përmbysur, sepse e
vërteta ishte se ai i treti, pra Fatos Arapi,
në të vërtetë ishte i pari dhe liriku më i mirë i atyre viteve, me pas
do te dilnim Frederik Rreshpja, Vehbi Skënderi dhe Ndoc Gjetja e të tjerë.
“E
bukura do ta shpëtojë botën” ka thënë Dostojevski. Dhe poeti ynë Fatos Arapi ka
lënë perla poetike, çfarë e motivon më së miri dashurinë e lexuesit për
autorin. Po citojmë një perlë poetike drithëruese të këtij autori "Si s'të
desha pak më tepër":
Unë e
desha përtej vdekjes,
Ashtu
dashurova unë
Edhe
prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e
desha pak më shumë...
Pak më
shumë ku shpirti thyhet,
T'i them
ndarjes: - Prit, ca pak...
Të
gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin
të gënjejmë pak.
Përtej
vdekjes, përtej botëve,
Atje ku
nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që
më rri mes Zotave:
"Si
s'të desha pak më tepër...".
Lirikat
e Fatos Arapit janë poezi që mbijetojnë në kujtesën e popullit, në bukurinë
shpirtërore të brezave. Nuk i harroj kurrë fjalët që më ka thënë në Athinë në
vitin 1995, shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht Kosta Valeta, kur po flisnim
për letërsinë shqipe: "Padyshim Fatos Arapi është liriku më i madh i
poezisë së sotme shqipe, një poet që ju
nderon ndër popuj të tjerë. Them kështu sepse e njoh poezinë e tij."
Urdhëroni
tani e lexoni këto poezi dhe uluni e shkruani të tilla perla, po të keni
këllqe, o ju kritizerë. Por pikësëpari duhet ta dini, e nëse nuk e dini ta
mësoni para se të uleni e të shkruani me shafran kundër poetit, se shpifja dhe
denigrimi nuk kanë qenë e kurrë nuk do të jenë art.
Nderim
për poetin lirik Fatos Arapi, këtë fisnik të rrallë të bukurive të shpirtit.
12 tetor
2018