Përndryshe, Sula me poture e Aishja me
dimi
që e themeluan Tiranën picak në divan...
Satirë historike nga KOLEC TRABOINI
________________
1.
Themeluesi
.
Duke parë zellin e madh, me të
cilin po rimëkëmbet tërë historia, si dhe dalja e mjaft figurave të shuara e të
harruara edhe ne po përpiqemi të sjellim një ndihmesë, në mbështetje të
studimit të letërshkruesit Skënder Jasa, botuar në «K.J.» datë11.05.1994, mbi
origjinën e Tiranës, rrënjët e saj historike që u lidhkan me bollëk dhe me fije
të pazgjidheshme me trungun e perandorisë osmane dhe asnjë fije me Marin
Barletin, jetëshkruesin e Gjergj Kastriotit, heroit të Shqiptarëve, që u vuri
turqëve shtegun tek thana. E pra ky Barlet (Ah, të mos ishte prift!), e përmend
i pari, në historinë e letërsinë e shkruar të Shqipërisë, emrin e Tiranës.
Aferim e paç ymër të gjatë Skënder Efendi (Jasa), se kështu ti na e nderon
vatanin. Për të mbeshtetur, që të mos çahet kazani në sy të botës, po të
sjellim studimin tonë mbi të paharruarin themelues, të ndriturin Sulejman Pashë
Kurrkushi, që me izën e vetë Sulltan Salepit të 13, hodhi themelet e një qyteti
perandorak në zemër të Europës, për inat të kaurrve të gjithë botës.
2. Me kallam
e me ferman
.
.
Deri në çastin që marrim kallamin
për të shkruar për vulehumburin Sulejman Pashë Kurrkushi, për Sulën pra,
kurrkush nuk mori mundimin të hedhë një bishtuk dritë mbi këtë rrepirë të
historisë sonë. Këto male (edhe kodra) e rritën Sulën me qumështin e zanave, më
pas ai i mbështetur në traditën popullore, shumë sisëkishte për të pirë, por
mbi të gjitha atij do ti pëlqente sisa e turkeshës Aishe... Por të mos ngutemi,
të tatëpjetat e historisë janë të mundimëshme, prandaj i duhet rënë anës e pas
anës. Termat e historiografisë së kalur ? Historinë e bën populli." apo të
sotmit, “Historinë e bëjnë historianët”, nuk i marrin në konsideratë, po nisemi
në bazë të parimit principial “ Historinë e kanë herë e do ta bejnë
Sulejmanët”, Sulejmanët që nxorrën emrin e adashit të tyre nga greminat e
historisë dhe e vunë, faqe me nder, në një shesh në ballë të Tiranës (diku
pranë gropës së Hajdin Sejdisë). Kështu historianët vunë në vend nderin e vet
dhe një ditë nëntori me shi të vitit 93, shpëtuan dhe të ziun Sulejman nga 300
vjet vetmi.
3. Kërkime
në qorrsokak
.
Heroi ynë Sulejmani në figuracionin popullor njihet me shprehjen poetike “Mu tek pusi i Sulejmanit”. Pra del se ka pasur pronë të tij të trashegueshme, për të cilat sot i takon të marrë letër me vlerë. Por, as pse ja vunë pusit emrin e tij, as hollësi të tjera biografike nuk dihen. As emri i babait, i nënës , as gjyshe, e sa për motër e vëlla nuk bëhet fjalë. Mirëpo, pikërisht në hapësirën që quhej Tiranë, diku pranë Saukut, gjendej dhe një kodër e vjetër që quhej Kodra e Kopilit. Duhet menduar, duhet hulumtuar, se, a kishte fare lidhje Kodra e Kopilit me Pusin e Sulejmanit. Sepse Sulës së shkretë, duke mos iu gjetur kurrkush afër si sfond historik, i mbeti veç onomati pashë, dhe me këtë emër në kurriz ngjiti të përpjetat e historisë plot lavdi.

4. Hani me
dy porta
.
Të dhënat e padhëna thonë se Sula, para se të bëhej pashë, ishte një zabit azgan, dy metër i gjatë, e shkonte e vinte me araba pas atyre që mernin taksë e vergji për Sulltanin. Bëri punë të ndershme, mblodhi lira e mezhida me bollëk, mblodhi dhe djem për t’i çuar në Arabistan si jeniçer të Sulltanit. Kush s’e dëgjoi Sulën shkoi në degë të rrapit, kush e dëgjoi la kockat në Jemen. Zgjidh e merr!
Sulejmani bëri përpara deri në Oborr dhe një ditë u gdhi pasha. I vuri punët mbarë, mblodhi ushtri të madhe në Petrelë dhe me force zboi gjithë fshatarët nga Fush e Tiranës. Ngriti fushimin ushtarak dhe aty ku sot është shatrivani i Tiranës, vendosi shtatoren e vet. Dy fjalë tha Sulejman Pasha, para asqerëve të vet:

1. Këtu do të ngre një Han.
2. Ky Han do të hyje në histori me emrin Hani i Sulejmanit.
2. Ky Han do të hyje në histori me emrin Hani i Sulejmanit.
Mori izën nga Sulltani, i cili
bashkë me fermanin i çoi dhe dhjetë turkesha të ëmbla, të cilat ishin çengijet
më të bukura të perandorisë, e që Sula i sistemoi në Hanin e vet me dy porta.
5. Sulejmani
dhe divani
.
.
Gjatë hulumtimeve në arkivat e oborrit
perandorak ku gjenden spiunimet e Taksirat Qelepirxhiut, del ne pah fakti se, e
para femër që u fut ne dhomën e posaçme të Sulës, në mes së cilës ishte
vendosur një nargjyle dhe një divan, ishte Aishe Hanemi, turkeshe e ëmbël,
kumbull fare, e cila pasi i tërboi tërë oficerët e gardës, u bë shkak të
thereshin me bajoneta dhe eunukët që ruanin haremin e Sulltanit; ky i fundit
megjithëse me dhimbje, e hoqi qafe, duke ia bërë peshqesh shërbëtorit besnik
Sulejman Pashë Kurrkushit, që po hidhte themelet e një qyteti të ri perandorak
në perëndim dhe kishte nevojë për femra pjellore. Kështu e keqja apo e mira
(këtë historianët nuk e spjegojnë) mbeti në derën e Sulejmanit, i cili ra në
një dashuri magjike pas tuleve të Aishesë. U ndez, u përvëlua, u shkretua.
Historia botërore dhe vetë arti klasik njohin çiftëzime ideale, që nuk ndahen
as në shtëpi, as në varr e as në histori. Qëllimi i studimit është që, duke
zbuluar vlerat e kësaj dashurie dramatike, të bëhet e mundur që edhe emri i
Aishesë të përjetësohet në historinë e Shqiperisë dhe një rruge, që del tek
Sheshi i Sulejmanit, t’i vihet emri i saj. Kështu që, ashtu siç ishin bashkë në
han e në divan, të jenë përjetësisht edhe në memorien e banorëve të kryeqytetit
të arnautëve. Nga ana tjetër, do të bëhet e njohur në rrethet intelektuale,
brenda e jashtë vendit, se ashtu si Eva e Adami u bënë krijues të njeriut,
Aishja e Sulejmani u bënë krijues të një kryeqyteti.Nga pikpamja estetike dhe
emocionale, krahas Evës e Adamit mitologjik, të Romeos e Zhuljetës romantike do
të kemi dhe çiftëzimin e ri Sulejman e Aishe shqiptaro-osmanike.
6. Lavdia dhe krevati
.
Në fushë të historiografise dy çeshtje mbeten
akoma pa u zgjidhur. E para, pse Sula e fsheh emrin e Aishesë, mos vallë për të
mos ndarë peshën për krijimin e një qyteti, megjithëse ajo e shkretë e ndjente
pothuaj çdo natë peshën e tij sa i thyheshin kockat. Merre me, mend, kur kënga
popullore e Zall Bastarit thotë: “180 kile burrë, nga mendja s' u poqe kurrë”.
Çeshtja e dytë specifike është karakteri i Sulës, si i trajtonte ai gratë e
haremit, në mënyrë humane( këtu ata të Albanian Human Rights bëjnë shumë
kujdes) d.m.th. nga cili parim nisej, nga ai socialist, mbani rradhë se ka për
të gjithë, apo ai kapitalist, ujku i fortë çan gjithë kopenë. Kurrfarë
konkluzioni historik nuk mund të definohet pa zgjidhur këtë enigmë të
historisë.
7. Sula në bronx - Aishja në vargje
.
Kështu sheshit emri ju vu e historia u rishkrua.
Por ideja e një skulptori të çmendur që bustin e Sulës derdhur në bronx ta
vinin në mes të sheshit, u kundërshtua rreptë nga zyrtarët. Jo e madhe për
zgjidhje kompozicionale,- Sula i derdhur në bronx në mes të sheshit, rri në
kanape e thith nargjylen me vështrin të humbur diku... Ç 'janë këta heroj të
pergjumur?! Kështu në mënyrë të vetvetishme u poq mendimi që përpara tij duhet
vendosur busti i Aishesë në një vallëzim çengijesh. Kështu veshtrimi i Sulës do
të ishte i motivuar, i menduar... Ah, moj Aishe, sa e bukur je, apo diçka tjetër.
U shkruan edhe vargjet që do t’i viheshin si diçiturë çiftëzimit
skulptural.
Sulejman o xhan, o Sulejman
Aishe me ferexhe, o Aishe
E shkritë jetën që të dy në divan,
Mor, aman.
Tek mendonit e punonit për Atdhe.
Bërthama e kësaj filosofie erotike, që duke bërë dashuri ne i shërbejmë
Atdheut, u duk si një zgjidhje racionale dhe për këtë ra dakort dhe presidenca.
8. Kërthiza dhe politika
.
.
Në këtë konkluzion arriti ekipi i lartë studimor ku përfshiheshin
historianë, funksionarë, poetë dhe bashkfshatarë të Sules, të cilët sugjeruan
që Aishja të realizohej lakuriq nga kërthiza e sipër për të qenë shprehëse e
epokës bashkëohore që po tejkalojmë... Por, kërthiza e Aishesë, ashtu siç u bë
objekt sherri në haremin e sulltanit, shumë shpejt u bë si leshtë e Arianës,
mollë sherri e dardhë grindjesh në opinionin publik, që shkallë- shkallë do të
përhapej si epidemi e Kërthizës (shtypi thotë e Krizës). Grindje në rrugë, në
shtëpitë, në shkollat, në ndërmarrjet që s'punojnë, në zyra politikanësh që
merren me llogje, në zyra financierësh të korruptur, nënpunës që marrin
rushfet, në kokat boshe të diplomatëve, apo të deputetëve, të cilëve iu shkon
goja lëng nëpër seanca parlamentare kur kujtojnë kërthizën e ëmbël të
turkesheës. E ka qarë në vargje edhe Dritëroi turkeshën. Pozita e Opozita janë
në një nga betejat me të ashpra. Në qoftë se për probleme sociale a komunale
mund të bien dakort, kur vjen puna tek kërthiza nuk lëshojnë pe, ngulin këmbë
si mushka, madje duke kërcënuar me zgjedhje të reja. Njera palë, që Aishja të
jetë lakuriq nga kërthiza e lart, tjetra - nga kërthiza e poshtë. Ndërkohë
Sulejman Pash Kurrkushi nuk është dakort me asnjerën palë. Ai e do Aishenë, si
nga kërthiza e lart ashtu edhe nga kërthiza e poshtë, krejt të zhveshur. Eshtë
shumë modern në këtë anë Sula. Seksi është bota! Por kush ia var teneqenë atij.
Ia mbyllën gojën shumë shpejt, duke i kujtuar se i dhanë më tepër se i takon,
madje në kundershtim me ligjin për moskthimin e tokave...e kun e mes të
Tiranës. Prandaj pa ç’pa Sula i shkretë, ngrysi vetullat e ra në mendime duke
thithur nargjylen e tij. Ndërkohe mendonte: “Të mos ish kërthiza e ëmbël Aishes
edhe emri im do të ishte shkuar e harruar!...” Për këtë u bind më tepër kur
dëgjoi ca të rinj që lanë takim tek lokali i ri "Dea" por i thanë
njeri tjetrit” Takohemi tek Kërthiza e Aishes”
9. Lavdi me panik nën sqetull
.
.
Kështu, ndërsa Sulejman Pash Kurrkushit po i kthenin krahët, peërdryshe,
siç thanë gazetat, lavdia e Aishes ngjitet lart e më lart duke zënë faqet e
para të gazetave me seks e pa seks që kanë pushtuar sot Sheshin e Sulejmanit.
Madje në një mbledhje të redaksisë së gazetës “Eros”, botuesi i kishte thënë me
zë të lartë kryeredaktorit: “Fotografinë lakuriq në faqen në faqen e parë me titull,
“Aishe, seks -bombë!”
Te gjitha këto copëza biografike të Aishesë na pelqejnë ne burrave (pula e tjetrit) , mirëpo ca lajme të fundit në Urën e Lanës po na trondisin. Një tubim grash e vajzash, që përfundoi në një grevë urie, doli me kërkesën “E duam Sulën të zhveshur”, “Duam seks si gjithë Europa”, e vuri opinionin gazetaresk në dilemë, ndeërsa Sulejman Pashë Kurrkushit i futi tmerr e frikë, sepse ec e mos u zhvish kur të urdhërojnë gratë. Dridhet Sula i shkretë e u thotë historianëve: “Ç’më bëtë! Ç’më bëtë! E çfarë me duhet mua lavdia bythjashtë në sy të botës?” Aq më keq kur në një buzëmbrëmje dëgjoi dy veta, veteranë të luftrave mesa dukej, qq i thonin njeri-tjetrit: “Kjo ndodh kur historia shkruhet me b...” ndërsa akoma më tej, një burrë që po hante akullore evropiane, ia ktheu të dyve: “Mos me çani... Sulën!”. Çfarë donte të thonte ai me atë fjalë? Ndërsa në mes të bulevardit, dy gra po flisin për një të tretë, që nxitonte e pispillosur: “Shkon me i ba fresk Aishes!”

10. Enigma e madhe
.
.
Çështjet "Kush ia vuri?", "Si ia vunë?" e "Pse ia
vunë?", mendojmë se janë të kapercyera e nuk përbëjnë më interes historik.
Përpara historianëve të vjetër e të rinj, -kopetentë e ipotente. Mbeten të
shqyrtohen dy çeshtje, e para, Aishet apo Sulat e bëjnë historinë (Kërthiza apo
Jatagani?) dhe e dyta(këtu ka shumë dilema historike), a është Kërthiza e
Aishesë Qendra e Botës?! Ziejnë debatet, shkruajnë gazetat, grinden deputetët,
por kurkush nuk merr mundimin të pyesë të zotin e punës, Sulën e shkretë, i
cili rri si qyqar i menduar tek sheshi, pranë Gropës së Ajdinit, thith
nargjylen me vështrimin thellë në kërthizë! Por një zë i brendshëm vigjëlues i thotë: “Sulë,
shtërngo ushkuret! Lavdia është Sidë!”.
Parashtresa është vetëm një pjesë e biografisë
së Sulejman Pash Kurrkushit, sepse bëmat e Sulës janë aq të mëdha e aq të
ndrituara, sa duhen dhe kapituj të tjerë, të cilat autori nuk do t’i lerë të
humbasin nëpër skërkat e rrëpirat e historisë, por herë me bishtuk e herë me
qiri, do t’i ndrisë, do t'i përshkruaj, e do t'i nxjerrë në dritë të diellit,
faqe ( me nder) gjithë botës.
Nga libri ironik "Rapsodi ushtore", Kolec Traboini,
Athinë 1995