20 December 2014

🔴 Oso Kuka-trimëria që sfidoi legjendat/ nga K.Traboini


OSO KUKA - TRIMËRIA QË SFIDOI LEGJENDAT

Nga Kolec P. TRABOINI

Shprehja "Je mbyllur si Oso Kuka" përdoret në zhargonin e bisedave të përditshme kur komunikon me një njeri, që ke kohë që nuk e ke parë, a që rri brenda në shtëpi për të studiuar dhe del disi rrallë në shoqëri. Në fakt shprehja nuk është krejt e saktë, sepse kujtdo që i thuhet nuk është as në kushtet, as në qëllimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Për ta kuptuar se jo çdo mbyllje në shtëpi, në zyrë, konvikt a sallë studimi, është e ngjashme me mbylljen në Kullë të Vraninës të Oso Kukës me djemtë e tjerë shkodranë, le t'ju sjellim në kujtesë ngjarjen:

Ishte koha e perandorisë otomane e shtrire ne tre kontinente. Malazezët që kishin shtetin dhe mbretërinë e tyre të dalë pas traktatit të Shën Stefanit në mbarim të luftës ruso-turke, kërkonin pushtimin e territoreve nën Perandorinë Otomane, të cilat në të vërtetë ishin toka shqiptare. Siç thonë kronikat e kohës, në maj të vitit 1862, forcat malazeze nisën sulmet në Malësi të Shkodrës por u thyen nga malësorët e Hotit dhe të Grudës. Një muaj më vonë, forca të shumta ushtarake të Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vraninës. Për të mbrojtur pikën kufitare të Vraninës, që është në anën veriore të Liqenit të Shkodrës, dolën vullnetarë nga rinia shkodrane. Ndër këto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodrës Oso Kuka.
Detyra e grupit të tij prej 24 vetash ishte të mbronin Kullën e Vraninës, që ishte dhe postë kufitare, që ndante shtetin malazez me perandorinë otomane. U zhvilluan luftime të shumta, në mes grupit të djelmoshave shkodranë të komanduar nga Oso Kuka dhe ushtarëve të shumtë malazezë. Oso Kuka me shokët e vet rezistoi gjatë, mirëpo sulmuesit malazezë ishin të shumtë, dhe vendosën ta marrin me çdo kusht Vraninën.
Oso Kukës po i vriteshin bashkëluftëtarët e vet një e nga një dhe ndihma nga qyteti i Shkodrës po vononin të vinin. Në momentet e fundit, kur malazezët mendonin se kulla do të dorëzohej, sepse ishin vrarë pothuaj të gjithë mbrojtësit, Oso Kuka me dy-tre shokët e mbetur gjallë ne mes te cileve edhe një djalë i ri shkodran i quajtur Salë Behri, megjithëse me trupin plagë, vendosin të mos dorëzohen të gjallë në duart e armikut.
Mbledhin të gjitha fuçitë e barotit në një vend të kullës dhe ndenjën në pritje të sulmit vendimtar të armiqve. Kur ushtaret malazezë menduan se shqiptaret ishin vrarë të gjithë dhe i u afruan kullës me dëshirën kush më parë të hynte brenda për të vendosur flamurin malazez në majë të kullës, Oso Kuka i gatshëm me pishtar në dorë, i vuri flakën fuçive të barotit. Bëri atë që nuk e bëri dot Ali Pasha në Janinë ku mbeti kryeprerë. U dëgjua një shpërthim i tmerrshëm. Kulla e Vraninës u hodh në erë bashkë me rrethuesit dhe mbrojtësit.
Jehona e kësaj ngjarjeje shumë shpejt u përcoll në Shkodër e në Cetinë - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrarë të 24 djelmoshat shkodranë në kohën më të bukur të jetës së tyre, por e kishin shpaguar veten, duke vrarë me qindra armiq që u dogjën e u përvëluan në ekstazën e fitores, cfarë u kthye në një tragjedi aq pikëlluese e humbëse, sa edhe sot e kësaj dite kujtohet me hidhërim në Mal të Zi nëpër këngët popullore elegjiake.
Nenat shkodrane e rapsodët e Malësisë së Shkodrës, trimërinë e Oso Kukës e kënduan në këngë trimërie, që edhe sot e kësaj dite dëgjohen me admirim nga i gjithë populli shqiptar. Oso Kuka shumë shpejt u kthye në simbol trimërie e vetëmohimi për mbrojtjen e trojeve shqiptare, që mizorisht u pushtuan nga fqinjët tanë ballkanikë, dhe shëmbëllesa e tij ishte e gjallë e frymëzuese edhe në zjarrin e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe me pas. Ai u kthye në simbol mbarëkombëtar.
Ndër shkrimtarët që është frymëzuar më shumë nga akti vetëmohues i Oso Kukës është Atë Gjergj Fishta, i cili në kryeveprën e tij "Lahuta e Malcis" i kushtoi katër prej tridhjetë këngëve të librit: Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.


  Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI