RUMIU - POETI QË RIZA LAHI DONTE AQ SHUMË
Nga KOLEC TRABOINI
Në ditën e parë të vitit 2014 e përcollëm për në
banesën e fundit mikun tonë të paharruar, shkrimtarin Riza Lahi. Isha me
Pandeli Koçin, Kujtim Dashin, Roland Lushin, Bujar Ferhatin e Mustafa Tukaj që kishte ardh nga Shkodra . Bashkë me familjarët, miq e të afërt kishin ardhur edhe
pilotët, ata shqiponja të qiellit në respekt të kolegut të tyre, kishin ardhur
përfaqesues të komunitetit rom për të cilët
Riza Lahi shkroi sa e sa herë duke i përkrahur në shtypin e Tiranës, por
mjerisht nuk na zunë sytë shkrimtarë të tjerë të Tiranës në mes të masës së
madhe të njerëzve që i bënë nderimet Rizait tonë në varrezen e Tufinës. A thue
se komuniteti i shkrimtarëve shqiptarë është shkatrruar plotësisht jo vetem
materialisht por edhe moralisht dhe gëlojne veç si klane që ndajnë çmime sipas
tarafit e marrin donacione prej instucioneve shtetrore. Mjerisht për asgjë tjetër
nuk i ke.
E pra Riza Lahi nuk linte promovim libri pa
vajtur, veçmas të autorëve të rinj, apo të tjerë anipse sillnin në promovime në
sallën e Ministrisë së Kulturës a gjetkë, naivitete a rapsodi. E këtë Rizai e bënte
se kishte respekt për njeriun, thoshte se kështu kemi filluar të gjithë. Ai ishte si një diell, i cili, që kur lind e perëndon rrezaton. Kishte
shpirtin e butë Riza Lahi, ishte dashamirës, i respektonte të gjithë. Po ku
ishin sot ata të cilët i nderoi e për të cilët foli fjalë dashamirëse e
inkurajuese Riza Lahi?! Për turp të tyre nuk i pamë.
E dimë që miku ynë Riza Lahi nuk i përkiste klaneve ndaj nuk ju
gjend një sallë e ndonjë institucioni kulturor ta nderonin publikisht siç bënë
thirrje shkrimtarët e diasporës nga Amerika, e kjo nuk ndodhi sepse Riza Lahi i përkiste të drejtës, fitimit të meritave me
djersë e mundim prej krijuesi. A nuk ndodhi kësisoj edhe me të palodhurin e të
devotshmin shkrimtarin çam Bedri Myftari para disa muajve. Ja ku jemi përsëri.
Mjerisht sot, ashtu si edhe në të djeshmen në
Shqipëri, edhe homazhet e të shuemve shkrimtarë, institucionet shtetrore i klasifikojnë sipas klaneve të politikës.
Na ruaj zot po të vdes ndonjë këshilltar zyrtaruc axhami, për nder arm - do të ngrihet në këmbë shteti.
Na ruaj zot po të vdes ndonjë këshilltar zyrtaruc axhami, për nder arm - do të ngrihet në këmbë shteti.
Po përcjellim poezinë e Rumiut "Kur të vdes", poeti që aq shumë e donte Riza Lahi, të cilin e kishte përkthyer në shqip dhe e kishte gati librin e plotë për botim, e që aq shumë i shkon këtij momenti kur
përcjellim mikun tonë shkrimtar në botën
e Amshimit.
1 janar 2014
RUMIU
KUR TE VDES
Kur të vdes
kur qefini im të dalë në portë
mos mendoni se kam ikur
nga kjo botë.
Mos nxirrni ndonjë lot
mos qani , mos t'ju vijë keq.
Në ndonjë greminë monstrash
nuk kam rënë e nuk po heq.
Kur ju të shihni
trupi tim të ngurosur
mos vajtoni ikjen time.
nuk po iki, po mbërrij
në dashurinë e pasosur.
Kur t'më lini
brenda në varr
mos më thoni lamtumirë.
Mbani mend se varri është
për parajsën pranë
veç një kurtinë.
Ju veç më shihni
tek zbres në varr.
Tani shikoni kur të ngrihem.
Çfarë ndodh në fund
kur Dielli perëndon
e Hëna bie?
Kjo duket fund
si diell që shuhet
në të vërtetë është agim.
Kur varri mbyllet
e brenda tij të jeni ju
pikërisht atëherë shpirti çlirohet.
Keni parë ndonjëherë
farën në tokë të bjerë
jet' e re me të a nuk mbin?
Nëse kjo farë quhet njeri
çfarë mendoni se do lindë?
Keni parë ndonjëherë
një kovë në pus të bjerë
e plot sërish të ngjitet lart?
Pse të qajmë për shpirtin
kur si Jozefi del prej pusit,
ai do shfaqet prapë.
Kur për herë të fundit
do mbyllësh gojën, o njeri
fjala jote edhe shpirti
i takojnë asaj bote
me hapësira pakufi.
Shqipëroi: Kolec Traboini
VIDIO: ----> http://youtu.be/ywZ7BLrCtTk