Autori i shkrimit, në sfond çadra e madhe e opozitës |
Çadra e vogël e shoqatave
civile lakej të Qeverisë |
ÇADRA E MADHE DHE ÇADRA E VOGËL
Qeveria
përdor shoqatat civile gjoja të pavarura për të mbledh firma e për të detyruar
opozitën të kthehet në Parlament.
Nga KOLEC
TRABOINI
Në kthim
nga Çadra e Madhe e opozitës që kish braktisur Parlamentin e protestonte me ditë para Kryeministrisë, në cepin e Lulishtes "Rinia" ku
gjendet dhe Ura e Lanës, pashë një çadër e vogël blu. Mendova për një çast,
duke u nis nga ngjyra blu, se opozita paska bërë një punë të mençur duke
nxjerrë të rinj demokratë për të mbledhur firma për rrëzimin e Qeverisë. U
afrova. Aty ishte një vajzë e bukur, dukej si
studente, me flokë të zinj, sy inteligjentë që i shkëlqenin ani pse ishte një
ditë e vërejtur dhe me shi. E pyeta:
- Përse është kjo Çadër e Vogël këtu në lulishte.
- Jemi shoqëria civile.
- Çfarë kauze keni- e pyeta sërish.
- Mbledhim firma - më tha. Duam që të përkrahet Vetingu
dhe të kthehet Opozita në Parlament. Mu duke e çuditshme kjo kauzë prandaj i
thashë.
- Ju si shoqëri civile, si shoqata flas, kam parasysh
këtu dhe moshën tënde te re, pse nuk protestoni e mblidhni firma për të
lehtësuar gjendjen kaotike të jetës studentore, pse nuk protestoni në mbështetje
të banorëve të Zharrzës, pse nuk protestoni se mbaroni studimet universitare e
nuk keni punë apo se të rinjtë si ti në moshë, mbi 80% e kanë mendjen për të
ikur nga Shqipëria.
Ajo nuk dinte çfarë të thoshte.
- Po çfarë pune keni ju me vetingun? Me prokurorët e
gjyqtarët? Pse bëheni lojë politike në ndeshjet në mes të dy dinozaurve të
politikës konfliktuale shqiptare. A nuk keni kauza civile. A e shihni popullin
që vuan?
Më kot prita të më përgjigjej.
E mbylla duke i thënë:
- Të ka nxjerrë qeveria në rrugë të gabuar. Mos u bëni
vegla qorre të një qeverisje rrumpallë.
Pastaj nisa te meditoj me vete:
Bravo Qeveri. I përdor shoqatat civile si rrecke për të
fshirë hundët në këtë epidemi gripi politik. 6000 shoqata civile ka Shqipëria.
Të gjitha janë mercenare qeverish dhe tërë preokupimi është të marrin fonde e
të bëjnë vila për të kaluar pleqërinë e zezë.
Ika me mendimin se përditë e më shumë bindem e më për shumë shoh thellë e më thellë, siç thoshte Migjeni, se këta sharlatanët që nuk dinë të qeverisin janë një barrë e rëndë për popullin dhe duhet shporrur.
Ika me mendimin se përditë e më shumë bindem e më për shumë shoh thellë e më thellë, siç thoshte Migjeni, se këta sharlatanët që nuk dinë të qeverisin janë një barrë e rëndë për popullin dhe duhet shporrur.
© Kolec
Traboin 2017