Filmmaker, Journalist and Author of 48 books of which 30 with poetry. / Kineast, gazetar dhe autor i 47 librave nga të cilët 30 me poezi.
06 July 2012
NJË FILM PËR SHTRAUSIN, 1984
NJË FILM PËR SHTRAUSIN
Ndoshta e kam marrë vesh përpara shumë të tjerëve për vizitën që do të bënte Franz Josef Shtrausit(1915-1988) Shqipëri. Në mes të gushtit 1984 më thirri në zyrë drejtori Vangjush Zallëmi e më shumë seriozitet më komunikoi një detyrë të vështirë, siç e cilësoi ai, për faktin se duhej kujdes i madh se me 21 Gusht do vinte në vendin tonë për një vizitë të shkurtër Shtrausi. Emrin e gjermanit bavarez Shtraus e kisha dëgjuar prej vitesh, sepse gjithnjë kur gazetat e asaj kohe i referoheshin lajmeve të jashme nga Europa, përmëndej emri i tij si ministër i Budesverit gjerman.
Përgatituni për një xhirim arkival, por... do të shohim pastaj se si do të bëhet, vuri në dukje drejtori e shtoi, jo më shumë se një akt film bardh e zi.
Duke qënë pjestar i grupit të filmit e kam ndjekur vizitën e tij në Shqipëri. Dihet se ai ka bërë dy vizita, por bëj fjalë për vizitën e parë. Është xhiruar sipas mundësive në të gjitha vendet që vizitoi në Shqipëri, ndërsa në kryeministri na lanë vetëm sa u shtërnguan duart e pastaj duart u mbyllën. Flitej se do të takohej me Enver Hoxhen, e nëse ndodhte kjo të përgatiteshim të dërgonim për xhirim vetëm një opreator, por kjo nuk ndodhi.
Filmi është bërë urgjent dhe i është dërguar në Shtrausit në Gjermani. Mendohet se në Gjermani filmin ja ka dorzuar Shtrausit në një koktej një titullar i lartë shqiptar, por nuk e di sa e është sakte kjo. Nga Komiteti i Mardhënieve me Jashtë, ku aso koha ka qënë, ka ardhur njoftimi se Shtrausi e ka parë filmin dhe e ka pëlqyer.Kopja e vetme e prodhuar i është dhënë si dhuratë. Ai film nuk ka qarkulluar në Shqipëri nëpër ekranet e kinemave, por negativi duhet të jetë ruajtur në arkivë.
Gjatë udhëtimit pati dy incidente. Një makine Benz e parkut të delegacioneve nuk i hëngri dot të përpjetat e kthesat e Llogorasë dhe nxorri tym, sa u vu alarmi. U shqetesuan së tepërmi shoqëruesit që kishin frikën se mos ndodhte ndonjë aksident me gjermanët, por vumë re edhe shqetesimin e drejtorit të Benzit që nuk e priste që makinat e tij të shitura në Shqipëri të ishin aq të dobëta. Atëhere na thanë se Drejtori i Benzit dhe vetë Shtrausi u kishin thënë shoqëruesve se shqiptarët i kishin porositur makinat gabim, se këto tipa ishin vetëm për rrugë fushore.
Incidenti i dytë, ku ne të Kinostudios desh lamë kokën ishte në hyrje të një fshati të Bregut që nuk ja di saktë, mund Qeparoi, kur ne ishim në bisht të kolonës. Kish rënë një vese shi dhe makina jonë BÇ bëri një rrethrrotullim rreth vetes dhe përfundoi rrëzë një hendeku ku vinte një pjerrtesi nga ana perëndimore, në të djathtë të rrugës. Sikur të kishte marrë makina rrëpirën për ne do të ishte katastrofale. Mbaj mend operatorin Rakip Zeneli që tha, me siguri kemi bërë ndonjë të mirë që shpëtuam, ndonjë nga ne i ka falë ndonjë fukaraje ndonjë 5 lekëshe.
Shkaku ishte një vesë shiu përzier me një shtresë vaji. Ose dikush kishte hedhur vaj në rrugë ose nga ndonjë makinë kishte rrjedhur e ky ishte shkaku siç përcaktuan ata të qarkullimit rrugor që vinin pak pas nesh. Fatmirësisht nuk i kishte ndodhur kjo makinave ku ndodhej Shtrausi, i biri dhe drejtori i benzit.
Mbresë më kanë lënë dy rrethana. Kur hyri në Han të Hotit, Shtrausi ishte me pantallona të shkurtëra, tip gjahtari kolonial. Rrobat e tij ishin ngjyrë kaki, me shumë xhepa. Makina që e drejtonte personalisht ishte e hapur, benz ushtarak, makinë tepër e fuqishme, e lartë. Por me të hyre këndej kufirit, Shtrausin e vendosën një një makine Bens të zi të drejtuar nga shofer shqiptar dhe nga shoqërues që ne nuk i njihnim.
Në Dhërmi mbaj mend i sollën fruta të cilat ua serviri vetë drejtori i Fermës, një specialist i njohur që ndërkohë u prezantoi begatinë e bregdetit shqiptar, brezaret të cilat Shtrausi i pelqeu shumë. Thonë se ai u ka sugjeruar turizmin në këtë perlë shqiptare, por me kot lodhej gjermani me këshilla miqësore sepse nuk e kishin thirrur t'a dëgjonin, por thjeshtë të bënin adetin. Mysafiri gjerman i rangut të lartë u la në det bashkë me djalin e dhëndrrin e tij. Ne përfituam dhe e xhiruam nga larg, sepse nuk na linin të afroheshim. Më pas ai ka kaluar në Greqi ku shkonte në Igumenicë ku, siç u tha, Kompania Benz kishte filialin e vet të shitjes së veturave.
KT 2009
www.traboini.com
02 July 2012
APOLOGJIA E MUNGUAR "Më fal, Bilal Xhaferri !"
APOLOGJIA E MUNGUAR
"Më fal, Bilal Xhaferri !"
Shkruar nga KOLEC TRABOINI
Që nga viti 2004 kur është shkruar kjo esè e deri më tani që ribotohet, ka patur mjaft ngjarje të reja, zëra të rinj mbytës kundër hapjes së dosjeve. Mjerisht ndër ta edhe zëri i ish kryetarit të Lidhjes (që nuk ekziston më) të Shkrimtarëve, zëri i të ndjerit Zyhdi Morava, që në një intervistë publike kërkoi me insistim të mos hapen dosjet. E kam pyetur por asnjëherë nuk jepte arsyet e vërteta të cilat, nga mënyra se si u morën titujt e nderet, nuk është e vështirë të merren me mend. Loja me dosjet arriti në prefeksion me faljen publike që i bëri spiunëve të poetëve të ekzekutuar Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, falje që nuk ishte pa përfitim. Ish kryetari si shperblim për këtë veprim të tij mori çmimin e argjendë të vitit për një roman "E veçanta e një dashurie", ku kryetare jurie ishte shkrimtarja që kishte denoncuar krijimet e poetëve të vrarë nga diktatura. E e jo vetëm kaq, të mirat rrodhën edhe më tej per kryetarin e Lidhjes se Shkrimtareve duke iu dhënë titulli i lartë presidencial "Mjeshtër i Madh", çfarë nuk kishin arritur ta gëzonin poetë në zë të letërsisë shqipe si Frederik Rreshpja dhe Ndoc Gjetja. Nuk e di a i është dhënë ky titull në të gjallë shkrimtarit Martin Camaj. Si darovitje e ndërsjelltë për keto mirësira, spiunia shkrimtare ( bijë sigurimsi kjo) që dërgoi në ekzekutim dy poet të rinjë, u propozua nga kryetari i shkrimtarëve për çmimin Nobel. Kjo ështe llogjika në Shqiperi. Njëra dorë lan tjetrën e të dyja lajnë fytyrën e pistë të spiunlliqëve e poshtërsive që janë bërë në këtë vend për gjysëm shekulli, e që vazhdojnë me të njëjtin pasion të lig... Mund të kishte edhe të tjera shkaqe, për të cilat pikërisht një njeri që ka qënë në burgun e diktaturës, të këmbengule të fshiheshin bëmat e spiunëve të cilët me mjeshtri kanë arritur të zënë edhe vende kyçe në politikë, ekonomi e në hallkat e pushtetit. Kjo gjithashtu tregon se Morava, autori i 30 veprave letrare duke e njohur realitetin absurd të letërsise shqipe ku real-soci ligjëronte hapur e pushtetshëm, pra ku nuk ka asnjë alternative për të zbuluar të vërteten, zgjodhi rrugën e heshtjes dhe akoma më tej të kompromisit.
I vetmi zë i rëndësishëm për hapjen e dosjeve ka qënë e mbetet shkrimtari i njohur Kadare, i cili , ani pse këmbëngul, e di fort mirë se dosjet nuk hapen kurrë, ose hapen pjesërisht, kur duhen të lahen hesapet me ndonjë që nuk e bën mirë punën e lakeut. Mesa duket Kadare në këtë aspekt e ka ndergjegjen e qetë, por gjithësesi këmbëngulja e tij për hapjen e dosjeve anipse në vesh të shurdhër, është për t'u vlerësuar e përkrahur.
Megjithëse ka një të vërtetë universale, nuk mund të ketë pendim as falje për krimet në këtë botë, pa nisur fillimisht me gjyqin e ndërgjegjes që duhet t'i bëjë vetvetës çdo njeri që ka jetuar e, në një mënyrë a një tjetër, është molepsur me ose pa dëshirë prej një epoke të pistë. Të gjitha apologjitë duhen filluar nga vetja. Duhet filluar me fjalët "Më fal, Bilal Xhaferri!", e për ta bërë këtë nuk ka nevojë për referendume, as dekrete presidenciale, as ndryshime kushtetuese nga deputetët, në mes të cilëve gëlojnë si zogj sorre edhe bijtë e antarëve hiena të Byrose Politike, instrumentit më gjakatar që ka njohur populli shqiptar...
* * *
Për të bërë pendesën, persekutuesit e Bilal Xhaferrit nuk është e nevojshme të kërkojnë të hapen dosje... Madje edhe pse spiunimi i tij është publik dhe i hapur, askush nuk i tha shkrimtarit (të paktën për së vdekuri), "Më fal, Bilal Xhaferri!". Atëherë çfarë kërkojmë nëpër varreza dosjesh dhe çfarë është qëllimi i hapjes së tyre?! Mjerisht, ata që sot kërkojnë me insistim të quhen disidentë, dikur e martirizuan shkrimtarin, ndër më të talentuarit e letërsisë shqipe. Thonë të hapen dosjet. Bukur! Le të hapen (paçka se u kujtuan si kofini pas të vjeli), nëse vërtet ka mbetur gjëkund ndonjë dosje?! Por për të gjetur persekutuesit e Bilal Xhaferrit nuk ka nevojë të hapen Arkivat e Shtetit (prej ku nisin të gjitha spekullimet e sotme të nxitura prej ish sekretarit të Ramiz Alise që sot gëzon titullin Profesor ), as ato të Komitetit Qendror e të Ministrisë së Brendshme, sepse spiunimi i tij është bërë publikisht në Lidhjen e Shkrimtarëve, por edhe në gazeta e libra të atyre që jetojnë ende nëpër delire disidencash të paqëna e për të cilët Frederik Rreshpja thoshte se atyre, edhe sot e kesaj dite " ...ua gervish pasqyrën ku shihen diamanti i mprehtë i Bilal Xhaferrit.".
Edhe pse diktatura është shembur dhe shkrimtari i deklaruar "armik", Bilal Xhaferri, ka afro dy dekada i tretur në dhè, ai vazhdon ende të jetë i persekutuar. Sigurisht, jo nga lexuesit e dashamirësit e tij të shumtë, por nga ata që u përpoqën sa mundën t'ia nxijnë jetën njeriut, kolegut të tij shkrimtar.
Madje edhe ish këmbora e madhe e letërsisë që u katandis mjerimi i madhështisë së vet fodulle, Fadil Paçrami( pak kohe para se te vdiste), ka deklaruar se kishte patur fakte fakte që Bilal Xhaferri ka qënë “spiun i sigurimit”. Po nuk thoshte ky xhelat shkrimtarësh (para se të metamorfohej prej Enver Hoxhës në viktimë), se nga i mori këto të dhëna dhe a ka ndonjë të dhënë tjetër plotësuese se kush e plagosi me thikë e kush e dogji dy herë redaksinë e dorëshkrimet në Amerikë. Dhe, edhe më tej, kush e vrau në mënyrë misterioze në spitalin e Çikagos Bilal Xhaferrin? Mesa duket, Fadil Paçrami që e anatemoi Bilal Xhaferrin në Lidhjen e Shkrimtarëve duke e nxjerrë jashtë nga salla me ulurimat "pinjoll i armikut të Partisë" kërkonte ta persekutojë edhe pas vdekjes shkrimtarin Bilal Xhaferri. Mirëpo Fadil Paçrami harronte se ky nuk është mision shkrimtarësh por nekrofagësh; është i njëjti mision që ai kishte patur si një nga llafeollogët dhe demagogët më të zellshëm të diktaturës. E nuk mund, mesa duket, të rrinte pa e ushtruar zanatin e vjetër edhe në fund të jetës se vet zullumqare, në kohë të demokracisë..
I lindur në nëntor 1935, në fshatin Ninat të Konispolit, në një familje patriote çame, Bilal Xhaferri u rrit jetim, pa nënë e pa baba (baba të pushkatuar si armik nga shokët e idealeve komuniste të Fadil Paçramit), dhe e ndjeu që në fëmijëri varfërinë dhe përbuzjen klasore. Punoi që i ri nëpër kantiere, i dënuar për të mos ëndërruar arsimimin e lartë. Punëtori i Ulzës shumë shpejt do të binte në sy për talentin e madh letrar, për çfarë u pa sa me simpati e dashamirësi nga lexuesit, aq edhe me cmirë e ligësi nga shkrimtarët e përkëdhelur të regjimit, të cilët jetonin në fodullëk e në domenët e letërsisë së partishme.
Nuk e lanë të botonte përveçse një libër me tregime, që gjithsesi i dha emër të nderuar tek lexuesi i thjeshtë si edhe tek disa kritikë e rrethe letrare dashamirëse që e përkrahnin.
Deri këtu e lejuan, por kur Bilal Xhaferri guxoi të mendonte dhe të shkruante një roman historik për periudhën e Skënderbeut si "Krastakraus" lindën plot ambicje keqdashëse, plot fjalë nisën të qarkullojnë për birin e një të pushkatuari, që guxonte të konkuronte me majat e letërsisë se kohës. Këtë, Partia e Punës (dhe e Lidhjes së Shkrimtarëve) nuk mund ta linte të ndodhte, prandaj mezi prisnin rastin të dënonin pinjollin e "armikut". Dhe rastin u a dha në dorë vetë Bilal Xhaferri, i cili duke jetuar e vuajtur bashkë me popullin e vet, dinte shumë më tepër se sa kritika zyrtare apo aparatçikët e Komitetit Qëndror mbi problemet e letërsisë e artit dhe të lidhjeve të saj me realitetin e jetës.
Por, çfarë tha Bilal Xhaferri në Lidhjen e Shkrimtarëve. Pse nuk e tha Fadil Paçrami se çfarë gjëme i bëri letërsisë shqiptare diskutimi i Bilal Xhaferrit? Vetëm pse tha hapur në strofen e gjarpërinjeve të PPSH-letrare, që trajtimi i figurës së grave malësore në një roman, një pamflet i keq politik (konformist me ideologjinë zyrtare të PPSH, që disa shkrimtarë mediokër e quanin "hymni i letërsisë së klasës punëtore"), ishte i gabuar. Kjo për faktin se, banorët e malësive pasi iu nënshtruan dhunës e egërsisë së komunizmit me pushkatime në prag të shtëpive, tashmë edhe artistikisht po i nështroheshin poshtërimit moral si kanunorë mesjetare, reaksionarë dhe përfaqësues të errësires dhe regresit. Nuk është ashtu-u tha njeriu me shpirt fisnik Bilal Xhaferri, për të cilin malësoret dhe Malësia e Veriut ruan një respekt të jashtëzakonshëm se ishte i vetmi zë që i mbronte hapur prej hunëve të komunizmit që hyjnizoheshin letrarisht prej
epigonëve të letërsisë së llogoreve të luftës së klasave.
Vërtet gruaja malësore në shfaqje dukej e nështruar dhe e poshtëruar, - u thoshte asokohe shkrimtari dinjitoz Bilal Xhaferri -, por në thelb shoqëria dhe mjedisi shqiptar gjithnjë e kanë respektuar. Po kush të dëgjonte... hienat. Edhe analizat e Kanunit bëheshin prej pseudokritikëve të rregjimit, gjithnjë me qëllimin e keq për ta nxjerrë si ana më e zezë e jetës shqiptare. Malësia dhe malësorët ishin bërë sinonim i diversantëve dhe shpellave në letërsinë e partisë. Edhe Kanuni lexohej dhe interpretohej së prapthi, duke mos gjetur tek ai kurrfarë vlerë, të paktën historike për kohët kur shoqëria shqiptare jetonte ende jashtë legjislacioneve civile dhe në kushte izolimi historik. Duke harruar qëllimisht faktin se ishte ai kod qe e mbajti dhe ruajti lidhësinë e bashkësinë në ato kohë të errta të historisë, kur popujt e Europës ende nuk i kishin një të tillë por notonin në kaos.
Duke jetuar në mes të malësorëve të zonave veriore, ku dhuna komuniste ishte shfaqur me egërsi të pashoqe, Bilal Xhaferri do të zbulonte tek ata jo vetëm vuajtjen e mjerimin ku e kish katandisur popullin regjimi monist, por do të dallonte edhe tiparet e madhështisë së malësorëve shqiptarë si nderi, besnikëria, urtësia, mikpritja, respekti njerëzor. Bilal Xhaferri nuk mund të mos i mbronte ato tipare e virtute të larta të njerëzve në vatrat malësore ku ai kishte ngrënë bukë dhe ishte pritur me bujari.
Bilal Xhaferri foli, tha të vërtetën që buçiste jo vetën në shpirtin e tij por edhe në gjokset e malësorëve të martirizuar prej skuadroneve të ndjekjes (lexo vdekjes). Bilal Xhaferrit deshën t'ia bënin varrin së gjalli duke e ndarë nga letërsia. Librin "Lirishta e kuqe" që ia vonuan për t’ia nxjerrë në dritë (jo pa qëllim), ia kthyen në karton. Romanin në dorëshkrim "Krastakraus" që shikohej me lente, thonë se edhe nga vetë Ramiz Alia (fjalë e përhapur me qëllim mbase), ia zhdukën që të mos i mbetej nam e nishan sfidës që i “deklasuari” i bënte një romani historik (me kohë të përqasur) e që ishte ngritur aso kohe në peidesdal dhe hymnizohej prej kritikës shabllone të rregjimit.
Ajo çfarë i kishte mbetur Bilal Xhaferrit ishte të shpëtonte të paktën jetën, para se ta shqyenin çakenjtë e diktaturës. Dhe falë njohjeve, miqve të mirë, respektit që njerëzit kishin për të, arriti të arratisej në fund të gushtit të vitit 1969.
Por, më kot mendoi Bilal Xhaferri se do t'i shpëtonte egërsisë e dinakërisë së rregjimit. Do ta gjenin edhe pse larg. Enigma e vdekjes së tij, pas një operacioni në kokë të deklaruar "i suksesshëm" nga ku shkrimtari doli nga salla i vdekur e kurrfarë hetimi i plotë nuk u bë. Kjo të bën të kuptosh se "parja e kuqe e hafijellëkut (siç më thoshte në të gjallë i ndjeri Preng Gruda, që e kishte strehuar mjaft kohë Bilal Xhaferrin në shtëpinë e vet në Detroit), ka shkuar në dorën që duhej për të kryer punën e Sigurimit të Tiranës".
Gjithsesi, kjo vdekje mbeti enigmë dhe shkaktoi traumë për Komunitetin Shqiptar në Amerikë, ku Bilal Xhaferri ishte ndër intelektualët më aktivë me revistën e tij "Krahu i Shqiponjës", dhe humbje e madhe për Letërsinë Shqipe.
Në vend që të heshtej me dhimbje për këtë vdekje tragjike, në një botim të ditëve të fundit të monizmit, emri i Bilal Xhaferrit (edhe pse me iniciale), u satirizua në mënyrë cinike nga një shkrimtar i nderuar e i respektuar, por që megjithë talentin e admirueshëm, kurrë nuk i shpëtoi vogëlsirave në të cilën e fuste në ngasje ambicja.
Është e vërtetë që "shkrimtarin B.XH. koha ia dha varrit" por, jo për t'u harruar siç thuhet në atë libër botuar rreth vitit 90. Përkundrazi, për të shkëlqyer dhe për t’u admiruar nga populli shqiptar duke u vendosur në altarin e letrave shqipe si martir dhe talent i madh që kurrsesi, megjithë dëshirat vetiake të ndokujt, nuk mund të përbëhet vetëm nga një dorë, vetëm nga një mendje e kurrsesi vetëm nga një penë...
Në spitalin e Çikagos, në tetor të vitit 1986, në moshën 51 vjeçare vdiq njeriu, por mbeti gjallë në kujtesën e njerëzve krijuesi i martirizuar, krijimtaria e tij që sot është pronë e gjithë lexuesve shqiptarë. Mirënjohjen prej lexuesve e meriton intelektualja çame Ballkize Halili, e cila ruajti një kopje në dorëshkrim të atij romani. Duke shpëtuar veprën e Bilal Xhaferrit prej zhdukjes, përmes rrezikut të jetës së vet, ajo bëri shumë më tepër se një akt disident. Në këtë rast, ruajtja e librit të "armikut", është akt shumë herë më kurajoz nga "disidencat" e disa shkrimtarëve zyrtarë, që më kot përpiqen t’i mësojnë publikut t’i lexojnë veprat, që deri dje ishin konformiste të regjimit monist, si disidente e kundërshtare. E njëjta mirënjohje i takon edhe kritikut Adriatik Kallulli që ka ruajtur poezi të Bilal Xhaferrit në shtëpinë e tij, kur kjo përbënte një rrezik të jashtëzakonshëm për jetën vet.
* * *
Miti i martirit të letërsisë Bilal Xhaferri ndrit udhën e brezave shqiptarë, të atyre që artin e bëjnë nëpërmjet dhimbjeve dhe sakrificave, e që vlerat i arrijnë nëpërmjet veprave të veta dhe aspak nëpërmjet mizanskenave, tarafeve, klaneve, të cilat (pse jo) të japin edhe çmime të mëdha kombëtare kur dhënësve ua do mideja dhe interesi.
Edhe hapja ose mos hapja e dosjeve, është një lojë (krahas tërë lojrave dinake pseudo-demokratike të tranzicionit) që po luhet prej 15 vjetësh e, po në këtë sens, do të luhet akoma nga ata që diç duan të përfitojnë, qoftë nga varrimi apo çvarrimi i dosjeve në varrezat e diktaturës.
Ia nxinë jetën popullit duke varrosur të vërtetat dhe jetët njerëzore, e tashmë kur populli ka plot halle të tjera, kur korrupsioni dhe krimi të ze sytë dhe varfëria e skajshme e ka sjellë jetën në zgrip, per te terhequr vemendjen herë pas here media me një kumbim të bujshëm thërret”Të hapen dosjet!”. Patjetër, por çeshtja është se sa seriozisht e kanë, apo thjeshtë sepse populli ka nevojë për spektakël e hashish informativ sensacional...
Ashtu si për zbulimim e “bujshëm” të poemës "Pashallarët e kuq" që u bë çështje e madhe por u fry e u çfry si tollumbacet e 1 Majit para tribunave, (me "urra" kur u ngrit e "urra" kur u rrëzua), ashtu do të përfundojë edhe kjo nismë zulmëmadhe dosjesh pas afro dy dekadash të vendosjes së pluralizmit.
Kemi një dosje të Bilal Xhaferrit me "spiunë" të vetëdeklaruar publikisht në zezonën Lidhje të Shkrimtarëve të diktaturës. Pse heshtet e nuk ka kurrfarë vrasje ndërgjegjeje e reagimi në publik?
Le t’i marrim gjërat me rradhë, pra të lexohen së pari dosjet e hapura, pastaj gjejuani anën atyre të fshehura, se vërtet duhen hapur të gjitha (në ju lëntë Komiteti Shqiptar i Helsinkit që herë herë merr nën mbrojtje mafien zyrtare dhe banditët e qeverisjes), pra të hapen nëse ka mbetur ende ndonjë dosje dhe për më tepër pa u manipuluar gjëkund...
Por, në krye të fjalës të thuhet:
- Më fal, Bilal Xhaferri!
Boston, 2004

© Copyright Traboini - esè / traboinistudio@yahoo.com
Nuk mund të botohen në asnjë organ shtypi apo sit elektronik pa lejen e autorit
Zbulimi i fotografisë së Faik Konicës - nga Kolec Traboini
Fotografia e rralle e Faik Konices me autograf nga ai per Vasil Panin.
ZBULIMI I FOTOGRAFISE SE FAIK KONICES
Kalon tre herë oqeanin
Gjysëm shekulli fshehur në sëndukët e familjes Pani
Nga KOLEC TRABOINI
Miku im Sotir Pani nga Dardha që tash jeton në Boston, bir e nip i patriotëve të mëdhenj Vasil e Josif Pani, më tregoi disa gazeta të vjetra „Dielli“ si dhe disa botime doracake të gjyshit të tij. Në mes tyre ai ruante si relike tepër të çmuara dy fotografi të Faik Konicës. Në njërën nga ato ishte gjyshi i tij Josif Pani me shqiptarin e madh Konica dalë në Boston. Ndërsa fotografia tjetër ishe një befasi për mua. Kisha parë foto të Konicës, ndër të cilat edhe një me veshje kombëtare, por kjo ishte ndryshe. Bërë në një studio të Vashingtonit ajo kishte poshtë saj edhe shënimin origjinal të Faik Konicës.
Por edhe historia e këtyre fotografive është tepër impresionante.
Ishin të ruajtura me kujdes nëpër vite prej hallës së Sotirit, Fana Raci. Në njërën prej fotove të shumta ishte gjyshi i tij Josif Pani me Faik Konicën në vitin 1910, i pari ishte kryetar i shoqërisë “Besa-Besë” ndërsa i dyti editor i gazetës “Dielli”.
Në fotografinë tjetër të vitit 1920 kishin dalë pranë e pranë baba e bir, Josif e Vasil Pani në Boston. Por kishte edhe materiale të tjera të ruajtura në sëndukun e vjetër të familjes. Veç gazetës “Dielli” ishin ruajtur dhe revistat e gjyshit Josif, i cili tërë jetën e kaloi me letra dhe e vetmja pasuri që u la trashëgimtarëve qenë shkrimet dhe emri i tij si atdhetar i kulluar. Për këtë, kur Hilë Mosi, asokohe prefekt i Korçës, vinte në Dardhë, të parin njeri që takonte ishte Josif Pani, kthyer nga mërgimi në vitin 1922.
Madje pushimet verore Hilë Mosi i bënte familjarisht në shtëpinë e Josifit në Dardhë. Hilë Mosi i pati ndihmuar të bëhej rruga automobilistike Korçë –Dardhë.
Sotir Pani ruan dy fotografi të asaj kohe; njëra tregon drekën e festës, ku Hilë Mosi ndodhej pranë Josif Panit, e një fotografi tjetër e Hilë Mosit në zyrë, kur ishte emëruar ministër i arsimit, me shënimin “Mikut tim z. Josif Pani, për kujtim. Hilë Mosi, Tiranë 9 qershor 1931”.
Në vitin 1925 babai i mikut tim Sotir, Vasil Pani ishte zgjedhur sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, ndërsa nga viti 1929 në kuvendin e 18-të u zgjodh kryetar i Federatës, detyrë që e kreu për 12 vjet.
Në ato vite restoranti i tij ishte kthyer në një qendër ku mblidheshin shqiptarët.
Ai ishte mik me Faik Konicën e Fan Nolin. Në fotografitë e kohës Vasil Pani ndodhet në krah të Faik Konicës, ndërsa në fundin e një fotografie të Faikut, shkruhet ky autograf: “Mikut të dashur z.Vasil Pani. Për kujtim Faik Konitza. Në Vashington më 16 Maj 1937”.
Kjo fotografi qëndron pranë një telegrami ngushëllimi që Vasil Pani kish marrë me 22 maj 1934 nga Faik Konica, kur u hap lajmi i hidhur i vdekjes së Josif Panit në Dardhë të Korçës. “Mësova me hidhërim të madh vdekjen e atit tuaj të dashur Josif Pani. “Ish një shqiptar me karakter të shëndoshë, një nacionalist me ndjenja të kthjellta, një bashkëpunëtor i imi i vjetër dhe një mik i patundur”.
Vlerësimi i lartë i atdhetarit të madh Faik Konica ishte vërtet i meritueshëm.
Josif Pani, gjyshi i Sotirit, ka qenë ndër mërgimtarët e parë dhe ndër të parët veprimtarë e themelues të shoqërive shqiptare në mërgim. Kryetar i shoqatës “Besa-Besë” që në vitin 1906. Bashkë me Sotir Pecin kanë qenë krijuesit e parë të shtypit shqiptar në Amerikë. Ka shkruar në gazetën “Kombi” e më pas ka krijuar gazetat e veta si botues e editor; “Sazani” e “Drejtësia”, si dhe revistën “Adriatiku dhe lufta europiane”. Si gazetar e politikan Josif Pani, njihet si propoganduesi i parë i ideve të social-demokracisë ndër shqiptarë dhe përhapës i zjarrtë i mendimit se përparimi i kombit vjen nga arsimimi i popullit.
At Fan Noli në vitin 1948 do të shprehej: “ Vasil Pani ka qenë tërë jetën nga të parët në fushën patriotike. Patriotizmin, Vasili e trashëgoj nga i ati, i ndjeri Josif Pani. Këtë trashëgim Vasili e vazhdoi deri sa dha shpirt.”.
Familja e Vasil Panit ndodhej në Dardhe. Kishte lënë dy fëmijë të vegjël, Sotirin e Dhoksinë. Dikush u kujdes që gjërat vetjake të të ndjerit Vasil Pani t`i sillte në Shqipëri.
U ruajtën në vite në një sënduk të vjetër të motrës së Vasil Panit, Fana Raci.
* * *
Vite të shkuara, kur hallë Fana nuk jetonte më e Sotir Pani po gatitej të merrte udhën matanë oqeanit, ashtu siç e kishim marrë një shekull më parë gjyshi Josif e më pas babai i Sotirit, Vasil Josif Pani, bashkfshatarët e tij nga Dardha, shokët e miqtë u mblodhën ta përcillnin dhe dikush i lëshoi një zë: “Pse po na lë e po ikën, o Sotir Pani”. E Sotiri me të qeshur por edhe i menduar u tha: “Po iki se kam mall, dua të shoh varrin e babait që për herë të fundit e kam parë kur isha 4 vjeç.”
E shokët e miqtë e kuptuan se çfarë ziente në shpirtin e dardharit të tyre Sotir Pani. Nuk ishte një ikje si të gjitha ikjet e tjera pas të cilave marrosej njerëzia e përvëluar nga skamja. Ishte tjetër, shumë më e fuqishme se sa dëshira për një jetë më të mirë. Ishte pjesa e jetës së tij e munguar që prej viteve të hershme të fëmijërisë.
E kështu, kur Sotir Pani mori udhën e përtej oqeanit, fotografitë e Faik Konicës, si relike të çmuara familiare, u gjendën sërish në Boston.
Kur përgatita librin tim me esè “Bukuri shkodrane” ku ndodhej dhe shkrimi “Një muze atje në Dardhë”, miku im në Boston Sotir Pani më dha të drejtën të botoj në atë libër dy fotot e rralla e të panjohura më parë të Faik Konicës.
Pas gjysëm shekulli ndalimi dhe si e kaluan oqeanin tre herë, fotografitë e Konicës më së fundi botoheshin për herë të parë për publikun shqiptar.
Faik Konica dhe Josif Pani
29 June 2012
Për të mos mbetur çeshtja çame në udhëkryq - nga K.Traboini
PËR TË
MOS MBETUR ÇESHTJA ÇAME NË UDHËKRYQ
-Nëse qendrat e vendosjes, ashtu dhe
Greqia dhe Europa e bëjnë veshin shurdhër, vetvetiu si reaksion lindin format e
forcat radikale, shpeshherë jashtë kontrollit, duke përdorur çdo mjet të
mundshëm legal a jo, duke sensibilizuar opinionin e qarqet ndërkombëtare për
bashkimin e Çamëri-Thesproti me Shqipërinë... -
Ky shkrim është botuar në "Tirana Observer" më 29 qershor 2012 e ku vihet në dukje se qorrollepsja e Shpëtim Idrizit për ambicje pushtetare nuk të çon kurrkund. Ja tani në Hagë çamët atdhetarë shpallën Pavarësinë e Çamërisë, një akt i guximshëm ky, ndërkohë që Shpëtim Idrizi dhe shpura e tij losin me tespije në Parlamentin Shqiptar për një copë kolltuk qeveritar.

Veprimtaritë mediatike e partisë së
Shpëtim Idrizit, që ka në qeveri zëvendësministra, ndër të cilët të kulturës, i
cili njëkohësisht drejton ankandin e shitjes së pikturave në një televizion,
janë bërë me shpenzime jo të pakta, për pllakatet e video-koncertet folklorike
në Bulevardin qendror të Tiranës, me tubime e intervista çfarë të kujton më
shumë se gjithçka një show mediatik. Pse e themi këtë? Sepse nuk e kuptojmë ku
është qëllimi i këtij manifestimi, çfarë do të realizohet me të, në sytë e kujt
do të bjerë e kush do të reflektojë.
Sikur kjo të ishte bërë në Bruksel apo
në New York para organizatës së Kombeve të Bashkuara, apo para pallatit të
Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, vërtet do të kishte një kuptim dhe me siguri
edhe efekte pozitive. Nuk besojmë se opinioni botëror e ka vëmendjen në Tiranë
në këtë verë të nxehtë, kur pasioni i të gjithëve është mbërthyer në fushat e
blerta të kampionatit europian të futbollit. Nga ana tjetër nuk paraqet ndonjë
risi as në Tiranë përveç se si një javë kulturore e zakonshme, sepse nuk ka
shqiptar të mos dijë se çfarë është Çamëria, cila ka qënë masakra ndaj
popullsisë shqiptare, si u vra, u dogj e u përzu një popull, i cili sot e kësaj
dite e vuan atë genocid që u krye nga shteti grek ndaj tij. Çfarë do të mësojmë
më tepër? Çfarë do të arrijmë me këtë koncert video-folklorik me zë buçitës në
qendër të Tiranës dhe a ka ndonjë rrugë e mënyrë tjetër më efektive për të
realizuar programin. Por më kryesorja a ka program dhe sa koherent jemi me
realizimin e tij?
Shumë më mirë do t’i shërbente
çështjes çame që ajo shumë parash të përdorej në ngritjen e çështjes çame në
instancat ndërkombëtare duke mos lënë portë pa trokitur apo mundësi pa
shfrytëzuar. Aq më tepër se problemi nuk ka ngecur në Tiranë, por në Athinë dhe
Athina duhet të përballet me instancat e drejtësisë e humanizmit dhe në
gjykatat ndërkombëtare. Asnjë influencë nuk kanë fjalimet e zhurmshme nëpër
rrugë e sheshe apo dhe këngët folklorike në mes të zhegut të Tiranës.
Duhet të jemi më racionalë, të dimë çfarë të kërkojmë e të kemi një strategji të qartë. Çfarë mund të realizojmë me këto video-koncerte e banderola “I Love Çamëria!”. Ne mund të dalim e të themi sa të duam edhe “I Love Italia!”, “I Love Amerika!” sepse askush nuk na pengon në këtë dashuri. Kjo shprehje është ndjesi e jo program. Më së shumti shkruhen nëpër mure apo bluza të rinjsh e kaq. Natyrisht edhe ajo ka vlerën e vet, por ama nuk ka të bëjë me një program strategjik të menduar mirë e për të cilin nuk ka pse të mos marrim edhe këshilltarë e juristë me emër në arenën ndërkombëtare. Sepse nuk mund ta mposhtim të keqen me berihaj, dhe me të keqe kam parasysh politikën mediokre greke që ndalon ish -shtetasit e vet, të përzënë këta në mënyrë të dhunshme nga trojet e veta etnike, pra i ndalon të kthehen sërish pranë tokës e shtëpive të tyre.

Në Greqi janë kthyer të gjithë
komunistët e EAM-it të përfshirë në luftën civile e të ikur në Shqipëri, Poloni
e Rusi. Nga këta të ikur ne kemi si kujtim të hidhur djegien e Bezistenit
mesjetar të Shkodrës). Vetëm popullsia çame ka mbetur ende e dënuar të jetojë
larg trojeve të veta. Rast unik në Europë e për faj të Europës që nuk e ndaloi
dot genocidin grek ndaj popullsisë shqiptare.
Por kjo nuk mund të vazhdojë
përgjithmonë. Në kushtet kur u shemb muri i Berlinit, si është e mundur të
ekzistojë ende një mur që e ndalon popullsinë e vrarë, e dhunuar, të përzënë,
të kthehet në trojet e shtëpitë e veta pikërisht në kushtet kur Greqia është
anëtare e Bashkimit Europian ku inspirojmë të hyjmë edhe ne si shtet shqiptar.
Kjo është një mynxyrë e një kohe tjetër mbetur peng në kohën tonë. Si mund ta
lejojë Europa që pasojat e gjenocidit të vazhdojnë.
Mendoj se kështu do të mund të
ngulmohet nëpërmjet asistencës së personaliteteve me influencë në fushën e
drejtësisë e legjislacioneve ndërkombëtare për ta paraqitur çështjen çame në
forumet dhe instancat euro-amerikane. Dhe aty duhen shpenzuar energji, madje edhe
para sepse nuk janë pa rëndësi këto ndërmarrje.
Mirëpo sa kohë që Shpëtim Idrizi dhe
partia e tij dalin në tubime të skenës politike shqiptare duke garuar në
zgjedhje për në parlamentin shqiptar, duke bërë aleanca partiake për pushtet e
duke vënë në ministri ithtarët e partisë, nuk besoj se kanë gjë në vijë, sepse
kurrgjë nuk është në dorën e shtetit shqiptar dhe as të qeverisë shqiptare.
Nëse kërkesat e partisë së Shpëtim
Idrizit janë thjesht kthim i çamëve në trojet e veta në Çamëri e jo bashkimin e
Çamërisë me Shqipërinë nuk mund të inkludohen në luftë për poste qeveritare në
Shqipëri, sepse kjo e konfondon krejt çështjen çame, dhe në sy të opinionit
publik apo qendrave të vendosjes konsiderohet një çështje e mbyllur, sepse
çamët janë inkluduar kështu tërësisht në sistemin politik e në jetën shoqërore
shqiptare.
Përmbajtja konseguente në programin e
kthimit të çamëve në Greqi, kërkon që ai dhe jo vetëm ai, por mbarë opinioni
shqiptar të ngulmojë e të luftojë në atë qëllim në arenën ndërkombëtare. Ndërsa
brenda në Shqipëri të bëjë organizimin e çamëve madje duke guxuar të krijojë
zgjedhje në ekzil për deputet në Parlamentin e Greqisë, të bëjë grup
parlamentar, e të flasë si deputet në emër të popullit të zbuar në një
parlament të munguar. Të gjithë e dinë historinë e fillimit të lëvizjes
palestineze me krijimin e një fronti në ekzil, çfarë pati efektin e vet në
arenën ndërkombëtare dhe e çoi çështjen drejt zgjidhjes, ani pse ende nuk është
përfunduar plotësisht. Vetëm kështu do ta dëgjonin ndërkombëtarët, sepse askush
në instanca ndërkombëtare nuk pranon të të dëgjojë si përfaqësues i popullsisë
së dëbuar çame nëse paraqitesh si një deputet i parlamentit të Shqipërisë që e
ka juridiksionin vetëm brenda territorit të shtetit shqiptar. Flet si qytetar i
këtij vendi, i përmbahesh ligjeve të këtij shteti dhe marrëveshjeve që ky shtet
ka me fqinjët e jugut, ndërkohë që shteti grek e ka më të lehtë të mohojë e të
lozë me fjalët ndërhyrje në punët e brendshme.
Manovrat që bën Athina duke e
paraqitur të munguar edhe emrin Çamëri në shtetin grek, nuk bëhen pa qëllim por
për ta bërë çështjen çame të paqenë, sikur në Greqi nuk ekziston një vend me
emrin Çamëri. Po ne nuk ka pse të jemi aq të ngurtë, fundja le ti përgjigjemi
me agresivitet mohimit për t’ua bërë më të padurueshme situatën. Le t’ia
bashkëngjisim emrin Çamëri-Thesproti, sepse janë e njëjta gjë. Aq më tepër që
kur të huajt dëgjojnë për Çamërinë, nuk arrijnë ta identifikojnë as vendin ku
ndodhet. Fundja le t’i ndihmojmë ata dhe t’i bëjmë grekëve me dije se nuk
hiqemi nga udha e kthimit.
Sensibilizim i instancave ndërkombëtare në mënyrë të vazhdueshme e pa u lodhur kurrë, mendojmë se vetëm kështu mund të krijohen premisat e kthimit.

Përkundrazi kjo mundësi të duket
iluzive në këtë mënyrë siç e konceptojnë strategjinë dhe taktikat në partinë e
Shpëtim Idrizit me shokë, të cilët duan t’i flasin e t’i kërkojnë Greqisë
nëpërmjet foltores së parlamentit shqiptar, gjë që nuk sjell asnjë efekt dhe
krijon konflikte në mes të dy shteteve, çfarë as Europa dhe as Amerika nuk e
mbështet. Të mos harrojmë fuqitë e mëdha nuk duan të hapen vatra të reja
konfliktesh në Ballkan, aq më tepër kur gacat nën hi në mes të Ankarasë e
Athinës rrinë ndezur e janë gati për t’u përflakur.
Për të mos mbetur çështja çame në
udhëkryq, theksojmë ka dy rrugë të mundshme. Nëse i përmbahet vetëm programit
të kthimit, të dalin si përfaqësues të një populli të zbuar e të zgjedhin
deputetët e vet sa herë Greqia bën zgjedhje, duke u konsideruar në ekzil si
pjesë e parlamentit grek e si të tillë të paraqiten në forumet ndërkombëtare.
Kjo do të ishte një sfidë e papërballueshme nga qarqet greke. Mund të
paraqiteshin në emër të çamëve në të gjitha instancat ndërkombëtare madje do
t’i dërgoheshin peticione edhe presidentit grek. Kjo do të bënte më shumë efekt
se sa të dalësh si deputet i parlamentit shqiptar në një koalicion qeveritar
qeverisës, ku do nuk do, je nën presion të dyfishtë si të brendshëm e të
jashtëm dhe gjithnjë do të mbetesh me një program të cunguar e me një
veprimtari të kushtëzuar nga politika qeveritare e cila nuk guxon t’i bjerë
ndesh Europës.
Në të kundërt, nëse mundësitë e
kthimit bëhen gjithnjë e më të pashpresa, nëse qendrat e vendosjes, ashtu dhe
Greqia dhe Europa e bëjnë veshin shurdhër, vetvetiu si reaksion lindin format e
forcat radikale, shpeshherë jashtë kontrollit, duke përdorur çdo mjet të
mundshëm legal a jo, duke sensibilizuar opinionin e qarqet ndërkombëtare për
bashkimin e Çamëri-Thesproti me Shqipërinë, në pamundësi për zgjidhje tjetër.
Greqia këtë territor Çamëri-Thesproti, ku historikisht me shekuj kanë jetuar
shqiptarët, e ka marrë në një luftë agresive dhe me një marrëveshje e vendim të
turpshëm të fuqive të mëdha në dëm të Shqipërisë, pasi kjo e kishte shpallur
pavarësinë, çfarë i jep të drejtën e kërkesës së rishqyrtimit të konferencave e
vendime që i copëtuan padrejtësisht trojet shqiptare. Këto vendime arbitrare në
Konferencën e Londrës krijuan kushtet për precedentin ku fqinjët e jugut të
ndërmerrnin genocidin mbi popullsinë shqiptare në territoret e okupuara, se ne
ashtu duhet t’i konsiderojmë, jo vetëm në rrugë akademike por edhe politike.
Por kauza çame nuk ka qenë e as është çështje këngësh e vallesh (siç e konceptonte sistemi diktatorial në Shqipëri për pesëdhjetëvjet), por e të drejtës ndërkombëtare dhe humane sepse siç e thamë, ndaj atij populli është bërë një krim me përmasa genocidi e gjithë kjo në mes të Europës, e cila heshti dhe ka për detyrim të reflektojë.

Çfarëdo që të bëjmë në bulevardin e
Tiranës e në “Qafën e Botës”, prej kaq larg Bota nuk na dëgjon, e, për të
shkuar në Greqi, çamët duan apo nuk duan do të kalojnë nëpërmjet Europës,
prandaj duhet të trokasim në dyert e saj me durim e guxim, edhe sikur t’na
vriten e copëtohen duart, e në është e nevojshme t’i shkallmojmë ato dyer që ne
shqiptarëve edhe sot e kësaj dite na ngjallin imazhin e Murit të Berlinit.
Gazeta “ Tirana
Observer”, 29 Qershor, 2012
Subscribe to:
Posts (Atom)