KĂ‹RKESĂ‹ NISHANIT, ARISTIDH KOLA TĂ‹ SHPALLET NDERI I
KOMBIT SHQIPTAR
Dafina KABASHI
Gazeta Zëri Prishtinë
Që në fillim
deklarata u është shpërndarë të gjithë të pranishmëve. Asaj i janë bashkuar
edhe nënshkrimet e tyre, ndërsa adresa e fundit është presidenti i Shqipërisë,
Bujar Nishani. Në 15-vjetorin e vdekjes është kujtuar figura e Aristidh Kolës,
me ç’rast KĂ«shilli Organizativ do tĂ« bĂ«jĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r shpalljen e Aristidh
Kolës Nderi i Kombit Shqiptar.
Ismet
Hajrullahu është shprehur se Këshilli Organizativ i tryezës së mbajtur në
Institutin Albanologjik të Prishtinës, ka propozuar që të mbështetet ideja për
t’iu drejtuar presidentit shqiptar Bujar Nishanit pĂ«r t’i ndarĂ« titullin Nderi
i Kombit pĂ«r Aristidh KolĂ«n. “Ne pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« tryezĂ«n kushtuar figurĂ«s sĂ«
ndritur tĂ« Aristidh KolĂ«s, me ç’rast nderuam plot dinjitet kujtimin e tij tĂ«
përjetshëm me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij, shprehim mbështetjen tonë
të plotë për propozimin e këshillit i përbërë nga qytetarë të nderuar të
Tiranës, Prishtinës, Vlorës, Prizrenit, të Pejës, të Shkodrës, të Shkupit e të
Gjirokastrës që Aristidh Kola të dekorohet nga presidenti i Shqipërisë me
titullin Nderi i Kombit Shqiptar”, shkruan nĂ« deklaratĂ«n e lexuar nga
Hajrullahu.
Krahas kësaj
përmes një dokumentari janë disa nga momentet e figurës së Aristidh Kolës.
Kolec Traboini,
mik i Aristidh Kolës, fjalimin e tij e ka ndarë në dy pjesë ku ka folur për
Aristidh Kolën si mik dhe vlera e tij si figurë. Traboini është shprehur se
Aristidh Kola ishte një njeri i jashtëzakonshëm, bujar në kuptimin më të mirë
të fjalës që kemi ne si shqiptarë.
“A ka shteti
shqiptar një akademi që të dëgjojë, një akademi që të mos lërë në harrim
kulturën tonë përtej kufijve. Pra flet për Shqipërinë. Një kulturë e traditë,
në histori plot lavdi që është po aq me vlerë sa ajo brenda kufijve në mos më
shumĂ«”, ka thĂ«nĂ« miku i Aristidh KolĂ«s.
Kolec Traboini
është shprehur se lënia jashtë vëmendjes pothuajse në harrim e një figure duke
u mjaftuar me emĂ«rtimin “Arstidh Kola” tĂ« njĂ« rrugice tĂ« vogĂ«l nĂ« TiranĂ«.
“Ă‹shtĂ« vĂ«rtet shprehje e qĂ«ndrimit tonĂ« cinik ndaj kulturĂ«s arbĂ«rore, e
mendësisë sonë të vetizolimit duke mos thënë frikës se mos bash për këtë u
prishet qejfi diplomatĂ«ve dhe fqinjĂ«ve”, ka treguar Traboini, sipas tĂ« cilit
vështirë është që të pranohet e vërteta por, pa e pranuar të vërtetën nuk ka
asnjë shans të vetëm të gjendet një udhë e drejtë në këtë mishmash kombëtar ku
flitet veç për politikë, ku prodhohen veç konflikte dhe ku kultura konsiderohet
njĂ« hendikep shoqĂ«ror i bezdisshĂ«m. “Ai e shihte ShqipĂ«rinĂ« me sytĂ« e shpresĂ«s,
ai kishte udhëtuar katër herë në Shqipëri dhe një herë në Kosovë, por edhe në
Kalabri e Sicili, gjithnjë me dëshirën e zjarrtë për ta thyer atë barrierën që
kishin vĂ«nĂ« mes nesh, mes njerĂ«zve tĂ« njĂ« gjuhe, tĂ« njĂ« gjaku”, ka thĂ«nĂ«
Traboini, duke shtuar se kultura, tradita, gjuha, prejardhja e historia ishin
gjithçka në jetën e Aristidh Kolës.
E madhe është
figura e Arstidh Kolës, ka thënë Pandi Koçi. Kjo pasi ai jetoi, veproi dhe
luftoi në kushtet e terrorit të jashtëzakonshëm siç është terrori shovinist
grek kundĂ«r shqiptarĂ«ve. “NĂ« Greqi qĂ« nga libri i klasĂ«s sĂ« parĂ« nĂ« fillore,
deri tek librat e universitetit kur pĂ«rmendet fjala ‘ShqipĂ«ri/shqiptar’ flitet
vetëm zi, këtë e kanë pranuar edhe vetë kur kam folur me ata që jetojnë në
Greqi”, ka treguar Koçi, derisa ka thĂ«nĂ« se librat e tij janĂ« botuar nĂ«
ShqipĂ«ri, por pak Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r propagandimin tij, pĂ«r figurĂ«n e tij. “Nismat
për figurën e tij janë individuale dhe jo të Akademisë së Shkencave, apo
Institutit të Historisë apo Gjuhësisë në Tiranë, pra janë vetëm nismat vetjake
pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar punĂ«n e Aristidh KolĂ«s”, ka thĂ«nĂ« ai duke shtuar se pĂ«r
Aristidh Kolën Shqipëri ishin të gjitha trojet ku kishte shqiptarë.
NĂ« vitin 2004
në Kosovë ishte organizuar Java e Kulturës Arvanite. Meriman Braha ka thënë se
në vitin 2001e kishin nisur këtë projekt, ndërsa ishte realizuar në vitin 2004
me mbĂ«shtetjen e institucioneve e asaj kohe nĂ« KosovĂ«. “NjĂ« pjesĂ« e mirĂ« e
popullit tonë nuk e kanë ditur se ka në Greqi aq shumë njerëz të gjakut tonë.
NjerĂ«z qĂ« janĂ« tĂ« ngulitur aty, qĂ« jetojnĂ«”, ka thĂ«nĂ« Braha, derisa ka treguar
se gjatë Javës së Kulturës Arvanite janë shfaqur dy filma, njëri për
arvanitasit, dhe një për figurën e Aristidh Kolës. Po kështu është organizuar
dhe një ekspozitë nuk janë ekspozuar veshjet e arvanitasve, dhe elemente të
tjera nga tradita e tyre.
“PatĂ«m
propozuar që Aristidh Kolën ta dekorojmë me dekoratë të Kosovës. E kam pasur
një premtim nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, që ta çojë punën përpara për
dekorim. Mirëpo, kur e mbaruam punën dhe ia çuam propozimin ai u refuzua, me
arsyen se mund tĂ« na prishin marrĂ«dhĂ«niet me grekĂ«t”, ka treguar Meriman Braha,
derisa ka treguar se Aristidh Kola Ă«shtĂ« shpallur “Qytetar nderi” i Skenderajt
dhe i është ndarë mirënjohje nga kryeministri për veprimtarinë e madhe
patriotike, kulturore. /ZĂ«ri/
http://fax.al/read/news/1642935/10456743/kerkese-nishanit-aristidh-kola-te-shpallet-nderi-i-kombit-shqiptar