VLERA E SIMBOLEVE KOMBĂ‹TARE
Gazeta RD Nr. 3, f.4, 16 janar 1991
Ribotohet pas 30 vjetesh shkrimi i K. P. Traboinit:
Çfarë
do ti paraqitet Kuvendit të parë pluralist në Shqipëri? (në qoftë se do të jetë
i tillë). A është ne dinjitetin e kombit që një grup pune të hartojë një
kushtetutë dhe ajo të paraqitet në Kuvend me disa diskutime formale. Mos vallë
ngjarjet e tanishme në vend po na bëjnë të harrojmë një detyrë kaq
sublime? Po të bëhet kjo, atëherë nesër ne të gjithë do të ndodhemi përpara
ligjeve të cilat nuk do të rrojnë ndoshta
as sa Kushtetuta e ’76. Pa marrĂ« pĂ«rsipĂ«r tĂ« zbĂ«rthej nenet e veçanta,
detyrë tepër e vështirë që kërkon mendimin juridik të specializuar, do të përpiqem
të shpreh disa mendime në aspektin e vlerës së simboleve kombëtare të paraqitura
në Projekt-kushtetutë, e cila nga mënyra si është trajtuar do të çojë herët apo
vonë në konfrontime mendimesh në auditorin e gjerë, por edhe në Kuvendin e
ardhëm.Sot
më tepër se kurrë në dobi të interesave kombëtare duhet të hartohet një
kushtetutë me një jetë sa më të gjatë, e cila të përballojë jo vetëm gjendjen e
ditës, por edhe për rrjedhimet historike në jetën kombëtare. Një kushtetutë që
pasqyron vetëm interesat e një çasti, të një partie, nuk mund të ketë jetë të
gjatë, ajo do të demaskojë vetveten duke u kthyer në një mekanizëm për të
ruajtur një statukuo, apo ndoshta një sundim... Aq më tepër që ligjet humane i
njohin njerëzit si qytetarë të lirë e jo si monopole partish qofshin këto edhe
përparimtare.Të
mos harrojmë se kushtetuta qindravjeçare amerikane i ka rrënjët edhe tek
Abraham Linkolni, legjislatori i madh i të drejtave të njeriut. A nuk mundemi
edhe ne, pa imituar të tjerët, të ndërtojmë
një kushtetutë në të cilën ngjarjet e ditës, sado te vrullshme, partitë që mund
të lindin apo shuhen, që mund të vinë në
pushtet apo mund të largohen nga pushteti: individët që zotësia apo rasti mund
t’i sjellĂ« nĂ« krye tĂ« shtetit, tĂ« mos mund tĂ« lozin me kĂ«tĂ« instrument tĂ« gjithĂ«pushtetshĂ«m,
që shpreh sovranitetin e popullit.Duke
lexuar projektkushtetutĂ«n ndodhesh para shumĂ« pikĂ«pyetjesh qĂ« gjithsecili do t’i pĂ«rgjigjej sipas mĂ«nyrĂ«s sĂ« vet.Pse
i duhet kushtetutës një hyrje me një tirandë lavdesh për këtë apo atë forcë
politike? Forcave politike meritat le tua shkruaj historia, që me pluralizmin
politik hapi faqe tĂ« re pĂ«r tĂ« gjithĂ« – ndĂ«rsa faqet e kushtetutĂ«s qĂ« shprehin
sovranitetin e popullit të jenë si gurë te latuar mirë.A
nuk na lodhi lavdia?!Tek
e fundit kombi ynë është një gjysmë trupi që po lëngon në të dy shtrirjet e tij...
dhe po druhem se Ă«shtĂ« çast fort i papĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r t’i kĂ«rkuar meritat edhe
po t’i kemi.E
parë në aspektin simbolik shtrohen pyetje gjithfarësh, si duhet të jetë mjedisi
ku do mblidhet kuvendi sovran i popullit? A duhen aty simbole ideologjike që
bien ndesh me aspiratat e përfaqësuesve të ndryshëm të popullit, qofshin këta edhe
në pakicë. Si duhet bërë që deputetët ta ndjejnë veten në kuvend të barabartë
me partinë në pushtet që gjithnjë ka zënë presidiumet.Sistemi
pluralist kërkon një kushtetutë tepër solide, pa ekuivokë, pa mundësi shpërdorimi.
E parë gjithnjë në aspektin simbolik, me
të gjitha ato kompetenca që i jepen presidentit, a nuk po shfaqemi si një Republikë
presidenciale, ku presidenti merr vlerat e simbolit të kombit, bashkë me atë të
zotëruesit të pushtetit.Në
qoftë kështu a nuk është në dobi të harmonisë, të mirëkuptimit, të unitetit mbarëkombëtar
që Presidenti i Republikës të votohej direkt nga populli. Kështu çdo individ të
shohë edhe simbolikisht në figurën e njeriut në krye të piramidës shtetërorë
edhe vullnetin e vet.E dyta,
që kjo figurë e cila shpreh edhe unitetin e kombit (neni 86), të rrokë
simpatinë kombëtare, a nuk është më e përshtatshme që ai, që nga çasti kur
zgjidhet president, me lirimin nga detyra e deputetit (neni 88), të zhvishet
edhe nga çdo lloj hierarkie partiake, në mos të shkëputet fare nga veprimtaria
e partisë të cilës i përket në çdo aspekt. Kjo do të sillte që qytetarët e
vendit të mos dëgjonin në gojën e presidentit edhe fjalime që nuk mbrojnë
interesa të përgjithshme, por mbrojnë interesat e një pakice, sikurse është partia
e tij.A
nuk do të çonte ky gjest i ligjëruar në kushtetutë në mendimin se presidenti
mban balancën e drejtësisë kombëtare, se shteti nuk është më monopol partish?Do të
ishte një fatkeqësi e re kombëtare në qoftë se historia e shkuar, të cilën nuk
po marrim përsipër ta gjykojmë, të përsëritet qoftë dhe në mënyre të kamufluar.Një çështje
mjaft delikate është se projektkushtetuta të jep idenë e një shteti me një
moshë të re 47-vjeçare. Historia e kombit shqiptar, me gjithë fatin e tij
tragjik nuk nis më 1944, por edhe në qoftë
se për disa ka nisur aty, nuk është në interesin mbarë kombëtar që ta
qethim historinë sipas modës që vjen apo shkon, sipas erës që fryn nga lindja
apo perëndimi...A mos kështu ushqejmë ata dashakeqës të kombit shqiptar që
thonë se viti 1912 ishte një sajesë diplomatike?!Ne po
luftojmë të njihet shteti i Arbërit, megjithëse vonë, tepër vonë; ne kemi datën
simbolike 1444 me Kuvendin e Lezhës, kemi Lidhjen Shqiptare të viti 1878, kemi vitin 1912, por edhe vitin
1924 kur Shqipëria ishte Republikë, prandaj a duhen ngushtuar sinorët e
historisë së vjetër për hir të historisë së re. Është fjala për 24 Majin 1944
kur historia na gjeti në rikrijimin e një shteti në gjysmën e hapësirës kombëtare.
Në qoftë se kohërat janë treguar të pamëshirshme në fatin kombëtar të shqiptarëve,
ky nuk është një shkak për të na u errur
perspektiva, kjo nuk do të thotë se ne të ardhmen në Evropën e Bashkuar e shohim
të mjegulluar si komb. Koniukturat
politike ndryshojnë aspiratat kombëtare mbeten.Mbasi
është fjala për stemën e Republikës, shtrohet pyetja pse shqiponja duhet të
rrethohet me kallĂ«za gruri, ç ‘shprehje kombĂ«tare merr kjo, mbase nĂ« atĂ« kohĂ«, gjysmĂ« shekulli
më parë kishte shpjegimet e veta, por
tani në prag të vitit 2000 gjërat kanë ndryshuar... Një stemë me kallëza a nuk
është pothuaj se e ngjashme me të gjitha
stemat e vendeve të shtypura të Europës
Lindore nga diktatura staliniane në kuadrin e uniformitetit socialist.
Sa
për atë se çfarë i duhet venë mbi kokë shqiponjës, një yll me pesë cepa (simbol
i pesë kontinenteve) apo një përkrenare të Skënderbeut, siç u shpreh dikush në
një bisedë, le ta lemë shqiponjën të lirë; sa më pak ta ngarkojmë me simbole
partiake e ideologjike aq më mirë do të fluturojë ajo, aq më lart e aq më
bukur.
© Kolec P. Traboini