TRIMI ARISTIDH KOLA
dhe presidentët që pshurrën prej frikës së grekëve
Nga K. P. Traboini
Aristidh Kola mbeti një Martir i Kombit shqiptar në vazhdën e Anastas Kulluriotit, Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit e plot të tjerë të vrarë nga shovinistët e jugut, ndaj arbërorin e madh e quaj shqiponjë flamuri se vërtet një shqiponjë ish. Ai e lartësoi kombin shqiptar në fushë të studimeve e dijeve duke sjellë krenari për historinë e shqiptarëve që nga kohët pellazgjike e deri në ditët tona. Çfarë është një titullar apo ministër para një gjigandi të tillë? Pse pra nuk po tunden ta nderojnë, por mjaftohen me një emër rruge vendosur një shtegu të ngushtë fshati në Sauk që nuk e sheh kurrkush veç ca banorë që as nuk e dinë kush është Aristidh Kola. E si mund ta dinë kur përnatë na dalin në ekran ca zvarranikë, ca flliqana partish si vemje që vegjetojnë nëpër kolltukë me mendjen vetëm si e ku ta rrjepin këtë popull. Si mund ta besoj unë ta zëmë Bamir Topin, këshilltarit të të cilit, kur ishte president i kam kërkuar disa herë të nderojnë Aristidh Kolën. Por as këshilltari i vogël dhe as presidenti i “madh”, nuk e luajtën qimen për të nderuar ata që treguan trimëri që përshkruhen si në legjenda. Bënë të kundërtën, dekoruan një ish-sekretar partie, një komunist fanatik me një rreth familjar që kanë terrorizuar popullin, Rrofsh moj Parti e Punës, e ngordhur je, por si mbretëreshë mbretëron edhe nga varri. Nuk le segment të shtetit pa i futur pinjollët e tu. Erdhi nje tjetër president...një hukubet me karabojë me emrin Bujar Mehmeti, që për të qenë i pëlqyeshëm në politikë e kërtheu mbiemrin Nishani. Edhe ky vuri nishane nëpër gjokse këngëtarësh tallava dhe disa miqëve të tij politikë, shqiptarë në Amerikë. Bëri edhe dy a tre emra artistësh mediokërr me titullin “Nderi i Kombit”, por Aristidh Kolës jo edhe pse i shkuan 1800 firma dhe kërkesa nga tre shoqata nga Shqipëria e Kosova. Nuk e preku dosjen ky nishanlliu. Pastë hijen e vet. Hijen e vet pastë edhe karabushi në krye të Akademisë së Shkencave të leshit e pambukut të kuq komunist. Po edhe ky tjetri që kemi në krye nuk e di pse po hesht?Kaq frikë kanë prej grekëve të Grekidhisë këta presidentët tanë, na hiqen trima të çartun në Shqipëri e mirë bëjnë, po pse bien squk e qullen e qe besa edhe pshurrën para serbëve e grekëve dhe lëpihen si lakej para turqëve.Çfarë pret pra qytetari nga ky lloj politikani apo të tjerë që punojnë veç për të mbajtur sumën majë kolltukut. Asgjë nuk pret.Veç rrena e mashtrime. Shpresën e kemi tek të rinjtë. Ai brez që po kuqëlon me zemër të zjarrtë për bashkim kombëtar e shporrjen e vemjeve që vegjetojnë si krimba në trungun e shtet-pushtetit. Poshtë krimbat, pra! Rrofshin heronjtë që dinë t’i venë gjoksin dallgëve e fortunave, ashtu siç trimërisht bëri edhe i dituri e trimërori arbëror Aristidh Kola! E mos prisni këto fjalë t’i botojë ndonjë gazetë, as t’i citojë ndonjë TV, sepse edhe pushteti i katërt është kapur, është qelbur, i ka rënë murtaja e zezë e korrupsionit. Janë bërë bij kumbullash që të gjithë politikmutbërsit, hapin universitete, gazeta, TV, revista idiote për vipa e rripa, dhe për karrierë, pushtet e para shesin edhe nënat e veta. Kjo politikë idiote me këta marroqë skandalozë që i drejtojnë nuk të japin kurrfarë shpresë se një ditë do të jetojmë të qetë në këtë vend që po e shkatërrojnë materialisht dhe shpirtërisht. U hiqni vizë kërrmave të vjetra. Nuk kanë më ç’të thonë. Janë shterpëzuar në ide. Kanë marrë fund. Le të shpresojmë tek brezi i ri e jo tek kërrmat e vjetra.