19 August 2014

Kadare - një mal drite që nuk i shpëton dot hijes së vet- nga K.Traboini

Ismail Kadare




KADARE, NJË MAL DRITE QË NUK I SHPËTON DOT HIJES SË VET.

Nga Kolec TRABOINI

Përshkruan bukur Kadare në gjithçka që shkruan. Meriton lavde të pafund. Padyshim ai është stilisti më i shquar i kohës.  Është shqiptari më i madh në njëzet e më shumë  vjet demokraci (dua mirëkuptim se do të lë jashtë shkrimtarsinë  dhe kohen pa lavdi të diktaturës e të merrem me shqiptarsinë e tij tipike në kohën e ankthshme që jetojmë). 
Gjithë vandakët e burrave që kanë drejtuar këtë vend, shtetërisht a politikisht, kanë qenë e vazhdojnë të jenë hije përpara tij. Një president i zgjedhur në këtë epokë mjerane në krye të shtetit të keqtrajtuar shqiptar, a kryeministër qoftë,  duket një mizë përpara Kadaresë. Kjo thotë shumëçka.
Kadare, ky burrë dinjitar,  nderon shqiptarët dhe historinë e vendit të vet, i mbron në botë me një pasion të zjarrtë prej Prometeu, që kërkon respekt prej nesh sepse ndokush tjetër do të hiqej përskaj e nuk do merrej me ne shqiptarët. Por jo, ai i qëndron në mbrojtje të çdo gjëje shqiptare në botë me një krenari që brezat e rinj  duhet ta kenë si shëmbëllesë se si duhet te duhet Atdheu.  
Europian e properëndimor me dimensione të mëdha,  që shpreh më së miri edhe thelbin e popullit të vet, që ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në Rilindjen e këtij kontinenti shumë më tepër se popujt e tjerë ballkanik e me gjërë. Po të ishin politikanët e shtetarët tanë në lartësinë e Kadaresë, ne sot do të ishim pjesë e Bashkimit Europian pa patur nevojë të rrimë prapa porte me dekada dhe pa hyrë në Kotecin e Vendeve Islamike ku jemi edhe sot e kësaj dite për turpin e faqezinjëve tanë antikombëtar e plehra të historisë.
Ismail Kadare në ndihmesën që ka dhënë për afirmimin e shqiptarisë në botë e mbrojtjen e kombit shqiptar,  ja ka bërë vetes monumentin që në të gjallë.
Por... anipse e falshme, nuk rri dot pa e thënë se ai  herë-herë nuk i shkon të mirës deri në fund dhe e le malin e vet të dritës të bëjë hije. Trill i një njeriu të madh ndoshta. Ndalon ndonjëherë i murrëtyer e inatçor, si gjithë në shqiptarët,  pra zbret tek populli i vet dhe përskajon gjithçka që ka bërë aq mirë.
Tipike kadarejane është ajo  çfarë thotë në fund të një interviste me Maks Velon, ku shprehet plot mllef  për  ata që nuk e pëlqejnë veprën e tij apo e kritikojnë për kohën e vjetër e të mjeruar. Thotë janë xhuxha, spiuna thotë e ca fjalë të tjera. Një lexues mund të mos e pelqejë vepren e një shkrimtari pa qënë nevoja të jetë një  xhuxh aq më keq spiun. Fundja në mos Kadare, shkrimtari duhet ta dijë se nuk është faji i xhuxhave që kanë lindur ashtu, edhe ata kanë jetën e tyre pa patur shkak për të urrejtur gjigantët,  ashtu edhe e kundërta. 
Është traditë e fëlligët ndër ne që kushdo që nuk është më mendimin tonë e shtresëzojme si spiun, një ves i politikës i akomoduar në popull. Po pse e thërret zhargonin e nivelit të ulët në ndihmë i madhi Kadare, pasi ka ndërtuar një ngrehinë kaq të ndritur nuk e di. Ndoshta se ai vetë duke qënë shqiptar deri në âsht në virtyte e mllefe, kërkon të ketë për rreth veç njerëz që i përkulet deri në tokë e asnjë kokë krenare lart. Ai thotë se unë fal, kur në të vërtetë Ismail Kadare megjithë madhështinë e tij nuk fal kurrë. Gen shqiptar i patjetërsueshëm dhe ai. Mjerisht ka ndodhur në histori, dhe ndodh ende që shqiptarët i luftojnë armiqt deri në vdekje, por nuk i urrejnë, urrejtjen e kanë për një njeri-tjetrin. E këtu nuk ka asgjë për të falur, asgjë për të mëshiruar a dënuar, ata që merren me apologjinë e faljeve e bëjnë tepër ligsht punen e priftit me fjalë, ndersa në jetë e bëjnë aq mnershëm. Hipokrizi fund e maj.
Kadare, shqiptar i madh, të përshëndes pikërisht se je kështu, si të gjithë ne, si kombit  të cilit i përkasim e asqysh tjetër-  të pafundëm në lavdi e të paepure në urrejtje. Dielli që ka perënduar dje nuk e errëson sado pak shkëlqimin e diellit të sotëm. As nesër po ashtu...
Dola për të folur për Kadarenë, për veprën e tij le të flasin ata që janë kampuar në dy llogore, o e duan deri në çmënduri  ose e urrejnë krejt pa logjikë.
Meqë nuk i përkas llogoreve, fola vetëm për njeriun, për malin,  për dritën e hijet e tij.

18 August 2014

Letër deputetit Fatmir Toçi- nga Kolec Traboini


LETËR DEPUTETIT FATMIR TOÇI
-"Fenomenin Laureta" qoftë dhe metaforikisht është një ekses në strukturat shtetrore që krijon plagë në shoqërine shqiptare të traumatizuar nga papunësia dhe mungesa e drejtësisë -


I nderuar deputet Fatmir Toçi,

ruajmë respekt për ju dhe e kuptojmë shumë mirë si deklarimin e parë dhe të dytin mbi
“Fenomeni Laureta – ruhuni nga manipulatorët”. Kemi mirëkuptim, por një gjë duhet thënë se mosthënia është më tinzare se thënia. Herën e parë ke thënë një të vërtetë. Burrërisht e ke thënë e ty të lumtë se ka vajtur puna sa nuk mba. Picirukat që kanë lidhje me deputetë a minstra bëjnë namin, por larg syve tuaj, ndërkohë unë njoh plot njerëz që kanë hequr të zitë e ullirit 8 vjet nën Sali katrahurën, i ka lënë pa punë e mezi e kanë mbajt frymën, tani që luftuan për këtë ditë as nuk i qas njeri t’i dëgjojë.
Po janë edhe njerëz me universitet e master e ndjekin doktoraturën more. Si shpërfillen këta njerëz. Po u shkoi më shumë se gjysma e jetës pa punë. Çfarë do të bëjnë, të vrasin veten? E ca picirukë si ajo Laureta e vërtetë, ta themi hapur që më ngre dy duart lart e tregon shenjën e dy gishtave të Saliut është bërë çelësi që hap çdo portë. Po si do vendoset drejtësia në këtë vend? Kush do ta mbajë shpresën të gjallë.
Gjithesesi,
"Fenomeni Laureta" qoftë dhe metaforikisht është një ekses në strukturat shtetërore, që krijon plagë në shoqërine shqiptare të traumatizuar nga papunësia dhe mungesa e drejtësisë, e mbi gjithëka vret shpresën dhe shton panikun për pasigurinë e jetës.
Ka shumë probleme ky vend, aq probleme sa këtu më vështirë është puna në pozitë se në opozitë. Prandaj ua mblidhni rripat njerëzve nëpër administrata dhe përpiquni të vini drejtësi.
Me çdo kusht e në çdo rrethanë drejtësia duhet të funksionojë, barazi para ligjit, barazi edhe para punëdhënies e punëmarrjes në administraten qëndrore dhe lokale, përndryshe katastrofat sociale me dëme të pallogaritshme shfaqen në horizont dhe janë po aq të lemeritshme sa Kalifati i zi në tokat arabe. 
I vlerësoni njerëzit në bazë të talentit e jo në bazë të miqësive me Lauretat, që mua më duken si rabecka. Edhe deklaratën e dytë tuajën e kuptoj, ju keni të drejtë, sepse ndokush kërkon ta keqpërdorë sinqeritetin tuaj në qëndrimin kritik ndaj fenomeneve brenda frontit të majtë sepse një parti ku funksionon demokracia e brëndëshme, antarët janë, open mind, njerëz me mëndje të hapur.
Si gazetar i lirë në profesion jam shumë i rreptë në të djathtë e në të majtë, po atje ku gjej vlera i përshëndes.

Ju përshëndes!
Kolec TRABOINI

19 gusht 2014

NEXT: ---> shkrime- esé- link :

14 August 2014

Polici si në kohen e gjymrykut- nga Kolec Traboini

Traboini-esé blog

POLICI  SI NË KOHË TË GJYMRYKUT....

Nga KOLEC TRABOINI

Po ju sjell dy ngjarje në një përqasje që  japin lajmet për sonte datë  14 gusht 2014 dhe ju e nxirrni përfundimin vetë se çfarë është thelbi i policisë sonë që një vegël qorre a thënë ndryshe me gjuhën e popullit vepron si në kohën e gjymrykut. Po e themi që në fillim se gjymryk është emri doganë në turqisht e që përdorej rëndom në Shqipëri në fillimin e viteve 1900.

1- Ka ca ditë që ka humbur një djalë me të meta mendore. Familja në alarm lajmëron kudo sepse djali merrte dhe ilaçe e po bëhen 10 ditë i humbur. Një ditë policët e Vorës e gjejnë këtë djalë dhe si e pyesin nuk e zgjasin po e lënë aty në Vorë pa e vrarë mëndjen së fëmijë e të rinjë të kësaj kategorie mbahen afër, dërgohen në qëndra policore dhe bëhet njofimi nëpërmjet medias për një njeri të sëmure e të humbur qe nuk i dihet as emri. Pjestarët e familjes të skandalizuar për këtë akt te papërgjegjshëm të policisë ankohen në kanalin televiziv  News 24 dhe thonë si është e mundur të ndodh kjo. Pse është Policia? Kësisoj edhe pas braktisjes nga Policia djali me të meta mendore vazhdon të jetë i humbur e në rrezik për jetën.
Në fakt kësaj pyetje nuk është në gjendje ti përgjigjet as drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit. Pse do thoni ju. Shumë thjeshtë se Policia ( që konsiderohet e PS dhe LSI pra e politikës e jo e popullit) është për të bërë luftë nervash me PD. Ja se si:

2- Policia e Tiranës pikërisht sot në të njëjtën ditë shkon e merret me puntorët e ndërtimin të Bashkisë së Tiranës duke ndaluar( arrestuar)  5 prej tyre dhe duke pezulluar  punimet në një rrugë pranë shkollës “Harry Fulz”  ku me të drejtë Bashkia po ngre një semafor. Kjo ndalesë policore e konflikt pushtet lokal me pushtet qëndro është krejt e pakuptimtë e tregon se këta merren me beteja  mullitë e erës, sepse atë semafor nuk e do një kuadër i PS që ka ndonjë dyqan apo kafene aty ku mendohet të vihet semafori në ndihmë të qytetarëve. E shihni pra se përse duhet policia?
Është po kjo polici që ndërsa braktis në rrugë një njeri të sëmurë në Vorë, vrapon të prish punët e Bashkisë për ngritjen e një semafori që në fund të fundit do ti shërbente qytetarëve të Tiranës pa dallim feje, krahine apo ideje. Po na del goja prapa duke vënë në dukje marrëzitë shqiptare, nënpunës budallenj e honxho bonxho por tani këta i kanë veshët e trutë shollë e nuk dëgjojnë. Sa shpejt u trulloska njeriu prej diellit të pushtetit i i bëfsha tëmën kolltukut.

Më falni po çfarë Reformë opinge është kjo?! A doni të bëni shtet apo do vazhdoni të kruheni me njëri-tjetrin sikur keni zënë morra të dy palët, ca morra demokratë e ca morra soc-lsist. Turp të keni. Jeni institucione buxhetore, jetoni me parat e popullit e tallni bythën,  jo e dua unë semaforin jo nuk e dua unë semaforin. Pyesni qytetarët e Tiranës a e duan semaforin apo të vriten prej shoferave injorantë që nuk të lënë të kalosh as në qëndër të Tiranës. Jo më shumë se dje kur kisha shkuar të firmos peticionin për shkarkimin e Don Full Hajnit një taksixhi erdhi si i xhindosur, e të mos nxitoja isha sot në atë botë. Dhe Policia rri e vështron dhe aq me keq nuk do semaforë kur unë si qytetar i dua se më mbrojnë jetën. Po pse moj Policia e Shtetit që ha bukë në trastën  e popullit. Ta dish se qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë, qeveria vetëm konsumon. Lekun e nxjerr populli. I miri e i urti popull që po duron aq shumë.  A e dini çfarë është populli të nderuar policë të politikës, apo jetoni ende kohën e kërbaçit, me medimin se populli është një mushk  që do ngarkuar rëndë e do tërhequr e do mbajtur prej kapistalli. Po ruajuni shkelmave ama se mushkat e kanë goditjen e rëndë.
Unë nuk e kuptoj kështu policinë. Ka të drejtë Tom Doshi që thotë se Saimir Tahiri i e ka  mbushur policinë me tepelenas të vet dhe këta policët të targës TP i kanë shpatullat e ngrohta dhe e lënë vetën lehtësisht të përdoren si shasma në çiftet e partive politike në ca beteja e luftra donkishoteske me njëra-tjetrën
Po ç' kusure ka populli që ju mban me bukë, o Faqja e zezë!

14 gusht 2014


NEXT: ---> shkrime- esé- link :



Zoti Ambasador Arvizu: Nuk jam i një mendje me ju- K.Traboini

Ambasadori Amerikan Arvizu dhe Kolec Traboini
Zoti Ambasador Arvizu: NUK JAM I NJË MENDJE ME JU...
Mr. Ambassador Arvizu, I'M NOT IN A MIND WITH YOU
 

  Ju thoni se gjithçka në Bankën Shqiptare ka qënë mbi baza profesionale, por shqiptarët nuk shohin asgjë profesionale në manaxhimin e Bankës nga Guvernatori Fullani. Nëse vjedhja do të kishte ndodhur nga jashtë( çfarë ndodh edhe në Amerikë) ndoshta, por në vjedhje nga brenda tregon se asgjë profesionale nuk ka funksionuar në Bankën e Shtetit Shqiptar.
Zoti Ambasador mos bëni mëkat të dilni kundër ndjesive të përgjithshme të popullit shqiptar që në këtë rast është viktima e vjedhjes, i cili ka bindjen e plotë se Fullani është thjeshtë një FULL-HAJN....FULL-STEALER.
Ambasadori Arvizu dhe Guvernatori Fullani
A i lexoni gazetat Z. Ambasador Arvizu? Përvec 7 milion dollarë të vjedhur, "Fullani shterroi rezervat valutore me 65 % dhe përgjysmoi rezervat e arit për zgjedhjet 2013.”
Është e vërtetë që këtë duhej ta vendoste drejtësia po cila drejtësi zoti Ambasador? A nuk i kemi lexuar konkluzionet e Departamentit të Shtetit Amerikan ku thuhet se drejtësia në Shqipëri nuk funksionon?! Këtu nuk kemi drejtësi por dreqësi...Dhe dihet se ata të drejtësisë janë të gjithë miq, aleatë apo bashkpuntorë të Fullanit dhe kurrë nuk do të vënë drejtësi mbi këtë vjedhje skandaloze, e turpshme e që tregon se shteti shqiptar është kapur nga qarqet e oligarkët me shënja të plota të një mafie të mirëorganizuar e nuk kanë asnjë qëllim tjetër vec të pasurohen.
Jep shëmbullin e modelit amerikan të demokracisë zoti Ambasador, që kur drejtësinë nuk e bën shteti, thërritet populli që me votën e lirë të zgjedh shtetarë të tjerë, dhe një administratë e organe drejtësie që punojnë me përkushtim. I nderuar i Ambasador këtu të gjithë ata që losin me hallkat e pushtetit janë hajdutë, ndaj duhet bërë shëmbull Fullani që të mos guxojnë më të tjerë si ai që të vjedhin popullin e vet.
E fundit, vërtetë në Bankën Shqiptare ka pas profesionalizëm, por kjo ka konsistuar në profesionalizmin e vjedhjes. Dhe kryeprofesionisti në këtë rast është Fullani që është përgjegjës para ligjit për gjithçka që ka ndodhur në Thesarin e Shtetit, se ka punësuar hajdutë, se ka stimuluar hajdutë, se me mosndalimin u ka krijuar kushte për të vjedhur popullin shqiptar. Prandaj:
TË SHPORRET FULLANI!

Kolec TRABOINI
shqiptaro-amerikan
14 gusht 2014
traboini@yahoo.com


Karikature nga artisti Bujar Kapexhiu.

Mr. Ambassador Arvizu, I'M NOT IN A MIND WITH YOU ...

You say that "everything in the Bank of Albania has been functioning on professional basis", but Albanians do not see anything professional in the management that the Bank's Governor has done. If the theft would have occurred from the outside premises the bank(what happens even in America) perhaps, but if the theft has happened from within, then this shows that nothing has worked professionally in the Albanian Bank State. Mr. Ambassador, do not make a sin and go against the general feelings of the Albanian people who in this case are the victims' of theft and are fully convinced that Fullani is simply a thief .... FULL-HAJN FULL-STEALER.
Do you reporters read Mr. Ambassador Arvizu? Beside the $7 million stolen, "Fullani exhausted the stock valuation by 65% and halved the gold stocks for 2013 elections."
It is true that this has to be decided from the Justice, but which justice Mr. Ambassador? Did you not read the conclusions of the State Department report stating that, "the Justice in Albania does not function?!" Here we do not have Justice but Evilness ... And is known that all the members of the body of justice are friends, allies or associates of Fullani and will never do justice on this, outrageous theft, embarrassing showing that Albania is captured by circles of the oligarchs with full signs of a well-organized mafia and have no purpose other than to get rich. Give the example of the American model of democracy, Mr. Ambassador, that when justice is not done by the different levels of the government, people are summoned to vote freely and elect other statesman, and a body administration of Justice working with dedication. Honorable Ambassador, here all those who play with state powers are thieves, and that is why Fullani should be made an example, as it will deter others like him to not steal their people.. Lastly, we really had the professionalism in the Albanian State Bank, but it has consisted in the professionalism of theft. And the Head-professional in this case is Fullani who is responsible before the law for everything that happened in the State Treasury, who employs thieves, has stimulated thieves, and has created conditions to fail stopping the theft of the Albanian people, yet again. Therefore: FULLANI SHOULD BE OUSTED!

Kolec Traboini 

Albanian-American August 14, 2014