07 January 2014

Nuk jemi kombi i Bibles...- nga Kolec Traboini

Christ carrying the Cross - Pieter Bruegel the Elder, 1564/ Pieter Bruegel the Elder (1525 -1569)
NUK JEMI KOMBI I BIBLËS...

Nga KOLEC TRABOINI

Kisha me thënë se vertetë nuk jemi djaj por edhe shënjtorë nuk jemi.
Në karrshillëk të Europës, ma saktë tulipanëve hollandezë, nga disa po shkruhet me mburrje se ne jemi kombi i Biblës dhe turp për Europën që n
uk na afron. Që nuk na do Europa e dimë por duhet të dimë edhe anën tjetër të medaljes, prandaj të mos fryhen shumë disa oratorë gazetash e interneti, se kësisoj po na kujtoni kukurisjet e gjelit të detit në prag të vitit të ri pa e ditur se çfarë e pret.
Të thuash Kombi i Biblës është tjetër, përqafues të parë të Krishtërimit - tjetër gjë gjithashtu. Thjeshtë janë dy gjëra të ndryshme. Nëse ne do të ishim kombi i Biblës atëhere i bie që të jemi ne mohuesit e Krishtit e Krishtërimit që në zanafillë. Gjë të vertetë në këtë sene nuk ka.
Së pari kur jetonte Krishti nuk kishte kombe. Kishte popuj. Ne as si popull nuk jemi populli i Biblës . Populli i Biblës edhe sot e kësaj dite jeton në Judaizmin e vet e jo me Krishtërimin. Ne jemi popull që e kemi përqafuar Krishtërimin ndër të parët, por njëkohsisht e kemi braktisur më shumicë nën pushtuesit osmanë nën dhunë ose në psikologjinë e interesve ekonomike dhe mjerisht, anipse tashme në liri, aty-këtu jemi ende me mendje gjysmë anadollake. Asnjë fjalë mburravece nuk na e lehtëson gjëndjen e nuk besoj se ngjallim zilinë e popujve të tjerë sa i përket prosperitetit. Ne duhet të punojmë e jo të mburremi e justifikohemi, sepse në fund të fundit nuk kemi asnjë alibi për gjëndjen mjerane ku ndodhemi. Kombet që përpiqen të shuajnë urinë e vet me lavdi gazetash tregojnë se janë në gjendje çoroditur e mjerane të Zulullandit konician edhe pas një shekulli që kanë ardhur në mvehtësi, por, nuk kanë ardhur në kthjelltësi të mëndjes së pari, ata që shqiptarët i kanë zgjedhur, për të zezën e vet, si udhëheqtarë. Në vuajtje historike mund të jemi biblik, por nuk jemi kombi i Biblës dhe s'ka pse na ndjek pas si fat i zi hija e rendë e Kalvarit.

7 janar 2014


NEXT --------> DEKORIMI POLITIK I KOL IDROMENOS:
http://traboini1.blogspot.com/2013/12/dekorimi-politik-i-kol-idromenos-nga.html