DANGER ZONE:
Ata që janë me bukë në trastë të Qeverisë këshillohen të mos e lexojnë këtë fejton se mund të humbasin vendin e punës për një pordhë qeni.
PËR NJË SHURRË QENI
Ata që janë me bukë në trastë të Qeverisë këshillohen të mos e lexojnë këtë fejton se mund të humbasin vendin e punës për një pordhë qeni.
PËR NJË SHURRË QENI
Nga KOL SHKODRANI
Duke parë se gjendja nuk po ndryshon, si të flasësh e të mos flasësh njësoj është, madje kur flet të thonë “ leh sa të duash” sepse është me kushtetutë liria e lehjes, dukë parë se asnjë gazetë majtas djathtas, apo Televizor rrotullam nuk po i kushton vemëndje protestave të tij paqësore urtore, qullësore, opozitore, Qenushi im ka vendosur të përshkallëzojë kundërshtitë e të luftojë edhe i vetëm në menyrë trimërore, gallatore, kundër të gjithëve, e thotë, do ti kakos e kakavos të gjithë bulonat e burmat e politikës. Se këta për të shurrosur nuk pyesin, se këto media e gazeta e televizione 24 orë High Defination ose përndryshe Llapa Llapa këpucë me taka- HD - thotë Qenushi im,- që të kujtojnë qorrferrmanët e Sulltan Sulejmaneve, o janë darovitur nga kërrbishtoret e politikës ose fundja u ka hyrë frika në të prapme dhe pshurren me të parmen në brekë nga frika e Kryefëndëmit të Madh.
QENUSHI IM DO TE SHURROJE BYRONE POLITIKE
Duke parë gjithashtu se punët po shkojnë rrumpallë, qënushi im mistrec ka vendosur t’u pshurr tek këmbët, këpucët e shtrënjta e pantallonat firmato, tërë Byrosë Politike(të na falin zonjat politike se edhe ato do ta pësojnë). Nuk është fjala, saktëson Qenushi im, për Byronë Politike të asaj kohe se ata kanë shkuar në të sëmës, por këta të sotmit që janë po aq llosha e gallofa si të vjetrit. Një kakë e ndarë përgjysëm.
A nuk ja lexoni mendimet në sy Qenushit tim?
E bën ky...e çke më të pasi të pijë një litër ujë nga buronjat e Ali Pash Tepelenës.
Ujë që del prej guri ku trimërohet burri.
QENUSHI IM KA PSHURRUR TAKSËN E SHESHTË
Nuk po e marr vesh pse miqtë e mi (përfshi edhe trimat e xha Jahos) nuk po e bëjmë LIKE në Facebook( ku luhet politika fshatçe) qenushin tim liberal, i cili nuk ka qenë asnjë ditë antar i PPSH, apo gjithë ç'ka nxjerrë barku i saj i qelbur,... Apo pse ky e ka pshurrur taksën e shesh – leshit dhe kësisoj u dashka të dënohet politikisht si Sejfulla Malëshova në vaktit. Krye-efendemit të Madh i bëni 100 mijë LIKE (Dridhe Like) e Qenushit tim asnje. Po çfarë lesh burra e gra, apo çfarë meshkuj e femra jeni ju more që nuk i bëni qenush bukuroshit tim një Like?
Po vazhduat kështu do të shkoj në Bruksel dhe të kërkoj strehim politik për qenushin tim.
KUSH PO E DHJET RRUGËN PER EUROPË?
Sot nuk mund të kaloje dot në bulevardin “Zogu i parë”". Edhe Qenushi im u tërbua. Nuk donte e nuk donte të kalonte andej. Mu duk se kundërshtonte ngase nuk i honepste monarkët nëpër buste si hunj gardhi. Më së fundi e hoqa zvarrë me litar nën shëmbullin e Gardës me 21 janar sepse druri, huri, guri e plumbi kanë dalë nga Xheneti thotë ndonjë farë pis mileti që kërkon ta shoh njeriun keq e me keq. E që të vazhdojmë rrëfimin, ndryshe prej përmbytjeve të rrugëve në jug e veri, bulevardin e kishin menderosur gjithandej qentë e politikanëve (se ku ka fukara me bukë në listë që mban qen), por veç të pëgërrat nuk ishin as blu e as të kuqe, më së shumti dominonte e verdha.
Pa le kur një kone leshbardhë, femnuce, përdredhuce, që kudo ku kishte ndonjë pemë a ndonjë objekt, ndalonte, ngrinte këmbën e pasme dhe me drejtësi të çuditëshme ... lëshonte nga një pikë për secilën. Ju qep qenushi im e i mëshoi sa mundi kones së bukur qeveritare. Po mua më mbeti në mendje jo karrambolata e qenushëve por ajo ndjenjë barazie e drejtësie në shpërndarjen e pikave të shurrës për t’u marrur si model nga Këshilli i Lartë i Padrejtësive Publike.
Ah, thashë, edhe kjo konia leshbardhë qenka fort bindëse si zedhënëset e partive për taksën e sheshtë. Shyqyr që e pikasa se për pak do më kishte bërë taksën e sheshtë tek këmbët e shkuan pantallonat e reja për një shurrë qeni.
Me këtë nuk dua të them se taksa e sheshtë është shurrë qensh, prite Zot rrezikun, nuk biem në të tilla gabime politike puçiste, por se edhe qentë kanë nisur të merren me politikë rrugëve të Tiranës…
- Ç’thua more, - m’u kthye Qenushi im- gjer tani keni llomotitur se në Parlament ju pengojnë pesë pikat që ju rënshin në kokë, për të hyrë në BE pra, tani thoni se ne qentë po bëhemi pengesë për atë lesh Europë. Jo more jo, janë të tjerë dhjeraqenë që nuk duan të futemi në Europë dhe ja kanë rrasur qenëve që vertetë menderosin përditë bulevardin Zogu i Parë, po kështu kemi bërë gjithmonë, se këtu në Tiranë nuk ka asnjë shurrëtore për njerëzit e jo më të ketë për qentë. Në vend të shurrtorëve për popullin bëni shtatore për monarkët. E kështu të dhjerosur doni të hyni në Europë.
- Naaaa..., do futeni në Europë, - më tha Qenushi im i zemëruar duke më treguar bishtin, e lëshoi një pordhë….
CHAT ME NJE BUKUROSHE NGA SELIA QEVERISE
Si e vendosa këtë fejton në internet me hyn çak fak në chat nje zonjushe bukuroshe nga selia e Qeverisë e me një ton autoritar, aq sa Qenushit tim ju ngritën qimet dhe bishti përpjetë (madje ju ngrit dhe diçka tjeter) kur dëgjoi këto fjalë:
- E ka lehtë ai Qenushi yt të pjerdh atje në Washington DC si e sa t'i dojë zogu i qejfit, se është Amerikë atje, goxha larg, po këtu,.... këtu në Tiranë edhe pordhët ti presin.
- Më ço në Tiranë - me tha Qenushi - pastaj të shohim kujt i pritën pordhët, mua apo asaj barboncines. Mos me thenshin qenush po nuk e shkela.
E kam qefli Qenushin tim. Eshtë i zgjuar. Qen bir qeni...
Copyright © Kol Shkodrani