28 June 2015

A keni ndonjë pikë loti për popullin tuaj? / nga K.Traboini



A keni ndonjë pikë loti për popullin tuaj?
Nga 
Kolec TRABOINI

Pushtetarët tanë po qajnë hallin e krizës greke. Në të vërtetë populli grek e ka një barrë të rëndë dhe kjo barrë e rëndë është kasta politike që ka mbajtur mbi supe, e cila, e papërgjegjshme, e solli Greqinë në fatin e perandorisë romake, që e zhytur në qejfe e la popullin në mjerim e fundi dihet. Perandoria me shkëlqimin më të madh në histori, që kishte vënë botën nën vete, shtrirë në tre kontinente, u shkërmoq, humbi si të mos kishte qenë kurrë. Greqia nuk është në ato përmasa, dhe ngrehina greke aq shumë e stimuluar dhe përkëdhelur nga Fuqitë e Mëdha në orekse të mëdha,  nuk besoj se do të shkaktojë atë efekt që solli shembja e perandorisë romake, e cila solli  si pasojë futjen e kontinentit në errësirën shumë shekullore. Errësirë që do të vazhdonte deri me shfaqjen e madhërishme të Rilindjes së ndritur Europiane. Më së shumti kriza ekonomike greke do të shkatërrojë imazhin e një Greqie të lumtur, të një llastice ballkanike, vend ku europianët e kishin si një parajsë ku mund të kalonin pushimet dimër verë, nën diell e pranë detit, mund të bënin qejfe të shfrenuara në ekzotikën e buzuqeve e të pjatave që thyheshin me zhurmë nën avuj uzoje e vere mesdhetare. Në Greqinë  ku paraja shkonte lumë e ku taksat nuk paguheshin së pari nga qeveritarët e korruptuar, pasurinë e të cilëve e gjeje me shumicë në bankat e Zvicrës, kishin jahte të padeklaruara, shtëpi të shumta madje të implikuar në këto afera edhe ministrat e deputetët grekë. E që të mos harrojmë, Greqia gjatë gjithë ekzistencës së saj si shtet ka qenë e përkëdhelura e Europës. A mund të gjeni një shtet që brenda kufirit të 80 vjetëve të dyfishojë territorin e vet, duke gllabëruar troje e popullsi të kombeve të tjera e duke i tjetërsuar ato me dhunë deri në kufijtë e gjenocidit mbi banorët e kombësive të tjera. Sepse pas gjenocidit turk mbi armenët kemi gjenocidin grek mbi shqiptarët e Çamërisë, ndërkohë që Europa heshtte.
Sot Greqia ka një shtet me sipërfaqe 131 mijë e 940 kilometra katrorë, ku pothuaj një e treta i janë rrëmbuer shqiptarëve, ajo që grekët e quajnë Epir grek janë të gjitha toka arbërore, e megjithatë orekset e të përkëdhelurës së Fuqive të mëdha evropiane nuk i mungon oreksi me shpikjen e shpifur “Vorio Epiri ine eleniki”.  Greqia ka mbi 11 milion banorë, nga të cilët, një e treta janë shqiptarë apo dhe arvanitë, pra shqiptarë të hershëm, të cilët nuk kanë asnjë të drejtë, mohohen, nuk u njihet gjuha e tyre, kultura arvanite arbërore është përvetësuar. Sot dalin çolejt me veshjet kombëtare të shqiptarëve si roje në parlamentin grek dhe evropianët ngazëllehen prej traditave të vjedhura, kinse nuk i dinë shkrimet e konkluzionet e Jakob Philipp Fallmerayer, se revolucioni grek ishte "purely Shqiptarian Albanian, not a Hellenic Revolution”. Pra një revolucion i shqiptarëve dhe jo i grekëve dhe kjo e shkruar pikërisht në vitin 1833, vetëm 3 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë. Po sot, pas një shekulli e gjysmë ku janë shqiptarët që bënë revolucionin grek, është fjala për pasardhësit e heronjve arvanitas, që nuk kanë asnjë të drejtë etnike në shtetin e ri që formuan vetë me gjakun e sakrificat e tyre.
Pra kjo Greqi e përkëdhelur nga fuqitë evropiane, në sajë të së cilës ka mbijetuar, është e natyrshme që do të mbijetojë  sërish, do të gjendet një mënyrë që të mos bjerë në gjendjen shkatërrimtare të ekonomisë, sepse nuk janë interesat e Europës ta shkërmoqin si fuqi në Mesdhe përballë vendeve arabe. Aq më tepër se territori grek ka shërbyer gjithherë si një urë kalimi të emigrantëve nga Lindja e Mesme  për në Europë. Nëse Greqia do të dalë nga sfera financiare e euros është e natyrshme që duke qenë jashtë kontrollit evropian, ajo për të thithur para do t’i hapë portat e Europa do të shohë një vërshim të ri e të paparë të emigracionit arab në drejtim të saj. Me gjithë ashpërsinë në dukje, europianët e bashkimit do ta përkëdhelin e ledhatojnë edhe më tej  Greqinë.  Nuk ia vlen barra qeranë ta humbë, por ama sa më shumë që e ndihmon Europa, aq më shumë orekset greke shtohen. Duhet patur parasysh se sasinë më të madhe të parave të marra nga Bashkimi Europian ajo i ka kaluar në furnizimin e ushtrisë me armatime. Si mund të konsiderohesh në krizë, kur shpenzon marramendshëm për armatime supermoderne, tej e përtej programit të NATO-s për anëtarët e aleancës?
Le t’i referohemi shifrave. Në vitin 2008, Greqia ka shpenzuar për ushtrinë rreth 9.3 biliard dollarë dhe është konsideruar importuesi më i madh i armëve konvencionale në Europë. Si mund një vend në krizë që për vitin 2013 të shpenzojë 3 biliard Euro e të mbajë një personel ushtarak prej 108 mijë e 874 vetë. Si mund të konsiderohesh në krizë kur sjell ushtrinë në kufirin me Shqipërinë, sikur të jemi në gjendje lufte, në një kohë që financon pensionet e shqiptarëve, që për interesa ekonomike e mohojnë kombësinë e vet, vetëquhen grekë e marrin pension rreth 380 euro në muaj, pra sa dyfishi i një pensionisti mesatar në Shqipëri, i cili ka punuar tërë jetën dhe jeton mjerueshëm. Ndërsa pensioni mesatar i një pensionisti grek është 700 euro, ku e ku me gjendjen katastrofike të pensionistëve shqiptarë.
Zërat qaramanë të shtetarëve e politikanëve shqiptarë që po lotojnë për krizën greke e kanë një shkak sigurisht, i druhen faktit se mbi 500 mijë emigrantë shqiptarë të mbetur pa punë e mjete jetese do të kqyrin të kthehen në shtëpitë e veta, në Atdhe, e do të bëhen një forcë e lirë pune që do të shtojë varfërinë e krisjet sociale në Shqipëri. Pra thënë shul shqip, qeveritarët kanë hallin e vet edhe ata, duan të mos kenë kokçarje, të vazhdojnë të notojnë në luks e të mos u prishet rehati prej revoltave popullore. Gjithsesi, problemi i emigrantëve shqiptarë në Greqi qëndron, janë në zgrip, kriza së pari do të kalojë mbi ata, por ne jemi shqiptarë që anipse në fat të keq historik, lodhjet, vuajtjet e mundimet na kanë bërë të rezistueshëm. Bëjmë çdo punë, përballojmë vështirësitë dhe mbijetojmë. Dhe besoj se emigrantët shqiptarë do të mbijetojnë edhe në këtë situatë të vështirë sepse pakësohen punët, falimentojnë firmat dhe qytetarët grekë bëhen më dorështrënguar.
E parë në një plan tjetër, do të pyesja këta qeverisës apo deputetë që po shqetësohen aq shumë për krizën greke, se sa i ka të ardhurat një pensionist grek dhe sa e ka një shqiptar, flasim për kushte profesionesh të njëjta. I ballafaqoni e do të shihni se sa poshtë është niveli i jetesës së shqiptarëve, e pastaj përrallisni nëpër  gazeta se kriza greke po bën hatanë tek fqinji i jugut dhe ne qenkërkemi bukur mirë, pa krizë. Kur s’na thonë dhe në lumturi! Kur në të vërtetë ne jemi nën nivelin e detit dhe nuk ka sesi t’i ndjejmë dallgët e krizave. I qajmë hallin kalorësit se i varen këmbët e vetë jemi zhyt mbyt...në fund të detit të krizave.
A keni gjë të thoni për situatën ku ndodhemi të nderuar shtetarë e deputetë, ministra e ofiqarë? A keni gjë të thoni se si mund të jetohet me 100 euro në muaj që ju shtetarë e deputetë nëpër restorante klasi i lini bakshish? A e dini ju që qeverisni se shteti grek që ka afro tre-katërfishin e popullsisë në raport me Shqipërinë dhe pesë fishin e sipërfaqes, ka një qeveri me 16 ministra, ndërkohë që qeveria jonë që është në një vend të vogël fare, me 28 mijë kilometra katrorë sipërfaqe dhe popullsi 2 milion e 800 mijë banorë, ka një qeveri të rëndë me 20 ministra, ndërkohë që kabineti i presidentit amerikan përbëhet nga 15  ministri. Si është e mundur që populli i varfër shqiptar të mbajë mbi supe gjithë këtë barrë të rëndë?  Kujt i hyn në punë se çfarë bën gjithë ditën, ta zëmë, Ministria fantazmë për marrëdhëniet me parlamentin. Parlamenti me Qeverinë janë veç njëmijë hapa larg njëri-tjetrit, e në vend të një postieri vëmë një ministër me një aparat ku rregullojnë taraf e miqësi. Ka një ministri të Mjedisit krejt kot, se nuk ka mbetur ta mbrojë mjedisin një ministri që pushton trotuarin në rrugën “Mihail Duri” në Tiranë dhe qytetarët detyrohen të kalojnë në mes të rrugës, nën rrezikun e ndonjë përplasje që mund t’u kushtojë jetën. Kujt i duhet ministria e Inovacionit e Administratës Publike, një sajesë sa për t’i gjetur vendin një zonje me lidhje e miqësi familjare? Çfarë dreqin bën ministri i shtetit të Qeverisjes vendore? Qeverisja vendore tashmë realizohet nga 61 kryebashkiakë, thuaj të gjithë të partisë në pushtet. Kryeministri dashka një ministër të veçantë për të komunikuar me kryebashkiakët e partisë së tij? Veç kur e thua se kemi pesë ministri më shumë se shteti amerikan me 380 milionë banorë dhe ekonominë më të fuqishme në botë, më të vërtetë ndjehemi rehat, sepse nuk ka krizë që mund t’i bëjë gjë këtij vendi të vogël  me qeverisje të madhe dhe me korrupsion gjigant, me të madhin në Ballkan, bashkë në këtë meritë me vëllezërit tanë në Kosovë. Po le t’i kthehemi Greqisë për të cilën qajnë me lotë e me bot politikanët e shtetarët tanë nën ison e vajtojcave të parlamentit shqiptar.
A keni gjë të thoni cili është standarti i jetesës në Greqi dhe cili është në Shqipëri? Se thirrje për të pasur dhimbje se Greqia po fundoset nuk kanë efektin e duhur tek ata që janë vetë të mbytur. Grekët morën aq shumë para nga Europa e tani nuk kanë si t’i paguajnë. Le të mos i paguajnë. Kush kishte dha. A nuk bëri dhe ish Jugosllavia kështu? Asnjë para nuk u ktheu kreditorëve. Qeveritarët tanë të papërgjegjshëm, që notojnë në luks, që bredhin nëpër Europë e botë, që e kanë bërë Parisin si shtëpi e dytë, që na i vënë edhe fotot e udhëtimeve të veta nëpër faqet e e mediave sociale elektronike, duke u mburrur se hanë e pinë me paratë e shqiptarëve, duhet të dinë këta,  më shumë se të përkëdhelur të fatit - anëtarë të klanit, se jemi ne për të qarë e qeshur, e jo grekët.
Ju që jeni në krye, që gëzoni privilegje kur populli juaj vuan, qani hallet e popullit shqiptar se për atë ju paguan aq shtrenjtë. Se për grekët mendon Gjermania, Franca, Anglia, Rusia, Serbia dhe tërë miqtë e saj që historikisht e kanë përkëdhelur kur ne na i vinin hanxharët  në trup të Atdheut,  për të ushqyer oreksin e pangopur të saj me tokat shqiptare. Ne nuk gëzojmë kur tjetri vuan, qoftë ky dhe fqinji ynë që na ka vjedhur vatanin, por vuajtjet tona nuk paskan një të ngjashëm në këtë Europën tonë ku jetojmë që kur janë shfaqur qeniet e para njerëzore mbi tokë,  por mjerisht e tragjikisht jemi të përjashtuar.
Fillimi e fundi i fjalës: A keni ndonjë pikë loti për popullin tuaj?!

28 qershor 2015

Gazeta SOT f.19, 30 qershor 2015
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Kush e zbuloi Eliza Dushkun?-nga Kolec Traboini
 Bashkimi Kombëtar në Europë - një lojë tragjike me shqiptarët
 Çfarë kërkon feja në rrugë?! /nga K.Traboini
Punët antikombëtare të sarafëve kosovarë/ K.Traboini

Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 

Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit

Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 

Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... 
  Udhë e mbarë, o Sizif!-nga Kolec Traboini 
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

21 June 2015

Kaçamak elektoral në Shqipërinë e esnafeve /nga Kolec Traboini

Gishti im i nxirë nga komisioni i zgjedhjeve le shijen e mesjetës




KAÇAMAK ELEKTORAL 
NË SHQIPËRINË E ESNAFEVE

Nga
Kolec TRABOINI

Megjithë dilemat për mospjesmarrje, më së fundi vendosa të shkoj në qëndrën e votimit tek shkolla “Kristoforidhi”, në rrugën “Shyqyri Bërxolli” në Tiranë. Nuk u nguta. Kur u gjenda aty ishte ora 5 e pasdites. Ne të vërtetë gjithçka dukej e qetë, plot njerëz që dukeshin si sehirxhinj, por që në fakt ishin të interesuar e i vigjëlonin sytë për të parë ndonjë hile që mund të bënte kundërshtari. Pasi mora letrat, i vendosa shenjën e përzgjedhjes për kryebashkiak dhe për këshilltarë e dola në oborrin e shkollës. Aty u gjenda para një surprize. Në këndin e kundërt, përkundruall qendrës, por brenda oborrit të shkollës, ishte një kënd i improvizuar me një tryezë e me një kuti votimi. Më bëri përshtypje ndaj u afrova. Vajza në ballë të tryezës bisedonte me një çift, të cilët shënonin në ca letra. Pastaj papritur u kujtova se letrat ishin identike me ato që kisha plotësuar brenda në qendrën e votimit. M’u duk një gjë e parregullt, prandaj sapo çifti u largua e pyes vajzën, çfarë ishin ato letra që plotësuan ata njerëz. Fletë-anketime. - më tha. Çfarë anketimesh e kush i bën. Ora News bashkë me qendrën e anketimeve AA….nuk më kujtohen shënjat që më tha. Këto janë sondazhe. Po mirë, - i them, - këto sondazhe behën përpara votimeve e nuk është e pranueshme të ngrihen instanca paralele ditën e votimit, sondazhet janë prognoza jo realitete paralele, nuk mund të dualizojnët qendrat e votimit e KQZ-të. Mua kështu na kanë thënë, - tha ajo. Deri këtu biseda ishte e thjeshtë por mënyra se si po justifikohej nuk më pëlqeu, ndaj i shpreha dyshimin e dytë. Si është e mundur që flete anketimet të jenë identike ne ngjyre e format dhe me të njëtët emra si ato që unë sapo votova. Nuk e di, tha vajza. Dhe padyshim që ajo nuk e dinte. Atëherë dyshimi im u konsolidua dhe i thashë: bukur, le ta themi se është i mirëqenë dhe i ligjshëm ky paralelizëm ditën e zgjedhjeve. Më jep mua dy fletë, një për këshilltar e një për kryebashkiak që t’i mbush e t’i fus në kutinë që keni vendosur këtu në tryezë. Vajza më pa, dyshoi dhe më tha prerë: Jo. Nuk të jap fletët. Pse? - e pyeta. Pse, - më tha ajo, - se ata që i anketojmë i zgjedhim vetë. Po unë kam dëshirë të anketohem - i thashë. Kur unë këmbëngula ajo akoma më shumë kundërshtoi. Nuk donte të m’i linte në dorën time fletët e votimit (anketim) që ishin identike, siç thamë,  me ato që hidheshin në kutitë e votimit. Epo, vazhdova kuvendimin me atë vajzë duke përdorur sarkazmën, o zgjedhje o zgjidhje, media private nuk ka pse gatuan kaçamak në punët e hyqymetit...
Hodha sytë rreth e rrotull mos shihja ndonjë të policisë, që t’i pyesja a janë të rregullta këto zgjedhje paralele, kuti votimi paralele e fletë votimi autentike paralele në të njëtën qëndër votimi. Askund këmbë polici megjithëse isha në qendër të Tiranës.  Po këto fletë votimi ku shkojnë e pyeta vajzën duke i treguar kutinë, ku mund ishin qindra fletëvotimi të mbushura. I dinë ata, nuk e di unë, - tha ajo. Po, - i thashë, - i dinë ata, por i përfytyroj edhe unë. Ajo vazhdoi punën e vet duke përzgjedhur njerëz, të cilët mesa duket i njihte dhe duke mbushur fletë votimi e duke i hedhur në kutinë e madhe mbi tryezë.
Mirë mua më lindi një dyshim, po ata që janë të interesuar që zgjedhjet të mos manipulohen pse nuk u tërheq vëmendje fakti se fletët e votimit ishin autentike. Ku i kanë marrë, ku i kanë shtypur dhe a nuk ka rrezik që kjo arkë të futet fshehurazi në klasat e shkollës e të numërohet si kutitë e tjera? Po sa të tilla ishin në tërë Tiranën?! A mund këto të keqpërdoren për të manipuluar rezultatet? Këto gjëra kanë ngjarë prandaj të mos ju duket çudi të dilni se keni votuar dy here- thashë me vete. Dhe pastaj vazhdova arsyetimin:
Se çfarë i duhet Ora News  të përzihet në këto zgjedhje paralele nuk e dimë por e marrim me mend, sepse ajo për të përfituar e ka pas një kurs pro PD kur kjo ishte në pushtet, por menjëherë pasi këtij televizioni Ministria e Kulturës së qeverisë së sotme sapo erdhi në pushtet, i shiti në mënyrë të fshehtë e jashtë syve të publikut një pjesë të oborrit të Kinostudios për një çapë bukë, e ka kthyer timonin 180 gradë dhe është në shërbim mediatik të partive në pushtet. Me çfarë shohim përnatë aty, gjendet e kapur si peshku në grep. Përndryshe e la veten të kapet nga pushteti me shumë dëshirë se nga pushteti burojnë milionat e reklamave. Ajo çfarë ndodhi me Televizionin “Agon” është edhe një mësim i mirë që po nuk bashkëpunove e pësove. Vajte për lesh.  E, mos vallë, na ruaj zot se ne vetëm hamendësime po bëjmë, me këto kuti Ora News dëshiron t’i japë një dorë pozitivitet ndonjë  kandidati të partive në pushtet.
Mos më thoni që nuk është e mundur, sepse, si në asnjë vend tjetër në botë, nuk ka gjëra të pangjara në këtë Shqipërinë tonë të esnafeve dhe kasnecëve televizivë.

21 qershor 2015

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:
Kush e zbuloi Eliza Dushkun?-nga Kolec Traboini
 Bashkimi Kombëtar në Europë - një lojë tragjike me shqiptarët
Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 

Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit

Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 

Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... 
  Udhë e mbarë, o Sizif!-nga Kolec Traboini 
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI


14 June 2015

Rrëfimet e djalit nga Hoti /refleksione nga Sazan Goliku

RRËFIMET E DJALIT NGA HOTI
-Refleksione për librin “Djali nga Hoti” të Kolec Traboinit –
Sazan Goliku
Nga Sazan GOLIKU
Një fletore hartimesh në frëngjisht e një nxënësi (më saktësisht të babait të vet) të vitit 1905,  i kanë shërbyer Kolec Traboinit për të krijuar një libër me 29 rrëfime për fëmijë, çfarë shënon prurje të re, anipse rrëfimet janë të hershme të një kohe mbi një shekullore, por për shkak të veçorive të moshës nuk duket dhe aq larg. Bota e fëmijëve në të gjitha kohërat ka edhe të përbashkëta, si ëndërrimet, miqësinë, dashurinë, respektin, dëshirën për zbavitje dhe etjen për dije, siç shkruan autori Traboini në rrëfimin e parë në hyrje “Rrëfim i vogël për atin tim”.
Letërsia për fëmijë e shekujve të kaluar  lexohet aq mrekullisht edhe sot. Teknika dhe teknologjia e ka lehtësuar jetën, por nuk e ka ndryshuar shumë njeriun, i cili shpesh i lodhur nga jeta moderne, ku gjithçka vrapon pa të lënë kohë as të soditësh hënën e yjtë, zogjtë në fluturim, kaprojtë në pyll, lëndinat me lule, krahët e fluturave, xixëllonjat e buzëmbrëmjes, lulëkuqet e manushaqet. Pra, në këtë lodhje ai shpesh i kthehet natyrës plot dëshirë. Dhe natyra nuk ndryshon dhe aq në kufijtë e një shekulli. Ajo është shlodhëse dhe frymëzuese. Në natyrë njeriu gjen prehje e gëzim dhe në rrëfimet e një kohe të largët vihet re më shumë prania e natyrës se sa e teknikës dhe makinave që herë herë nëpër qytete të zënë frymën. Rrëfimet janë të gjitha të ilustruara dhe i takojnë asaj moshe kur fëmijët kanë mësuar të lexojnë dhe dëshirojnë edhe ata të kenë bibliotekën e tyre me libra të formatuar si ato të rriturve.
Libri “Djali nga Hoti”, nga kjo malësi shqiptare e ndarë në mes të dy shteteve Shqipërisë e Malit të Zi, e dënuar të jetë dy gjysma, shpalos rrëfenjë pas rrëfenje ndodhi që e mbushin jetën e fëmijëve me mbresa të pashlyeshme nga koha kur kjo ndarje ende nuk kishte ndodhur. Ky libër plotëson një zbrazëti, atë të periudhës së jetës së fëmijëve shqiptarë para pavarësisë, me ngjarjet, mendimet, botën dhe ëndërrimet e tyre.
Titulli i librit është mjaft domethënës, sepse personazhi që rrëfen ndodhitë është një djalë nga Hoti që ka zbritur në Shkodër për të mësuar në Shkollën Teknike Tregtare Italiane, ku mësohej gjuha shqipe krahas gjuhëve të tjera. Rrëfimet janë të shkurtra, subjektet janë të thjeshta duke përfshirë ato që ndërtohen si fabula, të cilat kanë për bazë cilësitë morale që duhet të fitojë një fëmijë, e mira dhe e keqja, jeta në Malësi me vështirësitë e saj, por edhe ngjarje nga qyteti i Shkodrës, gjithnjë të lidhura me botën e fëmijëve.
Veç djalit nga Hoti, që është rrëfimtari, libri ka personazhe, të mirë por edhe ndonjë me vese,  njerëz me shpirt të madh, por edhe kurnacë e gënjeshtarë. Bie në sy edhe ndjenja e miqësisë mes nxënëseve, të cilët e ndihmojnë njëri-tjetrin, si dhe dashuria dhe respekti për mësuesit e shkollës. Një rrëfim tregon për ditën e karnavaleve të qytetit, një tjetër se si pa pritur ra zjarr në shkollë. Ka dhe ndonjë aventurë të rrezikshme kur nxënësi Mateo me babanë e vet mbetën të bllokuar nga ariu në pyll ose në rrëfimin “Ujku në mal” që tregon çfarë ndodhi kur Pali u gjend i sulmuar nga ujku, fabulat për fluturën dhe mizën etj. Në mendje të mbesin Toma, vogëlushi bujar që dhuratën e ditëlindjes së vet ia fal një të varfëri, shëtitja e Luizës me babanë në pranverë, Gjergji dhe bërthama e pjeshkës, Gjoni, fëmija i pabindur,  ndarja me mësuesin, festa në Malësi, marangozi i ndershëm që riparon dollapin e vjetër, një tregim për Gjergj Uashingtonin kur ishte fëmijë etj.
Ky libër ka dhe magjinë e vet; me thjeshtësinë në të shkruar, me ato ngjarje të pabujë që e rrethojnë jetën e nxënësve, të mbushur me mbresa, do t’i nxisë lexuesit e vegjël të tregojnë e shkruajnë edhe vetë, sepse kësisoj ata do të mësojnë të rrëfejnë e  kjo është shkolla e parë në krijimtari për ata, të cilët ëndërrojnë që kur të rriten të bëhen pse jo edhe shkrimtarë.