PËRURIM I VEÇANTË TE KRONI I TRABOINIT
Përurim i veçantë i librit "Miti i
Hotit" i Kolec Traboinit tek Kroni i Traboinit, organizuar nga shoqata
"Dedë Gjon Luli" Hot më 15 tetor 2017. Është i treti libër që përurohet në Hot e Tuz
në këto vitet e fundit nga ky autor dhe të tre trajtojnë aspekte
historike por edhe kulturore e artistike. Pas përgatitjes e botimit të
dorëshkrimeve të Atit të vet Palok Traboini, ish sekretar i Dedë Gjon Lulit,
mësues e kryengritës, "Flamurit në Deçiq" 2012, Kolec Traboini botoi
rrëfimet për fëmijë "Djali nga Hoti" 2015. Ndërsa në vitin 2017 u
afroi lexuesve të pasionuar pas historisë librin e tij të tridhjetë, "Miti i Hotit". Kolec Traboini me
prejardhje nga fisi Gojçaj i Hotit, ka sjellë një vepër koncize me mësimin se
si një brez duhet të mbështetet fort tek një tjetër. Kryekreje në këtë vepër
eseistike mbi bëmat e Malësisë së Hotit, këtë mit që e krijoi historia e u
përpoqën ta rrënojnë sistemet absurde, të shfaqet fuqia mbresëlënëse e
shëmbëllesës së të parëve tek pasardhësit.
Promovimin e hapi Fran Kola / Dedvukaj
që ja dha fjalën shkrimtarit nga Tirana Pandeli Koçi, i cili vuri në dukje disa
aspekte të librit dhe lidhjet fisnore e të gjakut por dhe shpirtërore të
autorit me Malësinë e Hotit që është vendlindja e atit të vet Palok Traboini. Ai
theksoi pasionin e autorit për të nxjerrë në dritë të vërteta historike që me
dashje ose pa dashje janë anashkaluar. Parë në këtë kahje, megjithëse libri nuk
rreket të bëjë histori ai e trajton historinë me një këndvështrim të veçantë.
Në analizën e tij shkrimtari e poeti
Anton Gojçaj solli disa tipare karakteristike e veçori stilistike të prozës
eseistike të Kolec Traboinit, si analist intuitiv e polemist i rreptë, ngulmues
në të vërtetat historike, ku shprehjet
janë plot nerv por dhe me vërtetësi, krejt i kthjellte ne qëllimin qe që mbron në
polemikat apo kundërshtitë e tij duke zbuluar disa ngjarje apo personazhe
historike ne Malësisë se Hotit të mbajtur nen pluhurin e kohës. Por ne disa
vende ai stigmatizon ashpër e hidhur për qëndrimin e dyfishte të sistemit të
kaluar ndaj figurave kombëtare. “Dedë Gjon Lulin e nderonte shteti monist, por
ama të gjithë rrethin familjar ja persekutoi pa mëshirë”.- shkruan Traboini ne
librin ”Miti i Hotit”.
Poeti
Qazim Muska vuri në dukje se dëshira tinëzare për të rrënuar heronjtë
kombëtar, duke i konsideruar jo si realitet historik por si legjenda e fantazi
nuk i ndihmojnë askujt. Figurat historike edhe pse ndonjë rast të legjendarizuara
e kanë qëllimin e tyre, e kanë pozitivitetin e tyre, ato u japin njerëzve shpresë e guxim ne synimet
e veta për të mbrojtur lirinë e për ta forcuar identitetin e vet përballë rreziqeve
të shumta në të cilat historia i vë popujt.
Sami Flamuri nga Ulqini recitoi vargjet
e Gjergj Fishtës dhe vlerësoi virtytet e larta të malësorëve të Hotit. Autori
Kolec Traboini, tha Sami Flamuri, ka tridhjetë vjet që punon me shkrimet e veta
për të forcuar atdhedashurinë e identitetin shqiptar ndër bashkatdhetarë kudo
ku është ndodhur ne Greqi, Amerikë por
edhe në Shqiperi.
Studiuesi e koleksionisti Shtjefën
Ivezaj i dorëzoi autori të librit “Miti i Hotit” certifikatën e mirënjohjes
duke e vlerësuar figurën e tij si krijues atdhetar.
Autori i librit Kolec Traboini, falënderoi
pjesëmarrësit dhe vuri ne dukje se si erdhi deri në këtë pasion të madh për
vendlindjen e atit të munguar. Duke kërkuar atin, tha ai unë gjeta vendlindjen
e tij, gjeta Hotin, gjeta Traboinin, gjeta Kroin, gjeta njerëzit, gjeta vendin
ku ka lindur e ku është rritur dhe kësisoj vendlindja zuri vendin e atit të
munguar që në fëmijërinë e hershme. Unë këtu nuk vij, por këtu jam sepse këtu
është gjeneza ime. Kolec Traboini është i njohur edhe për poezitë kushtuar
Hotit dhe malësorëve me krenarinë e birit të një vendi me trimëri që kthehen në
legjenda per shkak të dimensioneve që kanë pasur në histori.
Më pas Kolec Traboini me drejtuesin e shoqatës "Dedë Gjon Luli", Gjon Dushaj, poetin Anton Gojçaj dhe shkrimtarin Pandeli Koçi e poetin Qazim Muska, biseduan me dëshirën që tek Kroni i Traboinit të organizohet në mënyrë të përvitshme dita e poezisë. Kjo është një dëshirë e bukur por edhe e mundshme. Përurimi u mbyll me një këngë tradicionale, maje krahut, kënduar nga Lula Nicaj dhe Marash Dushaj.
Më pas Kolec Traboini me drejtuesin e shoqatës "Dedë Gjon Luli", Gjon Dushaj, poetin Anton Gojçaj dhe shkrimtarin Pandeli Koçi e poetin Qazim Muska, biseduan me dëshirën që tek Kroni i Traboinit të organizohet në mënyrë të përvitshme dita e poezisë. Kjo është një dëshirë e bukur por edhe e mundshme. Përurimi u mbyll me një këngë tradicionale, maje krahut, kënduar nga Lula Nicaj dhe Marash Dushaj.
Librin "Miti i Hotit" ashtu si
dhe librat e mëparshëm autori i shpërndau falas për bashkë malësoret e vet nga
Hoti dhe Tuzi.
© Pantheon Info 2017
Libri "Miti i Hotit" i Kolec Palok Traboinit |
Fran Kola/Dedvukaj mbajti fjalën e hapjes. |
Shkrimtari e studiuesi Anton Gojçaj referoi "Faqebardhë para historisë" shkrim që e botoi gazeta "Koha javore" Podgoricë |
Shkrimtari Pandeli Koçi nga Tirana, mbajti fjalën"Hoti, një mit që krijoi historia" |
Poeti Qazim Muska nga Tirana, foli për epikën historike të Malësisë së Hotit. |
Etnografi nga Tuzi Shtjefen Ivezaj i jep autorit K.P. Traboini certefikatën e mirënjohjes. |
Nga New Yorku u gjend në promovim te Kroni Traboinit edhe Gjok Gojçaj. |
Lula Nicaj dhe Marash Dushaj me këngë maje krahut për të pranishmit. |
Kryetari i Shoqatës"Dedë Gjon Luli" Hot, Gjon Dushaj, që organizoi promovimin e librit. |
Marash Zef Gojçaj, Palok Nicaj (i biri i Gjek Metit) dhe autori K.P. Traboini |
Lula Nicaj, një traboinas i vjetër dhe autori i librit Kolec Palok Traboini. |
Kështu të sherbehet kafja te lokali "Lulja e Blinit" në Traboin të Hotit. |
Shkrimi i shkrimtarit e studiuesit Anton Gojçaj për librin "Mitit i Hotit" botuar në gazetën "Koha javore" nr.787, 26 tetor 2017, f.20-21 Podgoricë. NË KËTË LINK MUND TË SHIHNI VIDIO KRONIKËN NË YOU TUBE https://youtu.be/npPPVe8BbAE |