18 May 2018

Urrejtje patologjike e akademikëve memurë ndaj gegnishtes- nga K. Traboini


URREJTJE PATOLOGJIKE E AKADEMIKËVE MEMURË 
NDAJ GEGNISHTES

Nuk kam asgjë apriori pro a kundër Standartit, nuk ndjehem përjashtues por përbashkues, madje unë shkodran përdor trajta toskërishte që më ndihmojnë në krijimtari, se të gjitha gjuhët e dialektet janë të bukura. Por atij Standarti i mungon lëngu i jetës, ai lëng që frutave u jep aromë, e në ketë rast për të cilin flasim është Gegnishtja lëngu i jetës. Shtërpëzimi i gjuhës është një krim kundër kombit prandaj na duhet e gjithë pasuria gjuhësore e rrafshit kombëtar, jetëdhënese kjo për kulturën e gjuhës që është themeli jo vetëm i letërsisë por edhe i çdo gjëje të bukur e të mirë të krijuar në këtë vend. Gjuha mban mbi shpatulla kombin.
Problemi më i madh gjuhësor në rrafshin e sotëm kombëtar qëndron tek alergjia që kanë disa gjuhëtarë të ashtuquajtur akademikë ndaj çdo gjëje që quhet Gegnishte. Janë sëmurë psiqikisht prej kësaj urrejtje. Kanë futur në Fjalorët e miratur akademikë ( botimet to ena, to dhio, to tria) me mijëra fjalë të huaja turqisht e sërbisht a më gjërë dhe tregohen agresivë të pandreqëshëm (lloshizmi - e kam quajtur ) ndaj formave dialektale të trungut kombëtar. Kjo është një debilëri e zyrtarizuar për të cilat paguhen me miliona nga taksimet e përbindshme që bën shteti në një vend shumë të varfër e në mjerim si ne (20%). Kur pensionet në Shqipëri janë sa dieta ushqimore mujore e një qeni (dëgjoje ti Alfret Peza, milioneri i kazanit që llomotit përnatë në TV duke i lëpirë b... qeverisë). Është katandisur fjalori GJLSH pra, si gjeldeti i rjepur në prag të vitit të ri, i eksportuar ky nga turko-serbia.
Fjala e parë e Iliadës ështe MENI, e të parës vepër letrare në botë, dhe e gjen vetëm në gjuhën shqipe e këta gjuhtarët e Enver Hoxhës, vetëm se është Gegnishte, e kanë zhduk nga fjalori duke vënë vetëm fjalën MËRI, çfarë të huajt e konsiderojnë fjalë tjetër sepse ndryshimi i një gërme i ndryshon kuptimin çdo fjalë. Këta akademikë janë një bandë me ndërgjegje të kalbur që një qeverisje me mend në kokë do ti hidhte në kosh të plehrave e jo ti ushqente si vemje vegjetuese.
Dhe pse flenë gjumë edhe Akademiket e Kosovës; edhe kjo është një fenomen i çuditshem vegjetativ që ka kapluar rrafshin tonë kombëtar në të cilin kudo paraqitemi në bjerrje.

Kolec TRABOINI
18 maj 2018