Nga
KOLEC TRABOINI
Po
ju sjell dy ngjarje në një përqasje që japin lajmet për sonte datë 14 gusht 2014 dhe ju e nxirrni përfundimin vetë
se çfarë është thelbi i policisë sonë që një vegël qorre a thënë ndryshe me
gjuhën e popullit vepron si në kohën e gjymrykut. Po e themi që në fillim se
gjymryk është emri doganë në turqisht e që përdorej rëndom në Shqipëri në
fillimin e viteve 1900.
1-
Ka ca ditë që ka humbur një djalë me të meta mendore. Familja në alarm lajmëron
kudo sepse djali merrte dhe ilaçe e po bëhen 10 ditë i humbur. Një ditë policët
e Vorës e gjejnë këtë djalë dhe si e pyesin nuk e zgjasin po e lënë aty në Vorë
pa e vrarë mëndjen së fëmijë e të rinjë të kësaj kategorie mbahen afër, dërgohen
në qëndra policore dhe bëhet njofimi nëpërmjet medias për një njeri të sëmure e
të humbur qe nuk i dihet as emri. Pjestarët e familjes të skandalizuar për këtë
akt te papërgjegjshëm të policisë ankohen në kanalin televiziv News 24 dhe thonë si është e mundur të ndodh
kjo. Pse është Policia? Kësisoj edhe pas braktisjes nga Policia djali me të
meta mendore vazhdon të jetë i humbur e në rrezik për jetën.
Në
fakt kësaj pyetje nuk është në gjendje ti përgjigjet as drejtori i përgjithshëm
i policisë së Shtetit. Pse do thoni ju. Shumë thjeshtë se Policia ( që
konsiderohet e PS dhe LSI pra e politikës e jo e popullit) është për të bërë
luftë nervash me PD. Ja se si:
2-
Policia e Tiranës pikërisht sot në të njëjtën ditë shkon e merret me puntorët e
ndërtimin të Bashkisë së Tiranës duke ndaluar( arrestuar) 5 prej tyre dhe duke pezulluar punimet në një rrugë pranë shkollës “Harry Fulz”
ku me të drejtë Bashkia po ngre një
semafor. Kjo ndalesë policore e konflikt pushtet lokal me pushtet qëndro është krejt
e pakuptimtë e tregon se këta merren me beteja mullitë e erës, sepse atë semafor nuk e do një
kuadër i PS që ka ndonjë dyqan apo kafene aty ku mendohet të vihet semafori në
ndihmë të qytetarëve. E shihni pra se përse duhet policia?
Është
po kjo polici që ndërsa braktis në rrugë një njeri të sëmurë në Vorë, vrapon të
prish punët e Bashkisë për ngritjen e një semafori që në fund të fundit do ti
shërbente qytetarëve të Tiranës pa dallim feje, krahine apo ideje. Po na del
goja prapa duke vënë në dukje marrëzitë shqiptare, nënpunës budallenj e honxho
bonxho por tani këta i kanë veshët e trutë shollë e nuk dëgjojnë. Sa shpejt u trulloska
njeriu prej diellit të pushtetit i i bëfsha tëmën kolltukut.
Më
falni po çfarë Reformë opinge është kjo?! A doni të bëni shtet apo do vazhdoni
të kruheni me njëri-tjetrin sikur keni zënë morra të dy palët, ca morra
demokratë e ca morra soc-lsist. Turp të keni. Jeni institucione buxhetore, jetoni
me parat e popullit e tallni bythën, jo
e dua unë semaforin jo nuk e dua unë semaforin. Pyesni qytetarët e Tiranës a e
duan semaforin apo të vriten prej shoferave injorantë që nuk të lënë të kalosh
as në qëndër të Tiranës. Jo më shumë se dje kur kisha shkuar të firmos
peticionin për shkarkimin e Don Full Hajnit një taksixhi erdhi si i xhindosur,
e të mos nxitoja isha sot në atë botë. Dhe Policia rri e vështron dhe aq me keq
nuk do semaforë kur unë si qytetar i dua se më mbrojnë jetën. Po pse moj Policia
e Shtetit që ha bukë në trastën e
popullit. Ta dish se qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë, qeveria vetëm
konsumon. Lekun e nxjerr populli. I miri e i urti popull që po duron aq shumë. A e dini çfarë është populli të nderuar policë
të politikës, apo jetoni ende kohën e kërbaçit, me medimin se populli është një
mushk që do ngarkuar rëndë e do tërhequr
e do mbajtur prej kapistalli. Po ruajuni shkelmave ama se mushkat e kanë
goditjen e rëndë.
Unë
nuk e kuptoj kështu policinë. Ka të drejtë Tom Doshi që thotë se Saimir Tahiri
i e ka mbushur policinë me tepelenas të
vet dhe këta policët të targës TP i kanë shpatullat e ngrohta dhe e lënë vetën
lehtësisht të përdoren si shasma në çiftet e partive politike në ca beteja e
luftra donkishoteske me njëra-tjetrën
Po
ç' kusure ka populli që ju mban me bukë, o Faqja e zezë!
14
gusht 2014
Dy kryeministra me vodhën mitingun- Traboini Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Dy kryeministra me vodhën mitingun- Traboini Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab...
Fejton me shufra ari - nga Kolec Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Zhvillimi letërsisë shqipe në Mal të Zi- nga Rrok Gjolaj
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Një spot që ministrit mund ti kushtojë postin- nga..
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit
KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI