E
KANË VJEDHUR, FALUR APO SHITUR OBELISKUN E IBRAHIM KODRËS?
Erion
Veliaj bën kujdes të dalë çdo ditë e çdo natë me lopatë në dorë në televizione
si vullnetarët e Enverit në hekurudha e taraca. Por si nuk doli një herë ky
xanxami televiziv pranë Obeliskut të Ibrahim Kodrës që ishte i vendosur tek
ajo lulishta e vogël para Bankës se Shtetit, por nuk është më? Në këtë kuadër shihet në qëndër të kryeqytetit në verë 2016.
Rregullimi
i sheshit Skendërbej ka një vit që është kryer dhe Obelisku i artistit të madh
qe e ka lënë në testament të vendoset ne Tiranë, nuk po kthehet. Thjeshtë sepse
atë e ka rrëmbyer bosi i Mediave Aleksander Frangaj që e ka vendosur para
ndërtesës së Televizionit "Klan".
Një
spjegim pse u rrëmbue kjo vepër monumentale duhet të jepet. Nese Erion Veliaj e
ka falur për hir të sherbimeve mediatike që i bën atij Klan TV atëherë kemi një
korrupsion për të cilën duhet të vihet në bankën e te akuzuarit.
Po
a ka prokuror që ja mban b....të kërkojë të hap proces e të kërkojë arrestimin
e kryebashkiakut Erion Veliaj, beniaminit të kryeministrit dhe sipas fjalëve që
kanë dalë, do të jetë trashëgimtari i tij politik në pushtet.
KOLEC TRABOINI
2
maj 2018