19 September 2018

🟣Kol Idromeno dhe hipokrizia pseudointelektuale - nga Kolec Traboini


đŸŸȘ IDROMENO DHE HIPOKRIZIA PSEUDOINTELEKTUALE

Nga KOLEC TRABOINI

Lexojmë edhe pse nuk duam ta besojmë: "Jeta e vepra e tij janë shembulli i qartë se si lindin dhe veniten talentet shqiptare". (Gazeta "Shqip" - Kolë Idromeno, i pari i tragjedisë së pikturës realiste shqiptare - Eleni Laperi 15 gusht 2017)
Qenka venitur Kol Arsen Idromeno, ky Da Vinç shqiptar, e zeza mbi tĂ« bardhĂ« nĂ« gazetĂ«n "Shqip".me firmĂ« e me vulĂ« tĂ« Eleni Laperit. Ky po qĂ« Ă«shtĂ« studim-zbulim me tĂ« qorrollis mendjen si nĂ«pĂ«r ato humoreskat popullore “fluturon, fluturon.....gomari”. Por le tĂ« vazhdojmĂ« ta lëçisim zonjĂ«n Laperi:
“I ati (Arsen Idromeno- shĂ«nimi im K.T.) e ndihmoi djalin e tij tĂ« zhvillonte dhuntinĂ« pĂ«r pikturĂ«n, skulpturĂ«n, muzikĂ«n dhe fotografinĂ«, duke e ditur se ato nuk do ta bĂ«nin tĂ« pasur, duke mos e ditur se e shtynte tĂ« birin nĂ« njĂ« jetĂ« prej Ferri e Parajse.”, shkruan zonja Laperi.
Epo, mbase ajo nuk e di fare se kush ka qenë babai i Kol Idromenos dhe çfarë dhuntish ka pasur vetë ai, dhe pikërisht për këto aftësi te tij politeknike i mësoi të birit të gjitha mjeshtëritë të cilat do ta ndihmonin për ta përballuar jetën. Madje shumë punime që krijuan traditën e arkitekturës të qytetit të Shkodrës, të cilat sot i admirojmë ne dhe të huajt gjithashtu, kanë qenë të Arsen e Kol Idromenos. Vetë Arsen Idromeno ka qenë arkitekt.
Me ndërtimet që bënë baba e bir në qytetin e Shkodrës e kthyen paraqitjen e qytetit nga orientale në oksidentale, me fytyrë nga Europa, evolucioni më i madh në këtë qytet bashkë me zhvillimin e zejtarisë që e bënë qytetin më të njohur në Ballkan. Pra përafruan Shqipërinë me qytetërimin europian, shprehje e të cilit është edhe arkitektura.
Falë Arsen e Kol Idromenos, kur të huajt vinin në Shkodrën e pas vitit 1905, e ndjenin se ishin në Europë e jo në humbëtirat e Anadollit.
  Dhe Kol Idromeno nuk ka qenĂ« i varfĂ«r, sikur kjo zonjĂ« kĂ«rkon ta shesĂ«. PĂ«rkundrazi ka qenĂ« njĂ« familje nĂ« gjendje shumĂ« tĂ« mirĂ«, dhe Kola, qĂ« bĂ«nte çdo lloj punĂ« qĂ« pĂ«rfshihet nĂ« artizanat, kishte tĂ« ardhura. Ne qĂ« jemi tĂ« afĂ«rt tĂ« familjes ( le tĂ« flasĂ« dhe Ernest Rini Andrakia se edhe ai tĂ« afĂ«rt e ka), nuk dimĂ« tĂ« ketĂ« vuajtur Kol Idromeno pĂ«r bukĂ«n e gojĂ«s, nĂ« atĂ« kuptim qĂ« kjo zonjĂ« e quan “ferr parajsĂ«” e jetĂ«s sĂ« Kol Idromenos. Jeta e Idromenos nuk ka qenĂ« ferr, por njĂ« pasion i ndritur. Ka pasur fatkeqĂ«si familjare me vdekjen e djalit 2 vjeçar dhe motrĂ«s nĂ« moshĂ« tĂ« re, Motra Tone e shoqja e italianit Andrea Skanjeti, por ai kurrĂ« nuk Ă«shtĂ« mposhtur nga dhimbja. Kish aq shumĂ« pasione e punĂ« sa nuk kishte kohĂ« tĂ« rrinte nĂ«pĂ«r skena pikĂ«llimi romantike siç fantazon jetĂ«n e artistĂ«ve Eleni Laperi.
Fantazitë kësaj zonje që shkruan çfarë ti vijë për mbarë vazhdojnë:
  “Me KolĂ« Idromenon nis historia e tragjedisĂ« sĂ« pikturĂ«s realiste shqiptare nĂ« veçanti, nĂ« vazhdĂ«n e tragjedisĂ« sĂ« kulturĂ«s shqiptare nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. Jeta e vepra e tij janĂ« shembulli i qartĂ« se si lindin dhe veniten talentet shqiptare.”
U bëtë ju zonja Laperi ta kthesh Idromenon, përpara të cilit mahnitej i madhi Odise Paskali, në një dështak tragjik. Më të vërtetë është paturpësi, shpirtligësi dhe e neveritshme. Veç tundimi i madh më bën të reagoj se kësisoj shkrimesh pa vlerë nuk meritojnë vëmendje.
TĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« ka bĂ«rĂ« edhe njĂ« farĂ« fyelltari me njĂ« vrimĂ« e pantallona tĂ« shkurta, pikturisti Mustafa Arapi, kur nĂ« “Gazeta Shqiptare” tĂ« datĂ«s 1 qershor 2017, shkroi me tĂ« pabesueshmen, kinse portretin e MotrĂ«s Tone (nĂ«nĂ«n e DadĂ«s sime Katrina Skanjeti -Traboini) nuk e ka bĂ«rĂ« Idromeno. Po kush e ka bĂ«rĂ«, o mendje ndrituri Mustafa? NjĂ« shqiptar i vĂ«rtetĂ« nuk ka as paturpĂ«sinĂ« tĂ«  degradojĂ« figurat e kombit tĂ« vet. Po edhe ti, moj zonja Laperi, kur e ktheve shqiponjĂ«n e Flamurit tĂ« PavarĂ«sisĂ« nĂ« njĂ« qafe pate, çorap e bĂ«re historinĂ«.
Nga kanë dalë gjithë këta të "studiues" mendjendritur more dhe kanë marrë një revan të cilin nuk e dimë deri ku do të shkojë?!
Nuk ke gjë tjetër për të hequr e ndrequr në këtë botë, moj zonjë që do të bësh shou me shkrime kësisoj që të lënë pa mend?
Zot na ruaj, dalin liliputët të rrëzojnë gjigandët.
Por mbase nuk kemi parĂ« gjĂ« akoma nĂ« kĂ«tĂ« humbĂ«tirĂ« ballkanike ku punohet me kazmĂ« natĂ« e ditĂ«. Krejt i pakuptueshĂ«m dhe pasioni pĂ«r t’ia nxjerrĂ« tabanin kĂ«tij dheu qĂ« duhej ta kishim tĂ« shenjtĂ«.
Ndoshta gojë-ndyrja është gjeja me pak e dëmshme në këtë vend, ndaj i shohim të botohen lloj-lloj paçavuresh në gazetat e Tiranës.
Po si vazhdon historia?
Pa shkuar njĂ« kohĂ« e gjatĂ« qĂ« kur ka  hedhur njĂ« shkul terrinĂ« e hije mbi talentin e Kol Idromenos, duke e treguar si njĂ« dĂ«shtak tragjik, siç e cituam nĂ« gazetĂ«n “Shqip”mĂ« lart, kjo zonjĂ« e nderuar, Eleni Laperi pra, qĂ« ka pretendime pĂ«r studiuese nĂ« kohe tĂ« vonĂ«, del e flet, pĂ«r kĂ« do thoni ju,  bash sak pĂ«r meritat e Kol Idromenos, me atributin kjo zonjĂ« si "kĂ«shilltare e EkspozitĂ«s" sĂ« GalerisĂ« KombĂ«tare tĂ« Arteve figurative TiranĂ«. Dhe kinse ka zbuluar portretin e Monsinjor ÇobĂ«s tĂ« punuar nga daja i tij Kol Idromeno, tĂ« cilĂ«n vepĂ«r e ka rrĂ«mbyer shteti  kur e arrestuan klerikun dhe i morĂ«n edhe jetĂ«n.
KĂ«sisoj nuk ka pas asgjĂ« pĂ«r tĂ« zbuluar sepse nipat e Monsinjorit janĂ« gjallĂ« dhe e kanĂ« pas atĂ« nĂ« shtĂ«pi para se ti arrestonin, ti burgosnin dhe internonin  tĂ« gjithĂ« familjarisht. NjĂ« masakĂ«r e vĂ«rtetĂ« nĂ« rrethin familjar tĂ« Kol Idromenos. Mbase nuk ka pas jehonĂ« nĂ« TiranĂ«, por e di gjithĂ« Shkodra.
Dhe pĂ«r ta mbyllur, bash pĂ«r kĂ«tĂ« na venĂ« punĂ«t mbarĂ« ne shqiptarĂ«ve, se kemi kĂ«shilltarĂ« qĂ« bĂ«jnĂ« “zbulime”.

2019



WORLD POETICA CHANNEL