-LETĂ‹R E MITRUSH KUTELIT PĂ‹R MUSTAFA GREBLLESHIN
Në të cilën del fytyra mashtruese e hajdut dorëshkrimesh i Dhimitër Shuteriqit -
Pogradec
28 gusht 1961
I
dashur Mustafa dhe e dashura motra Merushe,
Kjo
e uruar letër u bë litar me krye, po pa fund.Udhës takova shumë të njohur të
mijtë dhe të babajt. Ndenjëm u çlodhëm në varret e sheshuar, duke pritur të
dalë hëna, po kjo vonoi. Doruntina mërzitej, e kish lodhur shumë banja e ditës,
udha. E mbajta pak në krahë pastaj e mori Efterpi. Zbritme. Hëna doli kur
rrinim buzë liqenit: e madhe, e kuqe. Pastaj u zbardh, mori vrull e lundroi
nĂ«pĂ«r hapĂ«sirĂ«. FĂ«mijĂ«t mĂ« vunĂ« njĂ«mijĂ« e njĂ«qind pyetje “Si Ă«shtĂ« hĂ«na? Ç’ka
prapa atij mali? Po në Tiranë ka hënë tani? Është i madh ai yll? (Afërdita). Sa
njĂ« shtĂ«pi apo m’i vogĂ«l?”
Unë
bluaja mendime tĂ« tjera:“Ç’Ă«shtĂ« vallĂ« kjo harmoni kaq e pĂ«rsosur? QĂ« ku vijmĂ«
e ku shkojmë? Sa rrëke njerëzish kanë shkelur në këto ranishte dhe ku janë
tani?” Dhe mendja mĂ« shkon me drithma tek ai qĂ« s’guxoj t’i pĂ«rmend emrin,
sepse jam tepĂ«r i vogĂ«l-hij’e njĂ« grimce tĂ« njĂ« stĂ«rgrimce – tek ai qĂ« ka shumĂ«
emra, por që është një i vetëm dhe mbi të gjitha dyshimet e mija
birucore, dua me gjithë shpirt që të jetë, të mposhtë mohimet e mija dhe të më
prehë atje ku dua vetë, atje ku thashë, në vetmi. O zot, duhet të jesh, sepse
pa Ty nuk prehem dot!
KĂ«ndova
pothuaj tĂ« tĂ«rĂ« “AntologjinĂ« poetike” tĂ« Viktor Hygoit, nĂ« pĂ«rkthimin e “Sotir
Cacit”. Me tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«rkthimi Ă«shtĂ« shumĂ« i mirĂ«.
Po
kush e ka bërë këtë përkthim? Kjo është një punë e ngeshme, e javashme,jashtë
normave. Dhe ka njĂ« vandak tĂ« tĂ«rĂ« fjalĂ«sh qĂ« s’janĂ« tĂ« shqipĂ«ronjĂ«sit. KĂ«to tĂ«
gjitha po t’i them mĂ« kot: unĂ« e di se kush e ka bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« shqipĂ«rim, sepse kam
parĂ« dorĂ«shkrimet dhe di se si u pjesĂ«tuan…. paratĂ«. Mistifikime, merceranizma
të padenja për një njeri që shkruan. Sidoqoftë, unë s`e bëj dot, kurrë, kurrë!
Një
ditë në Belgrad, Shutja (Dhimitër Shuteriqi) më pat pyetur:
–
Mitrush, ç’do bĂ«nje ti po tĂ« kishe gjetur njĂ« vepĂ«r tĂ« pabotuar tĂ« njĂ«
shkrimtari të vdekur?
–
Ia ktheva: – Do t’i bĂ«ja njĂ« parathĂ«nie dhe do ta botonja.
–
Ay: – Me emrin e kujt?
–
TĂ« atij qĂ« e ka shkruar. UnĂ« do tĂ« kĂ«naqesha t’i jap lexonjĂ«sit njĂ« vepĂ«r qĂ«
mund të zhdukej.
–
Jo, – mĂ« tha, – vepra e gjetur Ă«shtĂ« imja, se unĂ« e gjeta. Pra, unĂ«, gjetĂ«si,
jam “autori” i saj.
–
Ti s’je autor, se nuk e brumose nĂ« mendje e shpirt, nuk vuajte nĂ« tĂ« lindurat,
nuk… nuk.
Ay
më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën:
–
Po kur e boton një këngë popullore?
–
Kur e botoj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka tregur.
Roli im Ă«shtĂ« ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin.
Ay
pĂ«rsĂ«ri: – Po ay qĂ« ta dha kĂ«tĂ« kĂ«ngĂ«, s’Ă«shtĂ« autori i saj, pra….
–
Unë s'`them që filani e ka qitur këtë këngë, them se ay ma ka treguar. Po të
mund, shtoj ku e ka dëgjuar, kush e këndonte etj.
Shutja
e ktheu prapĂ«, kategorikisht: – Jo, s`jam dakord. Vepra qĂ« kam gjetur Ă«shtĂ«
imja. Po të mos isha unë, kushedi, do të humbiste. Pra, unë e gjeta dhe do ta
botoj me emrin tim.
I
thashĂ«: – KĂ«saj i thonĂ« vjedhje…. –
Ay
u ngrys. Kështu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit, në dhjetor 1945.
Atëherë
Shutja ish mjaft modest, por brenda tij gurgullonte kazani i madh i shejtanit.
Lëvdonte shkrimet e mija, ngrinte në qiell Lame Kodrën. Pastaj nisi të ngrihet,
gjersa u bë burrë me llullë, me bére e me automobil, më shau e përshau,
pĂ«shtyu, lĂ«piu, hoqi “i”-nĂ« nĂ« fund tĂ« emrit qĂ« tĂ« vĂ«rtetonte tezĂ«n e tij, siç
i tha vetĂ« Popoviçit nĂ« tryezĂ«: “Emri ynĂ« vjen nga fjala serbe “shute”, qĂ« do
tĂ« thotĂ« “shaka”. Rrjedhim nga njĂ« familje e “Stara SerbisĂ«” tĂ« “Despotatit tĂ«
Elbasanit”. Pra, si tĂ« thuash, “unĂ«” jam “ti”, ndihmomĂ« tĂ« ngrihem lart, jepmĂ«,
të kam vëlla.
Po
si u bĂ« puna e asaj veprĂ«s sĂ« “gjetur”? Para ca kohĂ«sh botoi “Gjorg Golemin” qĂ«
bje erë Lef Nosi.
Me
tĂ« vĂ«rtetĂ« Shutja-shejtani, karasyfeti mĂ« karavidhe qĂ« ka nxjerrĂ« qyteti –
kërthizë, kameleoni arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, më vjedhacuk, hajdut me
damkë i botës shpirtërore (medet, edhe i botës lëndore), fjalacuku më i ndyrë
midis gjithë fjalacukëve dështakë (epitetet që gurgullojnë nga realiteti nuk
kanĂ« tĂ« sosur) – pĂ«rlau dikur tĂ«rĂ« dorĂ«shkrimet e Lef Nosit, tĂ« Sotir KolesĂ«
etj., të mbledhur çikë-çikë një jetë të tërë dje, tani, ose nesër i paraqet ose
do t’i paraqesĂ« si tĂ« tijat, duke mos harruar tĂ« verĂ« midis emrit tĂ« tij dhe tĂ«
familjes (Shute të Stare Serbisë, siç thënkan serbët e Elbasanit dhe Pogradecit
tim, duke tjerur ëndrrën serbomadhe të një perandorie të re, qoftë edhe
republikane, tĂ« SerbisĂ« midis tre deteve), shkronjĂ«n e madhe “S” tĂ« babajt qĂ«
vodhi veprĂ«n “Varri i dashnorĂ«ve” tĂ« Naum VoillĂ«s, duke e paraqitur si tĂ«
vetĂ«n….
E
pra, këtu në Pogradec ka qenë dikur një djalosh që i thoshin Pirro Vako, një
nga të rinjtë e parë komunistë, ëndërrimtarë të një bote të drejtë, pa
shfrytëzim, pra, pa vdekje. Pirro Vakua kish patur një dell të mirë shkrimtari.
Dikur mĂ« pat thĂ«nĂ«: “Ti ke rĂ«nĂ«, po unĂ« tĂ« nderoj e tĂ« dua, se mĂ« ke treguar
udhĂ«n si tĂ« shkruaj”. Dhe zbrazi njĂ« gotĂ« raki. Ay dĂ«shtoi nĂ« jetĂ« (njĂ« punĂ«
dashurie me njĂ« vajzĂ« qĂ« quhet Izmini, flokĂ«verdhĂ«, tĂ« cilĂ«n ju – ti dhe Rushi
– e shihni dendur nĂ«pĂ«r TiranĂ«), iu dha alkoolit, vuajti e vdiq. Shutja i vajti
babajt të këtij, i premtoi dhenë e qiellin, mori një dhomë me qira në shtëpi të
tij dhe i pĂ«rlau- nĂ« mĂ«nyrĂ« shutĂ«rore – tĂ«rĂ« dorĂ«shkrimet (ditare lufte,
shĂ«nime, tregime etj.). I ati pret akoma qĂ« Shutja t’i botojĂ« kĂ«to tĂ« gjitha nĂ«
emrin e djalit. Shutja ndofta i boton, po me pikëpamjet e dyzetepesës, për të
cilat fola mĂ« lart: me emrin e vet, pĂ«r xhepin e vet….. Para ca vitesh i vodhi
një prifti këtu (prifti vdiq vjet) regjistrin e shënimeve të një manastiri.
Prifti mĂ« thosh: “Ia rrĂ«feva, e pa, mĂ« lĂ«vdoi, pastaj ma dha prapĂ«, ma mori
pĂ«rsĂ«ri, ma dha dhe njĂ«herĂ« dhe unĂ« e vura nĂ«vend. Kur iku, s`e gjeta mĂ«….”
Prifti
bĂ«nte kryq, sikur donte tĂ« largonte shejtanin: “Ma vodhi, bre, s’pandenja,
paska qenĂ«….” Kockat e Papandonit (kĂ«shtu i thoshin priftit) po treten tani nĂ«
gĂ«shtenjat, kurse Shutja shutĂ«ron “tani pĂ«rsĂ«ri me “i”-nĂ« nĂ« fund tĂ« emrit”, mĂ«
shikon vëngër, siç e vështron kalorësi këmbësorin e çalë apo më mirë
automobilisti arrogant udhëtarin e mjerë. Dhe përsëri më kujtohen vargjet e
Khajamit: RrĂ«myen mall, memuriet e ar, Dhe t’u rtin plak, tĂ« urtin shkencĂ«tar E
quajnĂ« gjaur, se s’beson prralla, Se s’qas mbi supe, si ata, samar. MĂ« falni se
u zgjata kaq shumĂ« me kĂ«tĂ« “DhimitriadĂ« Shuteriqore”, po kĂ«to tĂ« gjitha m’i
zgjoi karasyfeti i tij arrogant që endej rrugëve të Pogradecit.
Kam
dhe diçka tjetër.
Lef
Nosi ka pasur një koleksion të pasur me pulla poste të vjetëra, të mbledhura me
kujdes një jetë të tërë (në qeverinë e Vlorës, të Ismail Qemalit, kishte qenë
ministër i Postave). Shutja mori dorëshkrimet e tij dhe një pjesë të
bibliotekĂ«s (librat ia kam parĂ« me sytĂ« e mij nĂ« hotel “Dajti”, ku banoi njĂ«
kohĂ«, mĂ« 1945 dhe 1946). Po ç’u bĂ«nĂ« albumet e pullave qĂ« vlejnĂ«, pa
ekzagjerim, miliona lekë? Është fjala për pulla të rralla të Turqisë me
syrsharzhimin e Hyrjetit dhe sidomos atë të qeverisë së parë të Vlorës, është
fjala për pullat e qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e
qeverisë së Durrësit, për ato të mbretit Vid e sa e sa të tjera.
Kush
i mori, kush? Këto duhej t`i merrte shteti dhe, me sa di unë, Shutja, ndonëse
mban berè shkrimtari (qĂ« ta tregojĂ« bota me gisht) s’Ă«shtĂ« shtet. Kisha dhe
mjaft të tjera për këtë individ cipëplasur, por nuk po vazhdoj: më vjen ndot.
Falmëni!
NĂ«
këtë kohë kam lexuar disa libra dhe kam rilexuar disa tregime të asaj suedezes
sĂ« Ă«mbĂ«l e tĂ« qetĂ«, Selma Lagerlöf, me njĂ« botĂ« morale qĂ« s’i ngjet fare botĂ«s
sonĂ« gjaknxehtĂ«, vrasĂ«se, ballkanike. As e ndjera Selma Lagerlöf s’i ngjet
(luaj vendit) Shutes. Dhe mu kujtua njĂ« film shumĂ« i dashur: “Gösta Berling”
pas veprës së parë të mësonjëses Selma Lagerlöf. E ka lojtur dikur Greta Garbo.
Ka qenë një film pa zë (para se të fillonte krokëritja e saksofonit dhe
bubullima e artilerisë në sallat e kinemasë), po kaq i fortë, kaq i bukur! Tani,
Greta Garbo është plakë, po unë e përmend se më ka lënë mbresa të thella në
kujtesë.
Rilexova
edhe “Souvenir de la Haute – Albanie” tĂ« A. Degrandit, dikur konsull i FrancĂ«s
në Shkodër (Botim i 1901). Libri është shkruar më 1893-1899 (sot librat nxirren
shpejt e shpejt, si qerpiçët nga kallëpi e vihen në mur para se të përthahen).
Ky
libër më ngjalli hidhërime të mëdha: vëllavrasje, fantazma, urrejtje, që e
bluan e stërbluan jetën tonë shqipëtare. Na pakësuan dhe na ngjeshën në një cep
të Ballkanit, ndonëse kemi qenë zotër të moçëm të një vendi të madh, shumë larg
këtyre caqeve, ku jemi mbytur sot.
TĂ«
huajtë na mbuallë urrejtjen, na ndanë e përçanë, na bënë të mos e njohim veten,
të mos e duam veten, domosdo as vëllanë. Tani, thotë Degrandi, njerëzit urrejnë
njëri-tjetrin në çdo vilajet, greku mbjell farën e grindjes në Epir; Austria,
Italia – nĂ« Veri; Mali i Zi, i pĂ«rkrahur nga Rusia, gjithashtu. NĂ« krahina tĂ«
tjera serbët, bullgarët, bilé dhe rumunët kanë dërguar njerëz për të çarë e
përçarë.
Një
grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, paska thĂ«nĂ«: “ShqiptarĂ«t janĂ«
populli mĂ« i lik dhe mĂ« i kotĂ« (“le plus inutile”) nĂ« botĂ«”. PĂ«rfundimi? Duhet
tĂ« zhduket….. KĂ«shtu thotĂ« bizantini Phrantjes. Domosdo Phrantjes Ă«shtĂ« armik,
është ujk dhe ka folur, shkruar e vepruar ndofta si ujk. Por ujku njihet dhe
njeriu di sesi të mbrohet kundër tij, me sëpatë, me kopaçe. Por si të mbrohet
kundër ujkut të veshur me lëkurë dele? Si të mbrohet kundër atij që i flet si
ëngjëll e vepron si shejtan?
TĂ«
gjitha këto i lexoj, i bluaj në mendje natën dhe s`më zë gjumi dhe më vjen të
çmendem!…
Nesër Efterpi do të niset me gjithë fëmijë.
Unë
do të rri dhe ca ditë, do ta pres Sterjo Spassen, do ta vendos në dhomë, pastaj
do të kthehem në Tiranë. Këtu nuk u preha dot. Pashë gërmadhat e shtëpisë plot
ferra dhe mu drodh zemra. Jo, Pogradeci s’Ă«shtĂ« mĂ« pĂ«r mua tĂ« gjallĂ«, po pĂ«r
mua të vdekur. Ah, kush ndjen shumë, vuan shumë. Shto pastaj brengat objektive,
fĂ«mijĂ«t varfĂ«rinĂ« e sa tĂ« tjera. Do tĂ« vij tĂ« “çlodhem” nĂ« TiranĂ«, t’i vihem
normës, se mos më presin bukën.
Lamtumirë
dhe përqafime vëllazërore,