31 January 2021

🟢 KUJTO POETIN - Një album përkujtimor për 40 poetë

POEZIA NË PRANGA 
Liria fillon nga kujtesa. 
 
(
Me rastin e përkujtimit të 40 poetëve dhe promovimit të librit “Kujto Poetin”, më datën 25.1 0. 2011, në Akademinë e Arteve)
 
Jeta e vërtetë e poetit fillon atëherë kur zhduket arkeotipi. Poeti është si perla që del prej thellësive të detit për të vezulluar përgjithmonë në rrezet e diellit. Në këtë sens ata e lënë shpirtin e vet të rrezatuar përmes zinxhirit njerëzor me kalim të parendur. Por, ndodh që edhe të harrohen. Të harrohen jo se nuk kanë vlera, porse, në këtë mishmash idesh, ambicjesh, hallesh të përditshme, këputjesh të lidhjeve mes hallkave të pushtetit dhe artistëve, po ndodh një përçudni që arti e artistët të konsiderohen si një handikap ekonomik dhe social. Disa autorë patën jo vetëm fat tragjik, por u shoqërua me një lënie në harresë e jashtë vëmendjes. Për të mos i lënë në harrim, ata me të cilët patëm thuajse të njëjtin fat të jetonim një kohë me peshë kolosale mbi shpatulla, por që tani nuk jetojnë më fizikisht, vendosëm të mbledhim nektar e polen prej shpirtit të tyre e t‘i vëmë pranë njeri-tjetrit, ashtu si ndoshta kurrë në jetë nuk kanë qenë. I vetmi kriter në këtë përzgjedhje të albumit poetik “Kujto poetin” është respekti, dashuria, mirënjohja për kolegët tanë poetë që shpirtin e tyre e kanë të derdhur në vargje, me dëshirën e mirë për të krijuar një traditë në vazhdimësi, sepse mendojmë se poeti duhet ta mbajë poetin edhe në të gjallë, edhe në të vdekur. Në këtë përkujtimore paraqiten dyzet autorë që nuk janë më, nga të cilët tridhjetë nga Shqipëria, katër nga Kosova, një nga Tetova, një nga Çamëria, një arberësh nga Kalabria si dhe poetë nga Diaspora. Katërmbëdhjetë nga poetët e paraqitur nga Shqipëria, thuajse gjysma, kanë qenë të persekutuar dhe të dënuar, nga këta, pesë të ekzekutuar nga diktatura, Lazër Shantoja, Trifon Xhagjika, Genc Leka, Vilson Blloshmi dhe Havzi Nela. Nga të arratisurit pas luftës së dytë botërore, një i dënuar me vdekje në Itali, por i amnistuar, Isuf Luzaj, poet e filozof, që ka dhënë mësime në disa universitete, Argjentinë dhe Amerikë, deri në Harvard dhe ka patur lidhje e komunikim me Borgesin dhe Nerudën, si dhe Arshi Pipa, ish i burgosur i arratisur, profesor në disa nga universitetet më prestigjioze amerikane. Më i madhi lirik i kohës, Frederik Rreshpja, shtatëmbëdhjetë vjet të jetës së tij i kaloi në mungesë të lirisë. Edhe mbas kësaj, ai vazhdonte të shkruante mrekullisht, madje dhe më magjishëm se më parë. Ai bëri të përmbyset dhe ridimensionohet tërë koncepti dhe shkalla hierarkike e poezisë. Poeti me fat tragjik Viktor Qurku, i imponuar nga rrethanat, kreu vetvrasje. Por nuk mendojmë se me këtë desh të vriste edhe poezinë brenda vetes. Të vetmen gjë që ky poet tragjik nuk do të donte ta bënte është vetvrasja e poezisë së tij si vetvrasja e trumcakut migjenian. Sa më shumë shkojnë vitet aq më shumë vjen në rritje figura e Trifon Xhagjikës, në etjen e tij të pashuar për liri e dinjitet, i cili meriton të konsiderohet më i madhi poet disident i deklaruar i kohës së diktaturës, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën. Poeti ynë pa iu dridhur qerpiku u tha atyre që po e dënonin: - “Më sillni një top, të qëlloj sistemin tuaj!”. Ne, gjithmonë e përftyrojmë Prometeun një atlet trupmadh, por në të vërtetë paska qenë ndryshe. Trifon Xhagjika na mësoi se si mund të ishte një Promete lirie, trupvogël por që krijon me zjarrin e shpirtit. Kurrë nuk duhet të harrojmë se Poezia e vërtetë gjatë gjithë historisë së njerëzimit ka qenë e mbetet pararoja mbrojtëse e dinjitetit njerëzor. Ndaj: Kujto Poetin! Poetin e vërtetë, të pakompromis. Atë që nuk të fsheh asgjë por, të jep në dorë drithërimat e shpirtit dhe rrahjet e zemrës së vet. Atë që thotë vetëm të vërtetën e vet emocionale, pa asnjë mbulesë e artificë e që pas kësaj, ajo bëhet e vërteta jote estetike dhe pjesë e pandarë e botës tënde. Atë gjithherë e ke mik të shpirtit - edhe nëse në mes të gjallëve nuk e gjen. 
 
 KOLEC TRABOINI
 Tiranë, 25 tetor 2011  
 
Pjesë nga parathënia e librit “Kujto Poetin” Pantheon Books 2011
_______________________________________

LAJM NGA NGA GAZETA "PANORAMA"

Një kujtesë për 40 poetë

“Kujto poetin”, homazh për poetët e dënuar
“Kujto poetin”, homazh për poetët e dënuar “Kujto poetin”, kështu titullohet libri-album, i cili u kushtohet 40 poetëve shqiptarë, të cilëve diktatura i rezervoi një fat tragjik. Disa u vranë, të tjerë u mbyllën qelive, të tjerë u dënuan me harresë. Një libër i përgatitur nga poetët Kolec Traboini dhe Iliriana Sulkuqi në segmentin gjeografik Tiranë-Boston-New York, i cili u prezantua në Akademinë e Arteve. “Në këtë përkujtimore paraqiten dyzet autorë që nuk janë më, nga të cilët 30 nga Shqipëria, katër nga Kosova,Azem Shkreli, Din Mehmeti,Rrahman Dedaj dhe Enver Gjergjeku, një nga Tetova, Murat Isaku, një nga Çamëria, një arbëresh nga Kalabria, si dhe poetë nga diaspora. Katërmbëdhjetë nga poetët e paraqitur nga Shqipëria, thuajse gjysma, kanë qenë të persekutuar dhe të dënuar, nga këta, pesë të ekzekutuar nga diktatura, Lazër Shantoja, Trifon Xhagjika, Genc Leka, Vilson Blloshmi dhe Havzi Nela. Nga të arratisurit pas Luftës së Dytë Botërore, një i dënuar me vdekje në Itali, por i amnistuar, Isuf Luzaj, poet e filozof, që ka dhënë mësime në disa universitete, Argjentinë dhe Amerikë, deri në Harvard dhe ka pasur lidhje e komunikim me Borgesin dhe Nerudën, si dhe Arshi Pipa, ish i burgosur i arratisur, profesor në disa prej universiteteve më prestigjioze amerikane”, thotë Traboini. Nuk mungon as Frederik Rreshpja, që shtatëmbëdhjetë vjet të jetës së tij i kaloi në mungesë të lirisë, as poeti me fat tragjik, Viktor Qurku, i cili u vetëvra. “Sa më shumë shkojnë vitet, aq më shumë vjen në rritje figura e Trifon Xhagjikës, në etjen e tij të pashuar për liri e dinjitet, i cili meriton të konsiderohet më i madhi poet disident i deklaruar i kohës së diktaturës, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën. Poeti ynë, pa iu dridhur qerpiku, u tha atyre që po e dënonin: “Më sillni një top, të qëlloj sistemin tuaj!”. Sipas autorëve të këtij libri, “Kujto poetin është një homazh për poetin e pakompromis".

🟢 Një buqetë erëmirë nga shpirti shkodran - nga K.P. Traboini

NJË BUQETË ERËMIRË NGA SHPIRTI SHKODRAN

Kur e hapa botimin "Pena e Shkodrës" dalë nga shtypi së fundi, në version elektronik sepse librin e shtypun ende nuk e kam në dorë, mu kujtua koha e rinisë sonë, kur të pasionuar mbas letërsisë lumturoheshim kur delte botimi i periodikut të Klubit të Rinisë "Shtigje të çeluna" që e redaktonte pedagogu i paharruem Hasan Lekaj. Edhe kësaj herë, ndonëse jena në një nivel tjetër e kohë të largët prej fillesave rinore, ndjeva me të vërtetë kënaqësi. Jo se këtu kishte dhe krijime të mia poetike, por se kishte aq shumë autorë, poetë e krijues të cilët kam kënaqësi ti lexoj. Shkodra letrare vazhdon kësisoj një traditë të bukur, botimin e përmbledhjeve të krijimtarisë, që dikur në mos gabohem janë quajtun almanakë letrarë. Nën kujdesin e drejtuesit të shoqatës së shkrimtarëve shkodranë, Zija Vukaj, ka dalë pra ky botim simpatik "Pena e Shkodrës" e kjo është një vazhdimësi sepse shënon nr. 5 të këtij botimi, që më parë delte nën redaktimin e shkrimtarit Skënder Temali. Në kohën kur veprimtaritë krijuese në rang kombëtar janë të vakëta, në Tiranë thuajse nuk ndjehen fare, dalje e këtij botimi në Shkodër padyshim që është një ngjarje e gëzuar. Po duhet vu në dukje se po në Shkodër biblioteka "Marin Barleti" boton almanakun "Gegnishtja", kësisoj Shkodra ka një prumje të dobishme me ndikim jo vetëm në këtë qytet por edhe më gjanë. Për me hy sadopak në botën e shpirtit shkodran, ma kanda me përcjellë disa vargje të poetes mbresëlanëse Ledia Dushi:

ky asht zani mjegullor i liqenit n’ag
jehon përmbi secilin send t’drejtuem kah qiella
pezull pezull pezull përçudun përçudun përpjekun
këto janë jonet e bahen trup nëpër mjegull
e futen për çdo zgavër për çdo krye
tana mjeset e botës ndodhin pa mue
tanë bota asht nji liqen i mjegullt e i untë
me dega e shpi e zogj n’parzëm
t’merr sy e mend e zemër e tingëllon përhimt‘
botës asht mjes 

 ( Ledia Dushi, “Pena e Shkodrës”, nr.5 f. 179)

Gjej rast me falënderu zotin Zija Vukaj se me të vërtetë ka ba një punë shumë të bukur duke përmbledh krijimet plot freski të krijuesve të sotëm shkodranë si një tubë lulesh erëmirë. Na ka nderu të gjithë ne që jena me krijimet tona në këtë almanak, por ka nderu edhe veten me punën e lavdërueshme që ka krye. Është një gja e rrallë, por edhe e fort e çmueme, të kesh një botim në raftin e librave, ku afer afër  gjenden Ledia Dushi, Alfred Çapaliku, Ridvan Dibra, Zija Çela, Ledri Kurti, Skender Temali, Mimoza Rexhvelaj, Shpëtim Kelmendi, Stefan Çapaliku, Arben Prendi, Arjola Zadrima, Shpresa Kapisyzi, Dimitrov Popoviq, David Boseta e plot të tjerë, por në mes tyre po e ndjej mungesën e poetëve të afirmuar shkodranë në rang kombëtar, Primo Shllaku, Fatime Kulli dhe Sokol Zekaj, prania e të cilëve do ta pasunonte dukshëm këtë almanak. Shoqata e shkrimtarëve të Shkodrës gjithsesi meriton çdo lëvdatë, por po mjaftohem duke e mbyll me një fjalë: Ju lumtë!

Shënimin po e shoqnojmë me parathanien e redaktorit Zija Vukaj në botimin "Pena e Shkodrës 5".

PAS SHËNIM
 
Shqetësimin e disa miqëve të mi shprehur pas publikimit të këtij shkrimi, se në grupin e atyre që janë përfshi në almanakun "Pena e Shkodres 5" mund të ketë edhe ndonjë që ka probleme të përfshirjes në organet represive të diktaturës e konsideroj të drejtë, por unë nuk mundem që në një shkrim përshendetës e jo analitik, të hyj deri në këto detaje që në fund të fundit u takon atyre që e kanë organizuar dhe i kanë vendos kriteret e pjesmarrjes në këtë botim antologjik. Unë jam munduar të shoh dobishmërinë e botimeve të kësaj natyre e jo të metat që kanë, anipse jam në gjendje ti konstatoj. Ajo çfarë më ra në sy dhe ka rëndësi për ta vu në dukje ishte jo të tepërtit në këtë botim, por ata autorë shkodranë të afirmuar që mungojnë dhe do t'ia shtonin vlerat "Pena e Shkodres 5" dhe ndër ta përmenda vetëm Primo Shllakun, Fatime Kullin dhe Sokol Zekaj, por mund të shtoja edhe poetet Gjek Marinaj dhe Luigj Çekaj, qe nuk mund ti ndajme prej shpirtit krijues e frymëzues shkodran.

K. P. Traboini

31 janar 2021
 
PËR LEXUESIN

Ky libër është i pesti në serinë e vëllimeve antologjike botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër dhe është vazhdim i një tradite të krijuar kohë më parë nga drejtuesit e saj. Kësisoj, nuk mund të anashkalohet roli themeltar i shkrimtarit të mirënjohur Skender Temali, i cili si drejtues i atëhershëm i Shoqatës, ideoi dhe realizoi botimin e një organi të tillë që të shërbejë si hapësirë promocionale për krijimtarinë e pabotuar të anëtarëve të shoqatës dhe më gjerë. Mendojmë se kjo antologji do të jetë mjaft e vlefshme edhe për vlerat artistike që përmban, por edhe si një fiksim dhe memorizim i krijimtarisë letrare në këtë periudhë. Nisur nga emrat me jehonë kombëtare që përfshihen në këtë libër mund të hetohen edhe prirjet e sotme të zhvillimit të artit të fjalës në të gjitha zhanret. Në këtë mënyrë antologjia “Pena e Shkodrës 5” mund të shërbejë edhe si hapësirë hulumtuese për studiuesit e letërsisë, për hartuesit e teksteve shkollore që duan të përditësohen me zhvillimet letrare, si dhe për mësimdhënësit e të gjitha niveleve. Pjesët: poezi, tregime, studime, përkthime, kritikë letrare etj., janë redaktuar dhe renditur sipas rendit alfabetik të autorëve, të cilët i përkasin jo vetëm Shkodrës, por edhe hapësirave të tjera shqiptare. Gjuha e përdorur në këtë libër është më së shumti letrare, por është respektuar edhe dëshira e çdo autori, për t’u shprehur në dialekt e deri në idiolekt. Me bindjen se kemi vendosur gurin e radhës në një ngrehinë kulturore, u urojmë autorëve suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tyre dhe lexuesve lexim të këndshëm.

Redaktori Zija Vukaj

16 January 2021

🟢 Shpirti që pikonte vesë - nga K. P. Traboini

Sado që ja turbulluan jetën poetit Luigj Çekaj, gjithmonë mbeti i pastër e i kulluar, ndaj aq fort i shkon për shtat shprehja e Friedrich Nietzsches: "Vesa bie mbi bar tamam atëherë kur nata është më e heshtur."

SHPIRTI QË PIKONTE VESË…

nga KOLEC TRABOINI

Jeta e Luigj Çekajt në Shqipëri ka qenë një ofshamë e thellë në kupë të qiellit. E përfytyroj gjithmonë si një njeri që rrezikohej të mbytej e të përpihej nga dallgët mizore të detit. Viktor Hygoi ka një përshkrim tronditës për këtë skenë, rendi a sistemi - ai farë dreqi, që thuhej me demagogji se ishte për ta shpëtuar njeriun- i zgjaste një shkop, e ky shkop, ku varej në fije të perit shpresa e jetës, vetëm se e zhyste më thellë, pa e lënë as të shpëtonte, as të vdiste. E thënë ndryshe- një jetë plot tension e mundime, një torturë që edhe karakterin më të fortë njerëzor do ta thyente. Ase edhe sikur të mos e thyente, e tromakste aq thellë në shpirt sa, tmerri i përjetuar do të linte në mënyrë të pashmangshme gjurmë në psikiken e njeriut për gjithë jetën. Ne themi shpesh se, ani pse tepër vonë, kemi shpëtuar nga një diktaturë, mirëpo harrojmë se kemi kaluar në shtratin e Prokustit, disa fizikisht e disa moralisht e të shumtit në të dyja këto mizori të një shoqërie totalitare. Dolëm të gjymtë, dikush nga trupi e dikush nga shpirti e tmerri i asaj ëndrre hekakeqe, që kurrë nuk mund të na ikë, madje sado larg e sado kohë të kalojë, do të mbetemi gjithsesi peng i një jete të cunguar, apo më keq, të përçudnuar, nëpër të cilën kaloi populli që i përkasim, jo pak, por gjysmë shekulli shtypje e dhune. Luigj Çekaj ishte një fëmijë me shpirt të brishtë, përkundër kësaj dhe një karakter i fortë, si trashëgim i cilësive të banorëve të malësisë së veriut. Ky karakter do të vezullonte kur ende ferishte do të ndodhej në oborrin e Degës së Brendshme në Shkodër, në mes të shumë familjeve që do t’i internonin në Tepelenë për shkaqe biografike. I ndodhur përpara gjeneralit komunist, i cili i stigmatizonte të arratisurit, duke thënë se si i braktisin “armiqtë e popullit" këto fëmijë si trëndafila, vogëlushi malësor nuk ka duruar më dhe në praninë e dhjetëra e dhjetëra njerëzve, ka rrëmbyer një gur të vogël dhe ka qëlluar në drejtim të gjeneralit. Gjenerali ka qeshur, por Luigji i vogël as ka qeshur, as ka qarë. Ai pati guximin për të bërë ata çfarë në atë çast i tha zemra dhe të tjerat nuk kishin më rëndësi. Kjo do të thotë se ai ishte poet që i vogël, ashtu siç do të parathoshte mundimet e tij të ardhshme nën diktaturë. Më pas, kurrkush nuk do t’ia kujtonte atë gur, sepse ai detaj ishte harruar, aq më tepër se gjenerali Hilmi Seiti më pas ka vdekur ( thonë se e kanë helmuar në zyrën e sekretarit të parë të Komitetit të Partisë me kafe), por është vetë Luigji që risjell në travajat e jetës së tij, emocionalisht, përshkruar aq bukur në librin : ”Unë vij nga Shkodra", i cili me shumë se sprovës letrare, siç e ka cilësuar autori, është një dëshmi autentike për fatet njerëzore, për tmerrin e diktaturës, dhunimin e të drejtave, por gjithashtu dalin në pah edhe mirësitë e njerëzve shpirtmëdhenj çfarë sintetizohet në rrëfimet për mjekun Sandër Ashta apo edhe për një ushtarak si Sejdi Miloti, më vonë i vetëvrarë, që i shpëtoi jetën Kol Çekës, babës së Luigjit, i cili nën kërcënimin e ekzekutimit, u largua nga Shqipëria, duke lënë gruan me fëmijë të vegjël. Luigji, duke qenë i biri i një të arratisuri, nuk mund të shkonte shumë kohë e shumë larg pa u ndeshur me barrierën “biri i tradhtarit". I mbrojtur sido kudo nga dajat, të cilët kishin reputacion, ai arrin të gjejë një shteg për të vazhduar studimet për inxhinieri, pa shkëputje nga puna. Por vjen një ditë që farkëtuesit e luftës së klasave e mbërthejnë, e përjashtojnë nga e drejta për të vazhduar studimet e, çfarë ishte më e keqja, edhe nga puna, deri në absurditetin, të dëbohet nga qyteti. Luigj Çekaj gjithë jetën kishte ëndërr të merrej me letërsi. Bota e letrave ku përhumbej orë e ditë të tëra, ishte ai mjedis e ajo hapësirë lirie, ku kurrkush nuk të përbuzte, kurrkush nuk të zbonte si një qen prej shtëpisë tënde e ku e ndjeje veten krejt ndryshe. Ja çfarë do të shkruante për dramën e tij që nuk ish vetëm e tij: Në prill vjen urdhri, përjashtim nga Universiteti! Në maj vjen urdhri tjetër: Të pushohet nga puna! Dhe në qershor i treti: të dëbohet nga qyteti. Kështu që dekanati, shefi kuadrit, policia, Shpirtrat tanë si dreqër i përzinin nga Shqipëria"... Luftoi sa mundi për ta mbrojtur jetën e vet, atë jetë në kushte modeste që ja kafshonin aq ligsht, aq pa mëshirë, luftoi për drejtën për të jetuar i qetë, për të pasur një punë, një shkollë, një shtëpi për vete e familjen e vet, por hienat e diktaturës nuk i ndaheshin. E në një çast të errët, kur ju duk se në ketë botë kishte ardhur fatalisht, sepse përbuzej e dëbohej e tregohej me gishtin e tmerrshëm të luftës së klasave, duke mos parë kurrkund dritë, e kurrkund fije shprese, tenton të ikë nga bota e të gjallëve. Po ja që nuk të lenë të ikësh ata që të duan. Ju gjendën afër e në krah shokët e miqtë, iu gjend një mjek si Sandër Ashta, që jo vetëm e mjekoi por iu bë si vëlla e shkuar vëllait. Për Sandër Ashtën, që tashmë nuk ndodhet ndër të gjallë, pikëllon me vargje nostalgjie Luigj Çekaj, sepse mjeku jo vetëm e kishte shpëtuar, por edhe e kish mësuar ta dojë e të luftojë për jetën. Shkatërrimi i sistemit barbar komunist e çliroi prej makthesh, e, siç do të bënte çdo kush në këtë botë, për të takuar prindin qe i mungoi tërë jetën, Luigj Çekaj kalon shtete pas shtetesh dhe u shfaq në Nju Jork në shkurt 1993. Trokiti në derën e shtëpisë dhe në ballë të saj pa një burrë të plakur, të cilin e përqafoi përmallshëm e aq tronditshëm sa edhe fjalët nuk kishin kuptim. Kol Çekaj ishte martuar në Amerikë. Kishte edhe fëmijë. Vëllain e vet nga baba që ishte rritur e bërë burrë, s’e kishte parë kurrë në jetën e tij Luigj Çekaj. Erdhi një ditë që ai fitoi të drejtën të jetojë në tokën e lirë, erdhi një ditë që solli familjen nga Shqipëria, erdhi një ditë të gëzojë në strehën e vet e me fëmijët e vet si zogj; erdhi një ditë që e ndjeu kënaqësinë që të jep puna në një revistë si “Jeta katolike", erdhi një ditë që ndjeu dhembje për nënën që vdiq larg në Shkodër, erdhi një ditë që t’i gëzohet pasionit të jetës së tij për letërsinë duke venë në dorën e miqve e shokëve librin e tij poetik “Vjeshta në aeroporte", ku kish derdhur tërë ndjenjat e shpirtit të vet, tërë dhimbjen e dashurinë. Më pas do të botonte edhe kujtimet e përshkrimet e jetës së vet në librin “Unë vij nga Shkodra”. Erdhi edhe një ditë tjetër, ashtu si vjen pas ditës nata, pas reve shiu, pas vjeshtës dimri....dhe një aksident në punë, goditje në kokë tek punonte mekanik, do të ishte gati fatale për të… Falë zotit e falë një mjeku shqiptar aq të përkushtuar si Agim Leka, Luigj Çekaj do të vinte sërish në gëzimin e jetës. Veç, ato re të errëta që gjithë jetën ia kishin kërcënuar qiellin, nuk mund të ishin pa një gjurmë, herë - herë edhe dyndeshin përmes subkoshiencës së tij. Ato dilema, ato lodhje, ajo psikikë e vrarë, ato ëndrra të shtypura, ajo jetë e nëpërkëmbur nuk mund të shuheshin krejtësisht. Ashtu sikur ndërrohen stinët që diç lenë pas, ashtu sikurse vjen pranvera e diku, në gji të shkëmbinjve gjen ende borë. Madje nëpër alpe gjen borë edhe në mes të verës. Edhe me jetën njerëzore kështu është. Ne mund që t’i kemi harruar shumë tmerre që kemi kaluar, por ato brenda nesh vegjetojnë si drurët në dimër, e vjen një ditë, që miku ynë i përbashkët Astrit Tota në telefon të më thotë, Luigj Çekaj ka qenë fort i sëmurë. E kur hyj në lidhje me Luigjin të më thotë se qenka e vështirë të shpëtosh nga e keqja që koha vrasëse e prokusteve komuniste na e ka ngjitur, por falë mjekut Graig Kordick dhe kësaj Amerike e hodha të keqen. Pra kishin ikur retë e vranëta nëpër horizonte të tjera, e në ato ditë me vranësina të turbullta Luigji kishte shkruar shumë poezi, një prej të cilave në telefon ma këndoi. Them këndoi sepse vargjet i ka si këngë shpirti, i ka edhe si dramë edhe si lirika dashurie, i ka edhe si bashkëbisedim me miqtë, por edhe si elegji dhembje për ata që nuk janë më. Duke e mbyllur këtë esè, në këto çaste kur ai është kthyer serish nën pushtetin e peizazheve të vranëta përtej xhamave të Pressbyterian Hospital, ku nuk ndalon të shkruaj vargje, rri e mendoj për mikun tim poet e them, sado që ia turbulluan jetën, gjithmonë mbeti i pastër e i kulluar, ndaj aq fort i shkon për shtat shprehja e Friedrich Nietzsches "Vesa bie mbi bar tamam atëherë kur nata është më e heshtur."
Gjithë jetën i duroi në heshtje dhembjet poeti Luigj Çekaj, ndaj dhe shpirti i tij gjithherë pikoi vesë...

Boston, 13 shtator 2008

(Poeti Luigj Çekaj lindi në vitin 1951 dhe ndërroi jetë në New York më 5 janar 2021)

SHPIRTI QË PIKON VESË…- LUIGJ ÇEKAJ Sado që ja turbulluan jetën, gjithmonë mbeti i pastër e i kulluar, ndaj aq fort i shkon për shtat shprehja e Friedrich Nietzsches: "Vesa bie mbi bar tamam atëherë kur nata është më e heshtur." SHPIRTI QË PIKON VESË… nga KOLEC TRABOINI Jeta e Luigj Çekajt në Shqipëri ka qenë një ofshamë e thellë në kupë të qiellit. E përfytyroj gjithmonë si një njeri që rrezikohej të mbytej e të përpihej nga dallgët mizore të detit. Viktor Hygoi ka një përshkrim tronditës për këtë skenë, rendi a sistemi - ai farë dreqi, që thuhej me demagogji se ishte për ta shpëtuar njeriun- i zgjaste një shkop, e ky shkop, ku varej në fije të perit shpresa e jetës, vetëm se e zhyste më thellë, pa e lënë as të shpëtonte, as të vdiste. E thënë ndryshe- një jetë plot tension e mundime, një torturë që edhe karakterin më të fortë njerëzor do ta thyente. Ase edhe sikur të mos e thyente, e tromakste aq thellë në shpirt sa, tmerri i përjetuar do të linte në mënyrë të pashmangshme gjurmë në psiqikën e njeriut për gjithë jetën. Ne themi shpesh se, ani pse tepër vonë, kemi shpëtuar nga një diktaturë, mirëpo harrojmë se kemi kaluar në shtratin e Prokustit, disa fizikisht e disa moralisht e të shumtit në të dyja këto mizori të një shoqërie totalitare. Dolëm të gjymtë, dikush nga trupi e dikush nga shpirti e tmerri i asaj ëndrre hjekakeqe, që kurrë nuk mund të na ikë, madje sado larg e sado kohë të kalojë, do të mbetemi gjithësesi peng i një jete të cunguar, apo më keq, të përçudnuar, nëpë r të cilën kaloi populli që i përkasim, jo pak, por gjysëm shekulli shtypje e dhune. Luigj Çekaj ishte një fëmijë me shpirt të brishtë, përkundër kësaj dhe një karakter i fortë, si trashëgim i cilësive të banorëve të malësisë së veriut. Ky karakter do të vezullonte kur ende ferishte do të ndodhej në oborrin e Degës së Brendshme në Shkodër, në mes të shumë familjeve që do t’i internonin në Tepelenë për shkaqe biografike. I ndodhur përpara gjeneralit komunist, i cili i stigmatizonte të arratisurit, duke thënë se si i braktisin “armiqtë e popullit" këto fëmijë si trëndafila, vogëlushi malësor nuk ka duruar më dhe në praninë e dhjetra e dhjetra njerëzeve, ka rrëmbyer një gur të vogël dhe ka qëlluar në drejtim të gjeneralit. Gjenerali ka qeshur, por Luigji i vogël as ka qeshur, as ka qarë. Ai pati guximin për të bërë ata çfarë në atë çast i tha zemra dhe të tjerat nuk kishin më rëndësi. Kjo do të thotë se ai ishte poet që i vogël, ashtu siç do të parathoshte mundimet e tij të ardhshme nën diktaturë. Më pas, kurrkush nuk do t’ia kujtonte atë gur, sepse ai detaj ishte harruar, aq më tepër se gjenerali Hilmi Seiti më pas ka vdekur ( thonë se e kanë helmuar në zyrën e sekretarit të parë të Komitetit të Partisë me kafe), por është vetë Luigji që risjell në travajat e jetës së tij, emocionalisht, përshkruar aq bukur në librin : ”Unë vij nga Shkodra", i cili me shumë se sprovëz letrare, siç e ka cilësuar autori, është një dëshmi autentike për fatet njerëzore, për tmerrin e diktaturës, dhunimin e të drejtave, por gjithashtu dalin në pah edhe mirësitë e njerëzeve shpirtmëdhej çfarë sintetizohet në rrëfimet për mjekun Sandër Ashta apo edhe për një ushtarak si Sejdi Miloti, më vonë i vetëvrarë, që i shpëtoi jetën Kol Çekës, babës së Luigjit, i cili nën kërcënimin e ekzekutimit, u largua nga Shqipëria, duke lënë gruan me fëmijë të vegjël. Luigji, duke qenë i biri i një të arratisuri, nuk mund të shkonte shumë kohë e shumë larg pa u ndeshur me barrierën “biri i tradhëtarit". I mbrojtur sido kudo nga dajat, të cilët kishin reputacion, ai arrin të gjejë një shteg për të vazhduar studimet për inxhinieri, pa shkëputje nga puna. Por vjen një ditë që farkëtuesit e luftës së klasave e mbërthejnë, e përjashtojnë nga e drejta për të vazhduar studimet e, çfarë ishte më e keqja, edhe nga puna, deri në absurditetin, të dëbohet nga qyteti. Luigj Çekaj gjithë jetën kishte ëndërr të merrej me letërsi. Bota e letrave ku përhumbej orë e ditë të tëra, ishte ai mjedis e ajo hapësirë lirie, ku kurrkush nuk të përbuzte, kurrkush nuk të zbonte si një qen prej shtëpisë tënde e ku e ndjeje vehten krejt ndryshe. Ja çfarë do të shkruante për dramën e tij që nuk ish vetëm e tij: Në prill vjen urdhëri, përjashtim nga Universiteti! Në maj vjen urdhëri tjetër: Të pushohet nga puna! Dhe në qershor i treti: të dëbohet nga qyteti. Kështu që dekanati, shefi kuadrit, policia, Shpirtrat tanë si dreqër i përzinin nga Shqipëria"... Luftoi sa mundi për ta mbrojtur jetën e vet, atë jetë në kushte modeste që ja kafshonin aq ligsht, aq pa mëshirë, luftoi për drejtën për të jetuar i qetë, për të patur një punë, një shkollë, një shtëpi për vehte e familjen e vet, por hienat e diktaturës nuk i ndaheshin. E në një çast të errët, kur ju duk se në ketë botë kishte ardhur fatalisht, sepse përbuzej e dëbohej e tregohej me gishtin e tmerrshëm të luftës së klasave, duke mos parë kurrkund dritë, e kurrkund fije shprese, tenton të ikë nga bota e të gjallëve. Po ja që nuk të lenë të ikësh ata që të duan. Ju gjendën afër e në krah shokët e miqtë, iu gjend një mjek si Sandër Ashta, që jo vetëm e mjekoi por iu bë si vëlla e shkuar vëllait. Për Sandër Ashtën, që tashmë nuk ndodhet ndër të gjallë, pikëllon me vargje nostalgjie Luigj Çekaj, sepse mjeku jo vetëm e kishte shpëtuar, por edhe e kish mësuar ta dojë e të luftojë për jetën. Shkatrrimi i sistemit barbar komunist e çliroi prej makthesh, e, siç do të bënte çdo kush në këtë botë, për të takuar prindin qe i mungoi tërë jetën, Luigj Çekaj kalon shtete pas shtetesh dhe u shfaq në Nju Jork në shkurt 1993. Trokiti në derën e shtëpisë dhe në ballë të saj pa një burrë të plakur, të cilin e përqafoi përmallshëm e aq tronditshëm sa edhe fjalët nuk kishin kuptim. Kol Çekaj ishte martuar në Amerikë. Kishte edhe fëmijë. Vëllain e vet nga baba që ishte rritur e bërë burrë, s’e kishte parë kurrë në jetën e tij Luigj Çekaj. Erdhi një ditë që ai fitoi të drejtën të jetojë në tokën e lirë, erdhi një ditë që solli familjen nga Shqipëria, erdhi një ditë të gëzojë në strehëzën e vet e me femijët e vet si zogj; erdhi një ditë që e ndjeu sadisfaksionin që të jep puna në një revistë si “Jeta katolike", erdhi një ditë që ndjeu dhembje për nënën që vdiq larg në Shkodër, erdhi një ditë që t’i gëzohet pasionit të jetës së tij për letërsinë duke venë në dorën e miqve e shokëve librin e tij poetik “Vjeshta në aeroporte", ku kish derdhur tërë ndjenjat e shpirtit të vet, tërë dhimbjen e dashurinë. Më pas do të botonte edhe kujtimet e përshkrimet e jetës së vet në librin”Unë vij nga Shkodra". Erdhi edhe një ditë tjetër, ashtu si vjen pas ditës nata, pas reve shiu, pas vjeshtës dimri....dhe një aksident në punë, goditje në kokë tek punonte mekanik, do të ishte gati fatale për të… Falë zotit e falë një mjeku shqiptar aq të përkushtuar si Agim Leka, Luigj Çekaj do të vinte sërish në gëzimin e jetës. Veç, ato re të errta që gjithë jetën ia kishin kërcënuar qiellin, nuk mund të ishin pa një gjurmë, herë - herë edhe dyndeshin përmes subkoshiencës së tij. Ato dilema, ato lodhje, ajo psiqikë e vrarë, ato ëndrra të shtypura, ajo jetë e nëpërkëmbur nuk mund të shuheshin krejtësisht. Ashtu sikur ndërrohen stinët që diç lenë pas, ashtu sikurse vjen pranvera e diku, në gji të shkëmbenjve gjen ende borë. Madje nëpër alpe gjen borë edhe në mes të verës. Edhe me jetën njerëzore kështu është. Ne mund që t’i kemi harruar shumë tmerre që kemi kaluar, por ato brenda nesh vegjetojnë si drurët në dimër, e vjen një ditë, që miku ynë i përbashkët Astrit Tota në telefon të më thotë, Luigj Çekaj ka qenë fort i sëmurë. E kur hyj në lidhje me Luigjin të më thotë se qenka e vështirë të shpëtosh nga e keqja që koha vrasëse e prokusteve komuniste na e ka ngjitur, por falë mjekut Graig Kordick dhe kësaj Amerike e hodha të keqen. Pra kishin ikur retë e vranta nëpër horizonte të tjera, e në ato ditë me vranësina të turbullta Luigji kishte shkruar shumë poezi, një prej të cilave në telefon ma këndoi. Them këndoi sepse vargjet i ka si këngë shpirti, i ka edhe si dramë edhe si lirika dashurie, i ka edhe si bashkëbisedim me miqtë, por edhe si elegji dhembje për ata që nuk janë më. Duke e mbyllur këtë esè, në këto çaste kur ai është kthyer serish nën pushtetin e peisazheve të vranta përtej xhamave të Pressbyterian Hospital, ku nuk ndalon të shkruaj vargje, rri e mendoj për mikun tim poet e them, sado që ia turbulluan jetën, gjithmonë mbeti i pastër e i kulluar, ndaj aq fort i shkon për shtat shprehja e Friedrich Nietzsches "Vesa bie mbi bar tamam atëhere kur nata është më e heshtur." Gjithë jetën i duroi në heshtje dhembjet poeti Luigj Çekaj, ndaj dhe shpirti i tij gjithëherë pikoi vesë... Mine coins - make money: http://bit.ly/money_crypto

Mine coins - make money: http://bit.ly/money_crypto
Sado që ja turbulluan jetën, gjithmonë mbeti i pastër e i kulluar, ndaj aq fort i shkon për shtat shprehja e Friedrich Nietzsches: "Vesa bie mbi bar tamam atëherë kur nata është më e heshtur." SHPIRTI QË PIKON VESË… nga KOLEC TRABOINI Jeta e Luigj Çekajt në Shqipëri ka qenë një ofshamë e thellë në kupë të qiellit. E përfytyroj gjithmonë si një njeri që rrezikohej të mbytej e të përpihej nga dallgët mizore të detit. Viktor Hygoi ka një përshkrim tronditës për këtë skenë, rendi a sistemi - ai farë dreqi, që thuhej me demagogji se ishte për ta shpëtuar njeriun- i zgjaste një shkop, e ky shkop, ku varej në fije të perit shpresa e jetës, vetëm se e zhyste më thellë, pa e lënë as të shpëtonte, as të vdiste. E thënë ndryshe- një jetë plot tension e mundime, një torturë që edhe karakterin më të fortë njerëzor do ta thyente. Ase edhe sikur të mos e thyente, e tromakste aq thellë në shpirt sa, tmerri i përjetuar do të linte në mënyrë të pashmangshme gjurmë në psiqikën e njeriut për gjithë jetën. Ne themi shpesh se, ani pse tepër vonë, kemi shpëtuar nga një diktaturë, mirëpo harrojmë se kemi kaluar në shtratin e Prokustit, disa fizikisht e disa moralisht e të shumtit në të dyja këto mizori të një shoqërie totalitare. Dolëm të gjymtë, dikush nga trupi e dikush nga shpirti e tmerri i asaj ëndrre hjekakeqe, që kurrë nuk mund të na ikë, madje sado larg e sado kohë të kalojë, do të mbetemi gjithësesi peng i një jete të cunguar, apo më keq, të përçudnuar, nëpë r të cilën kaloi populli që i përkasim, jo pak, por gjysëm shekulli shtypje e dhune. Luigj Çekaj ishte një fëmijë me shpirt të brishtë, përkundër kësaj dhe një karakter i fortë, si trashëgim i cilësive të banorëve të malësisë së veriut. Ky karakter do të vezullonte kur ende ferishte do të ndodhej në oborrin e Degës së Brendshme në Shkodër, në mes të shumë familjeve që do t’i internonin në Tepelenë për shkaqe biografike. I ndodhur përpara gjeneralit komunist, i cili i stigmatizonte të arratisurit, duke thënë se si i braktisin “armiqtë e popullit" këto fëmijë si trëndafila, vogëlushi malësor nuk ka duruar më dhe në praninë e dhjetra e dhjetra njerëzeve, ka rrëmbyer një gur të vogël dhe ka qëlluar në drejtim të gjeneralit. Gjenerali ka qeshur, por Luigji i vogël as ka qeshur, as ka qarë. Ai pati guximin për të bërë ata çfarë në atë çast i tha zemra dhe të tjerat nuk kishin më rëndësi. Kjo do të thotë se ai ishte poet që i vogël, ashtu siç do të parathoshte mundimet e tij të ardhshme nën diktaturë. Më pas, kurrkush nuk do t’ia kujtonte atë gur, sepse ai detaj ishte harruar, aq më tepër se gjenerali Hilmi Seiti më pas ka vdekur ( thonë se e kanë helmuar në zyrën e sekretarit të parë të Komitetit të Partisë me kafe), por është vetë Luigji që risjell në travajat e jetës së tij, emocionalisht, përshkruar aq bukur në librin : ”Unë vij nga Shkodra", i cili me shumë se sprovëz letrare, siç e ka cilësuar autori, është një dëshmi autentike për fatet njerëzore, për tmerrin e diktaturës, dhunimin e të drejtave, por gjithashtu dalin në pah edhe mirësitë e njerëzeve shpirtmëdhej çfarë sintetizohet në rrëfimet për mjekun Sandër Ashta apo edhe për një ushtarak si Sejdi Miloti, më vonë i vetëvrarë, që i shpëtoi jetën Kol Çekës, babës së Luigjit, i cili nën kërcënimin e ekzekutimit, u largua nga Shqipëria, duke lënë gruan me fëmijë të vegjël. Luigji, duke qenë i biri i një të arratisuri, nuk mund të shkonte shumë kohë e shumë larg pa u ndeshur me barrierën “biri i tradhëtarit". I mbrojtur sido kudo nga dajat, të cilët kishin reputacion, ai arrin të gjejë një shteg për të vazhduar studimet për inxhinieri, pa shkëputje nga puna. Por vjen një ditë që farkëtuesit e luftës së klasave e mbërthejnë, e përjashtojnë nga e drejta për të vazhduar studimet e, çfarë ishte më e keqja, edhe nga puna, deri në absurditetin, të dëbohet nga qyteti. Luigj Çekaj gjithë jetën kishte ëndërr të merrej me letërsi. Bota e letrave ku përhumbej orë e ditë të tëra, ishte ai mjedis e ajo hapësirë lirie, ku kurrkush nuk të përbuzte, kurrkush nuk të zbonte si një qen prej shtëpisë tënde e ku e ndjeje vehten krejt ndryshe. Ja çfarë do të shkruante për dramën e tij që nuk ish vetëm e tij: Në prill vjen urdhëri, përjashtim nga Universiteti! Në maj vjen urdhëri tjetër: Të pushohet nga puna! Dhe në qershor i treti: të dëbohet nga qyteti. Kështu që dekanati, shefi kuadrit, policia, Shpirtrat tanë si dreqër i përzinin nga Shqipëria"... Luftoi sa mundi për ta mbrojtur jetën e vet, atë jetë në kushte modeste që ja kafshonin aq ligsht, aq pa mëshirë, luftoi për drejtën për të jetuar i qetë, për të patur një punë, një shkollë, një shtëpi për vehte e familjen e vet, por hienat e diktaturës nuk i ndaheshin. E në një çast të errët, kur ju duk se në ketë botë kishte ardhur fatalisht, sepse përbuzej e dëbohej e tregohej me gishtin e tmerrshëm të luftës së klasave, duke mos parë kurrkund dritë, e kurrkund fije shprese, tenton të ikë nga bota e të gjallëve. Po ja që nuk të lenë të ikësh ata që të duan. Ju gjendën afër e në krah shokët e miqtë, iu gjend një mjek si Sandër Ashta, që jo vetëm e mjekoi por iu bë si vëlla e shkuar vëllait. Për Sandër Ashtën, që tashmë nuk ndodhet ndër të gjallë, pikëllon me vargje nostalgjie Luigj Çekaj, sepse mjeku jo vetëm e kishte shpëtuar, por edhe e kish mësuar ta dojë e të luftojë për jetën. Shkatrrimi i sistemit barbar komunist e çliroi prej makthesh, e, siç do të bënte çdo kush në këtë botë, për të takuar prindin qe i mungoi tërë jetën, Luigj Çekaj kalon shtete pas shtetesh dhe u shfaq në Nju Jork në shkurt 1993. Trokiti në derën e shtëpisë dhe në ballë të saj pa një burrë të plakur, të cilin e përqafoi përmallshëm e aq tronditshëm sa edhe fjalët nuk kishin kuptim. Kol Çekaj ishte martuar në Amerikë. Kishte edhe fëmijë. Vëllain e vet nga baba që ishte rritur e bërë burrë, s’e kishte parë kurrë në jetën e tij Luigj Çekaj. Erdhi një ditë që ai fitoi të drejtën të jetojë në tokën e lirë, erdhi një ditë që solli familjen nga Shqipëria, erdhi një ditë të gëzojë në strehëzën e vet e me femijët e vet si zogj; erdhi një ditë që e ndjeu sadisfaksionin që të jep puna në një revistë si “Jeta katolike", erdhi një ditë që ndjeu dhembje për nënën që vdiq larg në Shkodër, erdhi një ditë që t’i gëzohet pasionit të jetës së tij për letërsinë duke venë në dorën e miqve e shokëve librin e tij poetik “Vjeshta në aeroporte", ku kish derdhur tërë ndjenjat e shpirtit të vet, tërë dhimbjen e dashurinë. Më pas do të botonte edhe kujtimet e përshkrimet e jetës së vet në librin”Unë vij nga Shkodra". Erdhi edhe një ditë tjetër, ashtu si vjen pas ditës nata, pas reve shiu, pas vjeshtës dimri....dhe një aksident në punë, goditje në kokë tek punonte mekanik, do të ishte gati fatale për të… Falë zotit e falë një mjeku shqiptar aq të përkushtuar si Agim Leka, Luigj Çekaj do të vinte sërish në gëzimin e jetës. Veç, ato re të errta që gjithë jetën ia kishin kërcënuar qiellin, nuk mund të ishin pa një gjurmë, herë - herë edhe dyndeshin përmes subkoshiencës së tij. Ato dilema, ato lodhje, ajo psiqikë e vrarë, ato ëndrra të shtypura, ajo jetë e nëpërkëmbur nuk mund të shuheshin krejtësisht. Ashtu sikur ndërrohen stinët që diç lenë pas, ashtu sikurse vjen pranvera e diku, në gji të shkëmbenjve gjen ende borë. Madje nëpër alpe gjen borë edhe në mes të verës. Edhe me jetën njerëzore kështu është. Ne mund që t’i kemi harruar shumë tmerre që kemi kaluar, por ato brenda nesh vegjetojnë si drurët në dimër, e vjen një ditë, që miku ynë i përbashkët Astrit Tota në telefon të më thotë, Luigj Çekaj ka qenë fort i sëmurë. E kur hyj në lidhje me Luigjin të më thotë se qenka e vështirë të shpëtosh nga e keqja që koha vrasëse e prokusteve komuniste na e ka ngjitur, por falë mjekut Graig Kordick dhe kësaj Amerike e hodha të keqen. Pra kishin ikur retë e vranta nëpër horizonte të tjera, e në ato ditë me vranësina të turbullta Luigji kishte shkruar shumë poezi, një prej të cilave në telefon ma këndoi. Them këndoi sepse vargjet i ka si këngë shpirti, i ka edhe si dramë edhe si lirika dashurie, i ka edhe si bashkëbisedim me miqtë, por edhe si elegji dhembje për ata që nuk janë më. Duke e mbyllur këtë esè, në këto çaste kur ai është kthyer serish nën pushtetin e peisazheve të vranta përtej xhamave të Pressbyterian Hospital, ku nuk ndalon të shkruaj vargje, rri e mendoj për mikun tim poet e them, sado që ia turbulluan jetën, gjithmonë mbeti i pastër e i kulluar, ndaj aq fort i shkon për shtat shprehja e Friedrich Nietzsches "Vesa bie mbi bar tamam atëhere kur nata është më e heshtur." Gjithë jetën i duroi në heshtje dhembjet poeti Luigj Çekaj, ndaj dhe shpirti i tij gjithëherë pikoi vesë... Mine coins - make money: http://bit.ly/money_crypto